Blog

  • Projeksionet e FMN-së:Rritja ekonomike ngadalësohet, inflacioni rritet në Kosovë

    Projeksionet e FMN-së:Rritja ekonomike ngadalësohet, inflacioni rritet në Kosovë

    Kosova pritet të përballet me inflacionin më të lartë në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2026, ndërsa rritja ekonomike parashikohet të mbetet në nivelin 3.5 për qind. Kështu thuhet në projeksionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të publikuara në raportin “World Economic Outlook”.

    Sipas parashikimeve të FMN-së, norma e inflacionit në Kosovë pritet të arrijë në 6.8 për qind në vitin 2026, krahasuar me 3.9 për qind në vitin 2025. Kjo nënkupton një rritje prej 2.9 pikë përqindjeje brenda një viti.Me këtë nivel të parashikuar, Kosova do të renditej e para në rajon për nga inflacioni. Pas saj vjen Bosnja dhe Hercegovina me 5 për qind, Maqedonia e Veriut me 4 për qind, Mali i Zi me 3.5 për qind, Shqipëria me 3.2 për qind dhe Serbia me 3.1 për qind.

    Megjithatë, FMN-ja pret që presionet inflacioniste të zbuten gjatë vitit 2027, kur inflacioni në Kosovë parashikohet të bjerë në 4.5 për qind.

    Në anën tjetër, ekonomia e Kosovës parashikohet të shënojë rritje prej 3.5 për qind gjatë vitit 2026, nga 3.6 për qind sa vlerësohet për vitin paraprak.

    Sipas këtyre projeksioneve, bëhet fjalë për një ngadalësim të lehtë të rritjes ekonomike, prej 0.1 pikë përqindjeje. Për vitin 2027, FMN-ja pret që rritja të rikthehet në 3.6 për qind.

    Në krahasim me ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova pritet të ketë të njëjtën normë të rritjes ekonomike me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat parashikohet të rriten me nga 3.5 për qind.Serbia pritet të shënojë rritje prej 3.3 për qind, Mali i Zi prej 3 për qind, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina prej 2.3 për qind.

    Projeksionet e FMN-së për vitin 2027 tregojnë se Serbia mund të shënojë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, me 4 për qind. Kosova parashikohet të rritet me 3.6 për qind, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me nga 3.2 për qind.

    Për Malin e Zi parashikohet rritje prej 2.8 për qind, ndërsa për Bosnjën dhe Hercegovinën prej 2.6 për qind.

    Sa i përket inflacionit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet të kenë normë prej 4.5 për qind. Në Serbi inflacioni parashikohet të jetë 4.2 për qind, në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë nga 3.3 për qind, ndërsa në Shqipëri 3.2 për qind.

    Projeksionet e FMN-së sugjerojnë se sfida kryesore për ekonominë e Kosovës gjatë vitit 2026 do të jetë rritja e presioneve inflacioniste, në një kohë kur aktiviteti ekonomik pritet të ruajë një ritëm relativisht të qëndrueshëm.

    Burimi: RTKLive

  • Ismaili dhe Bo Li diskutojnë reformat financiare dhe bashkëpunimin me FMN-në

    Ismaili dhe Bo Li diskutojnë reformat financiare dhe bashkëpunimin me FMN-në

    Sipas njoftimit, takimi u fokusua në zhvillimet financiare në Kosovë, qëndrueshmërinë e sistemit financiar, progresin në zbatimin e reformave strategjike dhe prioritetet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet BQK-së dhe FMN-së.

    Guvernatori Ismaili theksoi stabilitetin e vazhdueshëm dhe performancën e mirë të sektorit financiar të Kosovës, duke nënvizuar se sektori bankar mbetet mirë i kapitalizuar, likuid dhe i qëndrueshëm, ndërsa sistemi financiar në tërësi vazhdon të dëshmojë stabilitet.

    “Guvernatori i BQK-së prezantoi progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Planit Strategjik të BQK-së 2024-2028 dhe rekomandimeve që burojnë nga vlerësimet dhe misionet e asistencës teknike të FMN-së. Theks i veçantë iu kushtua avancimit të mbikëqyrjes së bazuar në rrezik në të gjithë sektorin financiar, forcimit të kornizave për stabilitetin financiar dhe menaxhimin e krizave, përmirësimit të qeverisjes dhe qëndrueshmërisë institucionale, si dhe zhvillimit të kapaciteteve analitike, të parashikimit makroekonomik dhe mbikëqyrëse të BQK-së”, thuhet në njoftim.

    Në emër të BQK-së, ai shprehu mirënjohjen për partneritetin afatgjatë me FMN-në dhe rolin e rëndësishëm të këtij institucioni në mbështetjen e zhvillimit të sektorit financiar dhe reformave institucionale në Kosovë.

    Në këtë kontekst, u riafirmua përkushtimi i fuqishëm i BQK-së për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës Rajonale të Asistencës Teknike të FMN-së për Evropën Juglindore (SEETAC). Guvernatori Ismaili theksoi se BQK-ja tashmë ka konfirmuar dhe përmbushur kontributin e saj në këtë iniciativë.

    Tutje theksohet se të dyja palët riafirmuan përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet BQK-së dhe FMN-së, duke u mbështetur në arritjet e deritanishme dhe duke identifikuar mundësi për vazhdimin e asistencës teknike, shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin institucional.

    Burimi: RTKLive

  • Ledri Vula me Bebe Rexhën? Fotografitë që ngritën dyshime në rrjetet sociale (VIDEO)

    Ledri Vula me Bebe Rexhën? Fotografitë që ngritën dyshime në rrjetet sociale (VIDEO)

    Ledri Vula me Bebe Rexhën? Fotografitë që ngritën dyshime në rrjetet sociale (VIDEO)

    Në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi ku shihen reperi Ledri Vula dhe këngëtarja Bebe Rexha duke ecur dorë për dore.

    Megjithatë, fotografitë dyshohet se janë të krijuara ose të manipuluara me inteligjencë artificiale.

    Për këtë çështje u diskutua edhe në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku u bë thirrje që fotografitë dhe përmbajtjet e publikuara në rrjetet sociale të verifikohen para se të besohen apo shpërndahen.

    Në studio u ngrit edhe shqetësimi se imazhet e krijuara me AI po bëhen gjithnjë e më realiste dhe më të vështira për t’u dalluar, duke e bërë më sfiduese për qytetarët identifikimin e përmbajtjeve të rreme./Klankosova.tv

  • Kur nis strategjia për Apelin e katërshes? Qeveria s'ka përgjigje për afatet: Të mos gabojmë

    Kur nis strategjia për Apelin e katërshes? Qeveria s’ka përgjigje për afatet: Të mos gabojmë

    Kur nis strategjia për Apelin e katërshes? Qeveria s'ka përgjigje për afatet: Të mos gabojmë

    Qeveria e Kosovës ka vendosur të themelojë grup punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore për procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara në rastin ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, nuk ka treguar për afatet kohore lidhur me këtë strategji, por sipas tij e rëndësishme është që puna të fillojë.

    Ai po ashtu nuk ka treguar për përbërjen e këtij grupi, duke e thënë atë që tashmë është bërë e ditur, se kryesues do të jetë zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, transmeton Klankosova.tv

    “Qeveria është përkushtuar që të themelojë një strategji. Në krye të grupit do të jetë zv/kryeministri Glauk Konjufca, në mënyrë që ne të mbrojmë udhëheqësit tanë të luftës së gjenden në Hagë. Ne vetëm kemi themeluar Grupin Punues, do të ketë edhe përfaqësim institucional dhe parlamentar.

    Do të bashkërendohet mbështetja juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të Apelit. Me këtë vendim, konkretizohet zotimi që kemi dhënë disa herë me mjetet që ne si qeveri kemi ne dispozicion, që të angazhohemi për drejtësi dhe mbrojtjen e të vërtetës historike.

    Afatet kohore se kur do të realizohet strategjia, varen prej shumë faktorëve. Për ne është e rëndësishme që të fillojë, të trajtohet në radhë të parë, të mos bëjmë gabime të mundshme siç i kemi parë, që të ngutemi.” – u shpreh Hoti në konferencën për media pas mbledhjes së ekzekutivit.

    Sipas tij, vendimi dënues ndaj katërshes është i padrejtë, duke theksuar se lufta është bërë për mbrojtjen e popullit dhe në asnjë rrethanë UÇK s’mund të gjykohet.

    “Ne kemi thënë qëndrime tona disa herë publikisht, që për ne është edhe juridikisht, edhe moralisht, i padrejtë një vendim i tillë që është dhënë para një muaji në Gjykatën Speciale. Edhe është i pasaktë historikisht, sepse UÇK rrjedh nga populloi i saj, si derivat për mbrojtjen e populli të Kosovës dhe në asnjë rrethanë, asnjë gjykatë, nuk mund të gjykojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.” /Klankosova.tv

  • Vatikani: Operacioni i Papës zgjati rreth 90 minuta dhe përfundoi pa komplikime

    Vatikani: Operacioni i Papës zgjati rreth 90 minuta dhe përfundoi pa komplikime

    Vatikani: Operacioni i Papës zgjati rreth 90 minuta dhe përfundoi pa komplikime

    Papa Leoni kaloi një natë të qetë në spital pasi iu nënshtrua një operacioni për kancerin e mushkërive, njoftoi Vatikani të mërkurën, duke shtuar se informacione të mëtejshme mbi gjendjen e tij do të jepen më vonë gjatë ditës.

    Të martën, Papa iu diagnostikua me adenokarcinoma e mushkërive – forma më e zakonshme e kancerit të mushkërive – pasi mjekët hoqën lobin e poshtëm të mushkërisë së djathtë gjatë një operacioni.

    Papa 71-vjeçar ishte shtruar në spitalin “Gemelli” të Romës pasi mjekët zbuluan një masë tumorale gjatë një kontrolli të fundit rutinë shëndetësor.

    Operacioni zgjati rreth 90 minuta dhe përfundoi pa komplikacione, deklaruan vonë të martën kirurgu kryesor i Papës, Stefano Margaritora, dhe mjeku i tij personal, Luigi Carbone.

    Në një deklaratë të përbashkët, mjekët thanë se ishte hequr i gjithë lobi i poshtëm i mushkërisë së djathtë, në përpjekje për të eliminuar të gjithë indin kanceroz. Mushkëritë e njeriut kanë pesë lobe: tre në mushkërinë e djathtë dhe dy në atë të majtë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Vatikani nuk ka bërë të ditur përmasat e tumorit apo nëse sëmundja ishte përhapur në nyjet limfatike përreth, faktorë këta kyç për përcaktimin e prognozës.

    Vatikani njoftoi më herët gjatë javës se Papa pritej të qëndronte në spital për rreth një javë dhe se të gjitha angazhimet e tij publike ishin anuluar deri më 20 tetor.

    I zgjedhur nga kardinalët e botës në maj të vitit 2025, Leoni është relativisht i ri për një udhëheqës të Kishës. Ai pëlqen sportet, përfshirë tenisin, dhe nuk njihet si duhanpirës apo si dikush që ka pasur probleme të fundit shëndetësore.

  • Rekord në Treboviq: Fshati pa rrymë prej mbi 14 orësh, deklarohen nga KEDS-i

    Rekord në Treboviq: Fshati pa rrymë prej mbi 14 orësh, deklarohen nga KEDS-i

    Rekord në Treboviq: Fshati pa rrymë prej mbi 14 orësh, deklarohen nga KEDS-i

    Banorët e fshatit Treboviq po përballen me mungesë të energjisë elektrike tash e mbi 14 orë, si pasojë e një prishjeje të madhe në linjën 10 kV “Fusha e Pejës”.

    Sipas njoftimit të KEDS-it, linja është jashtë funksionit për shkak të një defekti në kabllon magjistrale, ndërsa ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për identifikimin e saktë të vendit të prishjes dhe sanimin e saj.

    “KEDS njofton se linja 10 kV Fusha e Pejës është jashtë funksionit për shkak të një prishjeje në kabllon magjistrale të linjës. Ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po punojnë për identifikimin e saktë të vendit të prishjes, si dhe për realizimin e punimeve të nevojshme për sanimin e saj në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha zëdhënësja e KEDS-it, Bleona Dallaveraj për Klanklankosova.tv.

    Tutje, KEDS-i ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

    Ndërkohë, përmes një njoftimi është bërë e ditur se banorët e Treboviqit presin që furnizimi me energji elektrike të rikthehet sa më shpejt.

  • Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

    Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

    Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

    Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e një grupi punues për bashkërendimin e mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procedurat e apelit.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së konsiderohet nga Qeveria i padrejtë juridikisht dhe moralisht, duke theksuar nevojën për një strategji shtetërore dhe kombëtare për procesin e apelit.

    “Aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e konsiderojmë të padrejtë juridikisht dhe moralisht, me pasaktësi faktike dhe historike, prandaj edhe punojmë që të bëhet korrigjimi i tij në shkallën e apelit. Siç kemi theksuar edhe më parë, për këtë nevojitet një strategji shtetërore e kombëtare, një organizim që i tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët.Për këtë arsye, sot po themelojmë grupin punues të kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, me përfaqësim institucional dhe parlamentar për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të Apelit. Me këtë vendim po e konkretizojmë zotimin tonë që, me mjetet të cilat i kemi në dispozicion, të angazhohemi për drejtësi dhe për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës sonë çlirimtare”, tha Kurti.

    Grupi punues do të kryesohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ndërsa do të përfshijë përfaqësues institucionalë dhe parlamentarë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Çitaku: Jam e bindur se presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

    Çitaku: Jam e bindur se presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

    Çitaku: Jam e bindur se presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

    Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula, do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen.

    Çitaku ka rikujtuar edhe momentin e zgjedhjes së presidentes, duke theksuar se ajo u zgjodh në këtë post nën brohoritjet “UÇK, UÇK”.

    “Jam e bindur që presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen”, është shprehur Çitaku.

    Deklarata e saj vjen në kontekstin e diskutimeve për Ligjin për Specialen dhe pritjeve lidhur me qëndrimin që presidentja do të mbajë ndaj tij. 

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Çitaku: Jam e bindur se presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kosova drejt marrëveshjeve me Austrinë dhe Turqinë për pensionet

    Kosova drejt marrëveshjeve me Austrinë dhe Turqinë për pensionet

    Kosova drejt marrëveshjeve me Austrinë dhe Turqinë për pensionet

    Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, bëri të ditur se në këtë mbledhje u miratuan 11 pika, dy prej të cilave ishin të sponsorizuara nga vetë ai.

    Hoti tha se ka kërkuar autorizimin për nënshkrimin e marrëveshjes me Austrinë dhe Turqinë, me anë të së secilës do të krijohet bazë e re ligjore për të rregulluar marrëdhëniet reciproke në fushën e sigurimeve sociale.

    Ai tha se kjo nënkupton që qytetarët e Kosovës që kanë punuar një kohë në Austri apo Turqi do t’u mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit të kenë të drejtën të marrin pension në Kosovë.

    “Tashmë i kemi kaluar 11 pika në këtë mbledhje, 2 prej tyre të cilat i kam sponzoruar unë janë propozim-vendimi për Presidenten e Kosovës që të më jepet autorizimi për nënshkrimin e marrëveshjes me Republikën e Austrisë dhe Turqisë për sigurimet sociale të qytetarëve të Kosovës dhe të Austrisë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është krijimi i një baze të re ligjore për të rregulluar marrëdhëniet reciproke në fushën e sigurimeve sociale e cila u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjelltë e kontributeve sociale për kontribute sociale. Pra, kjo nënkupton që qytetarët e Republikës së Kosovës, pra mërgata jonë që jeton në Austri të cilët kanë punuar për një kohë në Austri apo në Turqi, do të mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit të kenë të drejtën të marrin pensionin në Kosovë apo anasjelltas… Kjo marrëveshje nuk parasheh kosto buxhetore ndërsa hyrja në fuqi dhe zbatimi i saj do të bëhen menjëherë pas përfundimit të procedurave ligjore të të dyja vendeve. Ne synojmë që në vitin 2027 të fillojë zbatimi i këtyre dy marrëveshjeve”, tha ai.

  • Amerika nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Amerika nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Amerika nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka ritheksuar se zhvillimi i Dialogut Strategjik me Kosovën varet nga krijimi i kushteve të përshtatshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve të Kosovës ndaj serbëve të Kosovës.

    Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë më 13 tetor, DASH-i përsëriti qëndrimin e shprehur në korrik, pa sqaruar nëse Kosova ka bërë përparim drejt përmbushjes së kushteve apo cilët hapa konkretë mbeten për t’u ndërmarrë, transmeton Klankosova.tv.

    “Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

    Ky qëndrim vjen pasi presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kërkoi rifillimin e Dialogut Strategjik gjatë takimit të 12 tetorit me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin në Prishtinë. Sipas njoftimit të Presidencës, ajo theksoi rëndësinë e këtij dialogu për thellimin e partneritetit dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

    Gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës, Shaheen tha se do të ishte shumë mirë që Dialogu Strategjik të rifillonte, ndërsa përmendi si sfida ndryshimet në administratën amerikane dhe në Departamentin e Shtetit.

    Departamenti i Shtetit rikujtoi se SHBA-ja e pezulloi Dialogun Strategjik për një periudhë të pacaktuar në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë së atëhershme në detyrë. Vendimi erdhi pasi autoritetet e Kosovës ndërmorën veprime ndaj institucioneve paralele serbe që funksiononin në Kosovë.