Blog

  • Kurti: KRE-ja do të ruajë energjinë, investimi kap vlerën 236.7 milionë dollarë

    Ministria e Ekonomisë ka mbajtur takimin e parë konstituiv të Bordit të Korporatës për Ruajtjen e Energjisë (KRE Sh.A.), ndërmarrje publike e themeluar në kuadër të angazhimeve për zhvillimin e kapaciteteve të ruajtjes së energjisë elektrike në Kosovë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se themelimi i KRE-së përbën një hap drejt forcimit të sistemit energjetik të vendit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së energjisë për shfrytëzim në periudhat kur kërkesa është më e lartë.

    Ai tha se me këtë ndërmarrje të re publike, sistemit energjetik të Kosovës po i shtohet një kapacitet që deri më tani i ka munguar.

    “Ne kemi KEK-un dhe Ibër-Lepencin që prodhojnë energji elektrike, e kemi KEK-un që transmeton atë, kurse tani e kemi edhe Korporatën e Re të Kosovës për Energji (KRE), e cila do ta ruajë energjinë për orët kur na duhet më së shumti. Me këtë ndërmarrje të re publike, po i shtojmë sistemit tonë energjetik një aftësi e cila i ka munguar. Që në hartimin e Programit Kompakt me partnerët amerikanë, kemi punuar që investimi në bateri të shoqërohet me krijimin e një ndërmarrjeje e cila do t’i zotërojë dhe do t’i menaxhojë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), kemi themeluar edhe KRE-në. Sot, me mbledhjen e parë të bordit, vazhdojmë punën për ta bërë ndërmarrjen sa më funksionale. KRE-ja është 100% në pronësi të Republikës së Kosovës, pra është pasuri e përbashkët e qytetarëve tanë. Pasurinë publike e mbrojmë duke e mirëmenaxhuar dhe duke e shtuar. Ndërmarrjet tona publike duhet të jenë të suksesshme, të krijojnë vlerë ekonomike dhe këtë vlerë ta vënë në shërbim të qytetarëve tanë. Ky është orientimi ynë edhe me KRE-në”, tha Kurti.

    Kurti bëri të ditur se Programi Kompakt, i cili përfshin investimet në ruajtjen e energjisë, ka vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, ku pjesa më e madhe financohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Programi Kompakt ka vlerën e përbashkët prej 236.7 milionë dollarë. Nëpërmjet kësaj, 202 milionë dollarë janë grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit, dhe 34.7 milionë janë kontribut nga Qeveria e Kosovës. Është një investim i përbashkët në sigurinë energjetike dhe në zhvillimin afatgjatë në Kosovë. KRE-ja do të ketë për qëllim t’i operojë bateritë në Istog, me fuqi prej 125 megavatësh dhe kapacitet ruajtës prej 250 megavat-orë energji. Bashkë me sistemin prej 99 megavat-orësh të KEK-ut, KRE-ja do të ketë 340 megavat-orë kapacitet total për ruajtjen e energjisë. Në praktikë, kjo do të thotë ta ruajmë energjinë kur e kemi të lirë, për ta kthyer më vonë, atëherë kur na duhet më së shumti. Kështu zvogëlojmë nevojën për importe në orët e pikut dhe e ndihmojmë balancimin e sistemit”, tha ai.

    Kreu i Qeverisë u bëri thirrje anëtarëve të Bordit që ndërmarrjen ta udhëheqin me profesionalizëm, meritokraci dhe llogaridhënie, duke theksuar se funksionimi i saj duhet të mbështetet në qeverisje të mirë.

    “Të nderuar anëtarë të bordit, përvoja juaj në energjetikë, financa, drejtësi dhe administratë publike është e shkëlqyer. Nga ju presim që të udhëhiqni ndërmarrjen mbi bazë të rekrutimit me meritë, vendimmarrjes profesionale dhe llogaridhënies së lartë. Teknologjisë së re duhet t’i përgjigjemi me qeverisje të mirë. Qytetarëve të cilëve u shërbejmë, u detyrohemi përgjegjësi për mbarëvajtjen e kësaj ndërmarrjeje”, tha Kurti.

    Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, foli për rëndësinë e krijimit të kapaciteteve vendore për menaxhimin e baterive dhe zhvillimin e tregut të energjisë. Ajo tha se krahas investimeve në infrastrukturë, Kosova duhet të sigurojë edhe njohuritë dhe aftësitë profesionale për menaxhimin e këtyre kapaciteteve.

    “Kur kemi nisur punën, po zhvillojmë një faza të re, ku kemi synuar që të investojmë, që të jetë një fushë në Kosovë për shumë më gjatë sesa sot po dalin përgjigje. Bashkë me bateritë, vendi duhet të fitonte edhe dijen edhe aftësinë për t’i menaxhuar ato, për t’u zhvilluar në datën 1 janar e tregjeve të energjisë edhe më tutje. Prandaj, mendojmë që sot po e fillojmë punën me dy njerëz të cilëve po u besojmë këtë agjenci. Projektet e baterive e kemi përgatitur së bashku me ekspertët e Qeverisë Amerikane, duke pasur parasysh gjithë sistemin tonë elektro-energjetik. Në njërën anë, janë investimet për modernizimin e transmetimit të palëve të kësaj kohe, dhe në anën tjetër, ka pasur se detyra të reja që do të fillojnë tre për tre shumat e reja energjetike që do të zhvillohen përmes akonteve, do të na japin më shumë të drejta, mirëpo siç e dini, e gjithë kjo e efiçencës është një sfidë për Kosovën”, tha Rizvanolli.

    Ministrja theksoi se KRE-ja do të ketë rol të rëndësishëm në optimizimin e shfrytëzimit të energjisë elektrike, duke mundësuar ruajtjen e tepricave dhe përdorimin e tyre në periudhat kur kërkesa është më e lartë. Ajo bëri të ditur se dy kompani amerikane kanë paraqitur ofertat për projektimin dhe ndërtimin e sistemit të baterive.

    “Prandaj, kompania për ruajtjen e energjisë, apo Energy Storage Corporation, respektivisht KRE shqip, do të ndihmojë që të optimizojmë shfrytëzimin e energjisë elektrike të ruajtur, ashtu që duke ruajtur tepricat e energjisë kur kemi teprica, t’i shfrytëzojmë ato në kohët e ditës kur kemi më së shumti nevojë. Tashmë dy kompani amerikane kanë paraqitur ofertat për projektimin dhe ndërtimin e sistemit të baterive, kështu që, për ta zënë kohën, do të fillojë vitin e ardhshëm dhe do të përfundojë në vitin 2028. Mirëpo, për të qenë gati deri atëherë, krejt është shumë punë përpara. Në fakt, ne kemi së bashku shumë punë përpara. Duke filluar nga rekrutimi sot i menaxheriatit, pastaj i stafit profesional. Në njërën anë, operimi dhe mirëmbajtja e baterive është aktivitet plotësisht i ri jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin. Mirëpo, aktiviteti i KRE-së është shumë përtej natyrës teknike të tij. Aq sa rëndësi sa ka energjia edhe teknike, është edhe njohuria për tregun dhe paraqitja e tregut në një treg modern, drejt të cilit ka për qëllim që të zhvillohet, në mënyrë që të optimizohet shfrytëzimi i baterive”, tha ajo.

    Rizvanolli shtoi se, sipas marrëveshjes ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, KRE-ja do të ketë edhe përgjegjësinë që përfitimet nga operimi i ndërmarrjes të shpërndahen te qytetarët e Kosovës, me theks të veçantë te ata që kanë më së shumti nevojë./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Ish-kryeministri italian në Prishtinë, Letta: Kosova dhe Ballkani Perëndimor të përfshihen në tregun e përbashkët para anëtarësimit në BE

    Ish-kryeministri italian në Prishtinë, Letta: Kosova dhe Ballkani Perëndimor të përfshihen në tregun e përbashkët para anëtarësimit në BE

    Ish-kryeministri i Italisë dhe presidenti i Institutit Jacques Delors, Enrico Letta, ka vizituar Kosovën, pasi, ishte i ftuar në Forumin e Shoqërisë Civile 2026.

    Nga Prishtina, ai ka bërë thirrje që Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor të përfshihen gradualisht në Tregun e Përbashkët Evropian edhe para anëtarësimit formal në Bashkimin Evropian, duke theksuar se integrimi duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe jo të mbetet vetëm në nivel premtimesh politike.

    “Tregu i Përbashkët është më shumë se një treg, është qytetari e plotë evropiane, pra, jo të jesh emigrant në Bashkimin tënd Evropian. Kjo është arsyeja pse unë e kam mbështetur Tregun e Përbashkët si një hap kryesor në zgjerimin e BE-së”, theksoi ai.

    Në këtë forum, Letta tha se se përfshirja graduale e vendeve kandidate në tregun evropian do t’u mundësonte qytetarëve dhe bizneseve të përfitonin nga integrimi edhe para anëtarësimit formal në BE.

    Po ashtu, sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të përqendrohen vetëm në marrëdhëniet me Brukselin, por duhet të forcojnë edhe bashkëpunimin ekonomik mes tyre. Ai paralajmëroi se përsëritja e gabimeve të zgjerimeve të mëparshme mund ta vështirësojë integrimin.

    Ndër tjera, Letta kërkoi integrim më të thellë dhe më shumë autonomi ekonomike e strategjike, duke prezantuar edhe rëndësinë e planit “Një Evropë, një treg”, i cili synon thjeshtimin e rregullave, integrimin e tregjeve financiare dhe forcimin e kompanive evropiane.

    “Ne jemi të gjithë vende të vogla”, ishte një nga mesazhet kryesore të Lettës, i cili argumentoi se shtetet evropiane duhet të bashkohen për të pasur peshë më të madhe ekonomike dhe politike në raport me SHBA-në, Kinën dhe fuqitë e tjera globale.
    Përpos ish-kryeministrit italian, pjesë e forumit ishte edhe ekonomistja dhe Valbona Zeneli.

    Në hapje të ditës së dytë të forumit, Zeneli theksoi se diskutimet e një dite më parë kishin nxjerrë në pah një problem të përbashkët për rajonin: hendekun mes angazhimeve politike dhe zbatimit të tyre në praktikë.

    Sipas saj, pengesa kryesore në Ballkanin Perëndimor nuk është më vetëm mungesa e politikave apo e legjislacionit, por mungesa e kapaciteteve institucionale, mbikëqyrjes, koordinimit dhe llogaridhënies, shkruan Telegrafi.

    Ekonomistja theksoi se ligjet dhe zotimet e nënshkruara nuk po shndërrohen gjithmonë në institucione funksionale dhe rezultate konkrete për qytetarët.

    Zeneli identifikoi tri çështje kryesore, si, qëndrueshmërinë demokratike si pjesë të sigurisë, përfshirjen e të gjitha komuniteteve në proceset politike dhe ndërtimin e një kulture të përgjegjësisë institucionale.

    Ndër tjera, ajo kërkoi gjithashtu që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e demokracisë edhe para anëtarësimit në BE.

    Në këtë forum, u fliten edhe tema tjera, si mungesa e investimeve dhe ideja që Evropa të shihet si një projekt paqeje, e jo vetëm si objekt ekonomik, pasi, qytetarët e Ballkanit Perëndimor të krenohen me arritjet e BE-së.

    Pra, mesazhi kryesor i forumit ishte se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor duhet të shoqërohet me hapa konkretë, institucione funksionale dhe rezultate të prekshme për qytetarët, në mënyrë që zgjerimi të mos mbetet vetëm një premtim politik./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Albian Hajdari lëndohet sërish, pritet të mungojë për disa javë

    Albian Hajdari lëndohet sërish, pritet të mungojë për disa javë

    Albian Hajdari lëndohet sërish, pritet të mungojë për disa javë

    Futbollisti i Kosovës, Albian Hajdari, është lënduar sërish dhe do të jetë jashtë fushës për disa javë.

    Mbrojtësi i Hoffenheimit pritej të ishte i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Beshiktashit, që zhvillohet të enjten, por gjatë stërvitjes së së martës ka pësuar një dëmtim në shputën e këmbës.

    Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Hoffenheimit, Chris Ilzer, i cili e ka cilësuar mungesën e Hajdarit si një goditje për ekipin.

    23-vjeçari ishte lënduar edhe më parë gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës, nga ku ishte larguar për të vazhduar rehabilitimin te klubi gjerman.

    Këtë sezon, Hajdari ka zhvilluar gjashtë paraqitje me Hoffenheimin, ndërsa mbetet në dyshim për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës në Ligën e Kombeve, të cilat zhvillohen pas një muaji.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Albian Hajdari lëndohet sërish, pritet të mungojë për disa javë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kuvendi mblidhet nesër, këto janë pikat që do të shqyrtohen në seancë

    Kuvendi mblidhet nesër, këto janë pikat që do të shqyrtohen në seancë

    Kuvendi mblidhet nesër, këto janë pikat që do të shqyrtohen në seancë

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, të enjten, më 15 tetor, seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në rendin e ditës janë paraparë disa pika, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e një komisioni ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu, në lexim të dytë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Rendi i ditës:

    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;

    Deklarimet jashtë rendit të ditës;

    Pyetjet parlamentare;

    Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;

    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

    Propozimi i GP-së së Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare;

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kuvendi mblidhet nesër, këto janë pikat që do të shqyrtohen në seancë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Një muaj paraburgim për Gani Gecin, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj

    Një muaj paraburgim për Gani Gecin, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ish-deputetit Gani Geci, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

    Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    Sipas Prokurorisë, kanosja ndodhi në zyrat e portalit “Vox Kosova”.

    Nga Prokuroria, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 11 tetor 2026, rreth orës 19:27, në zyrat e portalit “VOX Kosova” në Prishtinë, për shkak të një postimi të publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj në rrjetin social Facebook lidhur me deputetin Fatos Geci, me qëllim që ta detyrojë të dëmtuarin ta largojë ose ta ndryshojë përmbajtjen e postimit, pasi ky i fundit kishte refuzuar kërkesën e tij, thuhet se ka kanosur drejtpërdrejt me fjalët: “Nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra“.

    “Kena me u vra”: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Gani Gecin, këto janë arsyet

    Burimi: Dukagjini

  • Maqedonci: Italia synon thellimin e bashkëpunimit ushtarak me Kosovën

    Maqedonci: Italia synon thellimin e bashkëpunimit ushtarak me Kosovën

    Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci njoftoi se këtë çështje e ka diskutuar gjatë një bashkëbisedimi me ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

    Në këtë ceremoni, gjeneralmajori Ozkan Ulutash ia dorëzoi detyrën pasardhësit të tij, gjeneralmajorit Roberto Vergori.

    Maqedonci falënderoi Ulutash për shërbimin dhe kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, ndërsa komandantit të ri të KFOR-it i uroi sukses në detyrën e re.

    “Vlerësoj lart përkushtimin e KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

    Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuara për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend.

    Burimi: RTKLive

  • Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë në qeli

    Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë në qeli

    Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë në qeli

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ish-deputetin e LDK-së, Gani Gecin, pas seancës dëgjimore, të mbajtur sot.

    Klankosova.tv mëson se kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe Gecit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

    Geci u ndalua si i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij. /Klankosova.tv

  • LEX | Gani Gecit i caktohet masa prej një muaji

    LEX | Gani Gecit i caktohet masa prej një muaji

    LEX | Gani Gecit i caktohet masa prej një muaji

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Gani Gecit, i dyshuar për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

    Vendimi është marrë pas një seance dëgjimore që ka zgjatur gati dy orë në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.

    Gjatë kësaj kohe, familjarët e Gecit kanë qëndruar në ambientet e Gjykatës, duke pritur vendimin lidhur me masën e sigurisë ndaj tij.

    Në seancë është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë për paraburgim, ndërsa mbrojtja ka pasur mundësinë të paraqesë kundërshtimet e saj.

    Me vendimin e Gjykatës, Gecit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Gani Gecit i caktohet masa prej një muaji appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Treboviqit i Pejës mbetet pa rrymë për 21 orë, i rikthehet furnizimi

    Treboviqit i Pejës mbetet pa rrymë për 21 orë, i rikthehet furnizimi

    Treboviqit i Pejës mbetet pa rrymë për 21 orë, i rikthehet furnizimi

    Pas afro 21 orësh pa energji elektrike, fshatit Treboviq të Pejës i është rikthyer furnizimi me rrymë.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga vetë fshati, ku është njoftuar se problemi me furnizimin me energji elektrike është rregulluar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Treboviqit i Pejës mbetet pa rrymë për 21 orë, i rikthehet furnizimi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nesër seancë plenare, deputetët shqyrtojnë edhe çështjen e Bordit të RTK-së

    Nesër seancë plenare, deputetët shqyrtojnë edhe çështjen e Bordit të RTK-së

    Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në rendin e ditës janë shtatë pika, përfshirë pyetjet parlamentare dhe përzgjedhjen, gjithashtu të dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).

    Deputetët do të shqyrtojnë propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Në rend dite janë edhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme dhe deklarimet jashtë rendit të ditës.

    Burimi: RTKLive