Blog

  • Protesta në Tiranë, 40 të arrestuar dhe 5 zyrtarë policie të pezulluar

    Protesta në Tiranë, 40 të arrestuar dhe 5 zyrtarë policie të pezulluar

    Protestuesit hodhën gurë dhe sende të forta drejt institucioneve dhe punonjësve të policisë, ndërsa uniformat blu iu përgjigjën me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe shkopinj gome për të shpërndarë turmën.

    Gjatë përplasjeve pati të lënduar si mes protestuesve, ashtu edhe mes efektivëve të policisë. Sipas të dhënave të raportuara, 40 persona u arrestuan.

    Gjithsej 27 persona kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve gjatë protestës së së martës në Tiranë, përfshirë punonjës të policisë, protestues, gazetarë, kalimtarë të rastit dhe një diplomat të huaj.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Klodiana Spahiu, ka njoftuar se shtatë persona vazhdojnë të marrin trajtim në Spitalin Universitar të Traumës, ndërsa 20 të tjerë janë larguar nga institucionet shëndetësore pas marrjes së ndihmës mjekësore.

    Në fokus të reagimeve publike është edhe rasti i një të riu protestues, i cili, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, shihet duke u tërhequr nga efektivët e policisë, ndonëse kishte këmbën e thyer.

    Pas qarkullimit të videos, pesë zyrtarë të policisë janë pezulluar nga detyra, ndërsa rasti pritet të

    Protesta në kryeqytet u zhvillua në një klimë të tensionuar politike dhe sociale, me qytetarë që dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisjes dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet.

    Tubimi, i cili zgjati për më shumë se tetë orë, nisi me grumbullimin e protestuesve dhe vijoi me lëvizje drejt institucioneve publike. Gjatë zhvillimit të tij, situata u përshkallëzua, duke kaluar nga protesta në përplasje të drejtpërdrejta me policinë.

    Ngjarjet e djeshme në Tiranë kanë rikthyer në vëmendje çështjen e menaxhimit të tubimeve publike, përdorimit të forcës nga policia dhe respektimit të së drejtës për protestë.

    Ndërsa autoritetet duhet të sqarojnë rrethanat e arrestimeve dhe të lëndimeve, mbetet e rëndësishme që çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës të hetohet në mënyrë të paanshme dhe transparente.

    Burimi: RTKLive

  • Zbulim i rrallë, gjendet pranë brigjeve të Turqisë anija më e vjetër në botë (VIDEO)

    Zbulim i rrallë, gjendet pranë brigjeve të Turqisë anija më e vjetër në botë (VIDEO)

    Zbulim i rrallë, gjendet pranë brigjeve të Turqisë anija më e vjetër në botë (VIDEO)

    Arkeologët thonë se anija më e vjetër e fundosur në botë është zbuluar pranë brigjeve të Turqisë.

    Ata e kanë datuar atë midis 4,400 dhe 4,700 vjeçare, që është Epoka e Hershme e Bronzit, dhe është afërsisht e njëjta kohë kur po ndërtohej Piramida e Madhe.

    Struktura prej druri e anijes nuk ka mbijetuar, por enët prej qeramike që mbante ndodheshin në fund të detit dhe, çuditërisht, disa ende përmbajnë gjurmë të asaj që mbanin brenda.

    Arkeologët që gjetën anijen thonë se ishte rreth 10 metra e gjatë dhe ishte një anije tregtare që transportonte mallra nëpër Detin Mesdhe.

    “Anija e mbytur është një kapsulë kohore në fund të detit”, tha Prof. Hakan Oniz, nga Universiteti Akdeniz në Turqi, i cili udhëhoqi ekspeditën e Shoqatës së Arkeologjisë Mesdhetare.

    Zhytësit gjetën tre spiranca guri, ndërsa anijet mbanin rezerva në udhëtime të gjata

    Anija e mbytur është afër bregut të ishullit Kekova në Antalia, Turqi. Artefaktet janë të shpërndara përgjatë një shpati nënujor, vetëm 30 metra nën valë.

    U gjetën tre spiranca të mëdha guri, si dhe më shumë se 30 enë qeramike për ruajtje, të quajtura amphora, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Fakti që asnjë pjesë e drurit të anijes nuk mbeti do të thoshte se teknika si datimi me radiokarbon – i cili mat një formë të karbonit në materialet organike – nuk mund të përdorej për të përcaktuar moshën e saj.

     

  • Dashuria s'njeh moshë: 96-vjeçarja martohet me 18-vjeçarin

    Dashuria s’njeh moshë: 96-vjeçarja martohet me 18-vjeçarin

    Dashuria s'njeh moshë: 96-vjeçarja martohet me 18-vjeçarin

    Një grua 96-vjeçare ka tërhequr vëmendjen në Meksikë, pasi është martuar me një djalë 18-vjeçar, duke krijuar një diferencë prej plot 78 vitesh mes tyre.

    Martesa u zhvillua në shtetin Quintana Roo, në juglindje të Meksikës, dhe konsiderohet si një nga martesat me diferencën më të madhe në moshë të regjistruara në vend gjatë vitit 2025. Të dhënat janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Gjeografisë në Meksikë, por nuk janë bërë të ditura shumë detaje të tjera për çiftin.

    Një tjetër martesë e pazakontë u regjistrua në Morelia, ku nusja ishte 96 vjeçe, ndërsa dhëndri 19 vjeç. Ndërkohë, në një ceremoni tjetër, dhëndri 90-vjeçar u martua me një vajzë 18-vjeçare, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

    Raste të tilla rikthejnë diskutimet mbi diferencat e mëdha në moshë në marrëdhënie. Një studim me 2,000 të rritur zbuloi se 71% e të anketuarve nuk e konsiderojnë problem diferencën e moshës, për sa kohë që partnerët kanë pjekuri dhe synime të ngjashme në lidhje.

  • Sa të lira janë gratë të largohen nga martesa? Flet psikologia Almeida Xhaferi (VIDEO)

    Sa të lira janë gratë të largohen nga martesa? Flet psikologia Almeida Xhaferi (VIDEO)

    Sa të lira janë gratë të largohen nga martesa? Flet psikologia Almeida Xhaferi (VIDEO)

    Psikologia Almeida Xhaferi tha se shpesh faktori ekonomik i detyron gratë që të mbesin në një marrëdhënie martesore pa dëshirën e tyre.

    Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ku temë ishte se sa të lira janë gratë të largohen nga një martesë, ajo tha se faktori ekonomik dhe vështirësia për të pasur një banesë e bën të vështirë largimin nga martesa për një grua.

    “Pa diskutim që faktori ekonomik është shumë i rëndësishëm, vështirësia për të pasur një banesë e bën të vështirë për një grua…”, tha ajo.

  • Dhomat e Specializuara refuzojnë ftesën e Avokatit të Popullit për tryezën e rrumbullakët

    Dhomat e Specializuara refuzojnë ftesën e Avokatit të Popullit për tryezën e rrumbullakët

    Dhomat e Specializuara refuzojnë ftesën e Avokatit të Popullit për tryezën e rrumbullakët

    Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë cilësuar të papërshtatshme pjesëmarrjen në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, lidhur me konstatimet dhe rekomandimet e tij për këtë institucion dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Në një komunikatë, Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se refuzimi i ftesës mbështetet në kompetencat e përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas tyre, neni 162, paragrafi 11, i Kushtetutës dhe neni 34, paragrafi 9, i ligjit përkatës i japin Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, Pietro Spera, përgjegjësi ekskluzive për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të personave që ndërveprojnë me këtë institucion dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Dhomat kanë theksuar se mungesa e kompetencës së Avokatit të Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, në raport me Dhomat e Specializuara i është komunikuar atij edhe më herët, duke iu referuar një deklarate të mëparshme të institucionit.

    Në komunikatë, Dhomat e Specializuara kanë përmendur gjithashtu rolin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili, sipas tyre, mbikëqyr dhe inspekton objektin e paraburgimit për të garantuar respektimin e standardeve më të larta ndërkombëtare.

    Dhomat e Specializuara kanë rikujtuar se vendimet, urdhrat dhe aktgjykimet e gjyqtarëve të tyre të pavarur dhe të paanshëm nxirren në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut.

    Sipas komunikatës, palët që nuk janë pajtuar me vendimet gjyqësore kanë pasur në dispozicion mjete juridike për t’i kundërshtuar ato, përfshirë ankesat para Panelit të Apelit, Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara.

    “DHSK-ja vazhdon të përqendrohet në mandatin e saj për të garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të mishëruara në Kushtetutën dhe për të mundësuar procese penale të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase”.    

  • Avokatja Zylfiu Halili: Gruaja me dy fëmijë mbetet jashtë shtëpisë, gjykata i kërkon të presë ndarjen e pasurisë (VIDEO)

    Avokatja Zylfiu Halili: Gruaja me dy fëmijë mbetet jashtë shtëpisë, gjykata i kërkon të presë ndarjen e pasurisë (VIDEO)

    Avokatja Zylfiu Halili: Gruaja me dy fëmijë mbetet jashtë shtëpisë, gjykata i kërkon të presë ndarjen e pasurisë (VIDEO)

    Avokatja Flutra Zylfiu Halili ka ngritur shqetësimin për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe mbrojtjen që u ofrohet grave viktima të dhunës, duke rrëfyer një rast konkret nga praktika e saj profesionale.

    E ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ajo tha se në një rast që aktualisht është në procedurë, një grua me dy fëmijë ka mbetur jashtë shtëpisë pas veprimeve të ish-bashkëshortit, ndërsa kërkesa për urdhër mbrojtjeje, me qëllim sigurimin e banimit për të dhe fëmijët, sipas saj, nuk është trajtuar si rast i dhunës në familje.

    Zylfiu Halili bëri të ditur se përgjigjja e marrë nga gjykata në Prishtinë ka qenë që çështja të vazhdojë përmes procedurës së rregullt për ndarjen e pasurisë.

    Avokatja ngriti pikëpyetje se çfarë ndihme po u ofron shteti grave që gjenden në situata të tilla, duke theksuar se në rastin që ajo përmendi, gjykata, sipas saj, nuk i ka trajtuar veprimet e ish-bashkëshortit si dhunë.

    Ajo vuri në pah vështirësitë me të cilat përballen gratë që, përveç përvojës së dhunës, mund të mbeten edhe pa strehim të sigurt për vete dhe fëmijët e tyre, duke ngritur shqetësimin për mbrojtjen institucionale në raste të tilla.

    “Atëherë shtrohet pyetja, cila është ndihma të cilën shteti në këtë rast ia ofron një gruaje e cila me dy fëmijë — po flas konkretisht për një rast në të cilin tani jam në procedurë — i thotë ti duhet me prit me nda pasurinë në procedurë të rregullt, se veprimet që ai ka ndërmarrë, ish-bashkëshorti, janë normale. Kjo është përgjigja të cilën ne e kemi marrë nga gjykata, nga gjykata jonë në Prishtinë. Kur është kërkuar një urdhër për mbrojtje për me ia siguru banimin bashkëshortes, domethënë viktimës së dhunës në familje dhe dy fëmijëve, gjykata… përgjigjen e marrim nga gjykata se duhet të vazhdoni në procedurë të rregullt për ndarjen e pasurisë, se këtu thotë nuk ka dhunë, nuk e trajtojnë si dhunë kur gruaja me dy fëmijë mbetet jashtë objektit, jashtë shtëpisë, thotë se duhet të shkoni në procedurë të rregullt. Kjo është fatkeqësia më e madhe domethënë”, tha ajo.

  • U helmua për vite pa e ditur, derisa kamera zbuloi kolegun

    U helmua për vite pa e ditur, derisa kamera zbuloi kolegun

    U helmua për vite pa e ditur, derisa kamera zbuloi kolegun

    Rong Yuan, një inxhiniere nga Berkeley, Kaliforni, thotë se ende nuk është në gjendje të punojë me orar të plotë, vite pasi zbuloi se kolegu i saj, David Xu, po i hidhte kadmium në shishen e ujit.

    Pasi vuajti për më shumë se dy vjet nga të vjella, rënie flokësh dhe probleme të tjera shëndetësore, Yuan vendosi një kamerë në tavolinën e saj. Pamjet filmuan kolegun duke hedhur një substancë në shishen e saj. Analizat konfirmuan praninë e kadmiumit, ndërsa testet rezultuan pozitive edhe për të dy prindërit e saj.

    Xu u dënua për helmim dhe mori dy vjet lirim me kusht. Megjithatë, më 12 tetor, gjykata pranoi kërkesën e tij për shfuqizimin e dënimit, pavarësisht kundërshtimit të prokurorisë.

    Një mostër e ujit përmbante kadmium në një nivel 3.5 milionë herë mbi kufirin federal të lejuar, sipas raportimit, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

    Yuan dyshon se prindërit e saj u ekspozuan ndaj metalit toksik pasi uji përdorej edhe për gatim në shtëpi. Ajo shprehu keqardhje për këtë, veçanërisht pas vdekjes së babait të saj vitin e kaluar.

    “Nuk mendoj se ai meriton një shans të dytë”, tha Yuan, duke shprehur frikën se ai mund të dëmtojë njerëz të tjerë. Ndërsa arsyeja pse kolegu i saj e helmoi mbetet ende e paqartë.

    For four years, Xu, 41, remained out of custody while the case stalled in court. In 2023, Pamela Price became Alameda County?s district attorney, elected on a platform of reducing incarceration. She was later recalled by voters, in part because of her lenient plea deals. Xu faced up to life in state prison, but Price offered him a plea deal of one count of poisoning and one year of probation. The deal shocked even the judge, who remarked at Xu?s 2024 sentencing hearing that it was ?extremely generous, considering everything in this case? and doubled his probation to two years. Xu completed his probation in March. On Monday, he will ask an Alameda County judge to dismiss his felony conviction ? a process commonly referred to as ?expungement.?

  • Pas shkollave të mesme, greva pritet të përfshijë edhe shkollat fillore në Prishtinë

    Pas shkollave të mesme, greva pritet të përfshijë edhe shkollat fillore në Prishtinë

    Pas grevës së punëtorëve teknikë në shkollat e mesme të Prishtinës, grevës pritet t’i bashkohen edhe punëtorët teknikë të shkollave fillore, për shkak të mospagesës së pagave dhe vonesave në ekzekutimin e tyre, raporton Ekonomia Online.

    Sipas njoftimit të Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave për pagesën e pagave dhe shlyerjen e obligimeve të mbetura.

    Gjatë vizitës në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë, u tentua të merren pamje nga brenda objektit shkollor, por kjo nuk u lejua. Po ashtu, nuk u konfirmua nëse greva ka nisur edhe në këtë institucion, prandaj situata e punëtorëve teknikë në këtë shkollë mbetet e paqartë.

    Ndërkohë, sindikata ka paralajmëruar protestë para objektit të Komunës së Prishtinës, të premten, më 16 tetor, nga ora 11:00 deri në 12:00. Në protestë pritet të marrin pjesë punëtorët teknikë dhe punëtorët e sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, të cilët, sipas sindikatës, kanë mbetur pa paga./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Berisha: Një grua ka nevojë të ndihet e sigurt në realitet, jo vetëm në letër (VIDEO)

    Berisha: Një grua ka nevojë të ndihet e sigurt në realitet, jo vetëm në letër (VIDEO)

    Berisha: Një grua ka nevojë të ndihet e sigurt në realitet, jo vetëm në letër (VIDEO)

    Gazetarja, Era Berisha e ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se gratë në Kosovë janë të sigurta me ligjë, por tha se ato duhet ta gëzojnë atë edhe në realitetin e përditshëm.

    Ajo tha se suksesi i ligjeve matet me praktikën e jetës së përditshme.

    “Heshtja nuk është zgjidhje… Ne kemi ligje, një grua nuk ka nevojë vetëm në letër të jetë e sigurt, ajo ka nevojë në realitet të ndihet e sigurt. Suksesin e ligjeve e mati me atë se sa kemi gra të lira sot dhe sa e gëzojnë ato këtë fakt”.

  • “S’kishte lidhje me protestën”, Balla i uron shërim të riut që iu thye këmba në Tiranë

    “S’kishte lidhje me protestën”, Balla i uron shërim të riut që iu thye këmba në Tiranë

    “S’kishte lidhje me protestën”, Balla i uron shërim të riut që iu thye këmba në Tiranë

    Shefi i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla i ka uruar shërim të shpejtë Ledion Ballës, të riut që u lëndua rëndë gjatë protestës së të martës në Tiranë.

    Përmes një postimi në Facebook, Balla deklaroi se i riu nuk kishte të bënte fare me protestën, ndërsa shtoi se hetimi i plotë duhet të nxjerrë shkakun e frakturës në këmbë dhe përgjegjësitë individuale, transmeton Klankosova.tv.

    Pos tjerash, deputeti tha se ky rast nuk duhet të përdoret kundër Policisë së Shtetit si institucion.

    “Shërim të shpejtë Ledion Ballës, djalit tonë nga Librazhdi, që s’kishte asnjë lidhje me huliganët. Hetimi i plotë duhet të nxjerrë shkakun e frakturës në këmbë dhe përgjegjësitë individuale. Kurrësesi ky rast nuk duhet të përdoret kundër Policisë së Shtetit si institucion”, ka shkruar ai.

    Ndërkohë, në videon e postuar nga Balla, shihet se të riun e ka vizituar Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

    Ai dëgjohet duke i thënë asaj se nuk kishte fare lidhje me protestën.