E pazakontë në Indi: Adoleshentit i rritet një dhëmb pranë syrit

E pazakontë në Indi: Adoleshentit i rritet një dhëmb pranë syrit

Written by

in

E pazakontë në Indi: Adoleshentit i rritet një dhëmb pranë syrit

Një rast i rrallë mjekësor është regjistruar në Indi, ku një adoleshenti i është zhvilluar një dhëmb i qenit pranë syrit të majtë, duke i shkaktuar fillimisht një ënjtje pa dhimbje.

Sipas raportimit, gjithçka nisi me një ënjtje pranë syrit, ndërsa rreth një muaj më vonë, mes qepallës dhe vetullës u shfaqën dy maja të bardha.

Pas ekzaminimeve, mjekët zbuluan se në atë zonë ishte zhvilluar plotësisht një dhëmb i qenit, të cilin më pas e hoqën përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Kjo anomali njihet si ektopi dentare dhe ndodh kur një dhëmb zhvillohet ose del jashtë vendit të tij të zakonshëm në gojë.

Shkaqet e mundshme përfshijnë çrregullime gjatë zhvillimit para lindjes, lëndime, ciste ose tumore. Megjithatë, në këtë rast, mjekët nuk arritën të përcaktonin arsyen e saktë pse dhëmbi ishte zhvilluar pranë syrit të adoleshentit.

Gjatë ekzaminimeve nuk u zbuluan anomali të tjera të ngjashme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E pazakontë në Indi: Adoleshentit i rritet një dhëmb pranë syrit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali