Blog

  • Nesër mblidhet Qeveria e Kosovës

    Nesër mblidhet Qeveria e Kosovës

    Nesër mblidhet Qeveria e Kosovës

    Nesër Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.

    Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.

    Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 09:00./Klankosova.tv

  • Arta Bajrami rikthehet në “Kënga Magjike” me baladën e re “1000 vjet”

    Arta Bajrami rikthehet në “Kënga Magjike” me baladën e re “1000 vjet”

    Arta Bajrami rikthehet në “Kënga Magjike” me baladën e re “1000 vjet”

    Këngëtarja Arta Bajrami do të jetë pjesë e këtij edicioni të festivalit “Kënga Magjike”, ku do të konkurrojë me këngën e saj të re, të titulluar “1000 vjet”.

    Projekti muzikor vjen si një baladë emocionale, ndërsa ka marrë reagime pozitive nga fansat në kanalin e artistes në YouTube.

    E njohur për interpretimin karakteristik dhe karrierën e gjatë muzikore, Arta Bajrami rikthehet kështu në një nga skenat e rëndësishme të muzikës shqiptare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arta Bajrami rikthehet në “Kënga Magjike” me baladën e re “1000 vjet” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Imeri: Fokusi të jetë te mbrojtja në Apel

    Imeri: Fokusi të jetë te mbrojtja në Apel

    “Fokusi do të duhej të ishte te një përgatitje shumë profesionale, tepër e matur me detaje, ndryshim i qasjes në mbrojtje dhe organizim i madh”, ka deklaruar Imeri.

    Duke komentuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe reagimet e Bashkimit Evropian, ai ka thënë se ato nuk janë paraqitur si përpjekje për të ndaluar gjykimet apo për të amnistuar dikë.

    Imeri ka shprehur shqetësimin për kohën kur po bëhen këto ndryshime, duke vlerësuar se procesi gjyqësor ka hyrë në një fazë të avancuar.

    Ai ka theksuar se nevojitet një qasje më e organizuar, që përfshin përgatitjen profesionale, financimin dhe lobimin, për të synuar një mbrojtje më të mirë në shkallën e dytë të gjykimit.

    Burimi: RTKLive

  • Aksioni në Fushë-Kosovë, Policia jep detaje: Dy persona të arrestuar, njëri kërcënoi qytetarin me armë – tjetri pengoi policinë

    Aksioni në Fushë-Kosovë, Policia jep detaje: Dy persona të arrestuar, njëri kërcënoi qytetarin me armë – tjetri pengoi policinë

    Aksioni në Fushë-Kosovë, Policia jep detaje: Dy persona të arrestuar, njëri kërcënoi qytetarin me armë – tjetri pengoi policinë

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar në lagjen “28 Nëntori” në Fushë-Kosovë, ku u angazhuan njësi të shumta policore, zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës.

    Sipas njoftimit zyrtar, gjithçka nisi pasi një person i dyshuar, mashkull kosovar i nacionalitetit serb, dyshohet se nën posedimin e një arme kishte kërcënuar një qytetar.

    Policia bën të ditur se i dyshuari nuk iu bind urdhrave për ndalim dhe dorëzim, por u mbyll brenda shtëpisë apo banesës së tij. Pas përpjekjeve të vazhdueshme për ta bindur që të dorëzohej në mënyrë të sigurt, njësitë policore u detyruan të hapnin derën me forcë dhe të ndërhynin brenda.

    Si rezultat i operacionit, u arrestua i dyshuari për kanosje, si dhe një person tjetër, i cili ndodhej brenda në shtëpi dhe dyshohet se pengoi zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

    Në operacion morën pjesë njësi të specializuara intervenuese dhe operative, njësi të rendit publik, njësia K9, si dhe institucione të tjera, përfshirë zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancës.

    Policia ka bërë të ditur se ekzaminimi i vendit të ngjarjes është duke vazhduar nga njësitë relevante, ndërsa veprimet e mëtejme po ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aksioni në Fushë-Kosovë, Policia jep detaje: Dy persona të arrestuar, njëri kërcënoi qytetarin me armë – tjetri pengoi policinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Musa: Ndryshimet në Ligjin për Specialen nuk prekin obligimet ndaj BE-së

    Musa: Ndryshimet në Ligjin për Specialen nuk prekin obligimet ndaj BE-së

    “Ndryshimet nuk kanë prekur veprat penale që kanë të bëjnë me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit”, ka pohuar ai.

    “Bashkimi Evropian përpiqet ta barazojë Kosovën me Serbinë sa u përket krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës, por këto janë të pakrahasueshme”, ka deklaruar Musa në RTK Prime.

    Ai ka theksuar se ndryshimet ligjore nuk kërkojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale dhe as heqjen e kompetencave të Prokurorisë së Specializuar për hetimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

    Musa ka kritikuar edhe mënyrën e interpretimit të ligjeve nga Gjykata Speciale, duke pretenduar se ajo ka krijuar norma juridike përmes kombinimit të dispozitave të ndryshme ligjore.

    “Gjykata duhet t’i zbatojë ligjet, por jo t’i shkruajë ato”, ka thënë Musa.

    Burimi: RTKLive

  • Haziri për Kurtin: LDK-së i kërkonte president jopolitik, PDK-së ia toleroi profilin politik

    Haziri për Kurtin: LDK-së i kërkonte president jopolitik, PDK-së ia toleroi profilin politik

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e kishte si qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja dhe se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente ishte rezultat i këtij synimi.

    Haziri, në “Debat Plus” në Dukagjin, foli edhe për dallimet në marrëveshje teksa u shpreh se dallimi kryesor mes PDK-së dhe LDK-së në procesin e zgjedhjes së presidentes ishte kriteri për profilin politik të kandidatit.

    Ai pretendoi se PDK-së i ishte toleruar një profil politik për kandidatin, ndërsa LDK-ja kishte vendosur si kriter që presidenti të mos kishte profil politik.

    Haziri përmendi edhe të kaluarën politike të Shiroka-Pulës, duke thënë se propozimi i saj nga Kurti ishte shoqëruar me referenca për angazhimin e saj të mëparshëm politik nëPDK.

    “Zotëri Kurti e pati një qëllim me i evitu zgjedhjet e radhes, kjo është ajo që e ka qu në derë të PDK-së edhe me 18 deputetë Kurti ka parë probleme. Kurti ka dashur një përfaqësues jopolitik me LDK-në, ky është dallim i madh me pas shku me LDK-në me përfaqësues të profilit të Justina Shiroka-Pulës që u bë politik, PDK-së iu toleru profil politik edhe pse prej 2014 nuk ka qenë në PDK por kur e propozoi tha se ka qenë ish-ministre e Thaçit, ish-deputete e PDK-së ja dha ngjyrat e PDK-së me LDK-në e ka pas kriter kristal të qartë asnjë mënyrë profil politik. Zotëri Kurti e mbërriti qëllimin e vetë dhe e zgjedhi kandidatin”, u shpreh Haziri.

    Haziri ka thënë se, në vend të një zgjidhjeje të ndërmjetme politike, do të preferonte zgjedhjen e një presidenti me kredibilitet dhe përkatësi të qartë politike, përfshirë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), nëse kjo do të mundësonte bashkëpunim më të qëndrueshëm institucional për vitet e ardhshme.

    Ai ngriti edhe çështjen e bashkëpunimit mes VV-së dhe PDK-së, duke theksuar se presidentja duhet të ketë mbështetjen e nevojshme parlamentare për t’i shtyrë përpara proceset politike dhe institucionale gjatë mandatit të saj.

    “Më mirë e pranoj një president kredibil meritor politik edhe të VV-së dhe e ndërton një bashkëpunim për qeverisje e kuvend me partinë e parë nëse proceset politike shtyhen përpara për 3-4 vjetët e ardhshme sesa improvizimi politikisht hajde po bëjmë zgjidhje të mesme – cili është bashkëpunimi i VV-së me PDK-në? Justina Shiroka-Pula duhet me garantu shumicën e rasteve një numër i votave që ju ka siguru në Kuvend që ka me përcjell për 5 vjet me 81 vota se partia e parë e ka obligim me i thënë presidentes që duhesh me i kalu proceset politike në Kuvend”, u shpreh Haziri.

    Burimi: Dukagjini

  • Paçarizi me ironi për ekspozenë e Kurtit: Isha shumë i lumtur që jetoja në Epokën e tij (VIDEO)

    Paçarizi me ironi për ekspozenë e Kurtit: Isha shumë i lumtur që jetoja në Epokën e tij (VIDEO)

    Paçarizi me ironi për ekspozenë e Kurtit: Isha shumë i lumtur që jetoja në Epokën e tij (VIDEO)

    Profesori Rrahman Paçarizi, deklaroi në emisionin Rubikon se kur e ka dëgjuar ekspozenë e kryeministrit të Kosovë, e cila u paraqit më 6 shtator në Kuvendin e Kosovës, “ka qenë shumë i lumtur që jeton në Epokën e Albin Kurtit”.

    “Në bazë të premtimeve, ka qenë një ekspoze, i cili po të realizohej atëherë ato paralajmërimet e zotërit Kurti dhe ato pohimet e tij që ia qante hallin edhe Gjermanisë do të ishin bërë realitet. Do të na kishte lakmi krejt Evropa, për sukseset që kishte me i arritë Kosova si e tillë”, deklaroi Paçarizi në Klan Kosova.

    Paçarizi deklaroi se ajo se çka është thënë dhe ajo çka është në Kosovë, janë shumë larg me njëra-tjetrën.

  • Policia jep detaje nga rasti i sotëm në Fushë-Kosovë

    Policia jep detaje nga rasti i sotëm në Fushë-Kosovë

    Policia jep detaje nga rasti i sotëm në Fushë-Kosovë

    Policia e Kosovës, me njësitë e saja speciale, njësitë e reagimit të shpejtë dhe me njësitë patrulluese, ka intervenuar në një rast në Fushë-Kosovë, ku sipas informacioneve fillestare një person i dyshuar mashkull kosovar i nacionalitetit serb, nën posedimin e armës, ka kërcënuar një qytetar.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, është arritur të identifikohet personi i dyshuar, i cili nuk iu ishte bindur urdhrave policorë për ndalim dhe dorëzim, i njëjti ka hyrë brenda duke u mbyllur në shtëpinë/banesën e tij.

    “Policia e Kosovës ka siguruar vendin duke vënë perimetrin e sigurisë rreth zonës së banimit të personit të dyshuar, me të cilin në forma të ndryshme ka komunikuar dhe ka kërkuar që të dorëzohet në formë të sigurt dhe pa pasoja, mirëpo i njëjti ka rezistuar dhe nuk iu është bindur urdhrave zyrtarë policorë”.

    “Zyrtarët policorë, përfshirë ata të njësisë speciale intervenuese, njësisë speciale operative, njësive të rendit publik dhe njësisë K9, për kohë të tëra, kanë vëzhguar dhe përcjellë veprimet e personit të dyshuar, duke e mbajtur situatën nën kontroll”, u tha në njoftimin e Policisë.

    Por, edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme të policisë për dorëzim të personit të dyshuar, sipas njoftimit, i njëjti nuk është dorëzuar, dhe më pas njësitë janë detyruar që me forcë, me mjete të forta, të hapin derën dhe të futen brenda në banesë.

    “Policia në mënyrë profesionale ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar që dyshohet se ka kryer kanosjen, si dhe një person tjetër mashkull kosovar i cili ka qenë brenda në shtëpi dhe ka penguar zyrtarët policorë”, bëri me dije Policia.

    Në njoftim u theksua se në rast kanë marrë pjesë edhe institucione tjera, si njësiti i zjarrfikësve, ambulancave etj, të cilat kanë bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, përderisa ekzaminimi i vendit të ngjarjes është duke vazhduar nga njësit relevante policore.

    Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe duartrokitjet e tyre ndaj policisë, pas përfundimit me sukses të këtij operacioni.

    Të gjitha veprimet e mëtejme janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. /Klankosova.tv

  • Thaçi: LVV-ja është frikësu se e humb votën e rinisë që protestoi për UÇK-në (VIDEO)

    Thaçi: LVV-ja është frikësu se e humb votën e rinisë që protestoi për UÇK-në (VIDEO)

    Thaçi: LVV-ja është frikësu se e humb votën e rinisë që protestoi për UÇK-në (VIDEO)

    Në emisionin “Rubkon” në Klan Kosova është diskutuar mbi skenën politike në vend, si dhe për atë se çfarë pushteti dhe çfarë opozite ka Kosova.

    Gazetarja Ardiana Thaçi, duke komentuar zhvillimet e fundit, ka thënë se te Lëvizja Vetëvendosje ka ekzistuar frika që në rast të zgjedhjeve të reja, do të humbnin votën e rinisë, e cila sipas saj, protestoi pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Lëvizja Vetëvendosje ka pas frikë që do ta humbë votën e rinisë. Kjo frymë e cila ka qenë në shesh për 20 ditë, unë mendoj se duhet ta shfrytëzojnë të gjitha partitë politike opozitare, unë e di se është vështirë, por ta shfrytëzojnë situatën në të cilën ndodhet Kosova.”, ka thënë ajo.

    Thaçi ka komentuar strukturat partiake në vend, ka thënë se të gjitha subjektet politike duhet t’i japim më shumë zë rinisë.

    “Zëri i rinisë të jetë brenda strukturave të partive. Edhe qytetarët edhe votuesit po duan të ndërrojnë diçka nga brenda. Elektorati po dëshiron ndërrim të fytyrave”, ka shtuar ajo. /Klankosova.tv

  • Çollaku: Kurti nuk ka frikë nga opozita, e di se është e pakoordinuar (VIDEO)

    Çollaku: Kurti nuk ka frikë nga opozita, e di se është e pakoordinuar (VIDEO)

    Çollaku: Kurti nuk ka frikë nga opozita, e di se është e pakoordinuar (VIDEO)

    Bekim Çollaku, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka kritikuar partitë opozitare për mungesë koordinimi me njëra-tjetrën.

    Çollaku në emisionin Rubikon në Klan Kosova u shpreh se ato nuk kanë arritur të shndërrohet në një alternativë për qytetarët.

    “Prandaj edhe zotëri Kurti edhe në këtë qeverisjen e re që sapo ka filluar, ai nuk ka brenda të mëdha të ballafaqimit të tij me partitë parlamentare opozitare, sepse ai është i vetëdijshëm për mungesën e koordinimit mes partive opozitare, për mënyrë se si përballen ato me një kryeministër që ka pushtet absolut të koncentruar në zyrën e tij”, u shpreh ai në Klan Kosova.