Blog

  • Besimtarët nga Kosova nisen drejt qyteteve të shenjta të Islamit për kryerjen e umres

    Besimtarët nga Kosova nisen drejt qyteteve të shenjta të Islamit për kryerjen e umres

    Besimtarët nga Kosova nisen drejt qyteteve të shenjta të Islamit për kryerjen e umres

    Një grup besimtarësh nga Kosova është nisur sot drejt Arabisë Saudite, në kuadër të një organizimi të Bashkësisë Islame të Kosovës, për të vizituar dy qytetet më të shenjta të Islamit, Medinën dhe Mekën.

    Sipas planit të udhëtimit, ndalesa e parë do të jetë në Medinë, ku besimtarët do të vizitojnë Xhaminë e Pejgamberit Muhamed a.s., si dhe vende të tjera me rëndësi historike për Islamin, transmeton Klankosova.tv.

    Pas qëndrimit në Medinë, grupi do të udhëtojë drejt Mekës, ku do të kryejë ritet e umres dhe do të qëndrojë pranë Qabes së Madhëruar.

  • Kosova me dy kickboksierë në Kupën Botërore WAKO në Uzbekistan

    Kosova me dy kickboksierë në Kupën Botërore WAKO në Uzbekistan

    Kosova me dy kickboksierë në Kupën Botërore WAKO në Uzbekistan

    Tashkent, 14 tetor 2026 – Kosova po merr pjesë në WAKO World Cup Uzbekistan 2026, që po zhvillohet në Tashkent nga 13 deri më 18 tetor, duke vazhduar përfaqësimin e saj në arenën ndërkombëtare të kickbox-it.
    Federata e Kickbox-it e Kosovës po përfaqësohet nga garuesit Art Dulaj dhe Nart Kastrati, të shoqëruar nga kryetari i Federatës, Fatmir Makolli. Delegacioni kosovar sot ka përfunduar me sukses regjistrimet zyrtare dhe matjet e peshës, duke qenë i gatshëm për fillimin e garave.
    Kjo pjesëmarrje ka një domethënie të veçantë, pasi Uzbekistani ende nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ndërsa kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në këtë ngjarje ndërkombëtare.
    Kryetari i Federatës, Fatmir Makolli, u shpreh:
    “Është kënaqësi dhe krenari që përfaqësojmë Kosovën në një garë të këtij niveli, veçanërisht në një shtet që ende nuk e ka njohur pavarësinë tonë. Sporti është një urë që bashkon popujt dhe hap dyer të reja. Synimi ynë është që sportistët të japin maksimumin, të arrijnë rezultate sa më të larta dhe të bëjnë të mundur që flamuri ynë të valojë e himni i Kosovës të intonohet në podiumin më të lartë në Tashkent.”

    The post Kosova me dy kickboksierë në Kupën Botërore WAKO në Uzbekistan appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Kena me u vra”: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Gani Gecin, këto janë arsyet

    “Kena me u vra”: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Gani Gecin, këto janë arsyet

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata caktimin e një muaji paraburgim ndaj ish-deputetit Gani Geci, nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

    Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit të siguruar nga Dukagjini, Geci dyshohet se më 11 tetor, në zyrat e portalit “Vox Kosova”, e ka kanosur Mehmetajn pasi ky i fundit kishte refuzuar ta largonte ose ta ndryshonte një postim në Facebook lidhur me deputetin Fatos Geci.

    Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se Geci dyshohet t’i ketë thënë gazetarit: “Nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra”, si dhe: “Pash një Zot, mos na merr në qafë, ndërro postimin se na duhet me u vra”.

    Sipas Prokurorisë, një ditë më vonë, Geci kishte shkuar në afërsi të TV Dukagjinit, derisa Mehmetaj ishte pjesëmarrës në emisionin “Debat Plus”, dhe e kishte pritur për rreth dy orë që të dilte nga studioja. Prokuroria pretendon se ai kishte publikuar edhe një video në TikTok për t’i bërë me dije gazetarit se ndodhej aty.

    Prokuroria vlerëson se ekziston dyshim i bazuar për veprën penale “Kanosja”, ndërsa kërkesën për paraburgim e mbështet në rrezikun e arratisjes, mundësinë e ndikimit në dëshmitarë ose pengimit të sigurimit të provave, si dhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale.

    Në kërkesë thuhet se hetimet nuk kanë përfunduar dhe se duhet të merren deklarata të personave që kanë qenë të pranishëm gjatë takimit në zyrat e “Vox Kosova”, të sigurohen komunikimet elektronike dhe të verifikohet mundësia e sigurimit të pamjeve filmike.

    Prokuroria thekson gjithashtu se, sipas vlerësimit të saj, masat alternative nuk janë të mjaftueshme për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

    Gani Geci ishte ndaluar më 12 tetor 2026, në orën 23:00, me vendim të Prokurorit të Shtetit. P

    Burimi: Dukagjini

  • Studim: A janë të huajt vërtet më të prirur për krime se gjermanët?

    Studim: A janë të huajt vërtet më të prirur për krime se gjermanët?

    Çdo vit, kur Zyra Federale e Policisë Kriminale boton statistikat e saj të krimit, kryesisht është partia  ‘Alternativa për Gjermaninë’  – një pjesë e së cilës është e ekstremit të djathtë – që i shqyrton ato me shumë kujdes. Sa vepra penale i atribuohen refugjatëve, migrantëve dhe të huajve që jetojnë  në Gjermani ? Studimet e kryera nga ekspertë të mediave tregojnë se 95 për qind e njoftimeve për shtyp të AfD-së përqendrohen te të dyshuarit jo-gjermanë, ndërsa veprat penale që përfshijnë të dyshuar gjermanë pothuajse injorohen plotësisht.

    Megjithatë, narrativa standarde e AfD-së – se  jo-gjermanët janë  natyrshëm shumë më të dhunshëm – është e rreme. Susann Prätor, sociologe, kriminologe dhe profesoreshë në Akademinë e Policisë së Saksonisë së Poshtme, ka shqyrtuar me hollësi të dhënat e krimit në Gjermani në një studim të ri. Duke vepruar kështu, ajo jo vetëm që ka shqyrtuar atë që njihet si ‘krim i raportuar’ – domethënë, të gjitha shkeljet që kanë dalë në dritë dhe përfshihen në statistikat e krimit të policisë – por edhe ‘krimin e fshehtë’: të gjitha kundërvajtjet që as nuk raportohen e as nuk zbulohen, dhe që për rrjedhojë nuk shfaqen në asnjë statistikë zyrtare, por regjistrohen përmes sondazheve përfaqësuese.

    Ajo i tha DW-së: “Po, sipas statistikave të krimit të policisë, personat që nuk janë shtetas gjermanë kryejnë kundërvajtje më shpesh se gjermanët. Por studimet mbi krimin e pazbuluar tregojnë se mundësia që të bëhet një ankesë është më shumë se dyfish më e lartë kundër jo-gjermanëve, të cilët për rrjedhojë janë subjekt i një numri më të madh ankesash. Në krimin e pazbuluar, dallimet midis dy grupeve janë gjithashtu të dukshme, por dukshëm më pak të theksuara.”

    Dorasit gjermanë janë subjekt i më pak ankesave

    Kështu, vjedhjet e kryera nga shtetas të huaj kanë dy herë më shumë gjasa të shfaqen më pas në statistikat e krimit të policisë sesa ato të kryera nga gjermanët. Megjithatë, po t’i pastrosh statistikat për të marrë parasysh paragjykimin që lidhet me paraqitjen e ankesave, të huajt nuk janë më 2.6 herë më të prirur të implikohen sesa gjermanët, por vetëm 1.7 herë më të prirur.

    Kjo shifër gjithashtu përputhet me gjetjet e studimeve mbi krimin e dhunshëm mes të miturve: sipas këtyre studimeve, të rinjtë e huaj kryejnë akte të dhunshme 1.6 herë më shpesh se gjermanët.

    ‘Të rinj, meshkuj, me pak arsim dhe të prirur ndaj dhunës: këto janë kategori që rrisin mundësinë e sjelljes së dhunshme. Një konceptim i caktuar i maskulinitetit gjithashtu luan një rol, pavarësisht prejardhjes. Por ne nuk vërejmë asnjë faktor kulturor, ndryshe nga paragjykimi se maskuliniteti dhe dhuna luajnë një rol më të madh në kultura të tjera,” shpjegon Prätor, duke iu referuar një sondazhi mbi pranimin e dhunës: sipas saj, 5 për qind e të rinjve gjermanë janë në favor të saj, krahasuar me 10 për qind të jo-gjermanëve – dy herë më shumë, por, sipas kriminologëve, jo mjaftueshëm për të përmendur kulturën si model shpjegues. Përkundrazi, duket se një faktor tjetër është vendimtar.

    Veprimet e dhunës nga të rinjtë kanë rënë gjatë dekadave të fundit

    ‘Edukimi familjar luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrimeve të tilla të dhunshme. Në të vërtetë, qëndrimet ndaj dhunës formohen brenda familjes. Nëse unë vetë jam dëshmitar i dhunës midis prindërve të mi, kam një marrëdhënie të ndryshme me dhunën sesa nëse nuk e kam parë.

    Gjermania është në rrugën e duhur në këtë drejtim, edhe pse kjo nuk duket gjithmonë kështu aktualisht, thotë Prätor. “Pesëdhjetë ose gjashtëdhjetë vjet më parë, dhuna prindërore ishte ende shumë më e zakonshme në rritjen e fëmijëve sesa sot. Veprimet e dhunës të kryera nga të rinjtë janë gjithashtu shumë më të rralla sesa në vitet 1990 ose në fillim të viteve 2000.”

    Susann Prätor deklaron se qëllimi i saj kryesor është të ndihmojë në sjelljen e objektivitetit në debat. Mënyra se si aktet serioze të dhunës – të tilla si dëmtime të rënda trupore, vrasje pa dashje ose vrasje – regjistrohen në dokumentet e policisë dhe pasqyrohen në statistikat e krimit është një shembull i kësaj.

    “Nga çdo 100 shtetas gjermanë, 0,2 për qind kryejnë vepra të dhunshme penale; ndër shtetasit jo-gjermanë, kjo shifër rritet në 0,6 për qind.” Megjithatë: “Më shumë se 99 për qind e njerëzve që jetojnë këtu në Gjermani, qofshin me origjinë gjermane apo jo – domethënë, shumica dërrmuese e popullsisë së vendit – nuk kryejnë absolutisht asnjë vepër të rëndë penale të dhunshme.”

    Gjermania duhet të dyfishojë përpjekjet parandaluese

    Thirrja e kriminologes, e cila gjithashtu trajnon oficerë policie të ardhshëm: politikanët duhet t’i japin më shumë rëndësi aspekteve pozitive të migracionit; debati mbi imigracionin është tepër i ngarkuar me negativitet për shkak të fokusit të ngushtë në statistikat e krimit të policisë. Shumica dërrmuese e jo-gjermanëve bëjnë një punë të mirë dhe po integrohen shumë mirë. Sidoqoftë, mbi të gjitha, qeveria duhet të investojë më shumë në parandalim.

    “Duke ndërhyrë sa më herët të jetë e mundur me fëmijët dhe adoleshentët, duke forcuar aftësitë e tyre sociale që nga kopshti, duke vazhduar këtë përpjekje në shkollë, dhe duke reaguar kur ndodhin incidente të dhunshme”.

    Është gjithashtu e rëndësishme të investohet në infrastrukturë dhe aktivitete rekreative në rajone të caktuara. “Në të vërtetë, një nga faktorët kryesorë pas dhunës mes të rinjve, pavarësisht prejardhjes së tyre, është mungesa e një rutine të përditshme konstruktive”, thotë ekspertja.

     

    Burimi: RTKLive

  • Videot intime të Adi Hilës, influenceri Yll Dreshaj kritikon publikimin e tyre

    Videot intime të Adi Hilës, influenceri Yll Dreshaj kritikon publikimin e tyre

    Videot intime të Adi Hilës, influenceri Yll Dreshaj kritikon publikimin e tyre

    Influenceri, Yll Dreshaj komentoi videot e publikuara intime ku ishin të përfshirë kompozitori, Adi Hila si dhe artistë të skenës shqiptare.

    Ai e vlerësoi skandaloze keqpërdorimin e privatësisë së femrave të përfshira në këtë rast.

    “Sa i përket marrëdhënies, dhe seksi është pjesë e natyrës, pavarësisht që secili prej nesh e bën në privatësi, kështu që nuk është skandal, nuk është gjëja më e tmerrshme – gjëja më e tmerrshme është se si keqpërdoret privatësia e një femre”, tha ai.

  • AGK e sheh alarmuese vendimin e KPM-së për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore

    AGK e sheh alarmuese vendimin e KPM-së për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore

    AGK e sheh alarmuese vendimin e KPM-së për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka konsideruar alarmues vendimin e Komisionit të Pavarur të Mediave për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore, në formën e transmetimit eksperimental.

    Përmes një reagimi publik, AGK thotë se krijimin e një radioje të drejtuar nga Policia e sheh si përpjekje të institucioneve ligjzbatuese për t’i përcjellë publikut informacione të njëanshme pa iu nënshtruar shqyrtimit kritik nga mediat.

    “Gazetarët dhe mediat duhet të kenë mundësi të bëjnë pyetje, të sfidojnë qëndrimet e Policisë dhe ta mbajnë atë përgjegjëse për punën e saj, përmes kanaleve të hapura dhe të pavarura të komunikimit. Duke pasur parasysh se sektori i sigurisë udhëhiqet nga ministra dhe zëvendësministra të Lëvizjes Vetëvendosje, konsiderojmë se ekziston rrezik real që kjo media shtetërore të keqpërdoret për përhapjen e narrativave partiake”.

    “Licenca është dhënë nga KPM-ja, anëtarët e së cilës janë përzgjedhur përmes një procesi të komprometuar, në të cilin Lëvizja Vetëvendosje kishte paracaktuar kandidatët e saj të preferuar. E konsiderojmë këtë vendim vazhdimësi të një qasjeje të KPM-së që favorizon pushtetin në dëm të informimit në interes publik”, thuhet në njoftim.

    AGK thotë se shpreson që ky vendim të kundërshtohet përmes rrugëve ligjore dhe që Radio Policia të mos bëhet funksionale.

    Në të njëjtën kohë, Asociacioni i ka bërë thirrje KPM-së që të vendosë interesin e qytetarëve përpara interesave partiake apo qeveritare.

    “AGK-ja e çmon bashkëpunimin tradicionalisht të mirë të Policisë me gazetarët dhe mediat. Megjithatë, nuk e sheh këtë nismë si një hap që i shërben ruajtjes dhe forcimit të këtij bashkëpunimi”.

  • Kurti merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

    Kurti merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

    Ceremonia u mbajt në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ku komandanti i deritanishëm, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ia dorëzoi zyrtarisht komandën pasardhësit të tij, gjeneralmajor Roberto Vergori.

    Ndërrimi i komandës shënon kalimin e përgjegjësisë për udhëheqjen e misionit të NATO-s në Kosovë te komandanti i ri.

    KFOR-i vazhdon të jetë i angazhuar në Kosovë në kuadër të mandatit të tij, që përfshin kontributin për një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët.

    Burimi: RTKLive

  • Gjermania nxjerr në gjyq ukrainasin e dyshuar për sabotimin e gazsjellësve “Nord Stream”

    Gjermania nxjerr në gjyq ukrainasin e dyshuar për sabotimin e gazsjellësve “Nord Stream”

    Katër vjet pas një prej akteve më të bujshme të sabotimit në historinë moderne të Evropës, në Hamburg të Gjermanisë ka nisur procesi gjyqësor ndaj një shtetasi ukrainas, i cili akuzohet për përfshirje në shpërthimet që dëmtuan gazsjellësit Nord Stream, përmes të cilëve Rusia furnizonte Gjermaninë me gaz.

    I dyshuari, i identifikuar nga prokuroria gjermane si Serhii K., akuzohet se, së bashku me pjesëtarë të tjerë të ushtrisë ukrainase, kishte organizuar shkatërrimin e gazsjellësve me qëllim që Rusia të mos vazhdonte të financonte luftën përmes të ardhurave nga gazi, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

    Ai është i dyshuari i parë që përballet me gjyqin për këtë rast. Serhii K., i cili u ekstradua në Gjermani në fund të vitit të kaluar, i mohon akuzat. Një tjetër shtetas ukrainas, i dyshuar për përfshirje në sabotim, gjithashtu i ka mohuar akuzat dhe po përballet me procedurat e ekstradimit nga Kroacia.

    Rasti konsiderohet veçanërisht i ndjeshëm për Gjermaninë, e cila që nga pushtimi i plotë rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022 është shndërruar në një nga aleatët kryesorë të Kievit. Shpërthimet ndodhën rreth shtatë muaj pas fillimit të pushtimit rus.

    Më 26 shtator 2022, shpërthimet nënujore në Detin Baltik, pranë ishullit Bornholm, dëmtuan tre nga katër tubacionet e gazsjellësve Nord Stream.

    Në muajt e parë pas incidentit, dyshimet në Perëndim u drejtuan kryesisht nga Rusia, pa u përcaktuar zyrtarisht përgjegjësia për sulmin. Në atë kohë, Moska kishte ndërprerë tashmë furnizimin me gaz përmes Nord Stream 1, ndërsa Nord Stream 2 nuk ishte vënë asnjëherë në funksion. Berlini e kishte pezulluar projektin disa miliardë eurosh pak para nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, kishte akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre britanikë për organizimin e shpërthimeve, duke fajësuar atë që e quajti “anglo-saksonët”. Uashingtoni dhe Londra i kishin mohuar këto akuza.

    Pas hetimeve të zhvilluara nga Suedia, Danimarka dhe Gjermania, prokurorët gjermanë u përqendruan te një grup zhytësish profesionistë, të cilët dyshohet se kishin përdorur një jaht të quajtur Andromeda, të marrë me qira në portin gjerman të Rostockut.

    Hetuesit deklaruan se në mostrat e marra nga anija ishin gjetur gjurmë të eksplozivëve nënujorë.

    Prokuroria gjermane dyshon për përfshirje të institucioneve ukrainase
    Sipas aktakuzës gjermane, Serhii K. ishte oficer në ushtrinë ukrainase në vitin 2022 dhe drejtonte një grup ku përfshiheshin zhytës profesionistë, një kapiten anijeje dhe një ekspert i eksplozivëve.

    Prokurorët pretendojnë se grupi e kishte organizuar sabotimin me urdhër të institucioneve shtetërore ukrainase. Ata e trajtojnë rastin edhe në kuadër të dispozitave të Gjermanisë për krimet sipas së drejtës ndërkombëtare, duke e cilësuar sulmin e dyshuar ndaj gazsjellësve si krim lufte, pasi objektivat ishin infrastrukturë civile.

    Në janar të vitit 2025, Gjykata Federale e Drejtësisë në Gjermani vendosi se çështja hynte në juridiksionin territorial gjerman dhe se prokuroria kishte përgjegjësi të vazhdonte hetimet, pasi rasti lidhej me cenimin e sigurisë së brendshme të vendit.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mohuar vazhdimisht se Ukraina kishte lidhje me shpërthimet e Nord Stream.

    Megjithatë, çështja ka nxitur debat në Ukrainë dhe Gjermani lidhur me përgjegjësinë për sabotimin dhe pasojat e mundshme për marrëdhëniet mes dy vendeve.

    Serhii K. u arrestua në gusht të vitit 2025, pasi ishte regjistruar në një hotel pranë qytetit bregdetar Rimini, në Itali. Arrestimi u krye në bazë të një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga autoritetet gjermane.

    Pas disa javësh procedurash gjyqësore për kundërshtimin e ekstradimit, ai u transferua në Gjermani në fund të vitit 2025. Në dokumentet gjyqësore, ai identifikohet si Serhii Kuznetsov.

    Ndërkohë, një tjetër shtetas ukrainas, Volodymyr Zhuravlov, kishte arritur të kundërshtonte me sukses kërkesën gjermane për ekstradim në Poloni. Në tetor të vitit 2025, një gjykatë në Varshavë urdhëroi lirimin e tij, duke argumentuar se sulmi ndaj gazsjellësve nuk ishte i paligjshëm dhe se, nëse Ukraina kishte organizuar një operacion ushtarak, ai mund të konsiderohej i justifikuar në rrethanat e luftës.

    Megjithatë, Zhuravlov u arrestua më vonë në Kroaci, nën dyshimet se kishte marrë pjesë në zhytjet e nevojshme për realizimin e sabotimit. Muajin e kaluar, autoritetet kroate miratuan ekstradimin e tij, por ende nuk është e qartë se kur do të transferohet në Gjermani dhe nëse çështja e tij do të përfshihet në procesin gjyqësor në Hamburg.

    Pavarësisht ndjeshmërisë së rastit, deputeti ukrainas Merezhko nuk pret që çështja të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet mes Kievit dhe Berlinit. Sipas tij, mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë ndaj Ukrainës mbetet në interesin kombëtar të vetë Gjermanisë.

    Burimi: Dukagjini

  • BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore

    BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore

    BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore

    Komisioni Evropian i dha të mërkurën Ukrainës 2.86 miliardë euro për të financuar dronë, sisteme mbrojtëse ajrore, raketa dhe nevoja të tjera urgjente ushtarake mes sulmeve të vazhdueshme.

    Financimi u sigurua në kuadër të komponentit të mbrojtjes të Kredisë Mbështetëse të BE-së për Ukrainën prej 90 miliardë eurosh, tha Komisioni i BE-së në një deklaratë.

    Paratë do të përdoren për të blerë dronë, sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa, radarë, sisteme të luftës elektronike dhe municione.

    “Ndërsa Rusia qëndron në vijën e parë të frontit, ajo vazhdon të përshkallëzojë sulmet e saj ajrore, duke synuar mizorisht civilët dhe infrastrukturën ukrainase. Mbështetja e palëkundur e Evropës ka më shumë rëndësi se kurrë për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë qiellin e saj dhe të shpëtojë jetë”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

    Paketa e kredisë prej 90 miliardë eurosh për vitet 2026-2027 përfshin 60 miliardë euro të destinuara për mbrojtje dhe 30 miliardë euro për ndihmë buxhetore.

    Komisioni tha se 28.3 miliardë euro ishin planifikuar të disbursoheshin në vitin 2026 për të forcuar kapacitetin industrial të mbrojtjes të Ukrainës, me pagesa të mëtejshme që priten në javët e ardhshme.

    Ai shtoi se Ukraina kishte ende 29.64 miliardë euro në mbështetje financiare në dispozicion për pjesën e mbetur të vitit 2026.

    Nga kjo shumë, 25.24 miliardë euro janë në dispozicion në kuadër të Kredisë Mbështetëse për Ukrainën, duke përfshirë 12.54 miliardë euro për kapacitetin industrial të mbrojtjes dhe 12.7 miliardë euro në mbështetje buxhetore, shkruan euronews.al.

    Që nga viti 2022, BE-ja dhe shtetet anëtare të saj kanë ofruar 231.5 miliardë euro në mbështetje të përgjithshme për Ukrainën, duke përfshirë 3.8 miliardë euro të gjeneruara nga të ardhurat e aseteve të bllokuara ruse, sipas komisionit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kosova mbështet financiarisht Luginën, Serbia akuzohet për bllokim të fondeve

    Kosova mbështet financiarisht Luginën, Serbia akuzohet për bllokim të fondeve

    Vendimi për ndarjen e mjeteve është marrë në mbledhjen e shtatë të Qeverisë së Kosovës, në bazë të kërkesës së Këshillit Kombëtar Shqiptar, të datës 6 tetor 2026.

    Lidhur me këtë vendim kanë reaguar kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, si dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, të cilët kanë falënderuar Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme për shqiptarët e Luginës.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka thënë se mbështetja financiare për këtë institucion është rikthyer për herë të tretë për shqyrtim, pas bllokimeve nga Serbia në janar dhe gusht.

    Ai ka theksuar se KKSH-ja do të vazhdojë të angazhohet që mjetet të arrijnë te përfituesit, duke bërë të ditur se ato lidhen me 129 projekte dhe katër programe.

    Sipas Rexhepit, programet përfshijnë sigurimin e librave falas, praktikën profesionale për të rinjtë, funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe avokimin për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

    Ai ka vlerësuar se bllokimi i mbështetjes ndikon drejtpërdrejt te nxënësit, të rinjtë, organizatat dhe jeta institucionale e komunitetit shqiptar.

    Rexhepi ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për përkushtimin dhe këmbënguljen, duke theksuar se Këshilli do ta ndjekë procesin deri në realizimin e mbështetjes.

    Edhe kryetari i PVD-së dhe njëherësh deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar lidhur me ndarjen e mjeteve, duke e cilësuar rikthimin e çështjes për herë të tretë si dëshmi të këmbënguljes për të siguruar mbështetje për shqiptarët e Luginës.

    Kamberi ka kritikuar qëndrimin e autoriteteve serbe, duke thënë se Serbia ndan mjete për serbët e Kosovës, ndërsa, sipas tij, bllokon mbështetjen financiare të Kosovës për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

    Ai i është referuar edhe deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kuvendin e Serbisë, më 13 shtator 2022, sipas të cilave për Kosovën ndahen çdo vit 700 deri në 820 milionë euro.

    Kamberi ka theksuar se mbështetja e paraparë për 129 projektet dhe katër programet e KKSH-së ka qëllime dhe përfitues të përcaktuar.

    “Mbështetja për qytetarët nuk mund të jetë e drejtë për njërën palë dhe të trajtohet si kërcënim kur u dedikohet shqiptarëve”, ka shkruar Kamberi, duke kërkuar standarde dhe trajtim të barabartë.

    Ai gjithashtu ka falënderuar kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm, duke thënë se do të këmbëngulin derisa mbështetja të arrijë te përfituesit.

    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se mbështetja financiare për vitin 2026 lidhet drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve të Luginës së Preshevës.

    Sipas saj, këto mjete janë të rëndësishme për sigurimin e librave për fëmijët, krijimin e mundësive për të rinjtë dhe realizimin e projekteve në dobi të shqiptarëve.

    Sinani ka theksuar se bllokimi i mjeteve ua mohon këto mundësi qytetarëve që kanë më së shumti nevojë për mbështetje. Kryetarja e Preshevës ka bërë të ditur se do të vazhdojnë angazhimin, së bashku me Këshillin Kombëtar Shqiptar, që mbështetja të arrijë te shqiptarët e Luginës.

    “Qytetarët tanë nuk duhet të mbeten peng i bllokimeve”, ka theksuar Sinani, duke falënderuar Qeverinë e Kosovës.

    Ajo e ka përmbyllur reagimin me mesazhin se Presheva dhe Lugina nuk janë vetëm.

    Ndarja e mjeteve nga Qeveria e Kosovës synon të mbështesë funksionimin institucional të KKSH-së dhe realizimin e projekteve të dedikuara për komunitetin shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

    Burimi: RTKLive