Blog

  • Haziri: Mosvotimi i Ligjit për Specialen ishte qëndrim konsistent i LDK-së

    Haziri: Mosvotimi i Ligjit për Specialen ishte qëndrim konsistent i LDK-së

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij nuk është pishman që nuk e votoi Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se ky vendim ishte në përputhje me qëndrimin politik të LDK-së për drejtësinë.

    Haziri, i ftuar në “Debat Plus”, u shpreh se vendimi nuk lidhet me pendesë apo me ndonjë kalkulim tjetër politik, por me qëndrimin që, sipas tij, LDK-ja e kishte bërë të qartë edhe para grupeve politike, edhe para qytetarëve.

    “Nuk ka të bëjë me pishman, as s’ka të bëjë me veprim tjetër politik. Ka të bëjë me qëndrim konsistent politik, të cilin ia kemi bërë me dije grupeve politike e edhe publikut në Kosovë. Dhe nuk duhej me pritë e kërku më shumë prej LDK-së pas krejt kësaj që ka kalu periudhën e pasluftës dhe kërkesave që në këtë vend duhet të vendoset drejtësi për të gjithë”, deklaroi Haziri.

    Ai tha se LDK-ja beson në drejtësi të barabartë dhe se, sipas tij, krijimi i Dhomave të Specializuara nuk e ka përmbushur pritjen për vendosjen e drejtësisë. Haziri pretendoi se çështjet dhe dosjet e trajtuara nga ky institucion kanë kaluar më herët nëpër zyra të ndryshme.

    “LDK-ja beson në drejtësi për të gjithë dhe nuk kemi kërku as nuk kemi pritë drejtësi përmes padrejtësisë. Kjo është ajo që është perceptimi dhe besimi i shumicës së qytetarëve në Republikën e Kosovës. Besimi ynë që Dhomat e Specializuara, ky lloj tribunali që Kuvendi i Kosovës e krijoi për të vendosë drejtësi, për herë të tretë doli që pak a shumë çështjet e njëjta, problemet e njëjta, lëndët e njëjta e dosjet janë shku prej zyrës në zyrë, dhe këtë e ka nxjerrë ai faktori i drejtësisë ndërkombëtare”, u shpreh ai.

    Haziri foli edhe për përmbajtjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se, sipas vlerësimit të tij, në pjesën e parë të leximit të vendimit u vu në pah lufta ndaj vijës politike të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), ndërsa më pas u përmend edhe LDK-ja dhe institucionalizimi i vendit.

    “Në pjesën e parë të leximit të aktvendimit nga gjyqtari, fatkeqësisht e nxori në sipërfaqe luftën ndaj vijës politike të LPK-së e mandej është përmend përmes delegacionit parlamentar që ishte sinonim i institucionalizimit dhe LDK-së më vonë”, tha Haziri.

    Ai shtoi se vendimi i Dhomave të Specializuara duhet parë në kontekstin e procesit gjyqësor dhe se, sipas tij, ky proces nuk prodhoi një lëvizje të gjerë politike e protestuese në Kosovë me moton “Jo në emrin tonë”.

    “Kjo është ajo që në dy shtylla filloi me u arsyetu krejt ai aktgjykim i nxjerrë nga Dhomat e Specializuara. Nuk duhet me i dhënë atribut tjetër, pos që ky ballafaqim me drejtësinë dhe në emër të popullit të Kosovës është dhënë nga Dhomat e Specializuara”, u shpreh Haziri.

    Mes tjerash, Haziri bëri të ditur se qëndrimin personal e ka dhënë kur i është bashkuar protestave pas aktgjykimit.

    Burimi: Dukagjini

  • BE-ja me kufizime të reja për makinat kineze, ja çfarë po planifikohet

    BE-ja me kufizime të reja për makinat kineze, ja çfarë po planifikohet

    BE-ja me kufizime të reja për makinat kineze, ja çfarë po planifikohet

    Bashkimi Evropian po planifikon të kufizojë importin e automjeteve hibride nga Kina, në përpjekje për të mbrojtur prodhuesit evropianë dhe për të zvogëluar deficitin tregtar me Pekinin.

    Kjo nismë vjen pas vendosjes së tarifave ndaj automjeteve elektrike kineze, masë që bëri që disa prodhues të orientoheshin më shumë drejt modeleve hibride dhe t’i eksportonin ato në tregun evropian.

    Sipas mediave të huaja, marrëveshja e re, e cila ende duhet të miratohet nga shtetet anëtare, parasheh kufizimin e numrit të automjeteve hibride të importuara nga Kina gjatë katër viteve të ardhshme.

    Bloomberg raporton se kuota mund të caktohet në 350 mijë automjete hibride për vitin 2027, me një rritje prej 6 për qind në vitet pasuese. Ndërkaq, Financial Times raporton se kufiri për vitin e ardhshëm mund të jetë nga 500 mijë deri në 700 mijë automjete.

    Për krahasim, këtë vit pritet që në tregun e BE-së të hyjnë deri në 800 mijë automjete hibride kineze.

    Prodhuesit kinezë kanë zgjeruar ndjeshëm praninë e tyre në tregun evropian, veçanërisht në segmentin e automjeteve hibride me karikim nga jashtë, të njohura si “plug-in hybrid”.

    Në gjysmën e parë të këtij viti, automjetet kineze përbënin 25 për qind të shitjeve të përgjithshme të hibrideve “plug-in” në Evropë, krahasuar me vetëm 2 për qind në vitin 2024.

    Edhe në segmentin e përgjithshëm të automjeteve hibride, pjesa e tregut të prodhuesve kinezë është rritur nga 2 në 14 për qind.

    Pa vendosjen e kuotave, markat kineze pritej të zgjeronin edhe më tej pjesën e tyre të tregut, duke shtuar presionin mbi kompanitë evropiane të automobilave.

    Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe ata kinezë negociuan marrëveshjen në fund të javës së kaluar, me synimin për të shmangur një konflikt më të gjerë tregtar.

    Sipas raportimeve, Kina ka rënë dakord të mos ndërmarrë masa hakmarrëse ndaj importeve nga BE-ja si kundërpërgjigje ndaj marrëveshjes.

    Zyrtarët evropianë vlerësojnë se kjo marrëveshje mund të ndihmojë në uljen e deficitit tregtar me Kinën për një vlerë prej 10 deri në 14 miliardë euro.

    Një tjetër synim është mbrojtja e prodhuesve evropianë, të cilët po përballen me konkurrencë gjithnjë e më të fortë nga markat kineze.

    Ndër kompanitë nën presion është edhe Volkswagen, i cili, sipas raportimit, planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune në vitet e ardhshme, në kuadër të përpjekjeve për të rikthyer konkurrueshmërinë.

    Megjithatë, kufizimet e mundshme mund të mos i ndalin planet e kompanive kineze për zgjerim në tregun evropian.

    Vitet e fundit, disa prodhues kanë nisur investime në kapacitete prodhuese brenda Evropës. Kjo mund t’u mundësojë atyre të furnizojnë tregun nga fabrikat lokale, në vend që t’i eksportojnë automjetet drejtpërdrejt nga Kina.

    BYD ka ngritur një fabrikë në Hungari, ndërsa edhe prodhues të tjerë, përfshirë Dongfeng, Chery, Geely dhe Leapmotor, po punojnë për të zgjeruar prodhimin në Evropë.

    Sipas raportimeve, kuotat e propozuara synojnë automjetet hibride të importuara nga Kina, ndërsa automjetet e prodhuara në fabrikat evropiane të markave kineze mund të mos preken nga këto kufizime.

    Nëse miratohet, marrëveshja pritet të ndikojë në konkurrencën mes prodhuesve të automobilave dhe në mënyrën se si kompanitë kineze do ta organizojnë furnizimin e tregut evropian në vitet e ardhshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post BE-ja me kufizime të reja për makinat kineze, ja çfarë po planifikohet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Damoni prezanton në samitin rajonal modelin e Kosovës për shërbimet digjitale

    Damoni prezanton në samitin rajonal modelin e Kosovës për shërbimet digjitale

    Arben Damoni, koordinator i programeve në Njësinë për Transformim Digjital në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike (MDAP), mori pjesë si panelist në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor 2026, në Mal të Zi, në panelin me temë “Digital Local Government: Bringing Public Services Closer to Citizens”.

    Gjatë diskutimit, ai theksoi rëndësinë e platformave të përbashkëta digjitale për të mundësuar ofrimin e shërbimeve publike edhe nga komunat me kapacitete të kufizuara financiare dhe njerëzore, pa pasur nevojë që secila komunë të zhvillojë sisteme të veçanta.

    Duke prezantuar qasjen e Kosovës, Damoni vuri në pah integrimin e shërbimeve komunale përmes eKosova-s dhe përdorimin e moduleve të përbashkëta digjitale, të cilat mundësojnë shfrytëzimin më efikas të burimeve dhe lehtësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

    Ai gjithashtu prezantoi progresin e Kosovës në zgjerimin e infrastrukturës së internetit me shpejtësi të lartë, përmes projektit KODE, si dhe rëndësinë e zhvillimit të kompetencave digjitale për një administratë publike më të përgatitur për transformimin digjital.

    Përfshirja e të gjitha komunave në këtë proces është thelbësore për të siguruar që përfitimet e digjitalizimit të jenë të qasshme për qytetarët, pavarësisht vendbanimit të tyre.

    Pjesëmarrja e MDAP-së në këtë samit kontribuon në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal për modernizimin e qeverisjes lokale dhe afrimin e shërbimeve publike me qytetarët.

    Burimi: RTKLive

  • Gundogan ekskluzivisht për Klanin: Barça, skuadra më e mirë në botë (VIDEO)

    Gundogan ekskluzivisht për Klanin: Barça, skuadra më e mirë në botë (VIDEO)

    Gundogan ekskluzivisht për Klanin: Barça, skuadra më e mirë në botë (VIDEO)

    Në Stamboll sonte zbarkon për momentin skuadra më e mirë në botë.

    Barcelona do të përballet me Galatasarayn, në kuadër të Champions League.

    Katalunasit do të kërkojnë fitoren e 10-të radhazi në këtë fillim të edicionit.

    Drejtori i futbollit në Artmotion Arlind Sadiku, do ta përcjellë nga afër këtë takim dhe do ta komentojë enkas për shikuesit.

    Ai ka zhvilluar edhe një intervistë me futbollistin turk njëherësh ish-futbollistin e Barcës, Ilkay Gundogan.

    Gundogan u pyet nga Sadiku nëse ai mendon se Barcelona është skuadra më e mirë në botë.

    “Po, vërtet mendoj kështu. Është kënaqësi t’i shohësh duke luajtur, jo vetëm për numrin e madh të golave që shënojnë, apo ndeshjet që fitojnë. Por, edhe për mënyrën se si luajnë”, u shpreh ai ekskluzivisht për Klan Kosovën.

  • Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

    Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot nga Dibra, protestat e studentëve para Ministrisë së Arsimit.

    Gjatë “Foltores së Ripërtëritjes” në Dibër, Berisha u shpreh se “studentët bënë një përballje epike me falangat e Ramës”.

    Ndaj, sipas tij, edhe PD, në emër të interesave më jetike të vendit duhet të ndërmarrë ripërtëritjen e saj.

    “Të gjithë ata që qëndruan në kushte shumë të vështira janë heronjtë e mi. Por sot kërkohet që krahas tyre të bashkohen vlera të tjera të shumta, të rinj, gra, vajza, në mënyrë që t’i japim duart kësaj të keqe të madhe dhe të përpunojmë së bashku vizionin më të mirë për Shqipërinë”, shtoi Berisha.

    Sipas tij, Kuvendi i PD-së i kërkon çdo demokrati që motoja e tij të jetë ripërtëritja.

    “Kjo është moto vetjake për çdo njeri, duke filluar nga kryetari i saj. Ne duhet të shohim si duhet të ripërtërijmë qëndrimet tona; si të ripërtërijmë funksionin tonë; si të ripërtërijmë radhët tona. Shqipëria nga ne pret dhe unë kam besimin më të madh se ne do t’i përgjigjemi me sukses këtyre kërkesave”, tha Berisha.

    Burimi: RTKLive

  • Aksioni në Fushë-Kosovë, prangoset një person

    Aksioni në Fushë-Kosovë, prangoset një person

    Aksioni në Fushë-Kosovë, prangoset një person

    Një aksion policor është zhvilluar sonte në Fushë-Kosovë, ku forca të shumta të Njësive Speciale të Policisë, zjarrfikës dhe ekipe mjekësore janë parë në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) dhe pranë kompleksit të njohur si “Banesat e Bardha”.

    Gjatë operacionit, Njësia Speciale ka arrestuar një person të dyshuar.

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë më shumë informacione lidhur me aksionin dhe arsyet që çuan në ndërhyrje, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aksioni në Fushë-Kosovë, prangoset një person appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti e Nikçi diskutojnë për pronat e ndërmarrjeve t`Kosovës që gjenden në Serbi

    Kurti e Nikçi diskutojnë për pronat e ndërmarrjeve t`Kosovës që gjenden në Serbi

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Hekuran Nikçi, me të cilin diskutoi për administrimin dhe mbrojtjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, çështjet e pazgjidhura pronësore dhe hapat e nevojshëm drejt përmbylljes së mandatit të Agjencisë.

    “Vëmendje e veçantë iu kushtua pronave të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës që gjenden në Serbi, si dhe nevojës për identifikimin, dokumentimin dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore mbi këto asete. Në këtë kontekst, u diskutua edhe për moszbatimin e plotë të Marrëveshjes për Kadastrin, të arritur në Bruksel më 2 shtator 2011, përmes së cilës Serbia ishte zotuar për dorëzimin e dokumentacionit kadastral të marrë nga Kosova. Pavarësisht marrëveshjes dhe mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, përfshirë një projekt në vlerë prej rreth 2 milionë eurosh në funksion të zbatimit të saj, Serbia ende nuk i ka përmbushur plotësisht obligimet e marra. Kjo vazhdon të vështirësojë trajtimin e çështjeve pronësore dhe garantimin e sigurisë juridike mbi pronën”, njofton Qeveria e Kosovës.

    Në takim u trajtua gjithashtu nevoja për ndryshimet e domosdoshme ligjore dhe institucionale që do të mundësonin përmbylljen e mandatit të AKP-së dhe bartjen e aseteve përkatëse në Fondin Sovran të Republikës së Kosovës. U theksua se ky proces synon të sigurojë një administrim më të mirë të pasurisë publike dhe vënien e saj në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

    Në këtë drejtim, u diskutua edhe për Ligjin për Fondin Sovran, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në dhjetor të vitit 2023, i cili tash e gati tri vjet mbetet në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

    “Mungesa e një vendimi përfundimtar ka pamundësuar hyrjen në fuqi të ligjit dhe, rrjedhimisht, zbatimin e reformës së paraparë për transformimin e mënyrës së administrimit dhe zhvillimit të aseteve shtetërore. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e vazhdimit të angazhimit institucional për mbrojtjen e pasurisë së Republikës së Kosovës, zgjidhjen e çështjeve të hapura pronësore dhe avancimin e reformave që sigurojnë administrim të përgjegjshëm, transparent dhe në interes publik të këtyre aseteve”, njofton Qeveria e Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në

    Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në

    Në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të zhvilluar në Luksemburg, u formalizua mbyllja e Kapitullit 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, që lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë.

    Në konferencën e përbashkët për shtyp me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen i Irlandës, Thomas Byrne, që përfaqëson Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit.

    Ministri Byrne rikujtoi se, pas përmbushjes së piketave të ndërmjetme në fushën e sundimit të ligjit për kapitujt 23 dhe 24 në muajin maj, Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë negociues në korrik, ndërsa mbyllja e Kapitullit 20 dëshmon vijimësinë e reformave dhe angazhimin e vendit për anëtarësimin në BE.

    Ai inkurajoi Shqipërinë të ruajë ritmin e reformave dhe të vijojë zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian, duke nënvizuar se raporti i vitit 2026 do të shërbejë për të vlerësuar arritjet dhe për të identifikuar fushat ku nevojitet progres i mëtejshëm.

    Sipas tij, zbatimi i reformave jo vetëm përafron vendet kandidate me standardet e Bashkimit Evropian, por kontribuon edhe në transformimin e institucioneve, ekonomisë dhe shoqërisë.

    Në përfundim, ai shprehu angazhimin e Presidencës irlandeze të Këshillit të BE-së për të avancuar më tej procesin e negociatave me Shqipërinë, duke synuar mbylljen e kapitujve të tjerë gjatë mandatit të saj.

    Rama: Pa e ngritur flamurin shqiptar në BE, nuk ndalemi

    Pas mbylljes së përkohshme të Kapitullit 20, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një videomesazh nga Luksemburgu, ku së bashku me ekipin negociator shqiptar ka shënuar mbylljen e një tjetër kapitulli në procesin e integrimit evropian.

    Sipas RTSH-së, Rama ka theksuar vendosmërinë për të vazhduar procesin e negociatave deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    “Ja ku jemi prapë. Po, ne jemi. Po këtu jemi. Prapë një kapitull u mbyll. Se pa e sjellë flamurin e Shqipërisë këtu dhe pa e vënë në krye, sepse është Albania me A dhe është më i bukuri flamur i Europës, ne nuk i ndahemi kësaj pune. Dhe kush nuk na ndahet ne, thjesht na ndihmon që ta bëjmë më shpejt këtë punë. Kurse ata që nuk duan, duan apo s’duan, prapë do të gëzohen kur ne do të vendosim flamurin e Shqipërisë”, ka deklaruar Rama në videon e publikuar nga Luksemburgu.

    Burimi: RTKLive

  • Konkursi i “vakive”: Reumatologjia, më shumë mjekë se pacientë? (VIDEO)

    Konkursi i “vakive”: Reumatologjia, më shumë mjekë se pacientë? (VIDEO)

    Konkursi i “vakive”: Reumatologjia, më shumë mjekë se pacientë? (VIDEO)

    Më shumë mjekë se sa pacientë. Kjo vaki kosovare, po synohet të ndodhë në QKUK e cila si rrallë herë ka hapur konkurs për dy reumatologë në Klinikën e Reumatologjisë, edhe pse kjo ka 13 specialistë në punë dhe me vetëm 14 shtretër për pacientë.

    Se ideja e kujt dhe cila është arsyeja për këtë rekrutim, Klan Kosova nuk ka pranuar asnjë përgjigje gjatë së martës, përkundër që këtë çështje e ka adresuar deri në nivel të ministrit të Shëndetësisë.

    Madje, ministri Arben Vita gjatë javës së kaluar ka deklaruar për televizionin se nuk do të ketë konkurse në QKUK, në ato klinika ku ka mjaftueshëm, bile edhe më shumë mjekë.

    Aktualisht për shkak të rinovimeve, Reaumatologjia po operon në këtë hapësirë të ngushtë në Oftalmologji me vetëm 14 shtretër, por edhe kur të kthehen në hapësirat e tyre, aty do të jenë vetëm 25 shtretër.

    Televizioni ka kohë që raporton për mungesën e disa profileve tjera në disa klinika në QKUK dhe spitale të regjioneve. Aktualisht, ORL-ja ka vetëm 9 specialistë të punësuar, me lista të pritjes të gjata ndër vite dhe se për ta është hapur konkursi veç për pranimin e 4 otorinolaringologëve.

    Njëjtë edhe në Emergjencë po kërkohen veç 4 specialistë, ndonëse nevojat janë më të mëdha.  Edhe Onkologjia ka mungesë mjekësh dhe ka nevojë për punësimin e 4 onkologëve të rinj, por për këta ende nuk ka asnjë thirrje për punësim.

  • FC KEK-u ndërron pronar, Hysen Krasniqi merr drejtimin e klubit

    FC KEK-u ndërron pronar, Hysen Krasniqi merr drejtimin e klubit

    FC KEK-u ndërron pronar, Hysen Krasniqi merr drejtimin e klubit

    FC KEK-u, klubi me traditë në futbollin kosovar dhe dikur fitues i Kupës dhe Superkupës së Kosovës, ka hyrë në një kapitull të ri pas ndryshimit të pronësisë.

    Klubi nga Obiliqi, i cili aktualisht garon në Ligën e Dytë të Kosovës, është blerë nga mërgimtari Hysen Krasniqi.

    Pronari i ri synon riorganizimin profesional, sportiv dhe infrastrukturor të klubit, me qëllim krijimin e një skuadre konkurruese dhe rikthimin e FC KEK-ut në nivelet më të larta të futbollit kosovar.