Rama paralajmëron padi për shpifje ndaj deputetit të VV-së

Rama paralajmëron padi për shpifje ndaj deputetit të VV-së

Written by

in

Rama paralajmëron padi për shpifje ndaj deputetit të VV-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka kërkuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, që t’i tërheqë akuzat që i cilëson të pabazuara për kryerje të veprave penale, t’i përgënjeshtrojë publikisht dhe të kërkojë falje.

Përmes një reagimi publik, Rama ka paralajmëruar se, nëse Azemi nuk i përmbush këto kërkesa brenda shtatë ditëve, do të ushtrojë padi civile për shpifje dhe kompensim të dëmit jomaterial.

Kreu i Prishtinës, ka kritikuar deklaratat e deputetit, duke thënë se asnjë parti politike nuk mund të marrë rolin e prokurorisë apo të gjykatave në Republikën e Kosovës.

“Drejtësia nuk ndahet në zyrat e partive politike. Fajësia nuk përcaktohet me statuse në Facebook dhe askush nuk shpallet fajtor sipas dëshirave të pushtetit!”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se nuk i frikësohet asnjë hetimi apo procesi ligjor, por ka kundërshtuar atë që e cilëson si propagandë, shpifje dhe linçim publik për qëllime politike.

“Drejtësia nuk është pronë e Vetëvendosjes. Mandati i deputetit nuk është licencë për të shpifur, përkundrazi!”, ka përfunduar Rama reagimin e tij.