Blog

  • Kurti takon admiralin e NATO-s dhe komandantin e ri të KFOR-it, diskutohet për sigurinë

    Kurti takon admiralin e NATO-s dhe komandantin e ri të KFOR-it, diskutohet për sigurinë

    Kurti takon admiralin e NATO-s dhe komandantin e ri të KFOR-it, diskutohet për sigurinë

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, dhe komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori.

    “Në takimin me Admiralin Wikoff dhe me Gjeneralmajor Vergori, u bisedua për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimet dhe aktualitetin, sikurse për bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe NATO-s.”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të Kryeministrisë.

    Kurti shprehu falënderime dhe mirënjohje për kontributin e NATO-s, për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe mbarë Ballkanin Perëndimor.

  • AGK-ja mirëpret masën ndaj Gani Gecit

    AGK-ja mirëpret masën ndaj Gani Gecit

    AGK-ja mirëpret masën ndaj Gani Gecit

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka mirëpritur caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Gani Gecit, pas arrestimit të tij për veprën penale të kanosjes ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

    Përmes një reagimi, AGK-ja ka kërkuar që gjatë vazhdimit të procesit, prioritet t’i jepet sigurisë fizike të gazetarit Mehmetaj.

    “AGK-ja pret që i gjithë procesi të vazhdojë duke i dhënë prioritet sigurisë fizike të Mehmetajt”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv.

    Po ashtu, AGK-ja ka theksuar rëndësinë e trajtimit profesional të rastit, duke vënë në fokus sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në Kosovë.

    Sipas AGK-së, mbrojtja e gazetarëve dhe garantimi i lirisë së mediave mbeten thelbësore për ushtrimin e lirë dhe të sigurt të gazetarisë në vend.

  • Gjykata ia ndalon afrimin te Komuna e Prishtinës dhe Kadastra zyrtarit të dyshuar për ryshfet

    Gjykata ia ndalon afrimin te Komuna e Prishtinës dhe Kadastra zyrtarit të dyshuar për ryshfet

    Gjykata ia ndalon afrimin te Komuna e Prishtinës dhe Kadastra zyrtarit të dyshuar për ryshfet

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Nebi Alshiqit, zyrtarit të Komunës së Prishtinës që dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, zbulim të fshehtësisë zyrtare dhe marrje ryshfeti, në kuadër të hetimeve për një parcelë në Veternik që dyshohet se është përvetësuar përmes dokumenteve të falsifikuara.

    Në vend të paraburgimit, gjykata ka caktuar ndaj tij masën e ndalimit për t’iu afruar vendeve të caktuara, si dhe detyrimin për t’u paraqitur në stacionin policor. Masat do të jenë në fuqi për një muaj, nga 13 tetori deri më 13 nëntor 2026.

    Sipas njoftimit të gjykatës, Alshiqi obligohet të mos i afrohet në distancë prej 200 metrash Komunës së Prishtinës, përkatësisht vendit të tij të punës, si dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

    Gjykata ka paralajmëruar se në rast të mosrespektimit të masave të shqiptuara, ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit. Po ashtu, Policia e Kosovës është obliguar të verifikojë zbatimin e tyre dhe ta informojë gjyqtarin e procedurës paraprake në rast të shkeljeve.

    Sinjali raportoi ekskluzivisht më 13 tetor se hetimet për një parcelë në Veternik, e cila dyshohet se është përvetësuar përmes dokumenteve të falsifikuara, kishin çuar edhe te një zyrtar i Komunës së Prishtinës.

    Burimet e Sinjalit bënë të ditur se Alshiqi ishte shoqëruar për intervistim në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën dyshimin për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar, zbulimin e fshehtësisë zyrtare dhe marrjen e ryshfetit, si dhe bashkëkryerjen dhe ndihmën.

    Rasti po hetohet që nga viti i kaluar nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në Departamentin për Krime të Rënda. Gjatë kësaj periudhe, janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në përvetësimin e parcelës në Veternik përmes dokumenteve të falsifikuara.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, Alshiqi ishte intervistuar në prani të avokates së tij dhe kishte zgjedhur të mbrohej në heshtje. Gjatë veprimeve hetimore, atij i ishin sekuestruar një telefon celular i markës Samsung dhe katër dorëshkrime nga një bllok shënimesh. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai ishte ndaluar për 48 orë.

    Hetimet për këtë rast po vazhdojnë, ndërsa palët e pakënaqura me vendimin e gjykatës kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    Detaje ekskluzive nga arrestimi i zyrtarit të Komunës së Prishtinës, hetimi për parcelën në Veternik e çon në pranga – i sekuestrohen telefoni dhe shënimet -Sinjali

    https://sinjali.com/ndalohet-per-48-ore-nje-zyrtar-ne-prishtine-dyshohet-se-zbuloi-informata-per-prona-ne-kembim-te-ryshfetit/embed/#?secret=02f0SevD2w#?secret=bO7x6hXsbj

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gjykata ia ndalon afrimin te Komuna e Prishtinës dhe Kadastra zyrtarit të dyshuar për ryshfet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

    Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

    Sipas njoftimit të ndërmarrjes, pas vlerësimit të përgatitjeve për sezonin e ri, kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Bersant Beka, në bashkëpunim me menaxhmentin, ka konstatuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme.

    “Në bazë të këtij vlerësimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kushtet klimatike, sezoni ngrohës 2026/2027 fillon zyrtarisht më 15 tetor për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes së kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e Termokosit.

    Ndërmarrja ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit janë finalizuar përgatitjet për fillimin e sezonit të ri ngrohës, ndërsa në kuadër të këtyre angazhimeve është nënshkruar edhe marrëveshja për furnizim me energji me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

    Po ashtu, në koordinim me Komunën e Prishtinës dhe organet drejtuese të ndërmarrjes, është vlerësuar se janë përmbushur kushtet për fillimin e sezonit ngrohës.

    “Për të garantuar sigurinë e pajisjeve dhe funksionimin e qëndrueshëm të sistemit, furnizimi me ngrohje do të nisë me kapacitet të kufizuar dhe do të rritet gradualisht, deri në stabilizimin e plotë të furnizimit për të gjithë konsumatorët”, thuhet tutje në njoftim. 

    Burimi: RTKLive

  • Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

    Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

    Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, dhe gjeneralmajorin Roberto Vergori, komandantin e ri të KFOR-it.

    Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, zhvillimet aktuale, si dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.

    Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Studimi zbulon lidhjen mes pijeve me sheqer dhe kancerit të stomakut – çfarë duhet të dini

    Studimi zbulon lidhjen mes pijeve me sheqer dhe kancerit të stomakut – çfarë duhet të dini

    Studimi zbulon lidhjen mes pijeve me sheqer dhe kancerit të stomakut – çfarë duhet të dini

    Konsumimi i shpeshtë i pijeve me sheqer mund të lidhet me rritjen e rrezikut për disa lloje të kancerit, por shkencëtarët theksojnë se ende nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se këto pije e shkaktojnë drejtpërdrejt sëmundjen, ka shkruar Medscape.

    Një studim i ri, i publikuar në revistën Gastro Hep Advances, ka zbuluar se personat që konsumonin më shumë se një pije me sheqer në ditë kishin gati 2.5 herë më shumë raste të kancerit të stomakut sesa ata që i konsumonin shumë rrallë.

    Megjithatë, shifra duhet parë me kujdes: numri i rasteve ishte relativisht i ulët në të dy grupet.

    Sipas studimit, në mesin e personave që pinin më shumë se një pije me sheqer në ditë, u regjistruan 16.3 raste të kancerit të stomakut për çdo 100 mijë persona në vit. Te ata që pinin më pak se një pije në muaj, shifra ishte 7.7 raste për 100 mijë persona në vit.

    Studimi përfshiu më shumë se 112 mijë pjesëmarrës, të cilët raportuan zakonet e tyre ushqimore gjatë viteve.

    Çka tregojnë studimet e tjera?

    Hulumtimet e mëparshme kanë gjetur lidhje mes konsumit të pijeve me sheqer dhe disa llojeve të kancerit, përfshirë atë të gjirit, prostatës, pankreasit dhe zorrës së trashë. Megjithatë, rezultatet ndryshojnë sipas llojit të kancerit dhe studimit.

    Një studim francez, i publikuar në revistën The BMJ në vitin 2019, zbuloi se çdo 100 mililitra shtesë pije me sheqer në ditë lidhej me një rritje prej 18 për qind të rrezikut të përgjithshëm për kancer dhe 22 për qind të rrezikut për kancer të gjirit.

    Këto janë rritje relative të rrezikut, jo përqindje që tregojnë se sa njerëz do të preken nga sëmundja. Po ashtu, lidhja statistikore nuk provon vetvetiu se sheqeri është shkaku.

    Si mund të ndikojë sheqeri në zhvillimin e kancerit?

    Shkencëtarët po shqyrtojnë disa mekanizma të mundshëm:

    Shtimi në peshë dhe obeziteti: Pijet me sheqer mund të shtojnë marrjen e kalorive dhe të favorizojnë shtimin në peshë. Obeziteti është faktor i njohur rreziku për disa lloje të kancerit.

    Inflamacioni: Konsumi i lartë i sheqerit mund të lidhet me procese inflamatore në organizëm, të cilat mund të ndikojnë në funksionimin e qelizave.

    Fruktoza: Disa studime kanë gjetur lidhje mes konsumit më të lartë të fruktozës dhe kancerit të stomakut, por nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar nëse ekziston një lidhje shkakësore.

    Ende nuk dihet me siguri nëse sheqeri e rrit rrezikun për kancer në mënyrë të drejtpërdrejtë apo nëse një pjesë e lidhjes shpjegohet nga pesha trupore dhe faktorë të tjerë të stilit të jetesës.

    A janë lëngjet e frutave më të shëndetshme?

    Jo të gjitha burimet e sheqerit kanë të njëjtin ndikim.

    Frutat e plota nuk janë lidhur me rritjen e rrezikut për kancer në studimet e përmendura. Ndërkaq, në studimin francez, çdo 100 mililitra shtesë lëng frutash 100 për qind natyral në ditë lidhej me një rritje prej 12 për qind të rrezikut të përgjithshëm për kancer.

    Kjo nuk do të thotë se lëngjet e frutave shkaktojnë kancer, por tregon se edhe ato duhen konsumuar me masë.

    Frutat e plota përmbajnë fibra dhe kërkojnë më shumë kohë për t’u ngrënë, ndërsa në një gotë lëng mund të përfundojnë disa fruta, duke bërë që sheqeri i tyre të konsumohet më shpejt.

    Edhe pijet me ëmbëltues artificialë kanë dhënë rezultate të përziera në studime, ndaj nuk mund të thuhet me siguri se ato janë alternativë plotësisht pa rrezik.

    A duhet ta eliminojnë sheqerin personat me kancer?

    Jo. Nuk ka prova të mjaftueshme se eliminimi i sheqerit nga ushqimi përmirëson rezultatet e trajtimit te personat që tashmë kanë kancer.

    Qelizat kancerogjene përdorin glukozën për energji, por këtë e bëjnë edhe qelizat e shëndetshme. Kjo nuk do të thotë se duke mos ngrënë sheqer mund ta “lësh pa ushqim” tumorin.

    Personat që trajtohen për kancer kanë nevojë për ushqim dhe energji të mjaftueshme, ndaj ndryshimet e mëdha në dietë duhet të diskutohen me ekipin mjekësor.

    Çka rekomandojnë ekspertët?

    Për të ulur rreziqet që lidhen me ushqyerjen, ekspertët këshillojnë të zëvendësohen pijet e gazuara dhe pijet e tjera me sheqer me ujë sa më shpesh, të kufizohet konsumimi i lëngjeve të frutave dhe të preferohen frutat e plota, të mbahet një peshë e shëndetshme përmes ushqyerjes së ekuilibruar dhe aktivitetit fizik, të mos ndërmerren dieta kufizuese nga frika se sheqeri mund të ushqejë kancerin, veçanërisht gjatë trajtimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Studimi zbulon lidhjen mes pijeve me sheqer dhe kancerit të stomakut – çfarë duhet të dini appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Avokati Berisha: Paraburgimi prej 30 ditësh ndaj Gani Gecit, i panevojshëm

    Avokati Berisha: Paraburgimi prej 30 ditësh ndaj Gani Gecit, i panevojshëm

    Avokati i Gani Gecit, Besnik Berisha, pas përfundimit të seancës gjyqësore, ka deklaruar se gjykata ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj klientit të tij.

    Ai e ka vlerësuar këtë vendim si të papërshtatshëm dhe absolutisht të panevojshëm.

    “Me vendimin nuk ndodhi asgjë. Gjykata sapo e përfundoi seancën lidhur me Gani Gecin. Gjykata e ka aprovuar kërkesën për masën e paraburgimit dhe është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Natyrisht, e gjykojmë si vendim të papërshtatshëm, absolutisht të panevojshëm”, ka thënë Berisha./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Shakaja që doli jashtë kontrollit: Rusia ndëshkon qytetarët që krijuan arinj me IA

    Shakaja që doli jashtë kontrollit: Rusia ndëshkon qytetarët që krijuan arinj me IA

    Shakaja që doli jashtë kontrollit: Rusia ndëshkon qytetarët që krijuan arinj me IA

    Një grua në Lindjen e Largët të Rusisë u gjobit këtë javë pasi një imazh ariu i krijuar me inteligjencë artificiale (IA) – i bërë për të bërë shaka me një mikeshë – u përhap me shpejtësi dhe shkaktoi një operacion kërkimi real, njoftuan gjykatat rajonale.

    “Shakaja doli shpejt jashtë kontrollit. Fotografia e ariut u përhap përmes aplikacioneve të mesazheve dhe policia filloi të merrte telefonata të alarmuara nga banorët”, thuhet në deklaratën e shërbimit për shtyp të gjykatave të rajonit të Amurit, në vendbanimin Magdagachi, raporton Reuters.

    Gruaja telefonoi policinë dhe pranoi se e kishte krijuar imazhin. Një gjykatë urdhëroi këtë javë që ajo të paguante një gjobë prej 15,000 rublash (178 dollarë), u tha në njoftim.

    Në mesin e shtatorit, një grua tjetër në rajonin lindor të Transbajkalit u gjobit me 30,000 rubla (rreth 360 dollarë) për postimin e një imazhi të rremë të një ariu në një fshat, raportoi agjencia ruse e lajmeve ligjore RAPSI, sipas Reuters.

  • Çka thotë dosja e Prokurorisë në rastin e Gani Gecit me Lirim Mehmetajn?

    Çka thotë dosja e Prokurorisë në rastin e Gani Gecit me Lirim Mehmetajn?

    Çka thotë dosja e Prokurorisë në rastin e Gani Gecit me Lirim Mehmetajn?

    Gjykata Themelore e Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim ish-deputetit Gani Geci, i cili dyshohet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

    Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

    Në ndërkohë, Klan Kosova ka siguruar edhe kërkesën e plotë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Gecit, e cila u aprovua nga Gjykata.

    Çka thotë dosja e Prokurorisë?

    Më 12.10.2026, në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, i dëmtuari Lirim Mehmetaj ka raportuar se më 11.10.2026, rreth orës 19:27, në zyrat e portalit “VOX Kosova”, në Prishtinë, ishte kanosur nga i pandehuri Gani Geci, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një postim të publikuar në Facebook për deputetin Fatos Geci.

    Sipas deklaratës së të dëmtuarit, gjatë takimit, pasi ai kishte refuzuar ta largonte ose ndryshonte postimin, i pandehuri Gani Geci i është drejtuar me fjalët: “Nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra”, si dhe: “Pash një Zot, mos na merr në qafë, ndërro postimin se na duhet meu vra”, me ç’rast thuhet se te i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ndjenjë pasigurie për jetën dhe sigurinë e tij.

    Ndërsa më datë 12.10.2016, derisa i dëmtuari ishte në emisionin “Debat Plus”, në cilësinë e panelistit, i dyshuari Gani Geci kishte shkuar në afërsi të TV Dukagjinit, ku edhe kishte postuar video në rrjetin social Tik-Tok për t’i bërë me dije të dëmtuari se ndodhej aty dhe e kishte pritur për rreth dy orë që nga studio të dilte tani i dëmtuari.

    Prokuroria tha se dyshimi i bazuar mbështetet në deklaratën e të dëmtuarit, mesazhet e shkëmbyera përmes Facebook Messenger, deklarimin e të pandehurit, si dhe publikimet e tij në rrjetet sociale pas ngjarjes.

    “Këto prova, të vlerësuara në ndërlidhje me njëra-tjetrën, krijojnë dyshim të bazuar se i pandehuri, në kontekstin e presionit për ndryshimin e postimit, ka përdorur shprehjet e raportuara nga i dëmtuari. Verifikimi i mëtejshëm i rrethanave dhe vlerësimi përfundimtar i besueshmërisë së deklarimeve i takojnë procedurës penale”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, të siguruar nga Klan Kosova.

    Në rastin konkret, Prokuroria vlerëson se ekziston dyshim i bazuar se “i pandehuri Gani Geci ka kryer veprën penale ‘Kanosja’, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

    “Ky dyshim mbështetet në deklaratën e të dëmtuarit Lirim Mehmetaj, komunikimet e zhvilluara paraprakisht përmes aplikacionit Facebook Messenger, rrethanat e takimit të datës 11.10.2026, rreth orës 19:27, në zyrat e portalit ‘VOX Kosova’, pastaj shkuarja e të dyshuarit te objekti i TV Dukagjinit dhe pritja e të njëjtit derisa i dëmtuari të përfundonte emisionin ku ishte i ftuar si panelist, pastaj video incizimi në CD i cili i është bashkangjitur shkresave të lëndës si dhe në deklarimin e vetë të pandehurit, i cili e pranon takimin, konfirmon pritjen e të dëmtarit që e ka bërë te TV Dukagjini gjatë transmetimit të emisionin në ketë medium, e që vërtetojnë dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë”, ka thënë Prokuroria në kërkesën e saj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Gani Geci.

    Në këtë fazë të procedurës, Prokuroria thotë se nuk kërkohet që fajësia e të pandehurit të jetë provuar përtej dyshimit të bazuar, por që të ekzistojë bazë faktike konkrete dhe e arsyeshme për dyshimin se ai e ka kryer veprën penale.

    Prokuroria vlerëson se “deklarata e të dëmtuarit, e shqyrtuar në ndërlidhje me komunikimet elektronike, fotot, dokumentacioni i SMS të komunikimit dhe rrethanat e pranuara të takimit, përmbush këtë standard procedural, pa paragjykuar vlerësimin përfundimtar të provave dhe fajësinë e të pandehurit”.

    Në kërkesë po ashtu potencohen edhe disa rreziqe si: Rreziku i arratisjes, rreziku i fshehjes ose falsifikimit të provave si dhe rreziku i përsëritjes së veprës.

  • Rama paralajmëron padi për shpifje ndaj deputetit të VV-së

    Rama paralajmëron padi për shpifje ndaj deputetit të VV-së

    Rama paralajmëron padi për shpifje ndaj deputetit të VV-së

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka kërkuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, që t’i tërheqë akuzat që i cilëson të pabazuara për kryerje të veprave penale, t’i përgënjeshtrojë publikisht dhe të kërkojë falje.

    Përmes një reagimi publik, Rama ka paralajmëruar se, nëse Azemi nuk i përmbush këto kërkesa brenda shtatë ditëve, do të ushtrojë padi civile për shpifje dhe kompensim të dëmit jomaterial.

    Kreu i Prishtinës, ka kritikuar deklaratat e deputetit, duke thënë se asnjë parti politike nuk mund të marrë rolin e prokurorisë apo të gjykatave në Republikën e Kosovës.

    “Drejtësia nuk ndahet në zyrat e partive politike. Fajësia nuk përcaktohet me statuse në Facebook dhe askush nuk shpallet fajtor sipas dëshirave të pushtetit!”, ka shkruar Rama.

    Ai ka theksuar se nuk i frikësohet asnjë hetimi apo procesi ligjor, por ka kundërshtuar atë që e cilëson si propagandë, shpifje dhe linçim publik për qëllime politike.

    “Drejtësia nuk është pronë e Vetëvendosjes. Mandati i deputetit nuk është licencë për të shpifur, përkundrazi!”, ka përfunduar Rama reagimin e tij.