Protestat e studentëve, Çelibashi: Pati një situatë e cila nuk ishte e qetë (VIDEO)

Protestat e studentëve, Çelibashi: Pati një situatë e cila nuk ishte e qetë (VIDEO)

Written by

in

Protestat e studentëve, Çelibashi: Pati një situatë e cila nuk ishte e qetë (VIDEO)

Protestat e studentëve në Tiranë po vazhdojnë, teksa protestuesit dje kanë shfaqur shenja revolte ndaj autoriteteve duke rezultuar kështu në arrestime dhe lëndime të pjesëmarrësve.

Anxhela Çelibashi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se protestuesit shprehën revoltën e tyre me akte agresive në drejtim të ndërtesës së Ministrisë së Arsimit.

“Ka patur një protestë, një mobilizim të të gjithë studentëve të cilët prej ditësh thirrën një protestë të tillë gjithëkombëtare dhe u mblodhën pikërisht përpara Ministrisë së Arsimit. Ishte njoftuar se nuk duhet të kishte asnjë person i cili mund të kishte me vete një mikrofon, të organizonte një vend që dikush të mbante fjalime. Pra, kjo ishte kategorikisht e ndaluar pasi ishte një skenar tjetër. Një skenar që u pa ditën e djeshme ku pati nga ana e protestuesve akte që shprehnin revoltën e tyre ndaj Qeverisë, duke thyer xhamat e Ministrisë së Arsimit, duke djegur koshat e mbeturinave. Pra, pati një situatë e cila nuk ishte e qetë”, tha ajo.