Blog

  • Qeveria e Kosovës mblidhet sot, në rend dite dhjetë pika

    Qeveria e Kosovës mblidhet sot, në rend dite dhjetë pika

    Ndër çështjet kryesore që do të shqyrtohen janë Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

    Në rend dite është përfshirë edhe Drafti i Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për periudhën 2026–2028.

    Po ashtu, ministrat do të shqyrtojnë ndryshimet në vendimin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, si dhe propozim-vendimet për autorizimin e nënshkrimit të marrëveshjeve për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë.

    Sipas rendit të ditës, mbledhja përfshin gjithsej dhjetë pika për shqyrtim.

    Burimi: RTKLive

  • Mot i vranët me intervale dielli, temperaturat deri në 14°C

    Mot i vranët me intervale dielli, temperaturat deri në 14°C

    Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 14 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

    Burimi: RTKLive

  • Drejtoria e Shërbimeve në Prishtinë nis pastrimin e mbeturinave (VIDEO)

    Drejtoria e Shërbimeve në Prishtinë nis pastrimin e mbeturinave (VIDEO)

    Drejtoria e Shërbimeve në Prishtinë nis pastrimin e mbeturinave (VIDEO)

    Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur pastrimin e mbeturinave për t’i dërguar ato te Deponia e Mbeturinave në Mirash, anise Kompania Regjionale “Pastrimi”, ka dalë me njoftim se është mbyllur deponia pas orës 12 të natës dhe është ndryshuar orari i kësaj deponie.

    Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka deklaruar në Edicionin Special në Klan Kosova, se kjo ka ndikuar në grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.

    “Kufizimi i orarit të Deponisë së Mbeturinave për Komunën e Prishtinës dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike, është i papranueshëm dhe cenon shërbimin dhe menaxhimin me mbeturinat në kryeqytet”, deklaroi ai në Klan Kosova.

    Retkoceri tha se vendosja e orarit të Deponisë së Mbeturinave është bërë pa konsultim me komunën.

  • Drejtoria e Shërbimeve në Prishtinë nis pastrimin e mbeturinave (VIDEO)

    Retkoceri: Mbyllja e deponisë po pengon menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë (VIDEO)

    Drejtoria e Shërbimeve në Prishtinë nis pastrimin e mbeturinave (VIDEO)

    Kompania Regjionale “Pastrimi”, ka dalë me njoftim se është mbyllur deponia pas orës 12 të natës dhe është ndryshuar orari i kësaj deponie.

    Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka deklaruar në Edicionin Special në Klan Kosova, se kjo ka ndikuar në grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.

    “Kufizimi i orarit të Deponisë së Mbeturinave për Komunën e Prishtinës dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike, është i papranueshëm dhe cenon shërbimin dhe menaxhimin me mbeturinat në kryeqytet”, deklaroi ai në Klan Kosova.

    Retkoceri tha se vendosja e orarit të Deponisë së Mbeturinave është bërë pa konsultim me komunën.

  • Kush e ka marrë mësysh Elijonën?

    Kush e ka marrë mësysh Elijonën?

    Kush e ka marrë mësysh Elijonën?

    Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka ndarë një shqetësim me ndjekësit e saj në Instagram.

    Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka bërë të ditur se i është thyer ekrani i telefonit.

    Këtë situatë, Elijona e ka shoqëruar me një mbishkrim interesant.

    “Na myti msyshi”, ka shkruar ajo./Klankosova.tv

  • Duane “Keffe D” Davis dënohet me 40 vjet burgim për organizimin e vrasjes së Tupac Shakurit

    Duane “Keffe D” Davis dënohet me 40 vjet burgim për organizimin e vrasjes së Tupac Shakurit

    Duane “Keffe D” Davis dënohet me 40 vjet burgim për organizimin e vrasjes së Tupac Shakurit

    Ish-udhëheqësi i bandës, Duane “Keffe D” Davis, është dënuar me 40 vjet burgim për organizimin e vrasjes së reperit të famshëm amerikan, Tupac Shakur, në një rast që për gati tri dekada mbeti një nga çështjet më të njohura të pazbardhura në Shtetet e Bashkuara.

    Dënimi i Davisit shënon një zhvillim të rëndësishëm në këtë çështje, e cila ka intriguar adhuruesit e hip-hopit për gati 30 vjet, raporton CNN.

    Prokurorët argumentuan se, ndonëse Davisi nuk e kishte qëlluar vetë armën, ai kishte udhëhequr grupin përgjegjës për vrasjen. Në librin e tij autobiografik, Davisi kishte pranuar se e kishte siguruar armën e përdorur në krim.

    Gjatë seancës së dënimit të mbajtur të martën, prokurori Marc DiGiacomo tha se Davisi kishte kaluar vite duke u mburrur publikisht dhe duke folur për rolin e tij në vdekjen e Shakurit. Sipas tij, kjo vrasje “pati pasoja të gjera në mbarë botën”.

    Motra e reperit, Sekyiwa Shakur, i tha gjykatës se humbja e vëllait kishte lënë pasoja të thella te familja.

    “Humbja e Tupacit, për një kohë të gjatë, e paralizoi familjen time”, tha ajo.

    Sekyiwa Shakur theksoi se vëllai i saj kishte pasur potencial të madh dhe synonte të ndikonte pozitivisht në shoqëri.

    “Ai kishte kaq shumë potencial dhe synonte ta bënte botën një vend më të mirë”, tha ajo, duke shtuar se vëllai i saj kishte shpresuar të ndihmonte komunitetin e tij lokal.

    Ajo i kërkoi gjykatësit që Davisit t’i shqiptohej dënimi maksimal. Edhe vëllai i reperit, Maurice Shakur, iu drejtua gjykatës, duke kërkuar “dënimin më të gjatë të mundshëm”.

    Kur gjykatësja Carli Kierny e pyeti Davisin nëse kishte diçka për të thënë para shpalljes së dënimit, ai u përgjigj: “Jam në rregull. Patjetër që do ta apeloj këtë çështje.”

    Para se të shpallte vendimin, gjykatësja Kierny iu drejtua Davisit, duke theksuar se një person nuk mund t’ia marrë jetën dikujt dhe më pas të vazhdojë jetën sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

    “Ti nuk mund t’ia marrësh një njeri familjes së tij.Nuk mund t’ia marrësh jetën, të ardhmen e tij të tërë dhe pastaj thjesht të vazhdosh jetën sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Sidomos kur ai njeri është Tupac Shakur. Bota nuk e harroi kurrë atë dhe vdekjen e tij.”

    Një nga provat kryesore në këtë çështje ishin deklaratat e vetë Davisit, i cili kishte pranuar vazhdimisht dhe publikisht se ndodhej në një automjet Cadillac të bardhë, nga i cili u qëlluan plumbat vdekjeprurës ndaj reperit.

    Shakur ishte vetëm 25 vjeç dhe ndodhej në kulmin e karrierës së tij kur u vra. Ai konsiderohet një nga artistët më me ndikim në historinë e muzikës rep dhe ka shitur më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën.

    Për gati tri dekada, hetimi për vrasjen e tij mbeti një nga çështjet kriminale më të njohura të pazbardhura në Amerikë, duke nxitur teori të shumta konspirative.

    Gjatë gjyqit, ekipi mbrojtës i Davisit u përpoq ta bindte jurinë se deklaratat e tij ishin trillime, mburrje dhe ekzagjerime, të bëra me qëllim të shitjes së librave dhe përfitimit financiar.

    Prokurorët argumentuan se Davisi, ish-udhëheqës i bandës së rrugës South Side Compton Crips, kishte organizuar sulmin dhe kishte siguruar armën që nipi i tij, Orlando Anderson, e përdori për të hapur zjarr ndaj Shakurit.

    Anderson vdiq në vitin 1998, në një tjetër incident me armë zjarri, që nuk kishte lidhje me këtë çështje. Ai e kishte mohuar përfshirjen në vrasjen e reperit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Duane “Keffe D” Davis dënohet me 40 vjet burgim për organizimin e vrasjes së Tupac Shakurit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protesta në Tiranë, pezullohen 5 zyrtarë policorë pas publikimit të një videoje

    Protesta në Tiranë, pezullohen 5 zyrtarë policorë pas publikimit të një videoje

    Sipas njoftimit, Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe mënyrën e trajtimit të 19-vjeçarit L. B. nga punonjësit e policisë.

    “Pavarësisht verifikimeve të nisura, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë, si dhe të shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisar F. K. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre”, thuhet në njoftim.

    Policia ka bërë të ditur se është ngritur edhe një grup i posaçëm, nën drejtimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar dhe analizuar të gjitha veprimet e punonjësve të policisë, nga fillimi deri në përfundim të protestës, si dhe respektimin e procedurave standarde të punës.

    “Çdo punonjës që ka shkelur procedurat apo ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi”, thekson Policia e Shtetit.

    Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet lidhur me rastin.

    Në reagimin e saj, Policia e Shtetit është ndalur edhe te aktet e dhunës dhe dëmtimi i pronës gjatë protestës në kryeqytetin shqiptar.

    “Policia e Shtetit thekson se aktet e dhunshme të shfaqura prej orësh në kryeqytet, përfshirë dëmtimin, shkatërrimin dhe djegien e pronës, nuk kanë asnjë lidhje me ushtrimin paqësor të së drejtës për protestë dhe nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë”, thuhet në reagim.

    Policia u ka bërë thirrje personave të maskuar dhe atyre që kryejnë akte dhune e shkatërrimi që t’i ndalin menjëherë veprimet e tyre, duke paralajmëruar se do të përballen me ligjin.

    Po ashtu, u ka kërkuar qytetarëve të distancohen nga personat e dhunshëm, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre. 

    Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video, e cila është bërë virale në mediat shqiptare dhe në rrjetet sociale, ku shihen disa punonjës policie duke tërhequr një të ri, i cili duket se është i lënduar dhe ka një këmbë të thyer. 

    Burimi: RTKLive

  • Mot kryesisht i vranët të mërkurën në Kosovë, temperaturat deri në 14°C

    Mot kryesisht i vranët të mërkurën në Kosovë, temperaturat deri në 14°C

    Mot kryesisht i vranët të mërkurën në Kosovë, temperaturat deri në 14°C

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 14°C.

    Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mot kryesisht i vranët të mërkurën në Kosovë, temperaturat deri në 14°C appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ghetto Geasy po vjen me projekt të ri muzikor

    Ghetto Geasy po vjen me projekt të ri muzikor

    Ghetto Geasy po vjen me projekt të ri muzikor

    Reperi i njohur, Ghetto Geasy, pritet të sjellë projektin e tij më të ri muzikor.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka njoftuar për publikimin e këngës së re, e cila titullohet “Jesus”.

    Projekti i ri muzikor pritet të publikohet më 16 tetor./Klankosova.tv

  • “As në kohën e armikut, s’kanë arritë me na frikësu”, Bajrami flet për sulmet ndaj gazetarëve

    “As në kohën e armikut, s’kanë arritë me na frikësu”, Bajrami flet për sulmet ndaj gazetarëve

    “As në kohën e armikut, s’kanë arritë me na frikësu”, Bajrami flet për sulmet ndaj gazetarëve

    Asllan Bajrami, gazetar për shumë dekada, ka komentuar kanosjet e kërcënimet ndaj gazetarëve e punonjësve tjerë në media në Kosovë kohëve të fundit.

    Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai tha se kjo që po ndodhë së fundmi flet për një brishtësi të shoqërisë.

    “Kjo çfarë ndodh në mjedisin tonë shoqëror, flet për një brishtësi të shoqërisë, përkatësisht të demokracisë. Në një shoqëri moderne, përkatësisht shoqëri evropiane ku ne mëtojmë të shkojmë, gazetari ka një përgjegjësi të lartë shoqërore, kërkesa të mëdha intelektuale dhe një ndërlikueshmëri të lartë. Nëse u atribuohemi këtyre tipareve që do të ketë një gazetar dhe një media, atëherë ata përbëjnë një vlerë. Dhe nëse kjo vlerë cenohet, shoqëria tregon dobësi të jashtëzakonshme për sa i përket gazetarit dhe medias që duhet gjithmonë dhe kurdoherë të cilësohen si barometër të shoqërisë.

    “Nëse ne gazetarin dhe median nuk i cilësojmë si të tillë, atëherë kemi probleme serioze sa i përket demokracisë dhe shoqërisë”, deklaroi Bajrami.

    Ai tha se bashkëndjen me çdo kërcënim, cenim e goditje që u bëhet gazetarëve dhe tha se i dënon përpjekjet e tilla “që dëmtojnë shoqërinë, tregon ligësinë e njerëzve, paaftësinë e tyre për t’u përballur me faktet”.

    Gazetari Bajrami foli edhe për sulmet online që u bëhen gazetarëve, duke thënë se “ka një armatë njerëzish që ose janë militantë, ose janë të porositur, ose e kanë si synim të degradojnë çdo gjë në këtë shoqëri, sidomos nëse diçka nuk u përshtatet fansave të tyre”.

    Kjo, sipas tij, e dëmton shoqërinë.

    Ndër të tjera, ai bëri një krahasim të situatës me gazetarët tash me të kaluarën.

    Bajrami tha se në kohën e tij ka pasur vështirësi të shumta, por shtoi se e “kemi mundur frikën”.

    “Kemi pasur kërcënime, sidomos nga pala armike, nga pala serbe. Kolegët që kanë punuar në atë kohë, kanë qenë të kërcënuar, janë burgosur, janë rrahur, por kjo është përballur. E kemi pasur një mbështetje të shoqërisë, sepse ne kemi artikuluar atë çka është aspiratë e shoqërisë në Kosovë, dhe ky ka qenë një favor yni. Normalisht se në atë kohë, dikujt nuk i ka pëlqyer mënyra se si ne kemi raportuar, se si i kemi prezantuar ngjarjet, dhe ku ta di unë, sepse edhe atëherë ka pasur kontradikta mes shoqërisë, mirëpo si synim ka qenë ajo që është shumë e shenjtë sot: liria, çlirimi, pavarësia. Dhe kur i bëjmë bashkë këto tria, edhe ndonjë që ka qenë i pakënaqur, mund ta kemi justifikuar”, potencoi gazetari shumëvjeçar, Asllan Bajrami.

    Ndiqeni bisedën me të:

    https://youtu.be/uKCxd8eiOLA