Blog

  • Dollenberg: Mungesa e psikologëve, problem serioz (VIDEO)

    Dollenberg: Mungesa e psikologëve, problem serioz (VIDEO)

    Dollenberg: Mungesa e psikologëve, problem serioz (VIDEO)

    Mungesa e psikologëve dhe qasja e kufizuar në shërbimet psikologjike vazhdojnë të jenë ndër problemet kryesore si në institucionet publike, ashtu edhe në sektorin privat.

    Kështu ka vlerësuar mjekja psikoterapiste Aurora Dollenberg, e cila në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka theksuar se shumë pacientë përballen me vështirësi për të siguruar një termin për konsultim me psikologun.

    Dollenberg ka thënë se numri i vogël i profesionistëve e vështirëson ofrimin e shërbimeve të mirëfillta psikologjike, veçanërisht në shkolla dhe institucione të tjera, ku një psikolog shpesh duhet të kujdeset për një numër të madh personash.

    Sipas saj, nuk është e mjaftueshme që një shkollë apo institucion i tërë të ketë vetëm një psikolog, pasi koha dhe kapacitetet e një profesionisti të vetëm nuk mund t’i përmbushin nevojat e të gjithë nxënësve apo personave që kanë nevojë për mbështetje.

    Ajo ka ngritur shqetësimin edhe për efektivitetin e shërbimeve psikologjike, duke theksuar se në disa raste prania e psikologëve në institucione mund të jetë më shumë çështje e përmbushjes së kërkesave sesa ofrim i trajtimit të mirëfilltë.

    Psikoterapistja ka nënvizuar se është e nevojshme që psikologët të kenë kushte më të mira pune dhe kohë të mjaftueshme për t’u përkushtuar ndaj pacientëve, në mënyrë që seancat të mos kufizohen në vetëm disa minuta, por të zhvillohen si takime të plota terapeutike.

    Sipas Dollenbergut, trajtimi i problemeve psikike kërkon angazhim serioz dhe kohë, si në rastet e fëmijëve dhe nxënësve, ashtu edhe te personat e rritur.

    Ajo ka bërë thirrje që të shtohet numri i psikologëve dhe të përmirësohet qasja në shërbimet e shëndetit mendor, në mënyrë që personat që kanë nevojë për ndihmë të marrin trajtimin e duhur.

    “Mungesa me psikologë vazhdon të jetë një ndër problemet kryesore, edhe pse ato mund të jenë psikologë privatë, që punojnë privatisht. Përsëri shumë pacientë shqiptarë tregojnë që kur e kërkojnë një psikolog, mezi që e gjejnë një seancë takimi aty, ose edhe nëpër institucione janë shumë pak. Pra nuk mundet për një shkollë ose për një institucion të tërë të ketë një psikolog të vetëm, se edhe sikur t’i numëroni ditët e vitit, do ishin më pak sesa punëtorë ose mundësi që të ketë ky psikolog të punojë për këta institucione. Pra, shumë shpesh psikologët janë thjesht në mënyrë… sepse protokollet evropiane e kërkojnë, sepse mësimdhënia e kërkon të ketë shkolla një të punësuar të tillë. Por sa efektiv e bëjnë terapinë e mirëfilltë me fëmijët, me nxënësit apo edhe me të rriturit, kjo faktikisht lë shumë për të dëshiruar për faktin se duhet të ketë më tepër dhe duhet të paguhet ky psikolog jo të flasë 5 minuta me pacientin, por me të vërtetë të ketë një seancë të mirëfilltë prej një ore dhe të angazhohet totalisht që t’i zgjidhë problemet psiqike të këtij pacienti”, tha ajo.

  • “Pres më shumë”: Lisandro Martínez sulmon hierarkinë e Manchester United

    “Pres më shumë”: Lisandro Martínez sulmon hierarkinë e Manchester United

    “Pres më shumë”: Lisandro Martínez sulmon hierarkinë e Manchester United

    Lisandro Martínez ka kritikuar hierarkinë e Manchester United , duke fajësuar mungesën e investimeve, ndërsa nisja e tyre e dobët e sezonit vazhdoi. Golat e Pablo Barrios dhe Ademola Lookman e çuan United në një humbje 2-0 ndaj Atlético Madrid, dhe mbrojtësi argjentinas e përshkroi këtë si një “pasqyrë” të mënyrës se si është klubi. “Sonte është e lehtë të thuash trajnerin, e lehtë të thuash lojtarët, por gjithashtu duhet të shohim aspekte të tjera”, tha ai, duke treguar lart.

    I pyetur për vlerësimin e tij për natën, Martínez tha: “Vërtet e dobët, shumë e dobët. Më duhet ta kontrolloj veten shumë, por ndonjëherë është një pasqyrë e gjendjes së klubit tonë në këtë moment.”

    “Është bezdisëse, zhgënjyese të vij këtu dhe nuk po e shoh ekipin tim të përpiqet të marrë një rezultat të mahnitshëm këtu, shkruan The Guardian.

    “Pres më shumë [investime], 100%. Pres më shumë nga drejtori ynë teknik [Jason Wilcox]. Duhet të jem i sinqertë, si lojtarë duhet të bëjmë më shumë, por është gjithashtu e rëndësishme kur krijon një skuadër të fortë të jetë gati për këtë lloj nate. Sezonin e kaluar bëmë gjithçka, krijuam bazën për të krijuar një ekip të mrekullueshëm.”

    United fitoi 12 nga 17 ndeshje nën drejtimin e Michael Carrick sezonin e kaluar, por gjatë verës ata bënë vetëm tre nënshkrime të mëdha – Carlos Baleba, Andrey Santos dhe Youri Tielemans – plus portierin rezervë Karl Darlow si transferim i lirë nga Leeds, dhe kanë fituar vetëm dy herë në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. Ata kanë pësuar nisjen më të keqe të një sezoni në ligë në 40 vjet, transmeton Sinjali.

    I pyetur nëse trajneri ishte mbështetur mjaftueshëm, Martínez u përgjigj: “Nuk mendoj kështu. Ai bën më të mirën e tij. Çdo sezon është i ndryshëm. Nuk mund të qëndrosh me atë që bëre sezonin e kaluar. Ekipet e dinë se si luan, ata dinë çdo detaj, nëse nuk ndryshon sezonin tjetër është një problem i madh.”

    «Nuk mund të vazhdosh ta ndryshosh, ta ndryshosh, ta ndryshosh trajnerin. Po në fushat e tjera?» shtoi Martínez, duke ngritur kokën. «Nuk mund të them më shumë.»

    Kur fjalët e Martínez iu thanë Carrick, ai tha: “Nuk e kam parë intervistën. Kam dëgjuar gjysmë për të. Mendoj se është paksa emocione të ndeshjes [që flasin]. Duhet të mësoj pak më shumë rreth saj për të qenë i sinqertë për të vendosur se çfarë dhe nëse do të bëhet diçka. Nuk mund të komentoj më tej.”

    Trajneri i United këmbënguli gjithashtu se skuadra e tij kishte “katër ndeshje pothuajse një kundër një” dhe se nuk e kuptoi kartonin e kuq të Leny Yoro-s në një natë kur ata mund të kishin shkuar në Manchester me një rezultat tjetër. “Është e lehtë të shikosh dhe të mendosh se ka diçka thellësisht të gabuar, e kuptoj këtë, por lojtarët kanë qenë të shkëlqyer”, tha ai. “Kanë vullnet dhe [ata janë] të zhgënjyer që nuk kanë dalë nga këtu me diçka. Ne mendojmë se mund ta kishim bërë, duhet ta kishim bërë.”

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Pres më shumë”: Lisandro Martínez sulmon hierarkinë e Manchester United appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti mbledh ministrat me mëngjes

    Kurti mbledh ministrat me mëngjes

    Kurti mbledh ministrat me mëngjes

    Qeveria e Kosovës mban sot mbledhjen e saj të shtatë, e cila është paraparë të nisë në orën 09:00, në ndërtesën e Qeverisë.

    Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje pritet të shqyrtohen disa projektligje dhe propozim-vendime, si dhe kërkesa nga institucione të ndryshme, transmeton Klankosova.tv.

    Ndër pikat kryesore të rendit të ditës janë projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) dhe projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Pylltarisë.

    Po ashtu, ministrat pritet të shqyrtojnë draftin e Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026-2028, si dhe propozim-vendimin për mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

    Në rend të ditës është përfshirë edhe kërkesa e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për tjetërsimin ose shitjen e nëntë automjeteve zyrtare, të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit.

    Qeveria pritet të shqyrtojë gjithashtu kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve për Ndërmarrjen Shoqërore “Komogllava”.

    Një tjetër pikë ka të bëjë me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian.

    Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohen edhe dy propozim-vendime që lidhen me kërkesat e Presidentes së Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit ministrit për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, për nënshkrimin e marrëveshjeve për Sigurime Sociale.

    Marrëveshjet përkatëse kanë të bëjnë me Republikën e Kosovës dhe Republikën e Turqisë, ndërsa në procedurë përfshihen edhe institucionet përgjegjëse për punën, familjen dhe çështjet sociale.

  • Sot ndërrohet komanda e KFOR-it, Ulutash ia dorëzon detyrën Vergorit

    Sot ndërrohet komanda e KFOR-it, Ulutash ia dorëzon detyrën Vergorit

    Sot ndërrohet komanda e KFOR-it, Ulutash ia dorëzon detyrën Vergorit

    Në Prishtinë me fillim nga ora 11:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

    Komandanti i deritanishëm i misionit të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutash do t’ia dorëzojë komandën Roberto Vergorit, transmeton Klankosova.tv.

    Ceremonia do të zhvillohet në shtabin e KFOR-it në Prishtinë.

     

  • Prizren: Policia gjen 26 mijë e 900 franga zvicerane në një automjet, rasti po hetohet për shpëlarje parash (VIDEO)

    Prizren: Policia gjen 26 mijë e 900 franga zvicerane në një automjet, rasti po hetohet për shpëlarje parash (VIDEO)

    Prizren: Policia gjen 26 mijë e 900 franga zvicerane në një automjet, rasti po hetohet për shpëlarje parash (VIDEO)

    Policia e Kosovës ka gjetur 26 mijë e 900 franga zvicerane në një automjet me targa të Kosovës, gjatë një patrullimi të zhvilluar të hënën mbrëma.

    Për rastin ka raportuar korrespodenti i Klan Kosovës nga Prizreni, Nuhi Salihu, i cili foli të mërkurën në emisionin “Ora 7”.

    Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 21:15, kur zyrtarët policorë, gjatë patrullimit, kanë hasur në dy automjete, njëri me targa të Kosovës dhe tjetri me targa të Shqipërisë, të drejtuara nga dy meshkuj.

    Gjatë kontrollit të automjetit me targa të Kosovës, policia ka gjetur shumën prej 26 mijë e 900 frangash zvicerane.

    Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme, ndërsa rasti është iniciuar si “shpëlarje parash”.

    “Sipas policisë, rasti ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 21:15, ku gjatë patrollimit zyrtarët policorë kanë hasur në dy automjete, njëri me targa të Kosovës dhe tjetri me targa të Shqipërisë, të drejtuara nga dy meshkuj. Gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore, pra të Republikës së Kosovës, policia ka gjetur shumën prej 26,900 franga zvicerane. Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme, ndërsa rasti është iniciuar si ‘shpëlarje parash’”, tha ai.

  • Dhomat e Specializuara refuzojnë ftesën e Avokatit të Popullit

    Dhomat e Specializuara refuzojnë ftesën e Avokatit të Popullit

    Në një përgjigje zyrtare, Dhomat e Specializuara janë thirrur në nenin 162, paragrafin 11, të Kushtetutës së Kosovës, duke theksuar se përgjegjësia për këtë institucion i takon Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara.

    “Përgjegjësinë ekskluzive për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në arsyetimin e tyre, duke iu referuar dispozitave kushtetuese që përcaktojnë kompetencat e këtij institucioni.

    Sipas komunikatës, pjesëmarrja në tryezën e organizuar nga Naim Qelaj do të ishte e papërshtatshme, pasi mbikëqyrja dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të personave që ndërveprojnë me Dhomat e Specializuara, sipas tyre, është përgjegjësi ekskluzive e Avokatit të Popullit të këtij institucioni, Pietro Spera.

    Ftesa e refuzuar kishte për qëllim diskutimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të dala nga veprimet ex officio të institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë lidhur me Gjykatën Speciale dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Ky zhvillim vë në pah mospajtimin institucional rreth kompetencave për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kuadër të Gjykatës Speciale, si dhe rolin që duhet të ketë Avokati i Popullit i Kosovës në këtë proces.

    Burimi: RTKLive

  • Sot bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në Kosovë

    Sot bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në Kosovë

    Sot bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në Kosovë

    Në Prishtinë, në orën 11:00, mbahet ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës së Misionit të KFOR-it në Kosovë.

    Gjatë ceremonisë, gjeneralmajor Özkan Ulutaş do t’ia dorëzojë komandën gjeneralmajorit Roberto Vergori, i cili do të marrë drejtimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

    Ceremonia do të zhvillohet në Shtabin e Misionit të KFOR-it, në Kampin Film City, në Prishtinë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sot bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në Kosovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjashtë komisione të Kuvendit mblidhen sot

    Gjashtë komisione të Kuvendit mblidhen sot

    Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhjet e tyre, ku në rend dite janë shqyrtimi i projektligjeve, çështjet e të drejtave të njeriut, financat publike dhe raportet financiare të institucioneve.

    Komisioni për Integrim Evropian, me fillim nga ora 09:30, do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Në orën 10:00 do të mblidhen tri komisione.

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të shpallë konkursin për Avokatin e Popullit.

    Në të njëjtën kohë, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

    Po ashtu, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të formojë grupin punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe verifikimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    Në të njëjtën orë, Komisioni për Buxhet do të shqyrtojë raportin financiar të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) për periudhën janar-qershor 2026, si dhe programin e shpenzimeve të këtij institucioni për periudhën korrik-dhjetor 2026.

    Burimi: Dukagjini

  • Timber pas fitores ndaj Lille: Ishim gjithmonë në kontroll

    Timber pas fitores ndaj Lille: Ishim gjithmonë në kontroll

    Timber pas fitores ndaj Lille: Ishim gjithmonë në kontroll

    Jurrien Timber është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Arsenalit në fitoren 3:0 ndaj Lille, duke theksuar se skuadra ishte në kontroll të ndeshjes edhe para se të shënonte golat.

    Mbrojtësi holandez realizoi golin e parë në minutën e 64-t, ndërsa Eberechi Eze dhe Bukayo Saka shënuan dy golat e tjerë për fitoren bindëse të londinezëve, shkruan Kosovapress, transmeton klankosova.tv.

    “Ne kemi besim në veten tonë dhe e dimë sa të mirë jemi. Në pjesën e parë bëmë disa gabime, por ishim gjithmonë në kontroll. Na duhej vetëm goli i parë, ndërsa mënyra se si dolëm në pjesën e dytë tregoi karakterin e skuadrës”, deklaroi Timber për TNT Sports.

    Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kontributit të të gjithë lojtarëve, duke pasur parasysh ngarkesën e ndeshjeve dhe lëndimet gjatë sezonit.

  • Policia e Kosovës me operacion në veri, gazetari sjell detaje se çfarë u konfiskua (VIDEO)

    Policia e Kosovës me operacion në veri, gazetari sjell detaje se çfarë u konfiskua (VIDEO)

    Policia e Kosovës me operacion në veri, gazetari sjell detaje se çfarë u konfiskua (VIDEO)

    Policia e Kosovës ka gjetur armatim, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake në një stallë bagëtish në fshatin Parucë të komunës së Zubin Potokut, pas informatave të pranuara nga qytetarët.

    Për këtë rast ka folur korrespondenti i Klan Kosovës nga Mitrovica, Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora 7”, ku ka treguar për ndërhyrjen e Policisë në dy fshatra të ndryshme të kësaj komune, pas raportimeve për armatim dhe municion në lokacione të pabanuara.

    Sipas Boshnjakut, në rastin e parë, Policia ka ndërhyrë në bashkëpunim me ekipet për deminim, pasi kishte marrë informacion se në një stallë bagëtish në fshatin Parucë kishte armatim dhe mjete shpërthyese.

    Gjatë kontrollit në këtë lokacion, zyrtarët policorë kanë gjetur mbi 160 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër granata dore, një bajonetë ushtarake, një maskë kundër gazit, si dhe pajisje të tjera ushtarake.

    Po ashtu, në stallë janë gjetur edhe gëzhoja të ndryshme që u përkasin armëve të gjata.

    Boshnjaku ka bërë të ditur se rastet janë shënuar në dy fshatra të ndryshme të komunës së Zubin Potokut, pas informatave të qytetarëve për praninë e armatimit dhe municionit në vende të pabanuara.

    Kurse në rastin tjetër në fshatin Rançiç të Zubin Potokut u gjetën mbi 2 mijë fishekë të kalibrave të ndryshëm.