Blog

  • Familjet e dy punëtorëve nga Kosova që humbën jetën në Itali, dëmshpërblehen me 2 milionë euro

    Familjet e dy punëtorëve nga Kosova që humbën jetën në Itali, dëmshpërblehen me 2 milionë euro

    Familjet e dy punëtorëve nga Kosova që humbën jetën në Itali, dëmshpërblehen me 2 milionë euro

    Dy punëtorët, V.Xh. dhe D.S., humbën jetën në maj të vitit 2025, pasi furgoni me të cilin po udhëtonin drejt një kantieri ndërtimi u përplas me kamionë në autostradën A22.

    Familjet e dy punëtorëve me origjinë nga Kosova, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik trafiku në Itali, do të përfitojnë gjithsej 2 milionë euro dëmshpërblim,

    Shuma do të paguhet nga kompania e sigurimeve të furgonit, i cili ishte i regjistruar në emër të kompanisë ku punonin dy viktimat, transmeton albinfo.ch.

    Aksidenti ndodhi mëngjesin e 30 majit 2025, rreth orës 06:30, në autostradën A22, në segmentin ndërmjet Bressanones dhe Chiusa-s. Katër punëtorë po udhëtonin me automjetin e kompanisë drejt një kantieri ndërtimi, kur furgoni u përplas me disa kamionë.

    Sipas rindërtimit të ngjarjes, drejtuesi i furgonit po parakalonte disa automjete të rënda. Gjatë kthimit në korsinë e tij, ai nuk arriti të dallonte me kohë një kolonë kamionësh që po lëviznin ngadalë.

    Përplasja ishte fatale për dy punëtorët që ndodheshin në anën e djathtë të furgonit, njëri në sediljen e pasagjerit dhe tjetri në sediljen e pasme. Të dy mbetën të bllokuar në rrënojat e automjetit dhe humbën jetën në vendngjarje.

    Dy personat e tjerë, përfshirë drejtuesin e furgonit, mbetën të plagosur, por jo rëndë.

    Viktimat, V.Xh. dhe D.S., jetonin prej kohësh në Itali dhe punonin në sektorin e ndërtimit. Njëri ishte banor i Bronzolos, ndërsa tjetri jetonte në Bolzano.

    Dëmshpërblimi prej 2 milionë eurosh synon të kompensojë familjet për humbjen e dy të afërmve në aksidentin tragjik./Albinfo.ch

  • Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

    Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

    Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni këtë të mërkurë ka deklaruar se marrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mbi furnizimin me naftë është një “zgjedhje shumë e rrezikshme” dhe se bie ndesh me përpjekjet për të detyruar Vladimir Putin të ulet në një tryezë negociatash me Ukrainën.

    Shtetet e Bashkuara dhe Rusia thanë javën e kaluar se kishin rënë dakord që Moska fillimisht do të furnizonte më shumë se 300,000 ton metrikë naftë në tregjet amerikane dhe globale.

    “Rezultati i këtij vendimi është i pasigurt, ndërsa rreziqet janë të qarta”, i tha Meloni parlamentit italian përpara një samiti të BE-së këtë javë.

     “Kjo i jep Moskës legjitimitet ndërsa bombat e saj vazhdojnë të bien mbi qytetet ukrainase, gjeneron të ardhura të reja për të financuar luftën dhe në mënyrë implicite dobëson efektivitetin e sanksioneve”, shtoi ajo.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,tha pas marrëveshjes se ajo do të ulte çmimet e energjisë në Shtetet e Bashkuara, një problem i madh politik për Partinë e tij Republikane përpara zgjedhjeve të rëndësishme të mesit të mandatit që përcaktojnë kontrollin e Kongresit.

    Në komente të tjera, Meloni tha se 27 vendet e BE-së duhet të emërojnë “një figurë autoritare” për të negociuar për Evropën mbi luftën Rusi-Ukrainë, pa përjashtuar një mandat formal për Grupin E3 që përfshin Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe, shkruan euronews.al.

    “Nëse Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe besojnë se mund të bëjnë më mirë vetë sesa mund të bënim ne të gjithë së bashku, dhe deri më tani kjo është zgjedhja që kanë bërë, atëherë të paktën le ta bëjnë këtë në emër të të gjithëve dhe me një mandat zyrtar”, tha Meloni.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Aksident mes dy veturave në rrugën Prizren–Prevallë, së paku një person i lënduar

    Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Reqan të Prizrenit, në rrugën Prizren–Prevallë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 09:40, mes dy automjeteve.

    Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku një person ka pësuar lëndime trupore.

    Bytyqi ka bërë të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aksident mes dy veturave në rrugën Prizren–Prevallë, së paku një person i lënduar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Avokati i Popullit i shqetësuar për transparencën dhe llogaridhënien e Speciales

    Avokati i Popullit i shqetësuar për transparencën dhe llogaridhënien e Speciales

    Në tryezën e diskutimit të mbajtur në Prishtinë, Qelaj ka theksuar se, sipas raportit, Dhomat e Specializuara nuk i janë nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës.

    “Gjykata Speciale nuk i është nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke krijuar mungesë të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, ka theksuar ai duke cituar raportin.

    Sipas tij, mungesa e një elementi vendor dhe e mbikëqyrjes nga institucionet e Kosovës ngre shqetësime edhe lidhur me respektimin e standardeve për një proces të drejtë dhe të paanshëm.

    Raporti i publikuar nga Avokati i Popullit trajton gjithashtu çështje që lidhen me kohëzgjatjen e paraburgimit, barazinë e armëve mes palëve, pranueshmërinë e provave, monitorimin e komunikimeve dhe pavarësinë e mekanizmave mbikëqyrës.

    Në mesin e rekomandimeve, Avokati i Popullit kërkon që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës të mbështesin krijimin e një mekanizmi të pavarur dhe profesional për monitorimin e procedurave gjyqësore në Dhomat e Specializuara.

    Po ashtu, raporti rekomandon që shqetësimet e identifikuara t’u adresohen Këshillit të Evropës dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë.

    Raporti ex officio synon të trajtojë çështjet e transparencës, llogaridhënies dhe respektimit të standardeve të procesit të drejtë në funksionimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    Burimi: RTKLive

  • SHBA: S’ka dialog strategjik nëse Kosova nuk përmbush zotimet e saj në raport me serbët e Kosovës

    SHBA: S’ka dialog strategjik nëse Kosova nuk përmbush zotimet e saj në raport me serbët e Kosovës

    Kërkesat që të rifillojë dialogu strategjik veçse janë adresuar tek shteti amerikan, sapo Presidentja Justina Shiroka-Pula mori detyrën e re.

    Por, në Uashington, rinisjen e një dialogu të tillë me Kosovën, po thonë se po presin me interes, por vetëm atëherë kur të plotësohen kushtet e përshtatshme.

    Në një përgjigje për Televizionin Dukagjini, një zëdhënës i Departamentit Amerikan, tha se Kosova ka zotime që duhet t’i përmbush në raport me serbët e Kosovës.

    “Shtetet e Bashkuara e pezulluan për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik SHBA–Kosovë në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet që kishte ndërmarrë qeveria e atëhershme në detyrë. Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Presim me interes zhvillimin e një dialogu strategjik me Kosovën kur kushtet të jenë të përshtatshme, përfshirë përmbushjen nga Kosova të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e DASH-it për Dukagjini.

    Këtë përgjigje Departamenti amerikan i Shtetit, e dha një ditë pasi, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kërkoi nga senatorët amerikan Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin në Prishtinë rifillimin e e këtij dialogu me SHBA-të.

    Ky i fundit ishte pezulluar më 12 shtator të 2025-s, dhe lidhej me shqetësimet që amerikanët kishin lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë aso kohe, veçanërisht deklaratat kritikuese të zyrtarëve qeveritar ndaj Gjykatës Kushtetuese, kur kjo e fundit shqyrtoi vendimin e Kuvendit që të tejkalohej Lista Serbe duke mos u votuar nënkryetari nga ky subjekt, që përkrahet nga Beogradi.

    Gjithashtu, atë kohë autoritet e sigurisë por edhe Qeveria ndërmorën disa veprime ndaj institucioneve paralele serbe që funksiononin në Kosovë.

    Televizioni Dukagjini ka kërkuar përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës, nëse ka marrë masa për plotësimin e kushteve që po i kërkojnë Shtetet e Bashkuara, por deri në momentin e publikimi të këtij lajmi, nuk ka marrë përgjigje.

    Dialogu strategjik me SHBA-në, Kosova në pritje të një sinjali nga Uashingtoni

     

     

    Burimi: Dukagjini

  • Funksionimi i Speciales, ngriten shqetësime nga Avokati i Popullit

    Funksionimi i Speciales, ngriten shqetësime nga Avokati i Popullit

    Funksionimi i Speciales, ngriten shqetësime nga Avokati i Popullit

    Avokati i Popullit është duke prezantuar Raportin Ex officio për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në një tryezë diskutimi që po mbahet në Prishtinë.

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka ngritur shqetësime për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Këto konstatime janë paraqitur sot gjatë prezantimit të Raportit ex officio për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në një tryezë diskutimi në Prishtinë, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas raportit, Dhomat e Specializuara nuk i janë nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës.

    “Gjykata Speciale nuk i është nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke krijuar mungesë të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, thuhet në raport.

    Avokati i Popullit vlerëson se mungesa e një elementi vendor dhe e mbikëqyrjes nga institucionet e Kosovës ka ngritur shqetësime edhe sa i përket respektimit të standardeve për një proces të drejtë dhe të paanshëm. Raporti ngre shqetësime edhe për kohëzgjatjen e paraburgimit, barazinë e armëve mes palëve, pranueshmërinë e provave, monitorimin e komunikimeve dhe pavarësinë e mekanizmave mbikëqyrës.

    Lexo po ashtu

    Ekspertët në Kongresin Ndërkombëtar: Stresi, ankthi dhe depresioni, sfidat kryesore të shëndetit mendor

    Në raport rekomandohet që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës të mbështesin një mekanizëm të pavarur dhe profesional për monitorimin e procedurave gjyqësore në Dhomat e Specializuara. Po ashtu, Avokati i Popullit kërkon që shqetësimet e identifikuara t’u adresohen Këshillit të Evropës dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë.

  • Trepça sonte kundër Splitit në FIBA Europe Cup

    Trepça sonte kundër Splitit në FIBA Europe Cup

    Trepça sonte kundër Splitit në FIBA Europe Cup

    Kampioni në fuqi i basketbollit kosovar sonte zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të FIBA Europe Cup.

    Klubi nga Mitrovica, Trepça, përballet me Splitin në Kroaci, në këtë ballafaqim të fazës së grupeve.

    Dueli do të fillojë në orën 19:00. /Klankosova.tv

    May be an image of basketball and text

     

     

  • BQK dhe FMN diskutojnë reformat dhe stabilitetin financiar në Kosovë

    BQK dhe FMN diskutojnë reformat dhe stabilitetin financiar në Kosovë

    BQK dhe FMN diskutojnë reformat dhe stabilitetin financiar në Kosovë

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, është takuar me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bo Li, në kuadër të Takimeve Vjetore 2026 të FMN-së dhe Grupit të Bankës Botërore, që po mbahen në Bangkok të Tajlandës.

    Sipas njoftimit të BQK-së, takimi u fokusua në zhvillimet financiare në Kosovë, qëndrueshmërinë e sistemit financiar, zbatimin e reformave strategjike dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

    Gjatë takimit, guvernatori Ismaili theksoi stabilitetin dhe performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, duke vënë në pah se sektori bankar mbetet mirë i kapitalizuar, likuid dhe i qëndrueshëm.

    Ai prezantoi gjithashtu progresin në zbatimin e Planit Strategjik të BQK-së për periudhën 2024–2028 dhe rekomandimeve që dalin nga vlerësimet dhe misionet e asistencës teknike të FMN-së.

    Vëmendje e veçantë iu kushtua avancimit të mbikëqyrjes së bazuar në rrezik në sektorin financiar, forcimit të mekanizmave për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe menaxhimin e krizave, si dhe përmirësimit të qeverisjes dhe qëndrueshmërisë institucionale të BQK-së.

    Në takim u diskutua edhe për zhvillimin e kapaciteteve analitike dhe mbikëqyrëse të Bankës Qendrore, përfshirë përmirësimin e parashikimeve makroekonomike.

    Në emër të BQK-së, Ismaili shprehu mirënjohje për partneritetin afatgjatë me FMN-në dhe mbështetjen e këtij institucioni në zhvillimin e sektorit financiar dhe zbatimin e reformave institucionale në Kosovë.

    Një çështje tjetër e diskutuar ishte themelimi dhe funksionalizimi i Qendrës Rajonale të Asistencës Teknike të FMN-së për Evropën Juglindore (SEETAC). Ismaili theksoi se BQK-ja e ka konfirmuar dhe përmbushur kontributin e saj në këtë iniciativë.

    Në përfundim, të dyja palët riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit strategjik, vazhdimin e asistencës teknike dhe shkëmbimin e njohurive në mbështetje të reformave dhe zhvillimit të sektorit financiar në Kosovë.

  • Policia turke bastis televizionin opozitar, ndërpriten transmetimet e drejtpërdrejta

    Policia turke bastis televizionin opozitar, ndërpriten transmetimet e drejtpërdrejta

    Policia turke bastis televizionin opozitar, ndërpriten transmetimet e drejtpërdrejta

    Policia turke ka bastisur selinë e televizionit Halk TV, i cili njihet për qëndrimet e tij opozitare, duke ndërprerë transmetimet e drejtpërdrejta të këtij mediumi.

    Halk TV njoftoi se punonjësit e tij nuk kanë mundur të hyjnë në ndërtesën e televizionit në Stamboll të mërkurën në mëngjes, ndërsa është emëruar një drejtues i ri për ta menaxhuar kanalin, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

    Sipas raportimeve të mediave turke, policia e krimeve financiare ka kontrolluar ndërtesën, ndërsa 11 persona janë ndaluar gjatë bastisjes, e cila lidhet me pronarin e televizionit.

    Halk TV konsiderohet nga shumë qytetarë në Turqi si një medium i afërt me Partinë Republikane Popullore (CHP), partia kryesore opozitare në vend. Televizioni shpesh kritikon partinë në pushtet, AK, të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

  • Kosova avancon marrëveshjet për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë

    Kosova avancon marrëveshjet për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë

    Qeveria e Kosovës miratoi vendimet për të kërkuar nga presidentja autorizimin për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Austrinë dhe të një marrëveshjeje të ngjashme me Turqinë.

    Kryeministri Albin Kurti, duke folur për marrëveshjen me Turqinë, tha se qëllimi është mbrojtja e të drejtave të qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në të dyja vendet, në mënyrë që lëvizja nga një shtet në tjetrin të mos ndikojë në sigurinë e tyre sociale.

    Sipas tij, përmes koordinimit të skemave të sigurimeve dhe bashkimit të periudhave të sigurimit, vitet e punës dhe kontributet e paguara në të dyja shtetet do të mund të merren parasysh gjatë realizimit të të drejtave pensionale dhe sociale.

    “Qytetarët që kanë kontribuuar në dy shtetet meritojnë që puna e tyre të njihet dhe të drejtat e fituara t’u ruhen pavarësisht se ku e ndërtojnë jetën”, deklaroi Kurti.

    Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, bëri të ditur se marrëveshjet do t’u mundësojnë qytetarëve të Kosovës që kanë jetuar ose punuar në Austri dhe Turqi të përfitojnë nga të drejtat pensionale në bazë të periudhave të sigurimit dhe kontributeve të tyre, sipas kushteve që do të përcaktohen me marrëveshjet përkatëse.

    Hoti theksoi se marrëveshjet nuk parashohin kosto buxhetore dhe se synimi i institucioneve është që zbatimi i tyre të fillojë gjatë vitit 2027.

    Ministri bëri të ditur gjithashtu se ka kërkuar takime me homologët e tij në Slloveni dhe Kroaci, me qëllim të avancimit të bisedimeve për marrëveshje të ngjashme për sigurime sociale.

    Duke folur për punëtorët kosovarë në Slloveni, Hoti u shpreh se pret që takimi të realizohet, ndërsa theksoi se në diskutime pritet të përfshihet edhe çështja e migrimit të rregullt të punëtorëve të kualifikuar.

    Ai shtoi se nuk mund të komentojë deklaratat politike të kryeministrave, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional për çështjet që lidhen me qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

    Marrëveshjet me Austrinë dhe Turqinë përbëjnë një hap drejt koordinimit të sistemeve të sigurimeve sociale dhe synojnë të sigurojnë që kontributet e qytetarëve të mos humbasin për shkak të punësimit ose jetesës në më shumë se një shtet.

    Burimi: RTKLive