Blog

  • Bixhoz i paligjshëm në një lokal në Mitrovicën e Jugut, sekuestrohen mijëra çipa

    Bixhoz i paligjshëm në një lokal në Mitrovicën e Jugut, sekuestrohen mijëra çipa

    Bixhoz i paligjshëm në një lokal në Mitrovicën e Jugut, sekuestrohen mijëra çipa

    Policia e Kosovës ka hasur në disa persona duke luajtur bixhoz në një lokal në rrugën “Kemajl Ataturk” në Mitrovicën e Jugut, në orët e para të së martës.

    Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 03:50, kur njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë te një person i dyshuar, transmeton Klankosova.tv.

    Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe katër kofera me gjithsej 1.610 çipa dhe tetë palë letra bixhozi.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që pronari i lokalit të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit dhe të iniciohet rasti për veprat e dyshuara penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

  • Të shtëna me armë në Peqan të Suharekës, policia gjen armë në shkurre

    Të shtëna me armë në Peqan të Suharekës, policia gjen armë në shkurre

    Të shtëna me armë në Peqan të Suharekës, policia gjen armë në shkurre

    Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në fshatin Peqan të Suharekës.

    Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 11 tetor, rreth orës 14:20, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe është njoftuar prokurori, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë hetimeve, më 13 tetor, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Ndërkaq, gjatë kontrollimit të zonës përreth, në disa shkurre janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, një karikator dhe dy fishekë.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

  • Trump: Në Grenlandë pritet të nisë eksplorimi masiv i naftës dhe mineraleve

    Trump: Në Grenlandë pritet të nisë eksplorimi masiv i naftës dhe mineraleve

    Trump nuk dha detaje për planet e eksplorimit, por tha se, sipas ekspertëve, sasia e naftës lehtësisht të qasshme në Grenlandë është shumë më e madhe se në pothuajse çdo territor tjetër në botë.

    “Ka ekspertë që thonë se sasia e naftës lehtësisht të qasshme është shumë më e madhe se në pothuajse çdo territor tjetër, kudo në botë”, shkroi Trump në një postim në rrjetin e tij social Truth Social.

    Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Grenlanda nënshkruan një marrëveshje që synon t’i japë fund tensioneve, pas kërcënimeve të përsëritura të Trumpit për marrjen e kontrollit mbi ishullin, i cili ka rëndësi strategjike dhe pasuri të mëdha minerale.

    Trump argumentoi gjithashtu se Grenlanda ka rëndësi të veçantë për sigurinë e SHBA-së, duke thënë se çdo sulm i ardhshëm ndaj vendit të tij mund të kalojë përmes këtij territori, ku, sipas tij, mbrojtja amerikane do të neutralizojë dronët, raketat dhe armët e tjera.

    Marrëveshja e nënshkruar mes SHBA-së, Danimarkës dhe Grenlandës parasheh zgjerimin e rolit ushtarak amerikan në ishull, përfshirë hapjen e dy bazave të reja ushtarake dhe krijimin e kushteve për sistemin e mbrojtjes raketore “Golden Dome”.

    Në të njëjtën kohë, marrëveshja riafirmon sovranitetin danez dhe të drejtën e banorëve të Grenlandës për vetëvendosje.

    Burimi: RTKLive

  • Gjendet marihuanë dhe armë në Fushë Kosovë, arrestohen dy shtetas turq

    Gjendet marihuanë dhe armë në Fushë Kosovë, arrestohen dy shtetas turq

    Sipas raportit policor, rasti është regjistruar rreth orës 23:58, pas pranimit të një informate nga policia, e cila ka dalë në lokacion dhe ka takuar një të dyshuar, shtetas turk. Gjatë kontrollit, është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në sasi prej 62.55 gramësh.

    Ndërkaq, gjatë kontrollit të banesës, në dhomën e një personi tjetër, po ashtu shtetas turk, është gjetur një revole me një karikator dhe gjashtë fishekë.

    Substanca narkotike dhe arma me municion janë sekuestruar nga policia.

    Me vendim të prokurorit kujdestar, janë iniciuar dy raste të ndara: një për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe tjetri për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.

    Burimi: RTKLive

  • U shkarkuan jashtëligjshëm me dyer të mbyllura në zyren e sekretares, bordi i Stacionit të Autobusëve kundërshton shkarkimin

    U shkarkuan jashtëligjshëm me dyer të mbyllura në zyren e sekretares, bordi i Stacionit të Autobusëve kundërshton shkarkimin

    U shkarkuan jashtëligjshëm me dyer të mbyllura në zyren e sekretares, bordi i Stacionit të Autobusëve kundërshton shkarkimin

    Me dyer të mbyllura dhe pa asnjë bazë ligjore, bordi i Stacionit të Autobusëve është shkarkuar dy ditë më parë nga aksionarë të “rrejshëm”.

    Kjo pasi që tre aksionarët në ardhje nuk kanë respektuar afatin ligjor prej 30 ditësh për regjistrimin në zyrën e protokollit në MAPL.

    Bordi aktual dhe i ligjshëm në ndërmarrja ka mbajtur një konferencë për media duke paraqitur prova e fakte për vendimin e jashtëligjshëm të marrë nga Fiknete Bejta, Yll Bogaj dhe Driton Bardheci.

    Vendimi është marrë në fshehtësi në zyren e sekretares, Bedrije Mjeku e cila ka shpërfillur detyrat e saj zyrtare. Bordi ka shprehur vendosmërinë për të ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre deri sa të përfundoi afati ligjor dhe organët përgjëgjëse të marrin një vendim final të përcaktur me legjislacionin në fuqi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post U shkarkuan jashtëligjshëm me dyer të mbyllura në zyren e sekretares, bordi i Stacionit të Autobusëve kundërshton shkarkimin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës

    Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, mbetjet janë zbuluar më 13 tetor, gjatë një operacioni të realizuar nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.

    Operacioni është zhvilluar në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamentit Special për Zhvarrosje, Autopsi dhe Identifikim.

    “Kanë hasur në mbetje eshtërore të njeriut që dyshohen që i përkasin viktimës mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Pas gjetjes, mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhen procedurat e mëtejshme për ekzaminim dhe identifikim.

    Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e personit, ndërsa dyshimet për lidhjen e tij me luftën e fundit në Kosovë pritet të trajtohen përmes procedurave përkatëse.

    Burimi: RTKLive

  • Special Competitive Studies Project uron Shiroka-Pulën, premton mbështetje për zhvillimin teknologjik

    Special Competitive Studies Project uron Shiroka-Pulën, premton mbështetje për zhvillimin teknologjik

    Special Competitive Studies Project uron Shiroka-Pulën, premton mbështetje për zhvillimin teknologjik

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga Ylli Bajraktari, president i Special Competitive Studies Project (SCSP), me rastin e zgjedhjes së saj në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

    Në letër, Bajraktari shpreh përgëzimet e tij për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula dhe rithekson përkushtimin e SCSP-së për të mbështetur përpjekjet e Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve teknologjike, avancimin e potencialit të të rinjve dhe forcimin e lidhjeve me komunitetin global të inovacionit, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka vlerësuar se Kosova ka mundësi të rëndësishme për të përfituar nga zhvillimi i inteligjencës artificiale, duke pasur parasysh potencialin e të rinjve, ekosistemin në rritje të teknologjisë dhe ndërmarrjet e reja inovative që kanë dëshmuar aftësinë për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare.

    Sipas Bajraktarit, zhvillimi i inteligjencës artificiale po ndryshon rrënjësisht ekuilibrat ekonomikë, teknologjikë dhe gjeopolitikë në nivel global, duke krijuar mundësi të reja edhe për shtetet e vogla që arrijnë të mobilizojnë talentin, të përqafojnë inovacionin dhe të veprojnë me shpejtësi e vizion.

    Në këtë drejtim, ai thekson se Kosova ka talente, energji sipërmarrëse dhe lidhje ndërkombëtare të nevojshme për ta shndërruar potencialin e saj në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, siguri kombëtare dhe ndikim ndërkombëtar.

    Në letrën drejtuar Shiroka-Pulës, Bajraktari njofton gjithashtu se SCSP-ja planifikon të sjellë në Kosovë, muajin e ardhshëm, një delegacion prej rreth 60 liderësh të rinj nga vende të ndryshme të botës dhe i cili do ë takohet me Presidenten.

    Ai ka shprehur bindjen se kjo vizitë do të krijojë mundësi për t’ua prezantuar një brezi të ri të liderëve globalë kapacitetet, talentin dhe potencialin e Kosovës.

  • Gjenden mbetje mortore në Mitrovicë, dyshohet se i përkasin viktimës së luftës

    Gjenden mbetje mortore në Mitrovicë, dyshohet se i përkasin viktimës së luftës

    Gjenden mbetje mortore në Mitrovicë, dyshohet se i përkasin viktimës së luftës

    Mbetje eshtërore të një personi janë gjetur në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës, në kuadër të hetimeve për personat e zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.

    Sipas njoftimit të policisë, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka realizuar ekzekutimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë veprimeve në terren, autoritetet kanë hasur në mbetje eshtërore njerëzore, për të cilat dyshohet se i përkasin një viktime mashkull të nacionalitetit kosovar.

    Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e mëtejshme dhe procedurat e nevojshme të identifikimit.

  • Kurti: Mirënjohje për punën e Ulutashit, pres bashkëpunim të njëjtë me komandantin e ri të KFOR-it

    Kurti: Mirënjohje për punën e Ulutashit, pres bashkëpunim të njëjtë me komandantin e ri të KFOR-it

    Kurti: Mirënjohje për punën e Ulutashit, pres bashkëpunim të njëjtë me komandantin e ri të KFOR-it

    Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

    Në mbledhjen e shtatë të qeverisë, Kurti shprehu mirënjohje për punën e deritanishme të gjeneral major, Ozkan Ulutashit, derisa tha se pret bashkëpunim të ngjashëm edhe me Roberto Vengorin, i cili nga sot pranon detyrën si komandat i KFOR-it në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

    “Pas kësaj mbledhje do të marr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, dhe dua të shpreh falendërim të veçantë për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt të komandantit të deritashëm, i pari që kishte dy mandate, Gjeneral Major, Ulutash, sikurse padyshim që pres bashkëpunim të ngjashëm edhe me komandantin që sot e pranon detyrën, Roberto Vengori”, u shpreh Kurti.

  • Gjenden mbi 62 gramë marihuanë dhe një revole në Fushë Kosovë, arrestohen dy shtetas turq

    Gjenden mbi 62 gramë marihuanë dhe një revole në Fushë Kosovë, arrestohen dy shtetas turq

    Gjenden mbi 62 gramë marihuanë dhe një revole në Fushë Kosovë, arrestohen dy shtetas turq

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Turqisë në Fushë Kosovë, pasi gjatë një kontrolli ka gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe një revole me municion.

    Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Presheva”, rreth orës 23:58, pas një informate të pranuar nga policia.

    Në lokacion, zyrtarët policorë kanë gjetur një qese me 62.55 gramë marihuanë. Ndërkaq, gjatë kontrollit të banesës, në dhomën e të dyshuarit të dytë, po ashtu shtetas turk, është gjetur një revole me një karikator dhe gjashtë fishekë.

    Substanca narkotike dhe arma janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar janë hapur dy raste të ndara.

    Pas intervistimit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “Rr. Presheva, Fushë Kosovë – 23:58. Pas një informate të pranuar, Policia ka shkua në lokacion, ka takuar të dyshuarin mashkull shtetas të Turqisë, në atë lokacion ka gjetur një qese me substancë narkotike e llojit marihuanë në sasi 62.55gr. Gjatë kontrollimit të banesës është gjetur edhe një revole me një karikator dhe gjashtë fishekë në dhomën e të dyshuarit tjetër mashkull po ashtu shtetas turk. Substanca narkotike dhe arma janë sekuestruar dhe me vendim të prokurorit kujdestar janë hap dy raste të ndara, pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.