
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se testi kualifikues për prokurorë të rinj do të mbahet më 7 nëntor 2026.
Sipas njoftimit, 453 kandidatë i kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar provimit, i cili do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Regjistrimi i kandidatëve do të bëhet nga ora 12:00 deri në 12:30, kur edhe mbyllen dyert e sallës.
Kandidatët që paraqiten pas orës 12:30 nuk do të lejohen të marrin pjesë në provim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Më 7 nëntor mbahet testi kualifikues për prokurorë të rinj, 453 kandidatë në provim appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali