Blog

  • Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Urime qytetarëve për zgjedhjen e presidentes

    Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Urime qytetarëve për zgjedhjen e presidentes

    Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Urime qytetarëve për zgjedhjen e presidentes

    Kryeministri Albin Kurti, ka uruar qytetarët e vendit për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.

    Kurti e bëri këtë në fillim të mbledhjes së Qeverisë, ku tha se me zgjedhjen e presidentes është përmbyllur plotësisht procesi i konstituimit të institucioneve të vendit.

    “Më në fund u zgjodh edhe kjo nyje. Javën e kaluar, pas shumë përpjekjeve që nga certifikimi i rezultateve, Kuvendi i Kosovës, në legjislaturën e 11-të, zgjodhi presidenten e shtatë të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka-Pula”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv

    Ai uroi të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e zgjedhjes së presidentes së re.

    “Zgjedhja e presidentes shënon edhe përmbylljen e plotë të institucioneve. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh shefi i ekzekutivit, njofton Klankosova.tv.

    Justina Shiroka Pula u zgjodh në krye të shtetit më 6 tetor.

  • Shënohet 35-vjetori i Brigadës Vullnetare Shqiptare në Gospiq të Kroacisë

    Shënohet 35-vjetori i Brigadës Vullnetare Shqiptare në Gospiq të Kroacisë

    Ambasada e Kosovës në Kroaci ka përkujtuar gjatë së martës 35-vjetorin e Brigadës Vullnetare Shqiptare në Gospiq, duke nderuar luftëtarët shqiptarë që morën pjesë në Luftën Atdhetare për mbrojtjen dhe çlirimin e Kroacisë.

    Në ceremoninë përkujtimore, në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, morën pjesë atasheu për migrim, Sefadin Kuçi, dhe Anton Laci. Ata vendosën kurorë me lule në vendin ku ranë dëshmorët shqiptarë Samet Bugujevci dhe Fadil Salihu.

    Sipas njoftimit të ambasadës, Gospići kishte rëndësi të veçantë strategjike në fillim të luftës, ndërsa në mbrojtje të qytetit, ushtria kroate kishte vendosur Brigadën e 118-të, nën komandën e gjeneralit Mirko Norac. Në radhët e kësaj brigade u bashkuan edhe vullnetarë shqiptarë.

    Para formimit të njësisë shqiptare, u zhvilluan bisedime me komandantin Norac, ku morën pjesë Tom Berisha, Fehmi Lladrovci, Ton Marku, Naim Maloku, Nevxhet Haziri, Ramë Cërvadiku dhe Martin Berishaj. Sipas ambasadës, Norac pranoi kërkesat e paraqitura nga Tom Berisha, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare në Kroaci.

    Brigada Vullnetare Shqiptare u organizua në dy togje dhe katër skuadra ushtarake, secila me komandantin e vet. Në shtabin e kompanisë bënin pjesë Tomor Buza, Fehmi Lladrovci, Ramë Cërvadiku, Nevxhet Haziri dhe Bekim Berisha. Fehmi Lladrovci shërbeu si zëvendëskomandant gjatë gjithë kohës së funksionimit të njësisë.

    Më 11 tetor 1991, gjatë rreshtimit të luftëtarëve shqiptarë në Gospić, komandanti i Brigadës së 118-të, Mirko Norac, ishte i pranishëm kur atyre iu shpërndanë uniformat dhe armatimi. Kjo shënoi formimin e njësisë vullnetare shqiptare në kuadër të ushtrisë kroate.

    Brigada Shqiptare përdorte gjuhën shqipe në komandim, ndërsa ngritja e flamurit shoqërohej me intonimin e himnit kombëtar. Flamuri kombëtar, nën të cilin luftuan vullnetarët shqiptarë, ruhet në Zagreb dhe, sipas njoftimit, pritet t’i dorëzohet Qendrës Kroate për Dokumentimin dhe Përkujtimin e Luftës Atdhetare, ku do të bëhet pjesë e pronës së këtij institucioni shtetëror kroat.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Brexit-i dhe roli i Rusisë

    Brexit-i dhe roli i Rusisë

    Kryeministri britanik Andy Burnham akuzoi Rusinë se ka ndërhyrë në referendumin për Brexit-in në vitin 2016. Politikani i Partisë Laburiste tha në podkastin “The Rest is Politics” se pas marrjes së detyrës në korrik kishte kërkuar informacion nëse qeveria ruse në Moskë kishte ushtruar ndikim mbi votimin. Sipas tij përgjigjja që mori ishte e qartë: po, ka pasur ndërhyrje.

    Me këtë deklaratë Burnham bëhet kryeministri i parë britanik që konfirmon publikisht ndikimin rus në referendumin për Brexit-in. Megjithatë ai nuk sqaroi se në çfarë forme ka ndodhur kjo ndërhyrje dhe as mbi cilat të dhëna apo fakte mbështetet pohimi i tij. Po ashtu mbetet e paqartë nëse ndërhyrja e dyshuar ka pasur ndonjë ndikim në rezultatin e referendumit. Rusia i ka hedhur poshtë vazhdimisht akuza të tilla.

    Paralajmërim edhe për Gjermaninë dhe Francën

    Kryeministri britanik paralajmëroi njëkohësisht për ndikimin rus në proceset politike edhe në vende të tjera evropiane. Sipas tij qytetarët ende nuk janë informuar mjaftueshëm për shkallën në të cilën aktorë të huaj përpiqen të ndërhyjnë dhe të destabilizojnë proceset demokratike.

    “Veçanërisht votuesit në Gjermanidhe Francë duhet të kuptojnë se disa zhvillime politike nxiten nga shtete armiqësore si Rusia”, tha Burnham.

    Ai shtoi se Britania e Madhe ka përjetuar një dekadë stagnimi dhe përçarjeje pas votimit për Brexit-in. Sipas tij vendi është sot më i përçarë se sa ishte më parë.

    A do të rikthehet Britania e Madhe në BE?

    52 për qind e britanikëve votuan në referendumin e vitit 2016  për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Brexit-i u përmbyll zyrtarisht në vitin 2020.

    Së fundmi kryeministri britanik, Andy Burnham, ka hedhur në diskutim mundësinë e një rikthimi të Britanisë së Madhe në BE. Sipas tij Brexit-i i ka shkaktuar vendit më shumë dëme sesa përfitime dhe është pasuar nga një dekadë me rritje të dobët ekonomike. Ai argumenton se largimi nga Bashkimi Evropian ka qenë një nga faktorët që kanë ngadalësuar zhvillimin ekonomik të vendit dhe kanë thelluar përçarjejet në shoqërinë britanike.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti paralajmëron vendim “të rëndësishëm” për krerët e UÇK-së në Hagë: Nevojitet strategji shtetërore e kombëtare

    Kurti paralajmëron vendim “të rëndësishëm” për krerët e UÇK-së në Hagë: Nevojitet strategji shtetërore e kombëtare

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procesin e apelit ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

    Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti iu referua aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke e cilësuar atë si të mbështetur në baza të pasakta historike dhe faktike.

    “Të dashur qytetarë, pasnesër bëhen një muaj prej aktgjykimit në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, e që mbështetej mbi themele të pasakta, si nga pikëpamja historike, ashtu edhe ajo faktike”, deklaroi Kurti.

    Ai tha se ekzekutivi do të shfrytëzojë mjetet që i ka në dispozicion për të mbështetur mbrojtjen e tyre gjatë procedurave të apelit, ku pret që të korrigjohet ajo që e cilësoi si padrejtësi.

    “Siç kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, Qeveria do të vazhdojë me mjetet që i ka në dispozicion t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e apelit, ku presim korrigjimin e kësaj padrejtësie”, tha ai.

    Kurti theksoi se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së dhe interesat e Kosovës kërkojnë një strategji të mirëpërgatitur. Sipas tij, para ndërmarrjes së hapave të mëtejshëm, është e nevojshme një analizë e plotë e aktgjykimit në formën e tij të plotë.

    “Për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së dhe për vendin tonë, duhet një strategji e mirëmenduar. Fillimisht duhet një analizë e thellë pas aktgjykimit në formën e tij të plotë që të veprojmë përpara”, u shpreh kryeministri.

    Ai shtoi se suksesi në apel kërkon organizim dhe një strategji në nivel shtetëror e kombëtar, duke paralajmëruar se në mbledhjen e Qeverisë do të merret një vendim lidhur me këtë çështje.

    “Në apel na duhet suksesi, e për këtë gjë nevojitet organizim dhe strategji shtetërore e kombëtare. Prandaj sot do të marrim një vendim përkatës të rëndësishëm”, përfundoi Kurti.

    Burimi: Dukagjini

  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

    Policia e Kosovës në kryeqytet, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

    Ata kanë publikuar fotografinë e tij

    “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një të dyshuar për vjedhje në Prishtinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dhunim në Vushtrri, viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor

    Dhunim në Vushtrri, viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor

    Dhunim në Vushtrri, viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor

    Një rast i dyshuar i dhunimit është raportuar në Vushtrri, më 13 tetor rreth orës 19:31.

    Sipas raportit policor, viktima është intervistuar nga organet e rendit, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për ekzaminim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

    Deri më tani, nuk raportohet për persona të arrestuar lidhur me rastin.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

  • Arrestohet një shtetas serb në Merdar, në veturë iu gjet një elektroshok

    Arrestohet një shtetas serb në Merdar, në veturë iu gjet një elektroshok

    Arrestohet një shtetas serb në Merdar, në veturë iu gjet një elektroshok

    Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdar, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 13 tetor, rreth orës 12:00.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “PKK Merdar  13.10.2026 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

  • Sulmohet fizikisht nga bashkëshortja në Gllogoc, të dy lirohen në procedurë të rregullt

    Sulmohet fizikisht nga bashkëshortja në Gllogoc, të dy lirohen në procedurë të rregullt

    Sulmohet fizikisht nga bashkëshortja në Gllogoc, të dy lirohen në procedurë të rregullt

    Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gllogoc, ku një burrë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 20:00.

    Policia ka bërë të ditur se të dy palët janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar në prani të një zyrtari të Qendrës për Punë Sociale (QPS).

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dy janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

    “Gllogoc 13.10.2026 – 20:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij . Palët janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit në prezencë të zyrtarit të QPS-së, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

  • Ministria e Jashtme dënon vandalizmin në selinë e Nunciaturës Apostolike në Tiranë

    Ministria e Jashtme dënon vandalizmin në selinë e Nunciaturës Apostolike në Tiranë

    Ministria e Jashtme dënon vandalizmin në selinë e Nunciaturës Apostolike në Tiranë

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar aktet e vandalizmit të kryera në selinë e Nunciaturës Apostolike në Tiranë, përfshirë heqjen e flamurit të Selisë së Shenjtë.

    Përmes një deklarate zyrtare, ministria ka theksuar se respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësive diplomatike është detyrim themelor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe të drejtën ndërkombëtare.

    Ministria ka nënvizuar se e drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por ka shtuar se ushtrimi i kësaj të drejte duhet të bëhet në përputhje me ligjin dhe pa akte dhune apo vandalizmi.

    “Autorët e akteve të paligjshme duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit”, thuhet në deklaratë.

    Ministria ka vlerësuar gjithashtu reagimin e Policisë së Shtetit, duke shprehur besimin se institucionet kompetente do ta zbardhin plotësisht ngjarjen.

    Në fund, ajo ka theksuar rëndësinë e garantimit të sigurisë dhe paprekshmërisë së të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri.

  • FPSRK-ja zhvillon aksion kontrollues në tregun e Prizrenit kundër shitjes së paligjshme të peshkut

    FPSRK-ja zhvillon aksion kontrollues në tregun e Prizrenit kundër shitjes së paligjshme të peshkut

    FPSRK-ja zhvillon aksion kontrollues në tregun e Prizrenit kundër shitjes së paligjshme të peshkut

    Federata e Peshkatarëve Sportivë Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar një aksion kontrollues në tregun e Prizrenit, në orët e hershme të mëngjesit, me qëllim të luftimit të shitjes së paautorizuar të peshkut dhe shkeljeve të Ligjit për Peshkim.

    Përmes një postimi, kryetari i FPSRK-së, Milaim Vitia, ka bërë të ditur se angazhimi për parandalimin e veprimtarive të paligjshme do të vazhdojë edhe në tregjet e tjera të Kosovës.

    Sipas tij, kontrollet synojnë mbrojtjen e pasurive ujore dhe garantimin e zbatimit të ligjit.

    “Kontrollet do të vazhdojnë në tregjet e Kosovës për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme, për të mbrojtur pasuritë ujore dhe për të garantuar zbatimin e ligjit”, thuhet në postimin e FPSRK-së.

    Vitia ka theksuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se çdo shkelje e evidentuar do të trajtohet sipas procedurave ligjore.

    FPSRK-ja ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e veprimtarive të paligjshme që lidhen me peshkimin, duke e cilësuar këtë angazhim si pjesë të misionit për mbrojtjen e ujërave dhe të peshkatarëve sportivë të Kosovës.