Blog

  • “Do të jetoj në Shqipëri vetëm nëse ikën Rama”/ Gjimnazisti: Do ta djegim Parlamentin; BE-ja bën thirrje për dialog

    “Do të jetoj në Shqipëri vetëm nëse ikën Rama”/ Gjimnazisti: Do ta djegim Parlamentin; BE-ja bën thirrje për dialog

    Protesta e të rinjve në Tiranë është shoqëruar me deklarata të forta dhe tensione, ndërsa Bashkimi Evropian ka dënuar dhunën dhe dëmtimin e pronës publike e private, duke u bërë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje.

    Gjatë tubimit, një gjimnazist i Shkollës Profesionale, në një prononcim për median, tha se protestuesit synojnë të bojkotojnë mësimin dhe të marshojnë drejt Parlamentit. Ai përdori edhe një kërcënim për djegien e godinës.

    “Drejtimin e kemi që të bojkotojmë mësimin dhe më pas drejt Parlamentit, do ta djegim! Edhe këta policët të na ndihmojnë, se kanë fëmijët për të ushqyer. Me çfarë do ta mbajnë familjen me 300 mijë lekë? Me çfarë do të ushqehen?”, u shpreh ai.

    Gjimnazisti, i cili tha se është në vitin e katërt dhe se ka punuar për të përballuar vështirësitë ekonomike, përmendi çmimet e larta dhe pagat e ulëta si arsye të pakënaqësisë.

    “Unë jam gjimnazist, viti i katërt. Kam punuar vetë gjithmonë, se nuk ia dalim dot. Çdo gjë varet nga çmimet e larta, rrogat e ulëta. Do të jetoj në Shqipëri vetëm nëse ikën Edi Rama”, deklaroi ai.

    Në reagimin e publikuar më 15 tetor, Delegacioni i BE-së në Tiranë dënoi përshkallëzimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Përfaqësia u bëri thirrje protestuesve të shmangin aktet e dhunshme dhe theksoi se liria e tubimit dhe e shprehjes duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore.

    “Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, thuhet në reagimin e BE-së.

    Ndërkohë, seanca plenare e parashikuar për sot në orën 10:00 është anuluar. Deputetët e Partisë Socialiste që kishin mbërritur në Parlament janë larguar, ndërsa protestat e dy ditëve të fundit kanë shoqëruar tensione dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore e të institucioneve shtetërore, disa prej të cilave janë përfshirë nga flakët. PD mbledh me urgjencë grupin parlamentar në selinë blu.

    Burimi: Dukagjini

  • Barcelona merr lajme të mira, Raphinha dhe De Jong rikthehen në stërvitje

    Barcelona merr lajme të mira, Raphinha dhe De Jong rikthehen në stërvitje

    Barcelona merr lajme të mira, Raphinha dhe De Jong rikthehen në stërvitje

    Barcelona ka marrë një përforcim të rëndësishëm në prag të ndeshjeve vendimtare të sezonit, pasi Raphinha dhe Frenkie de Jong janë rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

    Sipas mediave spanjolle, të dy futbollistët kanë bërë përparim në rikuperimin e tyre dhe mund të jenë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick për sfidat e ardhshme.

    Raphinha kishte munguar në ndeshjet ndaj Getafes dhe Galatasarayt për shkak të një problemi muskulor në pjesën e pasme të kofshës së djathtë, ndërsa De Jong po rikuperohet nga lëndimi në gjurin e djathtë.

    Tani, Barcelona shpreson t’i ketë të dy lojtarët në dispozicion për përballjen e rëndësishme ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, e planifikuar për 20 tetor në Paris.

    Megjithatë, vendimi përfundimtar për aktivizimin e tyre do të merret nga Hansi Flick dhe stafi mjekësor, në varësi të gjendjes së tyre fizike.

  • Kane zgjat kontratën me Bayernin

    Kane zgjat kontratën me Bayernin

    Kane zgjat kontratën me Bayernin

    Harry Kane ka arritur marrëveshje për një kontratë të re afatgjatë me Bayern Munichun deri në qershor të vitit 2029.

    Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi anglez pritet ta nënshkruajë së shpejti kontratën e re me Bayernin, pasi marrëveshja për tri sezonet e ardhshme është arritur.

    Bayerni e sheh Kanen si favoritin kryesor për Topin e Artë dhe si një lojtar kyç për të tashmen dhe të ardhmen e klubit.

  • Presidenca pranon Ligjin për Specialen

    Presidenca pranon Ligjin për Specialen

    Presidenca pranon Ligjin për Specialen

    Presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula, e ka pranuar Ligjin për Specialen.

    Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

    Ai deklaroi se presidentja veprimet do t’i ndërmerr brenda afatit ligjor.

    “Kuvendi i Kosovës sot e ka përcjellë Ligjin për Dhomat e Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, deklaroi Kupina për Klankosova.tv

    Sot gjatë ditës kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ia ka përcjellë ligjin për dekretim shefes së shtetit.

    Ndryshimet e këtij ligji u votuan nga deputetët më 6 tetor.

  • Blick paralajmëron Zvicrën: Kosova dhe Shqipëria po synojnë talentin Lutfi Dalipi

    Blick paralajmëron Zvicrën: Kosova dhe Shqipëria po synojnë talentin Lutfi Dalipi

    Blick paralajmëron Zvicrën: Kosova dhe Shqipëria po synojnë talentin Lutfi Dalipi

    Gazeta e njohur zvicerane “Blick” i ka bërë thirrje Federatës Zvicerane të Futbollit që të mos e humbasë talentin e ri Lutfi Dalipi, i cili po shkëlqen këtë sezon me Vaduzi, ku është i huazuar nga Young Boys.

    Dalipi, 20-vjeçar, ka pasur paraqitje mbresëlënëse në Superligën e Zvicrës, duke regjistruar nëntë asistime dhe katër gola. Forma e tij ka tërhequr interesimin e disa klubeve nga Bundesliga, Serie A dhe La Liga.

    Megjithatë, gara për talentin e ri nuk zhvillohet vetëm në nivel klubesh, por edhe mes federatave të futbollit. Sipas “Blick”, Dalipi ka të drejtë të përfaqësojë katër kombëtare: Kosovën, Shqipërinë, Zvicrën dhe Portugalinë, pasi nëna e tij është portugeze.

    Gazeta zvicerane ka raportuar se futbollisti ka marrë ftesa nga Kosova dhe Shqipëria gjatë muajit shtator, ndërsa aktualisht është i lumtur me përfaqësuesen U21 të Zvicrës.

    “Cilësitë e Dalipit nuk janë vërejtur vetëm nga klubet, por edhe nga kombëtaret”, shkruan “Blick”, duke paralajmëruar se interesimi i federatave mund të rritet edhe më shumë nëse ai vazhdon me paraqitje të tilla.

    Deri më tani, Dalipi nuk ka marrë një vendim përfundimtar se cilën kombëtare do ta përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar. Sipas raportimit, vendimi i tij pritet pas Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Blick paralajmëron Zvicrën: Kosova dhe Shqipëria po synojnë talentin Lutfi Dalipi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Malisheva e Prishtina ndajnë pikët, kreu i tabelës mbetet i pandryshuar

    Malisheva e Prishtina ndajnë pikët, kreu i tabelës mbetet i pandryshuar

    Ndeshja e zhvilluar të enjten ka përfunduar me nga një gol për të dyja skuadrat, të cilat para kësaj përballjeje kishin pikë të barabarta në krye të tabelës.

    Malisheva ka kaluar në epërsi në minutën e njëzet e nëntë, kur Ibishi ka shënuar për 1:0.

    Prishtina ka reaguar në pjesën e dytë dhe e ka barazuar rezultatin në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë. Diatta ka qenë i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke ia siguruar skuadrës kryeqytetase një pikë në këtë përballje.

    Me këtë barazim, Malisheva dhe Prishtina kanë shkuar në kuotën e njëzet pikëve. Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën për shkak të pozitës më të mirë, ndërsa Prishtina renditet e dyta.

     

    Burimi: RTKLive

  • Termokos nis furnizimin me ngrohje me kapacitet të kufizuar

    Termokos nis furnizimin me ngrohje me kapacitet të kufizuar

    Termokos nis furnizimin me ngrohje me kapacitet të kufizuar

    Termokos ka nisur furnizimin me ngrohje për sezonin 2026/2027 në Prishtinë, por fillimisht me kapacitet të kufizuar.

    Sipas njoftimit të kompanisë, furnizimi do të rritet gradualisht, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së pajisjeve dhe funksionimit të qëndrueshëm të sistemit.

    Për prodhimin e ngrohjes, Termokos ka nisur të marrë sasitë e para të avullit nga KEK-u, ndërsa ka bërë të ditur se procesi i prodhimit dhe shpërndarjes ka filluar me sukses.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Termokos nis furnizimin me ngrohje me kapacitet të kufizuar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Përplasjet në Tiranë marrin vëmendjen e botës: Rama nuk pranon të japë dorëheqje

    Përplasjet në Tiranë marrin vëmendjen e botës: Rama nuk pranon të japë dorëheqje

    Përplasjet në Tiranë marrin vëmendjen e botës: Rama nuk pranon të japë dorëheqje

    Protestat e ditëve të fundit në Shqipëri kanë marrë vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar për përshkallëzimin e situatës në Tiranë dhe kërkesat e protestuesve për ndryshime politike.

    Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka refuzuar thirrjet për dorëheqje, ndërsa protestat e udhëhequra nga studentët kanë vazhduar në kryeqytet.

    Sipas Reuters, mijëra protestues kanë marrë pjesë në tubime, gjatë të cilave janë shënuar përplasje me policinë, e cila ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

    Edhe agjencia Associated Press (AP) ka raportuar për protestat, duke theksuar pakënaqësitë e protestuesve lidhur me gjendjen ekonomike dhe mungesën e reformave në arsim.

    Sipas raportimit të AP-së, një prej shqetësimeve të studentëve është edhe emigrimi, pasi ata kërkojnë kushte më të mira për të ardhmen e tyre në Shqipëri.

    Për zhvillimet në Tiranë ka shkruar edhe gazeta britanike The Guardian, e cila ka raportuar për qëndrimin e Ramës se nuk do të japë dorëheqje, pavarësisht protestave të udhëhequra nga studentët.

    Mediat ndërkombëtare po përcjellin gjithashtu zhvillimet lidhur me përplasjet, të lënduarit dhe personat e shoqëruar nga policia, ndërsa situata në kryeqytetin shqiptar mbetet në fokus të raportimeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përplasjet në Tiranë marrin vëmendjen e botës: Rama nuk pranon të japë dorëheqje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Bajrami: Çmimet u rritën për 7.8% në shtator, qytetarët po paguajnë më shumë e po blejnë më pak

    Bajrami: Çmimet u rritën për 7.8% në shtator, qytetarët po paguajnë më shumë e po blejnë më pak

    Bajrami: Çmimet u rritën për 7.8% në shtator, qytetarët po paguajnë më shumë e po blejnë më pak

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve në Kosovë, duke deklaruar se ato janë rritur për 7.8% gjatë muajit shtator.

    Përmes një postimi në Facebook, Bajrami kritikoi Qeverinë, duke pretenduar se gjatë gjashtë vjetëve të fundit nuk janë ndërmarrë reforma strukturore dhe fiskale që do t’ua lehtësonin jetën qytetarëve dhe bizneseve.

    Ajo theksoi se rritja e çmimeve po ndikon drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve, të cilët po paguajnë më shumë për mallra dhe shërbime, por po blejnë më pak.

    Sipas Bajramit, nga rritja e çmimeve përfiton edhe Qeveria përmes të hyrave më të larta nga TVSH-ja dhe tatimet e tjera.

    “Çdo rritje e çmimeve do të thotë më pak produkte në shportën e konsumit. Qytetarët po paguajnë më shumë, por po blejnë më pak!”, shkroi ajo.

    Bajrami e përmbylli reagimin e saj duke e cilësuar qeverisjen si të dështuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bajrami: Çmimet u rritën për 7.8% në shtator, qytetarët po paguajnë më shumë e po blejnë më pak appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Elvana Gjata reagon për protestat e dhunshme në Shqipëri: Mos e shkatërroni këtë vend

    Elvana Gjata reagon për protestat e dhunshme në Shqipëri: Mos e shkatërroni këtë vend

    Elvana Gjata reagon për protestat e dhunshme në Shqipëri: Mos e shkatërroni këtë vend

    Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka reaguar lidhur me protestat dhe përplasjet e dhunshme në Shqipëri, duke bërë thirrje për dialog, dëgjimin e të rinjve dhe shmangien e dhunës.

    Përmes një reagimi, Gjata shprehu dhimbjen për situatën në vend, duke thënë se e dëshpëron fakti që Shqipëria po përballet sërish me dhunë dhe shkatërrime.

    “Më dëshpëron të shoh vendin tim të digjet. Sërish! Më dhemb në shpirt kur shoh një të ri që dhunohet, një polic që dhunohet, një shqiptar që ngre dorën kundër një shqiptari tjetër”, shkroi ajo.

    Këngëtarja ngriti shqetësimin për mungesën e dialogut dhe pyeti nëse është e pamundur që pakënaqësitë të shprehen pa dhunë. Ajo u bëri thirrje politikës dhe qeverisë që ta dëgjojnë zërin e të rinjve dhe t’u japin hapësirë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në mënyrë paqësore.

    Gjata kërkoi gjithashtu që përfaqësuesit politikë t’i dëgjojnë të rinjtë pa paragjykime dhe kushte, duke theksuar rëndësinë e një dialogu të sinqertë.

    “Mos e shkatërroni këtë vend! Jemi shumë të brishtë për të mbajtur edhe plagët që ia shkaktojmë vetes!”, apeloi këngëtarja.

    Në fund të reagimit, ajo mbështeti të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por kundërshtoi shkatërrimin e pronës dhe dhunën.

    “PROTESTO! ULËRIT! FRYMËZO! BASHKOHU NË PROTESTË QYTETARE! Por. MOS SHKATËRRO! MOS DIGJ! MOS DHUNO!”, shkroi Gjata, duke shtuar se të rinjtë meritojnë një të ardhme më të mirë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Elvana Gjata reagon për protestat e dhunshme në Shqipëri: Mos e shkatërroni këtë vend appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali