Blog

  • Seancë me dyer të mbyllura ndaj Gani Gecit, gazetarja jep detaje (VIDEO)

    Seancë me dyer të mbyllura ndaj Gani Gecit, gazetarja jep detaje (VIDEO)

    Seancë me dyer të mbyllura ndaj Gani Gecit, gazetarja jep detaje (VIDEO)

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-deputetit Gani Geci.

    Seanca dëgjimore është paralajmëruar të mbahej nga ora 13:30, kurse gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi e cila po qëndron në oborrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha se seanca po mbahet me dyer të mbyllura dhe se një numër i madh i familjarëve të Gani Gecit po qëndrojnë në pritje të vendimit ndaj tij.

    “Pritet që para trupit gjykues, mbase edhe mund të ketë filluar seanca ndaj ish-deputetit Gani Geci i akuzuar për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj. Seanca është duke u mbajtur me dyer të mbyllura dhe nuk patëm mundësi të hyjmë të marrim pamje qoftë në fillim ose gjatë kohës kur Gani Geci po sillej në gjykatore. Përderisa po qëndrojmë në oborrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, po shihet se një numër i madh i familjarëve të Gani Gecit po qëndrojnë këtu përjashtë duke pritur vendimin ndaj tij”, tha ai.

  • Viktor Buzhala emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

    Viktor Buzhala emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

    “Kryeministri Kurti e uroi z. Buzhala për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.

    Burimi: RTKLive

  • Ministri gjerman i Financave: Konfliktet tregtare po dëmtojnë prosperitetin global

    Ministri gjerman i Financave: Konfliktet tregtare po dëmtojnë prosperitetin global

    Ministri gjerman i Financave: Konfliktet tregtare po dëmtojnë prosperitetin global

    Konfliktet tregtare, mosmarrëveshjet mbi tarifat dhe shtrembërimet e konkurrencës krijojnë paqëndrueshmëri të madhe dhe dëmtojnë prosperitetin në mbarë botën, deklaroi në Berlin ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil.

    “Në kohë krizash globale dhe pasigurie ekonomike, është më e rëndësishme se kurrë të mbështetemi te dialogu dhe partneritetet e besueshme,” tha Klingbeil para nisjes për në Bangkok, ku do të marrë pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe në takimin e ministrave të Financave të G20-ës.

    Klingbeil theksoi se do t’i shfrytëzojë diskutimet në Bangkok për ta promovuar Gjermaninë si një partner të besueshëm dhe tërheqës.

    “Veçanërisht në një botë kaq të pasigurt, ne kemi nevojë për partnerë të fortë, tregje të hapura dhe rregulla të përbashkëta,” tha ai, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Klingbeil do të udhëtojë së bashku me ministren gjermane për Zhvillim, Reem Alabali Radovan, e cila gjithashtu e sheh të domosdoshme forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për t’u përballur me krizat globale, sipas Reuters.

  • Komandanti i ri: KFOR-i mbetet i përkushtuar për paqe të qëndrueshme në Kosovë

    Komandanti i ri: KFOR-i mbetet i përkushtuar për paqe të qëndrueshme në Kosovë

    Komandanti i ri: KFOR-i mbetet i përkushtuar për paqe të qëndrueshme në Kosovë

    Komandanti i ri i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka thënë se misioni do të vazhdojë të jetë i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij dhe në krijimin e kushteve për një të ardhme me paqe të qëndrueshme, demokraci dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Vergori këto deklarata i bëri në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, pas marrjes së detyrës nga gjeneralmajori Özkan Ulutaş. Ai theksoi se shërbimi ndaj njerëzve dhe përgjegjësia për mbrojtjen e tyre janë në thelb të misionit ushtarak.

    “Synimi ynë është të sigurojmë që misioni të vazhdojë të luajë rolin e tij në krijimin e kushteve të duhura për një të ardhme në të cilën gjeneratat e reja mund të gëzojnë plotësisht përfitimet e paqes së qëndrueshme, demokracisë dhe prosperitetit. Ky është edhe motoja ime: liri për njerëzit, shërbim për njerëzit. Ne jemi krenarë për misionin tonë, që është të mundësojmë përparim për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha ai.

    Komandanti i ri i KFOR-it e cilësoi marrjen e detyrës si privilegj dhe përgjegjësi të madhe, duke rikujtuar se misioni në Kosovë është operacioni më i gjatë dhe, sipas tij, ndoshta më i madhi i NATO-s.

    “Edhe në vitin 1999, kur fillova dislokimin tim të parë operacional, nuk do ta kisha menduar se një ditë do të shërbeja në operacionin më të gjatë dhe, ndoshta, më të madh të NATO-s. Sot, të jem pjesë e këtij misioni nuk është vetëm detyrë, por një privilegj i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe. Ashtu siç u tha, edhe unë i bashkohem këtij përkushtimi ndaj Kosovës. Ne mbetemi thellësisht të përkushtuar për përmbushjen e mandatit tonë afatgjatë, me angazhim të vazhdueshëm operacional”, tha ai.

    Vergori foli edhe për rëndësinë e kalimit të përgjegjësive në jetën ushtarake, duke theksuar se shërbimi dhe detyra qëndrojnë mbi interesat personale.

    “Ndryshimet e komandës dhe kalimi i përgjegjësive janë pjesë e pandashme e jetës ushtarake, veçanërisht kur jemi të dislokuar jashtë vendit. Por sot është më shumë se kaq. Është më shumë sesa një dorëzim formal i detyrës. Shërbimi është themeli i ushtrisë. Detyra vjen gjithmonë e para. Jo sepse kemi diçka për të përfituar, por sepse tashmë kemi bërë zgjedhjen tonë: t’ia kushtojmë jetën shërbimit ndaj njerëzve të cilët kemi përgjegjësi t’i mbrojmë. Kjo është ajo që u jep kuptim uniformave që mbajmë”, tha ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Komandanti i ri: KFOR-i mbetet i përkushtuar për paqe të qëndrueshme në Kosovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ligji për Specialen, senatorët amerikanë: Shpresojmë që Apeli do të çojë në rezultat që mund ta kuptojnë qytetarët

    Ligji për Specialen, senatorët amerikanë: Shpresojmë që Apeli do të çojë në rezultat që mund ta kuptojnë qytetarët

    Ligji për Specialen, senatorët amerikanë: Shpresojmë që Apeli do të çojë në rezultat që mund ta kuptojnë qytetarët

    Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, që zhvilluan një vizitë në Kosovë këto ditë, janë pyetur edhe për zhvillimet lidhur me Gjykatën Speciale, ku së fundi, parlamenti ka miratuar një Ligj lidhur me Dhomat e Specializuara.

    Të dy ata, u shprehën të ‘’kujdesshëm’’ në deklarimet e tyre, duke shtua se duhet parë se si ‘’do të vazhdojë ky proces’’.

    Senatorja Shaheen, tha se ajo shpreson se ankesa në Apel ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, të ‘’çojë në një rezultat që qytetarët e Kosovës ta mund ta kuptojnë’’.

    ‘’Epo, nuk mund të komentoj mbi ndryshimet që po shqyrton Parlamenti, por, sipas asaj që kuptoj, Dhomat e Specializuara janë një institucion i krijuar nga Kosova, përmes Parlamentit të saj, dhe i mbështetur nga Kosova. Prandaj, mendoj se është e rëndësishme të shohim se si do të vazhdojë ky proces. Sipas asaj që kuptoj, mund të ketë një ankesë kundër vendimit dhe shpresoj që kjo ankesë të shqyrtohet në mënyrë paqësore dhe të çojë në një rezultat që qytetarët e Kosovës mund ta kuptojnë’’, ka thënë Shaheen për RTK.

    Me deklarimin e senatores, u pajtua edhe senatorai Durbin, i cili shtoi se ‘’duhet të jemi të kujdesshëm kur komentojmë çështje që janë në shqyrtim nga gjykatat’’.

    ‘’Epo, po ju them se jam plotësisht dakord me senatoren Shaheen. Duhet të jemi të kujdesshëm kur komentojmë çështje që janë në shqyrtim nga gjykatat. Shpresoj që kjo çështje të zgjidhet, ashtu siç tha edhe ajo, në përputhje me juridiksionin e përcaktuar me ligj dhe në mënyrë paqësore, në të gjitha nivelet’’, ka deklaruar ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ligji për Specialen, senatorët amerikanë: Shpresojmë që Apeli do të çojë në rezultat që mund ta kuptojnë qytetarët appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia në Shqipëri u bën thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin dhunën

    Policia në Shqipëri u bën thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin dhunën

    Policia e Shtetit në Shqipëri u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestë që të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat e maskuar, të cilët, sipas policisë, po sulmojnë punonjësit e saj dhe po dëmtojnë pronën publike e private.

    Përmes një reagimi, Policia ka theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por ka nënvizuar se dhuna ndaj efektivëve, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj, njofton Dukagjini.

    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se po vazhdon detyrën për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ushtrimin e së drejtës për tubim paqësor, si dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.

    Tutje, autoritetet u kanë bërë thirrje protestuesve që të ndërpresin menjëherë aktet e dhunës, duke paralajmëruar se çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të përballet me përgjegjësi penale.

    Burimi: Dukagjini

  • Vergori: Optimizimi i KFOR-it nuk nënkupton tërheqje nga Kosova

    Vergori: Optimizimi i KFOR-it nuk nënkupton tërheqje nga Kosova

    Komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka deklaruar se procesi i optimizimit të misionit nuk nënkupton tërheqjen nga Kosova dhe as zvogëlimin e përkushtimit për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve.

    Në një konferencë për media pas marrjes së detyrës, Vergori ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë ta zbatojë mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke përshtatur praninë dhe aktivitetet e tij sipas situatës së sigurisë në terren.

    “Ky proces nuk nënkupton tërheqje nga misioni dhe në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon përkushtimin e KFOR-it për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe për të punuar në të mirë të tyre, gjithmonë dhe pa dallim, çdo ditë. Këtë do ta bëjmë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe njësitë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), duke respektuar rolin përkatës të secilit në reagimin ndaj çështjeve të sigurisë”, ka thënë Vergori.

    Ai ka theksuar se misioni do të vazhdojë të punojë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, me synimin për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët.

    Vergori ka shtuar se KFOR-i do të veprojë me vendosmëri, disiplinë dhe paanshmëri, duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit dhe krijimin e kushteve të sigurisë që mbështesin përpjekjet diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ndërkaq, admirali George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, ka thënë se fokusi i KFOR-it mbetet siguria dhe mbrojtja e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë.

    “Fokusi ynë mbetet i qartë: siguria dhe mbrojtja për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.Për njerëzit që jetojnë këtu, siguria ka një kuptim praktik. Ajo nënkupton mundësinë për të udhëtuar lirshëm drejt punës, për t’i dërguar fëmijët në shkollë, për të vizituar familjen dhe për të pasur qasje në objektet e kultit. KFOR-i ndihmon në krijimin e kushteve që mundësojnë këtë qasje të lirë. Përmirësimi i situatës së sigurisë ka krijuar mundësi për të optimizuar dislokimin e KFOR-it, në mënyrë që ai t’u përgjigjet kërkesave të mandatit tonë”, tha Wikoff.

    Sipas tij, përmirësimi i situatës së sigurisë ka krijuar mundësi për optimizimin e dislokimit të forcave, në mënyrë që misioni t’i përmbushë sa më efektivisht përgjegjësitë e tij.

    Wikoff ka theksuar gjithashtu mbështetjen e NATO-s për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke u bërë thirrje të dyja palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me vullnet të mirë.

    Burimi: Dukagjini

  • Ekstradohen dy persona nga Gjermania dhe Zvicra në Kosovë, ishin të kërkuar nga INTERPOL-i

    Ekstradohen dy persona nga Gjermania dhe Zvicra në Kosovë, ishin të kërkuar nga INTERPOL-i

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 13 dhe 14 tetor ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë nga Gjermania, përkatësisht nga Zvicra për në Kosovë.

    Sipas njoftimit policor, personat e ekstraduar ishin arrestuar nga autoritetet e shteteve përkatëse, pasi që kërkoheshin përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

    Të martën nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar shtetasja kosovare e cila kërkohej për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. Pas ekstradimit, e dyshuara u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë, rajoni i Pejës, për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

    Ndërsa sot nga Zvicra për në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar, i cili ishte në kërkim për veprën penale ‘grabitje’.

    Pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë, rajoni i Gjilanit, për vazhdimin e procedurave ligjore.

    Burimi: Dukagjini

  • Rasti i Tupac Shakur, gjykata merr vendimin për ish-kreun e një bande

    Rasti i Tupac Shakur, gjykata merr vendimin për ish-kreun e një bande

    Rasti i Tupac Shakur, gjykata merr vendimin për ish-kreun e një bande

    Ish-kreu i një bande, Duane “Keffe D” Davis, është dënuar me të paktën 40 vjet burgim për organizimin e vrasjes së Tupac Shakur.

    Në shtator, juria e shpalli Davis-in, 63 vjeç, fajtor për vrasje me armë vdekjeprurëse në lidhje me vrasjen e yllit të repit, i cili u qëllua nga një automjet në lëvizje në Las Vegas, më 7 shtator 1996. Davis ka deklaruar se do ta apelojë vendimin.

    Prokurorët argumentuan se, edhe pse Davis nuk e shkrepi vetë armën, ai ishte organizatori kryesor i grupit që kreu krimin. Në librin e tij me kujtime, ai kishte pranuar se kishte siguruar armën e përdorur në krim, transmeton Klankosova.tv.

    Dënimi i Davis-it ishte i pari në një çështje të vjetër e të pazgjidhur që ka intriguar fansat e hip-hop-it për gati 30 vite.

    Gjatë seancës së shpalljes së dënimit të martën, prokurori Marc DiGiacomo argumentoi se Davis kishte kaluar vite duke u mburrur publikisht për rolin e tij në vdekjen e Shakur-it, një ngjarje që, sipas tij, “pati ndikim të gjerë në mbarë botën”, shkruan BBC./Klankosova.tv

  • Kafexhiu: Apeli është çështja kyçe - tash duhet të punojmë për ta zhbërë dënimin (VIDEO)

    Kafexhiu: Apeli është çështja kyçe – tash duhet të punojmë për ta zhbërë dënimin (VIDEO)

    Kafexhiu: Apeli është çështja kyçe - tash duhet të punojmë për ta zhbërë dënimin (VIDEO)

    Gazetari, Muharrem Kafexhiu tha se sot Qeveria e Kosovës bëri hapin e parë për çështjen e Apelit ndaj ish-krerëve të UÇK-së që me 16 shtator morën aktgjykimin dënues nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

    Kafexhiu në emisionin “Kosova Today” tha se Kosova duhet të merret ekskluzivisht me Apelin për ta zhbërë dënimin.

    “Sot është kryer hapi i parë nga Qeveria, do thotë ekzekutivi ka vendos krijimin e Grupit Punues që do merret ekskluzivisht për çështjen e Apelit… Tash duhet të merremi vetëm me Apelin, Apeli është çështja kyçe, ajo çka nuk po e pranojmë ne si shoqëri është 4-shja e UÇK-së është dënuar fatkeqësisht dhe tash duhet të punojmë për ta ç’bërë dënimin”, tha ai.