Blog

  • Konstituohet bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet ulja e importeve

    Është konstituuar bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë (KRE Sh.A.), ndërmarrje e re publike që do të menaxhojë sistemin e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike në Istog, me kapacitet prej 125 megavatësh.

    Në mbledhjen e parë konstituive të bordit, të mbajtur të mërkurën, morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira në projekt.

    Kurti tha se themelimi i kësaj korporate do t’i shtojë sistemit energjetik të Kosovës kapacitete të reja për ruajtjen e energjisë dhe do të ndihmojë në zvogëlimin e nevojës për importe.

    Ndërkaq, ministrja Rizvanolli bëri të ditur se dy kompani amerikane kanë dorëzuar oferta për projektimin dhe ndërtimin e sistemit të baterive. Sipas saj, punimet pritet të nisin vitin e ardhshëm dhe të përfundojnë më 2028.

    Projekti është pjesë e Programit Kompakt, me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh. Nga kjo shumë, 202 milionë dollarë janë grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa 34.7 milionë dollarë janë kontribut i Qeverisë së Kosovës.

    Korporata synon të ruajë tepricat e energjisë elektrike kur prodhimi është më i lartë dhe t’i shfrytëzojë ato në periudhat kur kërkesa rritet, duke kontribuar në optimizimin e sistemit energjetik të vendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Konstituohet bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet ulja e importeve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Komisioni Evropian: Nuk ka indikacione se është ndërprerë shkëmbimi i inteligjencës me Ukrainën

    Komisioni Evropian: Nuk ka indikacione se është ndërprerë shkëmbimi i inteligjencës me Ukrainën

    Komisioni Evropian ka deklaruar se nuk ka indikacione që shkëmbimi i inteligjencës amerikane me Ukrainën është ndërprerë, ndërsa ka refuzuar të komentojë raportimet për ndërprerje të shërbimeve të Starlinkut në këtë vend.

    Zëdhënësit e Komisionit Evropian thanë se janë në dijeni të raportimeve për Starlinkun, por theksuan se nuk do të komentojnë për këtë çështje derisa të kenë më shumë informacione.

    “Është e rëndësishme të theksohet gjithashtu se nuk kemi indikacione që shkëmbimi i inteligjencës është ndërprerë”, deklaroi zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinho, raporton The Guardian.

    Burimi: Dukagjini

  • 30 ditë paraburgim për Gani Gecin, avokati Berisha: Masa u caktua për shkak të emrit të përveçëm

    30 ditë paraburgim për Gani Gecin, avokati Berisha: Masa u caktua për shkak të emrit të përveçëm

    30 ditë paraburgim për Gani Gecin, avokati Berisha: Masa u caktua për shkak të emrit të përveçëm

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci, i dyshuar për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

    Vendimi është marrë pas seancës dëgjimore të mbajtur sot, ndërsa avokati i Gecit, Besnik R. BERISHA, e ka kundërshtuar masën e caktuar nga gjykata, duke e cilësuar atë të panevojshme dhe në kundërshtim me praktikën e deritanishme gjyqësore.

    “Gjykata e ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit dhe është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë. Natyrisht, ne e gjykojmë si një vendim absolutisht të papërshtatshëm ligjërisht, të panevojshëm dhe në kundërshtim me çdo praktikë që gjykata e ka zbatuar deri më sot. Jemi të bindur se masa e paraburgimit është caktuar për shkak të emrit të përveçëm, e jo për shkak të kushteve ligjore. Megjithatë, besojmë fuqishëm se vendimi do të korrigjohet”, ka deklaruar Berisha.

    The post 30 ditë paraburgim për Gani Gecin, avokati Berisha: Masa u caktua për shkak të emrit të përveçëm appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Konstituohet Bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet zvogëlimi i importit

    Konstituohet Bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet zvogëlimi i importit

    Konstituohet Bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet zvogëlimi i importit

    Kosova do të ketë një ndërmarrje të re publike për ruajtjen e energjisë elektrike, e cila do të mundësojë grumbullimin e tepricave të energjisë dhe shfrytëzimin e tyre në periudhat kur kërkesa është më e lartë.

    Korporata për Ruajtjen e Energjisë (KRE Sh.A.) do të ketë në pronësi dhe do të operojë sistemin e baterive në Istog, me fuqi prej 125 megavatësh.

    Ministria e Ekonomisë ka mbajtur takimin e parë konstituiv të Bordit të Korporatës për Ruajtjen e Energjisë të mërkurën, ku morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira në realizimin e projektit.

    Kurti tha se themelimi i kësaj korporate i shton sistemit energjetik të Kosovës një kapacitet që deri më tani i ka munguar, duke theksuar se investimi do të ndikojë edhe në zvogëlimin e nevojës për import të energjisë elektrike.

    “…Programi kompakt ka vlerën prej 236.7 milionë dollarë, me ç’rast 202 milionë dollarë janë grand nga SHBA dhe 34.7 milion janë kontribut nga Qeveria e Republikës. KRE do të ketë pronësi dhe do të operojë bateritë në Istog, me fuqi prej 125 megavat. Bashkë me sistemin prej 90 megavatorësh të KOSTT-it në Ferizaj, vendi ynë do të ketë 340 megavat orë kapacitet të ri në ruajtjen e energjisë. Kështu zvogëlojmë nevojën për importe…”, tha ai.

    Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bëri të ditur se dy kompani amerikane kanë dorëzuar oferta për projektimin dhe ndërtimin e sistemit të baterive.

    Sipas saj, punimet planifikohet të nisin vitin e ardhshëm dhe të përfundojnë në vitin 2028.

    Ajo theksoi se, përveç investimit në infrastrukturë, projekti synon të krijojë edhe kapacitete profesionale për menaxhimin e teknologjisë së ruajtjes së energjisë.

    Drejtori i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Rinor Gjonbalaj, tha se konstituimi i bordit shënon fillimin e një faze të re, gjatë së cilës fokusi duhet të jetë ndërtimi i një ndërmarrjeje publike profesionale dhe financiarisht të qëndrueshme.

    Ndërsa, drejtoresha ekzekutive e MCA Kosova, Florina Duli-Sefaj, theksoi se bordi i ri do të ketë përgjegjësinë e ndërtimit të strukturave dhe kapaciteteve të nevojshme për funksionimin e korporatës.

  • Inflacioni në SHBA arrin në 3.7%, mbi pritjet e ekonomistëve

    Inflacioni në SHBA arrin në 3.7%, mbi pritjet e ekonomistëve

    Inflacioni në SHBA arrin në 3.7%, mbi pritjet e ekonomistëve

    Inflacioni në Shtetet e Bashkuara është rritur në 3.7% në periudhën 12-mujore deri në shtator, nga 3.4% sa ishte në gusht, duke tejkaluar pritjet.

    Sipas të dhënave zyrtare, rritja është ndikuar nga shtrenjtimi i benzinës, pas ndërprerjeve të furnizimit me energji nga Lindja e Mesme, në kontekstin e konfliktit të SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.

    Të dhënat janë publikuar një muaj para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku kostoja e jetesës mbetet një nga temat kryesore të debatit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Inflacioni në SHBA arrin në 3.7%, mbi pritjet e ekonomistëve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Këshilltari i Zelenskyt: Kufizimet e Starlinkut po pengojnë operacionet ushtarake të Ukrainës

    Këshilltari i Zelenskyt: Kufizimet e Starlinkut po pengojnë operacionet ushtarake të Ukrainës

    Kufizimet e reja të vendosura në rrjetin satelitor Starlink, që ndikojnë në lidhjen e pajisjeve që lëvizin me shpejtësi mbi 160 kilometra në orë, kanë penguar disa operacione ushtarake të Ukrainës, ka paralajmëruar këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Serhiy Beskrestnov tha se Ukraina nuk ishte njoftuar paraprakisht për kufizimin e vendosur gjatë natës nga kompania SpaceX e Elon Musk.

    Starlinku është një mjet i rëndësishëm për ushtrinë ukrainase, pasi i mundëson asaj të drejtojë dronët drejt objektivave ruse, si dhe të mbrojë hapësirën ajrore të vendit.

    Në një postim të publikuar të mërkurën në Telegram, Beskrestnov tha se SpaceX kishte vendosur gjatë natës një kufizim të shpejtësisë për terminalet Starlink, duke shkaktuar tashmë ndërprerjen e disa operacioneve ushtarake.

    Ai vlerësoi se vendimi i kompanisë “nuk mund të jetë rastësi” dhe se lidhet me situatën aktuale politike. SpaceX nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje.

    Ndërkohë, të paktën 600 mijë persona në Ukrainë mbetën pa energji elektrike pas sulmeve vdekjeprurëse me raketa dhe dronë të kryera nga Rusia gjatë natës, bëri të ditur Zelensky.

    Sipas tij, infrastruktura kritike energjetike u godit në Kiev dhe në rajonin përreth kryeqytetit, si dhe në qytetin verilindor të Harkivit. Sulmet ndodhën pavarësisht pretendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, të dielën se Rusia dhe Ukraina kishin arritur një “armëpushim energjetik”.

    Zyrtarët lokalë njoftuan se tre persona u vranë në Kiev. Rusia deklaroi se sulmet e saj masive kishin goditur objektiva të komunikimit dhe të infrastrukturës energjetike të përdorura nga ushtria ukrainase.

    Më vonë të mërkurën, të paktën gjashtë persona u vranë nga një sulm rus me dron në një depo në qytetin Lutsk, në veriperëndim të Ukrainës, sipas zyrtarëve lokalë.

    Në një postim tjetër, këshilltari i Zelenskyt theksoi se Starlinku ishte mjeti më efektiv për t’i mundësuar dronëve përgjues ukrainas të rrëzonin dronët rusë të zhvilluar së fundmi, të cilët lëvizin me motor reaktiv.

    Një burim nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës i tha BBC-së se gjatë natës së kaluar ishin vërejtur kufizime në lidhjen Starlink për pajisjet që lëviznin me shpejtësi mbi 160 kilometra në orë. Sipas burimit, autoritetet po hetonin shkakun kryesor të problemit.

    Burime të tjera nga ministria shpjeguan se terminalet e humbnin lidhjen sapo një mjet ose pajisje ushtarake e tejkalonte këtë prag shpejtësie.

    Sipas tyre, kjo situatë e vështirëson kryerjen e operacioneve me dronë, veçanërisht me dronët përgjues dhe dronët që përdoren për sulme në distanca të mesme. Gjithashtu, kufizimet ndikojnë në logjistikën në vijën e frontit, zbulimin dhe përcjelljen e sinjaleve.

    Në shkurt, vendimi i Elon Musk për t’ua mohuar forcave ruse qasjen në Starlink kishte ngadalësuar përparimin e Moskës në Ukrainë dhe kishte shkaktuar konfuzion te komandantët rusë, raportoi BBC.

    Burimi: Dukagjini

  • Houthit kërcënojnë Arabinë Saudite me sulme të reja, në shënjestër aeroportet dhe objektet e naftës

    Houthit kërcënojnë Arabinë Saudite me sulme të reja, në shënjestër aeroportet dhe objektet e naftës

    Houthit kërcënojnë Arabinë Saudite me sulme të reja, në shënjestër aeroportet dhe objektet e naftës

    Houthit e Jemenit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë sulmet ndaj aeroporteve dhe objekteve të naftës në Arabinë Saudite, ndërsa pretendojnë se një ditë më parë kanë goditur selinë e gjigantit të naftës Saudi Aramco, raporton Reuters.

    Ministria Saudite e Energjisë ka bërë të ditur se sulmi i së martës në selinë e Saudi Aramco shkaktoi një zjarr të kufizuar, por nuk pati të lënduar apo viktima.

    Arabia Saudite është përballur me një varg sulmesh të Houthëve gjatë javës së fundit. Ndër to ishte edhe sulmi në aeroportin e Riadit të shtunën, ku, sipas raportimit, humbën jetën 13 persona.

    Houthit pretendojnë se sulmet janë hakmarrje për mbështetjen që Arabia Saudite u jep forcave qeveritare të Jemenit, në kuadër të luftës që rifilloi muajin e kaluar, pas përshkallëzimit të konfrontimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjirin Persik.

    Në një kërcënim të drejtpërdrejtë, Houthit u kanë bërë thirrje kompanive ndërkombëtare të transportit detar, civilëve dhe punëtorëve që të evakuojnë aeroportet dhe objektet e naftës, të cilat i kanë shpallur objektiva legjitime ushtarake.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Houthit kërcënojnë Arabinë Saudite me sulme të reja, në shënjestër aeroportet dhe objektet e naftës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë

    Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë

    Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave, të dyshuar për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe kontrabandim me migrantë.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit B.H., A.B., Sh.T., E.Zh., G.Sh., A.M. dhe L.A. dyshohet se gjatë viteve 2023–2024 kanë vepruar si pjesë e një grupi kriminal të organizuar në territorin e Kosovës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material përmes kontrabandimit të migrantëve.

    “Sipas aktakuzës, të pandehurit B.H., A.B., Sh.T., E.Zh., G.Sh., A.M. dhe L.A. gjatë viteve 2023-2024, në territorin e Republikës së Kosovës, kanë vepruar si pjesë e një grupi kriminal të organizuar, me qëllim të kontrabandimit të migrantëve për përfitim të kundërligjshëm material”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Sipas Prokurorisë, të pandehurit dyshohet se kanë vepruar brenda një strukture të qëndrueshme kriminale, me role të ndara, planifikim paraprak dhe koordinim të vazhdueshëm, duke organizuar dhe mundësuar kontrabandimin e shtetasve të huaj.

    Bëhet fjalë për migrantë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme dhe të Azisë, të cilët, sipas aktakuzës, nuk posedonin dokumentacion të rregullt për hyrje ose qëndrim në Republikën e Kosovës.

    Prokuroria pretendon se të pandehurit i kanë siguruar migrantët në territorin e Shqipërisë dhe më pas i kanë futur në mënyrë të kundërligjshme në Kosovë, jashtë pikave të autorizuara kufitare. Sipas aktakuzës, kalimi është realizuar përmes shtigjeve malore dhe rrugëve alternative në zonën Gorozhup–Vërmicë.

    Për secilin migrant, sipas aktakuzës, është paguar një shumë deri në 4 mijë euro për të gjithë itinerarin e migrimit drejt Evropës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ndërrimi i komandës në KFOR, pjesëmarrës edhe ministri italian i Mbrojtjes

    Ndërrimi i komandës në KFOR, pjesëmarrës edhe ministri italian i Mbrojtjes

    Ndërrimi i komandës në KFOR, pjesëmarrës edhe ministri italian i Mbrojtjes

    Të enjten, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, ku Gjeneralmajori italian Roberto Vergori mori komandën e misionit, duke pasuar gjeneralmajorin turk Ozkan Ulutash, në një ceremoni ku morën pjesë autoritete të larta civile, ushtarake dhe diplomatike nga e gjithë bota.

    Italia rikthehet në krye të KFOR-it pas një viti.

    Pjesëmarrës ishte edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

    Misioni përbëhet nga 4,600 trupa nga 31 vende, me 900 italianë që përbëjnë kontingjentin më të madh.

    Vergori është komandanti i 15-të italian i KFOR-it. /Klankosova.tv

  • Russell Brand ishte një "grabitqar seksual", thotë prokuroria në nisje të gjyqit për përdhunim

    Russell Brand ishte një “grabitqar seksual”, thotë prokuroria në nisje të gjyqit për përdhunim

    Russell Brand ishte një "grabitqar seksual", thotë prokuroria në nisje të gjyqit për përdhunim

    Russell Brand u përshkrua si “i pamëshirshëm” dhe “grabitqar seksual” nga prokuroria në fillim të gjyqit ndaj tij për përdhunim dhe sulm seksual, të mërkurën.

    Aktori dhe komediani 51-vjeçar përballet me tri akuza për përdhunim, tri akuza për sulm seksual dhe një akuzë për sulm me natyrë seksuale (veprim të pahijshëm seksual), sipas BBC.

    Akuzat, të ngritura nga gjashtë gra, përfshijnë një periudhë 10-vjeçare midis viteve 1999 dhe 2009. Ai i mohon akuzat.

    Riel Karmy-Jones KC, përfaqësuese e prokurorisë, i tha Gjykatës së Kurorës në Southwark, Londër, se gratë “nuk e njihnin njëra-tjetrën”, “nuk ishin takuar kurrë me njëra-tjetrën” dhe “dolën publikisht me pretendimet e tyre në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra”.

    Avokatja deklaroi: “Rrethanat e veprave penale ishin po aq të gjera dhe të larmishme sa edhe karriera e të pandehurit”.

    Ajo tha se “pavarësisht se kush ishin gratë dhe çfarë thoshin apo bënin ato, Brand nuk tërhiqej”.

    “Dëshira e tij – dëshira e fortë – për ndonjë formë kontakti seksual ishte pa dallim dhe e pangopur”, u tha ajo anëtarëve të jurisë.

    Prokurorja tha se, pas takimeve, Brand “dukej indiferent, normal dhe i pashqetësuar nga ajo që kishte ndodhur”.

    Ajo shtoi se “Ndonjëherë largohej menjëherë pas incidentit, duke gjetur ndonjë justifikim për t’u larguar, ose ndonjëherë thjesht vazhdonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe”. /Klankosova.tv