Blog

  • Gani Geci mund të përfundojë 30 ditë në qeli, Prokuroria dorëzon kërkesën

    Gani Geci mund të përfundojë 30 ditë në qeli, Prokuroria dorëzon kërkesën

    Gani Geci mund të përfundojë 30 ditë në qeli, Prokuroria dorëzon kërkesën

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-deputetit Gani Geci.

    Geci, i ndaluar nën dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, për shkak të ushtrimit të profesionit të tij, do të përballet me kërkesën për paraburgim, në kohëzgjatje prej një muaji.

    Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se seanca dëgjimore pritet të mbahet nga ora 13:30.

    “Po e kemi pranuar kërkesën. Kërkesa është përcaktim i masës së paraburgimit. Seanca dëgjimore pritet të mbahet sot në ora 13:30”, tha Gashi.

    Klan Kosova do të ju mbajë të informuar me vendimin e Gjykatës. /Klankosova.tv

  • Avokati i Popullit ngre shqetësime për funksionimin e Speciales

    Avokati i Popullit ngre shqetësime për funksionimin e Speciales

    Avokati i Popullit po prezanton sot Raportin Ex officio për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në një tryezë diskutimi që po mbahet në Prishtinë. Avokati i popullit ka ngritur shqetësime për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Këto konstatime janë paraqitur sot gjatë prezantimit të Raportit ex officio për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në një tryezë diskutimi në Prishtinë. Sipas raportit, Dhomat e Specializuara nuk i janë nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës.

    “Gjykata Speciale nuk i është nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke krijuar mungesë të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, thuhet në raport.

    Avokati i Popullit vlerëson se mungesa e një elementi vendor dhe e mbikëqyrjes nga institucionet e Kosovës ka ngritur shqetësime edhe sa i përket respektimit të standardeve për një proces të drejtë dhe të paanshëm. Raporti ngre shqetësime edhe për kohëzgjatjen e paraburgimit, barazinë e armëve mes palëve, pranueshmërinë e provave, monitorimin e komunikimeve dhe pavarësinë e mekanizmave mbikëqyrës.

    Në raport rekomandohet që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës të mbështesin një mekanizëm të pavarur dhe profesional për monitorimin e procedurave gjyqësore në Dhomat e Specializuara. Po ashtu, Avokati i Popullit kërkon që shqetësimet e identifikuara t’u adresohen Këshillit të Evropës dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë./KP

    Burimi: Dukagjini

  • 20 Aksidente me të lënuar si dhe 15 të arrestuar për 24 orë

    20 Aksidente me të lënuar si dhe 15 të arrestuar për 24 orë

    20 Aksidente me të lënuar si dhe 15 të arrestuar për 24 orë

    Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 203 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë regjistruar 20 aksidente trafiku me të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

    Po ashtu, policia ka arrestuar 15 persona, ndërsa tetë të tjerë janë dërguar në mbajtje. Një person është në vuajtje të dënimit, kurse nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 20 Aksidente me të lënuar si dhe 15 të arrestuar për 24 orë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Aksident mes dy veturave në rrugën Prizren-Prevallë, një person i lënduar

    Aksident mes dy veturave në rrugën Prizren-Prevallë, një person i lënduar

    Aksident mes dy veturave në rrugën Prizren-Prevallë, një person i lënduar

    Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën paradite në fshatin Reqan të Prizrenit, në rrugën Prizren–Prevallë, ku janë përfshirë dy automjete.

    Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Sipas tij, aksidenti është raportuar rreth orës 09:40, ndërsa si pasojë janë shkaktuar dëme materiale dhe të paktën një person ka pësuar lëndime trupore.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.

    “Aksident trafiku në fshatin Reqan të Prizrenit.Më datën 14.10.2026, rreth orës 09:40, është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, në fshatin Reqan të Prizrenit, në rrugën Prizren–Prevallë. Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku një person ka pësuar lëndime trupore. Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaqeve që kanë çuar deri te aksidenti”.

  • A është gati Termokosi për sezonin e ngrohjes? (VIDEO)

    A është gati Termokosi për sezonin e ngrohjes? (VIDEO)

    A është gati Termokosi për sezonin e ngrohjes? (VIDEO)

    Termokos thotë se përgatitjet për sezonin e ri të ngrohjes kanë filluar që nga përfundimi i sezonit të kaluar, pra që nga prilli i këtij viti.

    Zëdhënësja e ndërmarrjes, Aferdita Uka, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, theksoi se përgatitjet bwhen menjwherw pas pwrfundimit tw sezonit ngrohws.

    Sipas saj, departamentet operative-teknike kanë hartuar planet verore dhe kanë realizuar të gjitha aktivitetet e parashikuara. Ajo tha se janë pastruar këmbyesit e nxehtësisë dhe janë zëvendësuar pajisje të ndryshme, përfshirë valvulat e sigurimit, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e sistemit.

    Uka shtoi se ndërmarrja është në prag të sezonit të ri dhe po kryen testimet e fundit të pajisjeve. Pas kësaj, do të fillojë marrjen e sasive të para të avullit nga KEK-u, për të prodhuar energjinë ngrohëse dhe për ta shpërndarë atë te mbi 25 mijë konsumatorë, sa janë aktualisht të lidhur me rrjetin e ngrohjes.

    “Në fakt, siç e kam ritheksuar shumë herë, ne përgatitjet i bëjmë që nga përfundimi i sezonit të kaluar ngrohës, pra që nga prilli i këtij viti. Departamentet operative-teknike të ndërmarrjes kanë përgatitur planet aksionale verore, në kuadër të të cilave janë realizuar të gjitha aktivitetet e planifikuara, të cilat kanë qenë të nevojshme për përgatitjen e sistemit të ngrohjes për një funksionim sa më të mbarë të rrjetit të ngrohjes gjatë këtij sezoni ngrohës për të cilin jemi. Tashmë janë realizuar të gjitha ato ndërhyrje në rrjetin e ngrohjes, në pajisjet e ngrohjes. Ka pasur intervenime në rrjetin e ngrohjes kudo që ka pasur vështirësi apo probleme në qarkullimin e ngrohjes në sezonin e fundit ngrohës. Pastaj janë pastruar kwmbyesit e nxehtwisw, janë ndërruar pajisje të ndryshme, valvula siguruese e të tjerë, të cilat janë të domosdoshme për një funksionim sa më të mirë të sistemit të ngrohjes. Tashmë jemi në prag të këtij sezoni, na ndajnë edhe pak orw para se të fillojmë furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët tanë. Po bëhen testimet e fundit të pajisjeve, të funksionimit të tyre para se të fillojmë të marrim sasitë e para të avullit nga KEK-u për të prodhuar energjinë ngrohëse dhe për ta shpërndarë atë tek mbi 25 mijë konsumatorë sa i kemi aktualisht të kyçur në rrjetin e ngrohjes”, tha ajo.

  • Blerim Isufaj ankohet në Gjykatën Supreme për shkarkimin e tij

    Blerim Isufaj ankohet në Gjykatën Supreme për shkarkimin e tij

    Vendimi për shkarkimin e Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka shkuar në Gjykatën Supreme.

    Isufaj të martën është ankuar për vendimin e Këshillit Prokurorial që e shkarkoi nga kjo pozitë, në të cilën ishte në mandatin e dytë, njofton Dukagjini.

    Këtë për televizionin Dukagjini e kanë konfirmuar burime brenda KPK-së, derisa Supremja ka kohë 30 ditë për marrjen e një vendimi për këtë.

    Televizioni ka pyetur edhe Gjykatën Supreme për këtë, por deri në publikim të lajmit, ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

    Kujtojmë se Isufaj u shkarkua javë më parë nga anëtarët e Këshillit, nën arsyetimin e keqmenaxhimit si dhe dyshimeve që ndërhynte në raste që ishin duke u hetuar në këtë Prokurori.

    KPK shkarkon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

    Burimi: Dukagjini

  • “Shqetësim ekstrem” te Manchester City: një ndalim i ashpër do t’i hapte derën Haalandit… me Real Madridin dhe gjysmën e Evropës duke e vëzhguar.

    “Shqetësim ekstrem” te Manchester City: një ndalim i ashpër do t’i hapte derën Haalandit… me Real Madridin dhe gjysmën e Evropës duke e vëzhguar.

    “Shqetësim ekstrem” te Manchester City: një ndalim i ashpër do t’i hapte derën Haalandit… me Real Madridin dhe gjysmën e Evropës duke e vëzhguar.

    Sytë e gjysmës së Evropës janë aktualisht në stadiumin Etihad të Mançesterit , te yjet e Cityt , te sanksioni i mundshëm me të cilin përballet klubi anglez dhe te pasojat që mund të ketë për të gjithë futbollin evropian. Dhe për këtë arsye, sytë e gjysmës së Evropës janë gjithashtu te ndërtesa Brunel në Londër, përballë stacionit Paddington, ku ndodhet selia e Premier League . Atje, në ato zyra, nën presion të fortë mediatik dhe politik, një komision i pavarur do të vendosë në javët e ardhshme për dënimin e Qytetarëve pasi u shpallën fajtorë për sjellje të rënda financiare të kryera midis viteve 2009 dhe 2018. Vendimi përfundimtar do të merret në javët e ardhshme, por tani për tani, City do të kthehet në fushë këtë të mërkurë për një tjetër ndeshje të Ligës së Kampionëve . Ata do ta bëjnë këtë me mbështetjen simbolike të Guardiolës në tribuna dhe me gjykimin e të gjithë kontinentit futbollistik.

    Atmosfera brenda Akademisë së Futbollit të Qytetit është një atmosferë “shqetësuese ekstreme “. Burime brenda dhomës së zhveshjes së klubit të Mançesterit pranojnë se skuadra nuk ishte plotësisht e vetëdijshme për seriozitetin e situatës dhe pasojat e mundshme të një sanksioni të mundshëm deri këtë verë, kur menaxhmenti i klubit filloi të shqyrtonte seriozisht mundësinë e një penalizimi të konsiderueshëm. Dhe tani, me ndëshkimin që po afrohet, të gjithë po bëjnë të njëjtën pyetje: “Çfarë do të ndodhë?” “Nuk e dimë çfarë do të ndodhë, por ka shumë shqetësim”, pranojnë burime pranë lojtarëve, shkruan El Mundo.

    Më 29 shtator, 21 muaj pas përfundimit të seancës dëgjimore, komisioni i pavarur përgjegjës për çështjen City konfirmoi se klubi përdori kontrata fiktive, falsifikoi llogaritë e tij dhe shkeli rregullat e kontrollit financiar të Premier League, duke ulur në mënyrë drastike shpenzimet e listuara në bilancet e tij zyrtare, duke e rritur ndikimin ekonomik të ngjarjeve në një shifër që do të ishte afër 1 miliard paund, transmeton Sinjali

    City ka apeluar vendimin e komisionit dhe, nëse refuzohet, planifikon ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas rregulloreve të Premier League, procesi i apelimit do të përfundojë jo më shumë se dy muaj pas njoftimit dhe komisioni do të duhet të nxjerrë një vendim brenda 30 ditëve nga dita e fundit e periudhës së apelimit. Kjo do të thotë se procesi do të zhvillohet diku në fillim të shkurtit .

    Sa i përket ndëshkimit, do të ketë një gjobë të majme, diçka që nuk duket se i shqetëson shumë dhomat e zhveshjes së City-t, por gjithashtu, dhe kjo është pika e rëndësishme, po merret në konsideratë një zbritje pikësh . Ky është thelbi i çështjes. Nëse klubi britanik ndëshkohet me një numër pikësh që do të rezultonin në rënie nga kategoria, shumë nga yjet e tij e kanë paralajmëruar tashmë menaxhmentin e Etihad se do të kërkojnë të ndërpresin kontratat e tyre. Pak do të qëndronin në Championship . Dhe disa, edhe nëse nuk ka rënie nga kategoria, e kanë bërë të qartë se do të shqyrtojnë opsionet e tyre nëse klubi nuk kualifikohet për garat evropiane sezonin e ardhshëm, sepse flitet për një penalizim prej rreth 40 ose 60 pikësh .

    Dhe në zemër të ekuacionit është Erling Haaland . Në janar të vitit të kaluar, sulmuesi norvegjez rinovoi kontratën e tij me Cityn deri në qershor 2034. Duket si një marrëveshje që do ta lidhë atë me klubin për dekadën e ardhshme, por kontrata përmban klauzola që do të lehtësonin një largim në rrethana të caktuara. Rënia nga kategoria, padyshim, është njëra prej tyre. Këtu hyn në lojë Real Madridi. Epo, Real Madridi, Barcelona, ​​​​PSG dhe Arsenali . Ekipe që prej kohësh e kanë vëzhguar nga afër ndalimin e mundshëm të rënies nga kategoria të Cityt, duke shpresuar të përfitojnë nga situata.

    Real Madridi ka një marrëdhënie të shkëlqyer me agjentët dhe familjen e Haalandit. Ata pothuajse e nënshkruan atë kur ai luante për Borussia Dortmund, u takuan me të dhe me shoqëruesit e tij në disa raste dhe kanë mbajtur komunikim pothuajse të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë që atëherë. Dhe kjo do të vazhdojë derisa të shpallet një sanksion.

    Skuadra, në mes të rindërtimit pas largimit të Guardiolës dhe mbërritjes së Marescas, pret zhvillime ndërsa gjysma e Evropës i dëshiron ato.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Shqetësim ekstrem” te Manchester City: një ndalim i ashpër do t’i hapte derën Haalandit… me Real Madridin dhe gjysmën e Evropës duke e vëzhguar. appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjithçka gati për ceremoninë e ndërrimit të komandantit të KFOR-it

    Gjithçka gati për ceremoninë e ndërrimit të komandantit të KFOR-it

    Gjithçka gati për ceremoninë e ndërrimit të komandantit të KFOR-it

    Gjithçka është bërë gati për fillimin e ceremonisë së ndërrimit të komandantit të KFOR-it.

    Ceremonia po zhvillohet në Prishtinë, në shtabin e KFOR-it, ku komandanti i deritanishëm i misionit, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, do t’ia dorëzojë detyrën pasardhësit të tij, Roberto Vergori, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërrimi i komandës shënon kalimin e udhëheqjes së misionit të NATO-s në Kosovë te komandanti i ri.

  • Shiroka-Pula dhe Kurti arrijnë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

    Shiroka-Pula dhe Kurti arrijnë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

    Shiroka-Pula dhe Kurti arrijnë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

    Presidentja Justina Shiroka-Pula, dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbërritur në ceremoninë zyrtare të ndërrimit të komandës së KFOR-it.

    Ceremonia po zhvillohet në Prishtinë, në shtabin e KFOR-it, ku komandanti i deritanishëm i misionit, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, do t’ia dorëzojë detyrën pasardhësit të tij, Roberto Vergori, njofton Klankosova.tv.

    Ndërrimi i komandës shënon kalimin e udhëheqjes së misionit të NATO-s në Kosovë te komandanti i ri.

  • Kur do të fillojë Big Brother VIP Kosova 5? (VIDEO)

    Kur do të fillojë Big Brother VIP Kosova 5? (VIDEO)

    Kur do të fillojë Big Brother VIP Kosova 5? (VIDEO)

    Big Brother Vip Kosova po merr vëmendje ende pa filluar.

    Fansat e spektaklit më të madh në vend po presin me padurim fillimin e sezonit të ri, transmeton klankosova.tv.

    Pyetjet për fillimin e Big Brother Vip Kosova nuk po ndalen teksa në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova u diskutua rreth datës së fillmit të mundshëm të spektaklit.

    Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: