Blog

  • Protestat e studentëve, Çelibashi: Pati një situatë e cila nuk ishte e qetë (VIDEO)

    Protestat e studentëve, Çelibashi: Pati një situatë e cila nuk ishte e qetë (VIDEO)

    Protestat e studentëve, Çelibashi: Pati një situatë e cila nuk ishte e qetë (VIDEO)

    Protestat e studentëve në Tiranë po vazhdojnë, teksa protestuesit dje kanë shfaqur shenja revolte ndaj autoriteteve duke rezultuar kështu në arrestime dhe lëndime të pjesëmarrësve.

    Anxhela Çelibashi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se protestuesit shprehën revoltën e tyre me akte agresive në drejtim të ndërtesës së Ministrisë së Arsimit.

    “Ka patur një protestë, një mobilizim të të gjithë studentëve të cilët prej ditësh thirrën një protestë të tillë gjithëkombëtare dhe u mblodhën pikërisht përpara Ministrisë së Arsimit. Ishte njoftuar se nuk duhet të kishte asnjë person i cili mund të kishte me vete një mikrofon, të organizonte një vend që dikush të mbante fjalime. Pra, kjo ishte kategorikisht e ndaluar pasi ishte një skenar tjetër. Një skenar që u pa ditën e djeshme ku pati nga ana e protestuesve akte që shprehnin revoltën e tyre ndaj Qeverisë, duke thyer xhamat e Ministrisë së Arsimit, duke djegur koshat e mbeturinave. Pra, pati një situatë e cila nuk ishte e qetë”, tha ajo.

  • Mësoi shkrim e lexim në moshën 42-vjeçare, momenti që ia ndryshoi jetën

    Mësoi shkrim e lexim në moshën 42-vjeçare, momenti që ia ndryshoi jetën

    Mësoi shkrim e lexim në moshën 42-vjeçare, momenti që ia ndryshoi jetën

    Peter Lloyd kishte punuar për 25 vjet, ishte martuar dhe kishte krijuar familje. Por një situatë kritike në supermarket ia kujtoi se diçka i mungonte në jetën e tij.

    Në një rrëfim për The Guardian, ai tha se në moshën 42-vjeçare, niveli i tij i leximit ishte ai i një fëmije katërvjeçar.

    “…Në vitin 2021, në moshën 42-vjeçare, niveli im i leximit ishte ai i një fëmije katërvjeçar. E kisha kaluar jetën deri në atë pikë pa ditur të lexoj e të shkruaj, duke ia dalë mbanë falë planifikimit të kujdesshëm dhe ndihmës së gruas sime… Gruaja ime po kujdesej për mësimin në shtëpi të djalit tonë 10-vjeçar dhe unë ndihesha në siklet që nuk mund të ndihmoja; puna ime e zakonshme si shofer kamioni ishte ndërprerë dhe madje edhe detyrat e thjeshta, si blerjet, ishin bërë jashtëzakonisht të vështira…”, tha ai për The Guardian.

    Një ditë, ai u ndje i mbingarkuar teksa përpiqej të gjente një lloj qumështi që gruaja dhe djali mund ta konsumonin, pasi të dy ishin alergjikë ndaj produkteve të qumështit dhe sojës. Ai kishte frikë se mos i helmonte pa dashje. Ai e kishte kuptuar se mënyra se si kishte jetuar deri atëherë nuk mund të vazhdonte më.

    “…Nuk doja t’ia tregoja gruas sime, sepse ajo kishte tashmë mjaft gjëra për të përballuar, por sapo mbërrita në shtëpi, e pranova se po hasja vështirësi. Ajo më tregoi se kishte gjetur një organizatë që mund të më ndihmonte. Që kur kisha lënë shkollën, isha përpjekur disa herë të mësoja të lexoja, por asgjë nuk kishte funksionuar. Nuk mendoja se ia vlente të provoja sërish, por ajo më bindi ta bëja për hir të saj. Ai moment ndryshoi gjithë jetën time…”, tha Lloyd.

    Me ndihmën e një miku, ai arriti të gjente punë në një fermë aty pranë dhe pas një viti, vendos të ndjekte një kurs për të mësuar të lexonte.

    Synimi i tij ishte të lexonte librin e parë të Harry Potter-it. Pasi e përfundoi librin e Harry Potter-it dhe pse e humbi mundësinë për t’i lexuar djalit të tij kur ai ishte më i vogël, tani mund të bënte gjëra të tjera së bashku – siç thotë ai për shembull të gatuante – sepse mund ta lexonte dhe ta ndjekte një recetë që ai e ka zgjedhur.

    Sot, ai është ambasador i organizatës “Read Easy”, dhe inkurajon të tjerët që ndodhen në situatën e tij të kërkojnë ndihmë, veçanërisht burrat që mund të ndihen tepër të turpëruar për të folur. Për momentin ai është duke lexuar tre libra!

  • Ndërrohet komanda e KFOR-it, Vergori: Jemi krenarë për misionin tonë!

    Ndërrohet komanda e KFOR-it, Vergori: Jemi krenarë për misionin tonë!

    Ndërrohet komanda e KFOR-it, Vergori: Jemi krenarë për misionin tonë!

    Komandanti i ri i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka thënë se misioni do të vazhdojë të jetë i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij dhe në krijimin e kushteve për një të ardhme me paqe të qëndrueshme, demokraci dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Vergori këto deklarata i bëri në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, pas marrjes së detyrës nga gjeneralmajori Ozkan Ulutash, raporton Ekonomia Online, transmeton Klankosova.tv.

    Ai theksoi se shërbimi ndaj njerëzve dhe përgjegjësia për mbrojtjen e tyre janë në thelb të misionit ushtarak.

    “Synimi ynë është të sigurojmë që misioni të vazhdojë të luajë rolin e tij në krijimin e kushteve të duhura për një të ardhme në të cilën gjeneratat e reja mund të gëzojnë plotësisht përfitimet e paqes së qëndrueshme, demokracisë dhe prosperitetit. Ky është edhe motoja ime: liri për njerëzit, shërbim për njerëzit. Ne jemi krenarë për misionin tonë, që është të mundësojmë përparim për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha ai.

    Komandanti i ri i KFOR-it e cilësoi marrjen e detyrës si privilegj dhe përgjegjësi të madhe, duke rikujtuar se misioni në Kosovë është operacioni më i gjatë dhe, sipas tij, ndoshta më i madhi i NATO-s.

    “Edhe në vitin 1999, kur fillova dislokimin tim të parë operacional, nuk do ta kisha menduar se një ditë do të shërbeja në operacionin më të gjatë dhe, ndoshta, më të madh të NATO-s. Sot, të jem pjesë e këtij misioni nuk është vetëm detyrë, por një privilegj i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe. Ashtu siç u tha, edhe unë i bashkohem këtij përkushtimi ndaj Kosovës. Ne mbetemi thellësisht të përkushtuar për përmbushjen e mandatit tonë afatgjatë, me angazhim të vazhdueshëm operacional”, tha ai.

    Vergori foli edhe për rëndësinë e kalimit të përgjegjësive në jetën ushtarake, duke theksuar se shërbimi dhe detyra qëndrojnë mbi interesat personale.

    “Ndryshimet e komandës dhe kalimi i përgjegjësive janë pjesë e pandashme e jetës ushtarake, veçanërisht kur jemi të dislokuar jashtë vendit. Por sot është më shumë se kaq. Është më shumë sesa një dorëzim formal i detyrës. Shërbimi është themeli i ushtrisë. Detyra vjen gjithmonë e para. Jo sepse kemi diçka për të përfituar, por sepse tashmë kemi bërë zgjedhjen tonë: t’ia kushtojmë jetën shërbimit ndaj njerëzve të cilët kemi përgjegjësi t’i mbrojmë. Kjo është ajo që u jep kuptim uniformave që mbajmë”, u shpreh ai.

  • Federata Shqiptare investon në modernizimin e infrastrukturës së “Air Albania”

    Federata Shqiptare investon në modernizimin e infrastrukturës së “Air Albania”

    Federata Shqiptare investon në modernizimin e infrastrukturës së “Air Albania”

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka miratuar zgjerimin e sistemit fotovoltaik në stadiumin “Air Albania”, duke vijuar investimet në energjinë e rinovueshme, me synimin për të rritur eficiencën energjetike, reduktuar kostot e energjisë elektrike dhe minimizuar ndikimin në mjedis.

    Sipas njoftimit, ky projekt vjen pas rezultateve pozitive të sistemit ekzistues, të instaluar nga FSHF në tarracën e stadiumit, i cili ka kontribuar ndjeshëm në reduktimin e shpenzimeve të energjisë dhe në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit (CO₂), transmeton Klankosova.tv.

    Bëhet e ditur se vetëm gjatë periudhës mars-tetor 2026, sistemi fotovoltaik i stadiumit “Air Albania” ka mundësuar shmangien e emetimit të rreth 471.2 tonëve CO₂, një ndikim mjedisor i përllogaritur si ekuivalent me mbjelljen e 25,728 pemëve.

    “Rezultate të rëndësishme janë arritur edhe në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku përdorimi i energjisë së rinovueshme ka kontribuar në shmangien e emetimit të 653.4 tonëve CO₂, ekuivalent me mbjelljen e 35,677 pemëve. Në total, investimet e FSHF-së në këto dy impiante kanë mundësuar reduktimin e emetimeve me rreth 1,124.6 tonë CO₂, një ndikim mjedisor i përllogaritur si ekuivalent me mbjelljen e 61,405 pemëve”, thuhet në njoftim.

    Zgjerimi i miratuar i sistemit fotovoltaik në stadiumin “Air Albania” synon të rrisë më tej prodhimin e energjisë së pastër, duke mundësuar mbulimin e një pjese edhe më të madhe të nevojave energjetike të stadiumit. Ky investim pritet të sjellë përfitime të mëtejshme ekonomike dhe mjedisore, duke reduktuar varësinë nga energjia elektrike e marrë nga rrjeti dhe duke kontribuar në uljen e gjurmës së karbonit.

    Përmes këtyre investimeve, FSHF vijon angazhimin për modernizimin e infrastrukturës sportive dhe integrimin e parimeve të qëndrueshmërisë mjedisore në aktivitetin e saj.

  • Agjencitë e ndihmës: Luftimet në Jemen mbingarkojnë spitalet - ndërpresin ndihmën për 800 mijë njerëz

    Agjencitë e ndihmës: Luftimet në Jemen mbingarkojnë spitalet – ndërpresin ndihmën për 800 mijë njerëz

    Agjencitë e ndihmës: Luftimet në Jemen mbingarkojnë spitalet - ndërpresin ndihmën për 800 mijë njerëz

    Spitalet në mbarë Jemenin po hasin vështirësi për të përballuar rritjen e menjëhershme të numrit të viktimave të luftës, ndërsa luftimet e intensifikuara në disa fronte kanë ndërprerë dërgimin e ndihmave për rreth 800,000 njerëz, njoftuan të mërkurën agjencitë humanitare.

    Sipas Kryqit të Kuq, spitalet pranë vijave të frontit në zona si Maribi, Taizi dhe bregdeti i Detit të Kuq po përballen me një numër të paprecedentë pacientësh të plagosur nga armët; disa prej këtyre objekteve kanë pranuar më shumë se 700 të plagosur brenda një jave të vetme.

    Më shumë se 200 mijë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i luftimeve në vend gjatë javëve të fundit – të nxitura nga përleshjet e ripërtërira midis grupit Houthi (të mbështetur nga Irani) dhe forcave qeveritare të Jemenit (të mbështetura nga Arabia Saudite) – sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin të Kombeve të Bashkuara, transmeton Klankosova.tv.

    “Personeli mjekësor që trajton rastet e traumës ndodhet nën një presion të jashtëzakonshëm,” deklaroi Feras Abusamra, koordinator shëndetësor i ICRC-së. Ai theksoi se vetëm një pjesë e vogël e objekteve shëndetësore funksionale në Jemen janë në gjendje të ofrojnë kujdes gjithëpërfshirës për traumat, ndërkohë që spitalet përballen me një numër të madh të plagosurish në kushtet e mungesës së materialeve kirurgjikale, anestezisë, oksigjenit dhe barnave, raporton Reuters.

  • Interi nuk “ndez” në Champions, zikaltrit pësojnë humbjen e shtatë në tetë ndeshjet e fundit të zhvilluara në arenën europiane

    Interi po kalon një periudhë të vështirë në UEFA Champions League.

    Humbja 3-4 ndaj Club Brugge, në ndeshjen e zhvilluar të martën në mbrëmje, ka thelluar bilancin negativ të zikaltërve, të cilët kanë regjistruar shtatë humbje në tetë ndeshjet e fundit në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.

    Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu nuk arriti të përfitonte nga avantazhi i fushës së vet, duke u mposhtur në një përballje me shtatë gola, ku problemet në mbrojtje rezultuan vendimtare. Pavarësisht përpjekjeve për të reaguar, Interi nuk arriti të shmangte një tjetër rezultat negativ në arenën ndërkombëtare.

    Përballja me Club Brugge dhuroi emocione dhe gola deri në minutat e fundit. Skuadra belge arriti të fitojë 3-4, me Nicolò Tresoldi që ishte protagonisti kryesor i takimit, duke realizuar një tregolësh ndaj italianëve.

    Interi e pa veten në vështirësi përballë sulmeve të kundërshtarit dhe gabimeve në repartin defensiv. Pavarësisht se Lautaro Martínez realizoi dy gola, ndërsa Ange-Yoan Bonny shënoi në fund të ndeshjes, këto përpjekje nuk mjaftuan për të shpëtuar pikë në shtëpi.

    Triumfi i Club Brugge në “San Siro” përbën një rezultat të rëndësishëm për skuadrën belge, ndërsa për Interin është një tjetër goditje në një kompeticion ku rezultatet e fundit kanë qenë larg pritshmërive.

    Ecuria e fundit e Interit në Champions League është shqetësuese, veçanërisht duke pasur parasysh objektivat e klubit italian në këtë kompeticion. Humbjet e njëpasnjëshme kanë vënë në pah vështirësitë e skuadrës për të ruajtur qëndrueshmërinë në përballjet me kundërshtarët evropianë.

    Në këtë seri përfshihet edhe disfata 2-1 ndaj Real Madridit, më 8 shtator, në ndeshjen e parë të fazës së ligës për sezonin 2026-2027. Më pas, humbja ndaj Club Brugge e ka bërë edhe më të vështirë nisjen e zikaltërve në këtë edicion të Champions League.

    Ndërkohë, tabloja e rezultateve të fundit përfshin edhe disfatat ndaj Bodø/Glimt, Arsenalit dhe Liverpoolit, duke konfirmuar vështirësitë e Interit në ndeshjet e fundit evropiane.

    Për Cristian Chivun dhe lojtarët e Interit, sfida kryesore tashmë është të rikthejnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë në lojë. Humbja ndaj Club Brugge tregoi se, edhe kur skuadra arrin të shënojë dhe të mbetet në garë deri në fund, problemet në mbrojtje mund të kushtojnë pikë të rëndësishme, shkruan TCH

    Interi do të kërkojë të reagojë në ndeshjet e ardhshme, për të mos e komplikuar më tej rrugëtimin në fazën e ligës së Champions League. Zikaltërit do të përballen me Shakhtar Donetsk më 21 tetor, në një takim që mund të jetë i rëndësishëm për rikthimin te rezultatet pozitive.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Interi nuk “ndez” në Champions, zikaltrit pësojnë humbjen e shtatë në tetë ndeshjet e fundit të zhvilluara në arenën europiane appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Haxhiu: Kuvendi do të angazhohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Haxhiu: Kuvendi do të angazhohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Haxhiu ka bërë të ditur se edhe Kuvendi do të përfshihet në këtë angazhim institucional, duke paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë do të propozojë delegimin e një përfaqësuesi në këtë grup.

    Ajo ka vlerësuar se aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë, ndërsa ka theksuar rëndësinë e një strategjie të përbashkët shtetërore për fazën e Apelit.

    Sipas Haxhiut, koordinimi ndërmjet institucioneve dhe mbështetja e plotë institucionale janë thelbësore për të kontribuar në një mbrojtje sa më të mirë të ish-krerëve të UÇK-së në procesin e Apelit.

    Përmes këtij angazhimi, Kuvendi synon të japë kontributin e tij institucional në koordinimin e përpjekjeve shtetërore lidhur me këtë proces.

    Burimi: RTKLive

  • ‘Daily Mail’ lëshon alarmin: Futbolli anglez është në kufijtë e rrënimit

    ‘Daily Mail’ lëshon alarmin: Futbolli anglez është në kufijtë e rrënimit

    ‘Daily Mail’ lëshon alarmin: Futbolli anglez është në kufijtë e rrënimit

    Në Angli janë ndezur sirenat e alarmit që nga momenti kur doli në dritë raporti i IFR(Rregullatorit të Pavarur të Futbollit) që zbuloi se 94% e klubeve të këtij vendi kanë humbje në bilanc dhe se 1/3 e klubeve të EFL dhe National leagye janë në situata falimentimi.

    Raporti, i siguruar nga Daily Mail flet tekstualisht se këto klube janë në kufijtë e katastrofës financiare dhe thekson se është e nevojshme për një reformë urgjente. Motivi kryesor i kësaj situate është tentativa për të ruajtur kompetitivitetin sportiv duke rritur vazhdimisht pagat e futbollistëve. ‘Kjo ka gjeneruar një kokteil të rrezikshëm në rritje të borxhit dhe varësisë së tepruar nga financimi i pronarëve që vë në rrezik klubet dhe tifozët’-theksohet në raport, shkruan TopChannel, transmeton klankosova.tv.

    Po kështu ky raport flet edhe për një hendek të thellë mes Premier League dhe kategorive të tjera të futbollit anglez. Pa shkuar më larg, mesatarisht një klub i kategorisë më të lartë të futbollit anglez fiton 8 herë më shumë se një i Championship. Një tjetër faktor lidhet me ndihmat që marrin skuadrat e Premier League që zbresin nga kategoria që detyrojnë pjesën tjetër që të bëjnë sforco ekonomike me shumë rrezik për të konkurruar thuajse në të njëjtat kushte.

    Raporti thekson nuk janë vetëm blerjet e lojtarëve ato që shkaktojnë këto probleme, por edhe rritja e kostove operative që bën që 17 skuadra të EFL dhe National League të regjistrojnë humbje edhe sikur këto klube nuk do të duhet të paguajnë lojtarët e tyre

    Mbi 60% e klubeve të EFL dhe National League janë teknikisht të falimentuara, ndësa më shumë se 1/4 e tyre nuk do të mund të mbijetojnë më shumë se 1 muaj nëse pronarët e tyre tërheqin financimin. Në hetimin e kryer shpjegohet se në sezonin 2025/26 u gjeneruan më shumë se 9 miliardë paundë, nga të cilat 7.5 miliardë i korrespondojnë Premier League, 1 miliard Championship, 460 milionë League One dhe Two dhe 70 milionë National League.

    Për të krijuar një ide të evoluimit, në 1992, të ardhurat mesatare të klubeve të Premier League ishin 2.7 herë më të larta në krahasim me ekipet e Championship, kurse aktualisht diferenca është 8.7

    Pagat

    Përsa iu përket pagave, në fushatat 2021-2022 dhe 2025-26, u rritën me 33% në Premier League, 32% në Championship, 71% në League One dhe 63 në League Two.

    Humbjet

    Në zërin e humbjeve, Premier League ka kaluar nga 20 milionë paundë në 2021-2022 në 44 milionë në 2025-26. Në Championship është kaluar nga 13 milionë në 2024-25 në 22 milionë në 2025-26. Në League One, humbjet janë trefishuar në 5 sezone nga 2.4 në 7.5 milionë dhe në League Two janë katërfishuar nga 600 mijë në 2.7 milionë paundë

    Borxhi

    Në përgjithësi, borxhi ka kaluar nga 2.8 miliardë paundë në sezonin 2020-21 ën 4.1 miliardë në 2024-25 dhe parashikohet që në sezonin aktual të arrijë në 5.1 miliardë. Klubet e Premier League përfaqësojnë 75% të borxhit total.

  • Policia u bën thirrje për qetësi pjesëmarrësve në tubimin në Tiranë

    Policia u bën thirrje për qetësi pjesëmarrësve në tubimin në Tiranë

    Policia u bën thirrje për qetësi pjesëmarrësve në tubimin në Tiranë

    Policia e Shqipërisë u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në tubimin në Tiranë të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat e maskuar që, sipas policisë, po sulmojnë efektivët dhe po dëmtojnë pronën publike e private.

    Përmes një deklarate publike, Policia e Shtetit ka apeluar për ndërprerjen e menjëhershme të akteve të dhunës, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj, transmeton Klankosova.tv.

    Në deklaratë, policia nënvizon se është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ushtrimin e së drejtës për tubim paqësor, si dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.

    “Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit”, thuhet në apelin e Policisë së Shtetit.

    Institucioni thekson se do të vijojë të veprojë me profesionalizëm, përmbajtje dhe vendosmëri, në përputhje me ligjin, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

     “E drejta për të protestuar mbrohet. Dhuna nuk tolerohet”.

  • 35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën të dy

    35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën të dy

    35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën të dy

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth mesnatës në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku një zjarr i rënë në një banesë sociale u mori jetën dy bashkëshortëve. Policia ka arrestuar një 35-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrvënies.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datës 14 tetor, në banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”, në Shkozë, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas njoftimit të Policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se 35-vjeçari me inicialet A. I. i ka vënë zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij, shtetasve I. Z., 65 vjeçe, dhe A. Z., 68 vjeç.

    Si pasojë e zjarrit, të dy bashkëshortët u dërguan në spital, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve dhe humbën jetën.

    Pas njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 mbërritën në vendngjarje, ku nisën veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Pas hetimeve të kryera nga ekspertët kriminalistë dhe specialistët për rastet e zjarrvënieve, 35-vjeçari u arrestua menjëherë pas ngjarjes, si i dyshuar për kryerjen e krimit.