Blog

  • Raketat kapen pranë Riadit pas sulmit saudit ndaj depos së karburantit në Jemen

    Raketat kapen pranë Riadit pas sulmit saudit ndaj depos së karburantit në Jemen

    Raketat kapen pranë Riadit pas sulmit saudit ndaj depos së karburantit në Jemen

    Raketat dhe dronët janë interceptuar mbi Riad, pasi koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili po lufton kundër rebelëve Huthi në Jemen, goditi një depo karburanti pranë kryeqytetit jemenas, Sana, të kontrolluar nga Huthit, ka bërë të ditur një zëdhënës i koalicionit.

    Gjeneralmajor Turki al-Maliki tha se disa raketa dhe mjete të tjera sulmuese, të drejtuara kundër kryeqytetit saudit dhe qyteteve të tjera, u interceptuan pas një sulmi të kryer nga koalicioni të martën në mbrëmje ndaj objektit të kompanisë shtetërore të naftës në Jemen, Yemen Petroleum Company, në al-Sabaha.

    Huthit kishin paralajmëruar se do të sulmonin aeroportin dhe rafinerinë e kompanisë Aramco në Riad, si dhe selinë e kësaj kompanie në qytetin lindor Dammam.

    Më vonë, al-Maliki njoftoi se raketat e drejtuara drejt disa qyteteve, përfshirë Dammamin, ishin interceptuar, ndërsa copëza nga shpërthimet kishin rënë në një zonë të banuar në Dhahran.

    Ngjarjet vijnë pasi kabineti saudit, i kryesuar nga princi i kurorës, Mohammed bin Salman, deklaroi se grupi Huthi, i mbështetur nga Irani, do të “mbajë përgjegjësi për pasojat” e sulmeve të fundit vdekjeprurëse ndaj Arabisë Saudite.

    Të shtunën, 13 persona u vranë pasi një raketë goditi Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad. Një person tjetër u vra të nesërmen, në një sulm të ngjashëm.

    Të martën, koalicioni njoftoi se forcat e tij kishin shkatërruar tri dronë në veri të Riadit.

    Huthit kanë deklaruar se po godasin me raketa dhe dronë aeroportet, objektet e naftës dhe gazit, si dhe bazat ushtarake në Arabinë Saudite, në shenjë hakmarrjeje për sulmet vdekjeprurëse saudite ndaj territoreve që kontrollojnë në pjesën perëndimore të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sana.

    Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite po ofron mbështetje ajrore për forcat jemenase proqeveritare, të cilat kanë nisur një ofensivë përgjatë bregdetit të Detit të Kuq dhe në disa fronte të tjera.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Raketat kapen pranë Riadit pas sulmit saudit ndaj depos së karburantit në Jemen appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Papa iu nënshtrua me sukses operacionit për kancer në mushkëri

    Papa iu nënshtrua me sukses operacionit për kancer në mushkëri

    Papa Leoni XIV është diagnostikuar me adenokarcinomë të mushkërive, pasi iu nënshtrua me sukses një operacioni për heqjen e një pjese të poshtme të mushkërisë së djathtë, njoftoi Vatikani.

    71-vjeçari iu nënshtrua të martën një operacioni 90-minutësh në spitalin Gemelli në Romë.

    “Pas operacionit, Papa u zgjua normalisht dhe, pas një periudhe të shkurtër vëzhgimi, u kthye në dhomën e tij në katin e dhjetë”, thuhet në njoftimin e Vatikanit.

    Masa në mushkëri ishte zbuluar gjatë kontrolleve rutinore.

    Para operacionit, shumë njerëz u mblodhën para spitalit për ta përshëndetur Papën. Ai iu përgjigj përshëndetjeve duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur nga vetura e tij, raporton BBC.

     

    Burimi: RTKLive

  • SHBA-ja rrëzon pretendimet iraniane: Forcat amerikane kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit

    SHBA-ja rrëzon pretendimet iraniane: Forcat amerikane kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit

    SHBA-ja rrëzon pretendimet iraniane: Forcat amerikane kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit

    Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rrëzuar pretendimet e sërishme iraniane lidhur me kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.

    Sipas pretentimeve, komandanti i forcave detare të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e forcave nga Teherani dhe se çdo anije luftarake e Marinës së SHBA-së që do t’i afrohej asaj do të “fundosej”.

    Por, nëpërmjet një njoftimi në rrjeteve sociale, Komanda Qendrore e SHBA-së ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se Ngushtica e Hormuzit kontrollohet nga forcat amerikane dhe partnerët e saj.

    “Komandanti detar i IRGC-së nuk zotëron asnjë forcë detare. Forcat amerikane dhe partnerët rajonalë e kontrollojnë qartësisht Ngushticën e Hormuzit. Vetëm dje, forcat amerikane i ndihmuan partnerët e Gjirit në transportimin e më shumë se 19 milionë fuçive naftë bruto përmes ngushticës.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

  • Policia pezullon katër efektivë dhe shefin e komisariatit pasi ia thyen këmbën 19-vjeçarit në protestë

    Policia pezullon katër efektivë dhe shefin e komisariatit pasi ia thyen këmbën 19-vjeçarit në protestë

    Policia pezullon katër efektivë dhe shefin e komisariatit pasi ia thyen këmbën 19-vjeçarit në protestë

    Policia e Shtetit në Shqipëri ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin Nr. 1, nënkomisar F. K., pas publikimit të videos ku shfaqet 19-vjeçari L. B., i cili kishte këmbën e thyer dhe po shoqërohej nga policia pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital.

    Sipas Policisë së Shtetit, janë nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe mënyrën se si është trajtuar i riu nga efektivët.

    Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor ndaj pesë zyrtarëve policorë, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka filluar hetimet për rastin.

    Gjithashtu, me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është ngritur një grup i posaçëm nën drejtimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, i cili do të shqyrtojë veprimet e punonjësve të policisë nga fillimi deri në përfundim të protestës, si dhe respektimin e procedurave standarde të punës.

    Policia ka bërë të ditur se çdo punonjës që ka shkelur procedurat ose ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi.

    Në reagimin e saj, Policia e Shtetit ka dënuar edhe aktet e dhunshme të regjistruara në kryeqytet gjatë protestës, duke përfshirë dëmtimin, shkatërrimin dhe djegien e pronës. Sipas saj, këto veprime nuk kanë lidhje me ushtrimin paqësor të së drejtës për protestë dhe nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë.

    Policia u ka bërë thirrje personave të maskuar dhe atyre që kryejnë akte dhune e shkatërrimi që t’i ndalin menjëherë veprimet e tyre, duke paralajmëruar se do të përballen me ligjin.

    Po ashtu, u ka kërkuar qytetarëve të distancohen nga personat e dhunshëm, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia pezullon katër efektivë dhe shefin e komisariatit pasi ia thyen këmbën 19-vjeçarit në protestë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestat në Tiranë, dhjetëra persona marrin ndihmë mjekësore – të gjithë jashtë rrezikut për jetën

    Protestat në Tiranë, dhjetëra persona marrin ndihmë mjekësore – të gjithë jashtë rrezikut për jetën

    Protestat në Tiranë, dhjetëra persona marrin ndihmë mjekësore – të gjithë jashtë rrezikut për jetën

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë.

    Sipas njoftimit, në Spitalin Universitar të Traumës po trajtohen aktualisht një punonjëse e Policisë, katër protestues dhe dy kalimtarë. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë, gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të medias dhe katër kalimtarë janë larguar nga ky spital pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Edhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë trajtuar persona të lënduar gjatë protestës. Sipas ministrisë, një diplomat i huaj, një përfaqësues i medias dhe gjashtë protestues kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali.

    Ministria ka bërë të ditur se situata po monitorohet vazhdimisht, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, ndërsa të dhënat për numrin e personave të trajtuar dhe gjendjen e tyre do të përditësohen në bazë të informacioneve të verifikuara.

    Në një deklaratë publike, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka thënë se po e ndjek nga afër situatën përmes komunikimit të vazhdueshëm me strukturat spitalore.

    “Po ndjek në vijimësi situatën shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë, përmes komunikimit të vazhdueshëm me strukturat spitalore. Në Spitalin Universitar të Traumës po trajtohen aktualisht një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të medias dhe katër kalimtarë janë larguar nga spitali pas marrjes së ndihmës mjekësore. Në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, një diplomat i huaj, një përfaqësues i medias dhe gjashtë protestues kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali. Për mua, përparësi mbetet shëndeti dhe siguria e çdo personi të lënduar. Kujdesi mjekësor ofrohet për të gjithë, pa dallim, me profesionalizëm dhe në përputhje me nevojat e secilit. Komunikimi me strukturat shëndetësore vijon pa ndërprerje dhe informacioni do të përditësohet në bazë të të dhënave të verifikuara mbi numrin e personave të trajtuar dhe gjendjen e tyre shëndetësore. Mirënjohje për mjekët, infermierët, ekipet e urgjencës dhe të gjithë profesionistët shëndetësorë për gatishmërinë dhe përkushtimin e treguar në ofrimin e kujdesit për qytetarët“, u shpreh ministrja.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protestat në Tiranë, dhjetëra persona marrin ndihmë mjekësore – të gjithë jashtë rrezikut për jetën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tuttosport: Zhegrova fiton “zemrën” e Spallettit, kosovari mes katër lojtarëve që po fiton rëndësi te Juventusi

    Tuttosport: Zhegrova fiton “zemrën” e Spallettit, kosovari mes katër lojtarëve që po fiton rëndësi te Juventusi

    Tuttosport: Zhegrova fiton “zemrën” e Spallettit, kosovari mes katër lojtarëve që po fiton rëndësi te Juventusi

    Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka arsye të jetë i kënaqur me paraqitjet e disa futbollistëve, të cilët po tregojnë përparim dhe po fitojnë rëndësi në skuadrën bardhezi.

    Sipas mediumit italian “Tuttosport”, Pape Matar Sarr ka lënë përshtypje pozitive te trajneri me ndikimin e tij në mesfushë, ndërsa Edon Zhegrova po vazhdon të japë sinjale inkurajuese me paraqitjet e tij.

    Ylli i Përfaqësueses së Kosovës synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësirë në skuadrën e Juventusit, ndërsa zhvillimi i tij po shihet si një shenjë pozitive për vazhdimësinë e sezonit.

    Vlerësime pozitive ka marrë edhe Kerim Alajbegoviq, i cili po spikat me përparimin dhe kreativitetin e treguar.

    Ndërkohë, Randal Kolo Muani ka dhënë një përgjigje pozitive në fushë. Goli i tij i barazimit ndaj Cagliarit shihet si një tjetër sinjal inkurajues për sulmuesin francez.

    Megjithatë, Spalletti do të duhet të përballet edhe me një mungesë në ndeshjen e ardhshme të Juventusit në Ligën e Evropës kundër Celta Vigos, pasi Zhegrova nuk do të jetë në dispozicion për këtë përballje.

    Pavarësisht kësaj mungese, trajneri italian po merr sinjale pozitive nga paraqitjet individuale të futbollistëve të tij, teksa synon të ndërtojë një skuadër sa më konkurruese për pjesën e mbetur të sezonit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tuttosport: Zhegrova fiton “zemrën” e Spallettit, kosovari mes katër lojtarëve që po fiton rëndësi te Juventusi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Lituania ndan mbi 38 milionë dollarë për furnizimin me karburant të ushtrisë

    Lituania ndan mbi 38 milionë dollarë për furnizimin me karburant të ushtrisë

    Lituania po investon më shumë se 33 milionë euro (38 milionë dollarë) për të zgjeruar rrjetin e saj të furnizimit me karburant ushtarak për të mbështetur forcat e armatosura dhe trupat aleate të NATO-s, raportoi të martën transmetuesi publik lituanez LRT, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.

    Zgjerimi përfshin stacione furnizimi me karburant, objekte për ruajtjen e karburantit dhe stacione larjeje automjetesh në njësitë ushtarake në vende strategjikisht të rëndësishme, sipas ministrisë.

    Disa objekte janë përfunduar tashmë këtë vit, ndërsa pjesa më e madhe e infrastrukturës së re pritet të përfundojë në vitin 2027.

    “Ne po zgjerojmë vazhdimisht infrastrukturën e karburantit të nevojshme për të furnizuar si Forcat e Armatosura Lituaneze ashtu edhe trupat aleate të NATO-s”, tha Ministri i Mbrojtjes Robertas Kaunas.

    Rrjeti synon të sigurojë rezerva të besueshme karburanti dhe furnizime të pandërprera për automjete luftarake, logjistike dhe administrative, duke forcuar gatishmërinë ushtarake, lëvizshmërinë operacionale dhe parandalimin, tha ministria.

    Ai shtoi se po bashkëpunonte me institucione të tjera shtetërore për të shfrytëzuar më mirë objektet ekzistuese të magazinimit të karburantit dhe infrastrukturën përkatëse.

    Burimi: Dukagjini

  • Atletico Madridi mposht Unitedin, kartoni i kuq i Yoros ndryshon gjithçka

    Atletico Madridi mposht Unitedin, kartoni i kuq i Yoros ndryshon gjithçka

    Atletico Madridi mposht Unitedin, kartoni i kuq i Yoros ndryshon gjithçka

    Atletico Madridi ka shënuar fitore 2-0 ndaj Manchester Unitedit në xhiron e dytë të Champions League.

    Pablo Barrios i dha epërsinë skuadrës madrilene që në minutën e parë të ndeshjes, duke i vështirësuar punët për ekipin anglez.

    Manchester Unitedi pësoi një goditje tjetër pesë minuta para fundit, kur Leny Yoro u përjashtua me karton të kuq. Vetëm pesë minuta më vonë, Ademola Lookman shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e Atlético Madridit, transmeton Klankosova.tv

    Me këtë rezultat, të dyja skuadrat mbeten me nga tri pikë pas dy xhirove të para.

    Në ndeshjen e ardhshme, Atlético Madridi do të udhëtojë te Stuttgart, ndërsa Manchester Unitedi do të përballet me Comon në transfertë.

  • Barcelona fiton, Inter befasohet e Bayern barazon

    Barcelona fiton, Inter befasohet e Bayern barazon

    Barcelona ka regjistruar fitoren e dhjetë radhazi në të gjitha garat, falë një paraqitjeje të shkëlqyer, veçanërisht në pjesën e dytë. Lamine Yamal ka qenë ndër lojtarët më të dalluar, duke dhënë dy asistime brenda pak minutash.

    Galatasaray ka kaluar në epërsi në minutën e njëzet e tetë me golin e Aleksey Batrakov, por Joao Cancelo ka barazuar rezultatin pak para përfundimit të pjesës së parë.

    Pas pushimit, Barcelona ka përmbysur gjithçka. Fermin Lopez ka shënuar për 2:1 pas një asistimi të Yamal, ndërsa pak minuta më vonë futbollisti spanjoll ka asistuar edhe për Anthony Gordonin, i cili e ka çuar rezultatin në 3:1. Karim Adeyemi e ka vulosur fitoren me golin e katërt. Me këtë humbje, Galatasaray mbetet pa pikë në këtë edicion të garës.

    E Inter ka pësuar humbje 3:4 në shtëpi nga Club Brugge, në një ndeshje me shumë gola dhe me përmbysje të rezultatit.

    Skuadra belge ka kaluar në epërsi në minutën e tridhjetë, kur Nicolo Tresoldi ka shënuar nga penalltia. Lautaro Martinez e ka barazuar rezultatin në minutën e dyzet e katërt, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 1:1.

    Në pjesën e dytë, Tresoldi ka shënuar edhe dy herë, në minutat gjashtëdhjetë e tre dhe shtatëdhjetë e katër, duke e çuar Club Brugge në epërsi 3:1. Inter është rikthyer në lojë me golin e dytë të Martinez në minutën e tetëdhjetë e një, por Romeo Vermant e ka shënuar golin e katërt të mysafirëve në minutën e tetëdhjetë e shtatë.

    Ange-Yoan Bonny ka ngushtuar epërsinë në 4:3 në minutën e tretë shtesë, por Inter nuk ka arritur ta shmangë humbjen.

    Bayern Munich ka barazuar 3:3 në udhëtim te Viking, në një ndeshje dramatike ku skuadra gjermane ka qenë në disavantazh prej dy golash dhe më pas ka luajtur me një futbollist më pak.

    Viking ka kaluar në epërsi që në minutën e parë me golin e Gianni Stensness, ndërsa Peter Christiansen e ka shënuar golin e dytë në minutën e tridhjetë e tetë.

    Harry Kane e ka ngushtuar rezultatin nga penalltia në minutën e pesëdhjetë e pestë, ndërsa dhjetë minuta më vonë e ka barazuar rezultatin me goditje me kokë. Ky ishte goli i tij në ndeshjen e nëntë radhazi në Ligën e Kampionëve.

    Bayern e ka përmbysur rezultatin në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë, kur Luis Diaz ka shënuar pas një aksioni të nisur nga Kane. Megjithatë, Michael Olise është përjashtuar me karton të kuq pas dy ndëshkimeve me të verdhë, duke e vështirësuar situatën për mysafirët.

    Viking e ka shfrytëzuar epërsinë numerike dhe e ka barazuar rezultatin në minutën e nëntëdhjetë me golin e Herman Haugen, duke siguruar pikën e parë në fazën e ligës.

    REZULTATET E NDESHJEVE TË SONTME:

     

    Burimi: RTKLive

  • Nesër mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

    Nesër mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

    Nesër mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

    Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë nesër mbledhje. Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje janë paraparë për shqyrtim dhjetë pika, të cilat përfshijnë projektligje, propozim-vendime dhe kërkesa të ndryshme të institucioneve publike.

    Ndër çështjet që do të shqyrtohen janë Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, si dhe Drafti i Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026–2028.

    Po ashtu, ministrat do të shqyrtojnë ndryshimet në vendimin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, si dhe propozim-vendimet për autorizimin e nënshkrimit të marrëveshjeve për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë.

    Screenshot

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nesër mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali