Blog

  • Begaj bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit gjatë protestave

    Begaj bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit gjatë protestave

    “Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.”, deklaron presidenti.

    Në reagimin e tij, Presidenti nënvizon se ndonëse e drejta për protestë paqësore përbën një shtyllë themelore të sistemit demokratik, ajo nuk mund të shërbejë si arsyetim për akte dhune. Po ashtu, është theksuar se reagimi i forcave të rendit duhet të mbetet strikt brenda kuadrit ligjor.

    “Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.”, thekson Presidenti.

    Deklarata nënvizon nevojën për respektimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit nga të gjitha palët pa përjashtim.

    Kreu i Shtetit ka rikonfirmuar gatishmërinë e tij për të shërbyer si urë komunikimi me qytetarët dhe të rinjtë që kërkojnë të shprehin shqetësimet e tyre përmes rrugëve institucionale.

    “Mbetem i gatshëm të dëgjoj të gjitha shqetësimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit.”, nënvizon Presidenti.

    Mesazhi i plotë i Presidentit:

    Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje. E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

    Në këtë moment, vendit  i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim.

     Mbetem i gatshëm të dëgjoj të gjitha shqetësimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit.

    Burimi: RTKLive

  • Protesta në Tiranë përshkallëzohet, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

    Protesta në Tiranë përshkallëzohet, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

    Protesta në Tiranë përshkallëzohet, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

    Protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Financave drejt Kryeministrisë, ku një numër i madh qytetarësh po hedhin gurë dhe shishe molotovi drejt godinës së institucionit.

    Ndërkohë, në zonë janë shtuar forcat e Policisë, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të parandaluar dëmet e mëtejshme.

    Përplasjet vijnë pas incidenteve të regjistruara më herët gjatë protestës në Tiranë, ku protestuesit kishin goditur me gurë godinën e Ministrisë së Financave dhe ishin përpjekur të hynin në institucione të tjera.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protesta në Tiranë përshkallëzohet, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ballkani U19 eliminohet nga UEFA Youth League

    Ballkani U19 eliminohet nga UEFA Youth League

    Skuadra nga Suhareka nuk ka arritur ta përmbysë disavantazhin e madh nga ndeshja e parë, të cilën e kishte humbur me rezultat 6:0.

    HJK Helsinki ka kaluar në epërsi në minutën e gjashtëmbëdhjetë, kur Zaberxha ka shënuar nga penalltia. Ballkani është kundërpërgjigjur pesë minuta më vonë, kur Osmanollaj e ka barazuar rezultatin në 1:1.

    Megjithatë, skuadra finlandeze e ka rikthyer epërsinë në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Barrett ka shënuar për 2:1.

    Ky rezultat ka mbetur i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.

    Pas fitores 6:0 në takimin e parë dhe triumfit 2:1 në ndeshjen e kthimit, HJK Helsinki ka avancuar tutje me rezultat të përgjithshëm 8:1.

    Burimi: RTKLive

  • Italia synon të vendosë radarë mbrojtës në Ballkan

    Italia synon të vendosë radarë mbrojtës në Ballkan

    Italia synon të vendosë radarë mbrojtës në Ballkan

    Italia synon të vendosë radarë në Ballkan për të mbrojtur shtetet e rajonit dhe territorin e saj, ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

    Njoftimi u bë në margjinat e ceremonisë së ndërrimit të komandës së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, nga gjeneralmajori turk Ozkan Ulutash te gjeneralmajori italian Roberto Vergori.

    Crosetto theksoi se Ballkani përbën “një gur themeli” për sigurinë e Italisë dhe se Roma do të vazhdojë angazhimin e saj në rajon edhe nëse zvogëlohet prania e KFOR-it në Kosovë.

    “Po e rifillojmë komandën me gjeneralin Vergori dhe këtë e bëjmë me një angazhim që do të vazhdojë edhe nëse KFOR-i i zvogëlon operacionet në Kosovë, sepse Ballkani është një komponent thelbësor i sigurisë sonë. Sigurimi i Ballkanit dhe mundësia e vendosjes së radarëve në të ardhmen, për t’i mbrojtur si këto shtete, ashtu edhe vendin tonë nga kërcënimet, janë thelbësore”, deklaroi ministri Crosetto, raporton agjencia italiane e lajmeve “Ansa”, transmeton Klankosova.tv.

    Ai mori si shembull sulmin e fundit nga Huthët në Arabinë Saudite, duke potencuar se raketat e përdorura nga ta, ishin prodhuar pikërisht nga ta.

    “Kur mendoni se raketat që goditën aeroportet në Arabinë Saudite u prodhuan nga rebelët Huthi, e jo nga inxhinierë të sofistikuar, dhe se ato arritën shpejtësi prej 8.500 kilometrash në orë, e kuptoni natyrën e kërcënimeve me të cilat do të përballen të gjitha shtetet në të ardhmen. Kjo e thekson rëndësinë e ruajtjes së pranisë në vendet mike përgjatë kufijve, me qëllim të krijimit të një mburoje të përbashkët mbrojtëse, e aftë për t’u përballur me kërcënime të tilla”, shtoi Crosetto.

    Sipas ministrit italian, vendosja e radarëve do të ndihmonte në krijimin e një mburoje të përbashkët mbrojtëse dhe në zbulimin e kërcënimeve të mundshme.

  • Avokati i Gecit për vendimin e gjykatës: I papërshtatshëm ligjërisht dhe i panevojshëm

    Avokati i Gecit për vendimin e gjykatës: I papërshtatshëm ligjërisht dhe i panevojshëm

    Avokati i Gecit për vendimin e gjykatës: I papërshtatshëm ligjërisht dhe i panevojshëm

    Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar një muaj paraburgim ish-deputetit, Gani Gecit, nën dyshimet se ka kanosur gazetarin Lirim Mehmetaj.

    Pas përfundimit të seancës dëgjimore, avokati i tij, Besnik Berisha, vendosjen e masës së paraburgimit prej 30 ditësh e ka cilësuar si të papërshtatshme ligjërisht, si dhe të panevojshme.

    Ai tha se kjo masë është në kundërshtim me secilën praktikë që gjykata e ka zbatuar deri më sot, teksa paralajmëroi se do të ankohen në Gjykatën e Apelit.

    “Gjykata sapo përfundoi seancën dëgjimore ndaj Gani Gecit. Është vendosur për masën e paraburgimit. Gjykata e ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. Është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditë. E cilësojmë si vendim absolutisht në papërshtatshmëri ligjore, absolutisht i panevojshëm dhe në kundërshtim me secilën praktikë që gjykata ka zbatuar deri më sot. Jemi të bindur se masa e paraburgimit është caktuar për shkak të emri të përveçëm e jo për shkak të kushteve ligjore, por gjithsesi besojmë fuqishëm se do të korrigjohet në seancën e parë që do të jetë në Gjykatën e Apelit që do të jetë një ankesë që do të ushtrohet brenda afatit ligjor. Nuk ka asnjë dilemë që Geci e respekton fjalën e lirë, bashkë me të edhe unë dhe secili qytetar i Kosovës. Ka një keqkuptim në mes asaj që është kërkuar dhe asaj që është denoncuar”, tha Berisha.

    Tutje, ai u shpreh se Geci ka kërkuar që të mos i linçohet familja dhe të mos pretendohet se ai apo anëtarë tjerë të familjes kanë ndonjë lidhje me Serbinë.

    “Pra, Geci ka kërkuar që të mos i linçohet familja me Serbinë e të mos pretendohet që këta kanë lidhje ose në çfarëdo forme asocojnë me Serbinë. Përndryshe nuk ka asnjë pretendim. Kanë qenë lutje për ta hequr “pashë një Zot” e kishte shkruar prokurori “pashë një Zot largoje sepse kështu kemi me u vra”. Mos të harrojmë se më 19 tetor të vitit 2001 Geci ka qenë viktimë e një sulmi tinzar ku janë vrarë miqtë e tij më të ngushtë e në mesin e tyre edhe një gazetar. Geci e ka perceptuar se një shkrim i tillë mund të çojë në nxitje të urrejtjes që mund të shpie në cenimin e sigurisë dhe jetës së familjes dhe ka kërkuar heqjen e postimit por jo domosdo e ka bërë në mënyrën kërcënuese ose kanosëse për të cilën pretendohet”, tha Berisha.

  • Netanyahu: Nuk synojmë ta sulmojë sërish Iranin para zgjedhjeve në Izrael

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të mërkurën se nuk e mbështet një sulm parandalues ndaj Iranit para zgjedhjeve të 27 tetorit në Izrael, por paralajmëroi Teheranin dhe aleatët e tij që të mos e sulmojnë Izraelin.

    “Nuk është e përshtatshme për ne, nuk është gjë e mirë,” tha Netanyahu në një intervistë për Radion e Ushtrisë së Izraelit, kur u pyet për mundësinë e një sulmi parandalues dhe për pretendimet e rivalëve të tij politikë se ai po kërkonte një konfrontim ushtarak para zgjedhjeve.

    “Edhe nëse Irani na gjuan me raketa, ata do të më fajësojnë mua,” tha Netanyahu, duke përsëritur paralajmërimet e tij të mëparshme ndaj Iranit se Izraeli do të përgjigjej me forcë nëse do të sulmohej.

    Ai nuk dha detaje të mëtejshme për mundësinë e një sulmi parandalues pas zgjedhjeve apo për diskutimet e fundit me Washingtonin lidhur me Iranin.

    Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë në luftë që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit.

    Izraeli dhe Irani nuk kanë shkëmbyer zjarr që nga muaji qershor.

    I pyetur nëse Izraeli po e ndihmonte Arabinë Saudite kundër sulmeve të rebelëve Houthi të Jemenit, të cilët mbështeten nga Irani, Netanyahu tha:

    “Unë nuk merrem me ato çështje. Mund t’ju them vetëm se shumë vende në Lindjen e Mesme po na drejtohen pas suksesit tonë të madh dhe arritjeve të jashtëzakonshme.”

    Gjatë javës së kaluar, Arabia Saudite është përballur me sulme në rritje nga Houthit, përfshirë një sulm të shtunën në aeroportin e Riadit, i cili, sipas tekstit burimor, la të vdekur 13 persona.

    Netanyahu deklaroi gjithashtu se përfaqësuesit e Iranit po planifikonin sulme ndaj Izraelit para zgjedhjeve.

    Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, duke folur nga zona e sigurisë e vetëshpallur, të cilën forcat izraelite e mbajnë nën kontroll në Libanin jugor, paralajmëroi Hezbollahun, grupin libanez të mbështetur nga Irani, që të mos e sulmojë Izraelin.

    “Hezbollahu do të pësojë një goditje të rëndë dhe do të humbasë territore të tjera në Libanin jugor, në rajonet e Nabatieh-ut dhe Litani-t, të cilat do të bëhen pjesë e zonës së përhershme të sigurisë së Izraelit. IDF-ja (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) është e gatshme ta kryejë këtë manovër,” tha Katz.

    Katz deklaroi se një milion shiitë do të zhvendoseshin dhe se bastioni i Hezbollahut në Bejrut nuk do të kursehej.

    Izraeli nisi sulme ajrore dhe një pushtim tokësor në Libanin jugor këtë vit, paralelisht me luftën me Iranin, pasi Hezbollahu hapi zjarr ndaj Izraelit në shenjë hakmarrjeje për sulmet kundër Teheranit.

    Qindra mijëra njerëz nga komuniteti mysliman shiit i Libanit, prej të cilit Hezbollahu merr mbështetjen e tij, u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Netanyahu: Nuk synojmë ta sulmojë sërish Iranin para zgjedhjeve në Izrael appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Termokos nis sezonin e ngrohjes më 15 tetor, përfitojnë mbi 25 mijë konsumatorë

    Termokos nis sezonin e ngrohjes më 15 tetor, përfitojnë mbi 25 mijë konsumatorë

    Termokos nis sezonin e ngrohjes më 15 tetor, përfitojnë mbi 25 mijë konsumatorë

    Ndërmarrja “Termokos” ka njoftuar se sezoni i ngrohjes 2026/2027 në Prishtinë do të nisë zyrtarisht më 15 tetor.

    Sipas njoftimit, janë përfunduar përgatitjet për sezonin e ri dhe është nënshkruar marrëveshja për furnizim me energji me KEK-un.

    Furnizimi me ngrohje për mbi 25 mijë konsumatorë do të nisë me kapacitet të kufizuar dhe do të rritet gradualisht, deri në stabilizimin e plotë të sistemit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Termokos nis sezonin e ngrohjes më 15 tetor, përfitojnë mbi 25 mijë konsumatorë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rrahmani: Kurti duhej t’i printe vetë grupit punues për Apelin në Hagë, vendimi erdhi shumë vonë

    Rrahmani: Kurti duhej t’i printe vetë grupit punues për Apelin në Hagë, vendimi erdhi shumë vonë

    Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, e ka vlerësuar si të duhur, por të vonuar, vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Kombëtare Shtetërore lidhur me procedurat e Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Në emisionin FIVE, Rrahmani ka thënë se ky vendim është dashur të merrej më 17 shtator, duke shtuar se vonesa ka bërë që tani të nevojitet angazhim dhe shpenzim shumë më i madh për të arritur rezultatin e dëshiruar.

    Ai ka shtuar se organizimi do të ishte më i fuqishëm nëse do t’i printe vetë kryeministri Albin Kurti, duke theksuar se çështja lidhet me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ai ka shprehur dyshime nëse procesi do të ecë përpara pa mobilizim dhe presion nga jashtë.

    Sipas Rrahmanit, institucionet e Kosovës e kanë pasur për obligim të qëndrojnë pranë ish-krerve t UÇK-së dhe të angazhohen për këtë çështje, pavarësisht rezultatit që pritej nga procesi.

    Ai e ka cilësuar vonesën si një mundësi të humbur dhe ka thënë se dyshon në vullnetin e pushtetit për ta çuar procesin përpara pa presionin e qytetarëve.

    “Unë prapë mendoj dhe vazhdoj të besoj që e vetmja zgjidhje është sheshi dhe presioni i qytetarëve për ta detyruar këtë pushtet të angazhohet seriozisht në këtë pikë”, ka deklaruar Rrahmani.

    Qeveria formon grupin punues për Apelin në Hagë, kush do të jetë pjesë e tij?

    Burimi: Dukagjini

  • I caktohet masa zyrtarit të Kryeqytetit, i dyshuar për zbulim të fshehtësisë për prona

    I caktohet masa zyrtarit të Kryeqytetit, i dyshuar për zbulim të fshehtësisë për prona

    I caktohet masa zyrtarit të Kryeqytetit, i dyshuar për zbulim të fshehtësisë për prona

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit N.A., i dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, zbulim të fshehtësisë zyrtare dhe marrje ryshfeti.

    Në vend të paraburgimit, gjykata i ka caktuar të pandehurit masën e ndalimit për t’iu afruar vendeve apo personave të caktuar, si dhe masën e paraqitjes në stacionin policor, për një periudhë njëmujore, nga 13 tetori deri më 13 nëntor 2026.

    Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, N.A. është obliguar që të mos u afrohet në distancë prej 200 metrash Komunës së Prishtinës, përkatësisht vendit të tij të punës, si dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK).

    Gjykata ka bërë të ditur se mosrespektimi i masave të shqiptuara mund të çojë në caktimin e masës së paraburgimit, transmeton Klankosova.tv.

    Pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masat e shqiptuara janë të mjaftueshme për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

    Po ashtu, Policia e Kosovës është obliguar të verifikojë zbatimin e këtyre masave dhe, në rast të mosrespektimit të tyre, ta informojë gjyqtarin e procedurës paraprake.

    Palët e pakënaqura me këtë vendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

  • Deputetja italiane: Stabiliteti në Kosovë i brishtë, prania e NATO-s thelbësore

    Deputetja italiane: Stabiliteti në Kosovë i brishtë, prania e NATO-s thelbësore

    Deputetja italiane: Stabiliteti në Kosovë i brishtë, prania e NATO-s thelbësore

    Të mërkurën është bërë ndërrimi i komandës së KFOR-it mes gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutash, te gjeneralmajori italian Roberto Vergori.

    Deputetja italiane Paola Chiesa, nëpërmjet një postimi në Facebook këtë e ka cilësuar si një moment historik për Italinë.

    “Sot Italia shkruan histori. Gjenerali Roberto Vergori, një nga oficerët më të mirë të Ushtrisë Italiane, merr komandën e misionit të NATO-s, Forca e Kosovës – KFOR. Kjo është një kënaqësi dhe krenari e madhe për kombin tonë dhe për Forcat tona të Armatosura. T’i shërbesh atdheut jashtë vendit është një privilegj dhe jam e sigurt se gjenerali Vergori do ta bëjë këtë, ashtu siç ka vepruar gjithmonë, me nder, besnikëri, sakrificë dhe guxim”, ka shkruar ajo, raporton Klankosova.tv.

    Në ndërkohë, deputetja italiane përmendi edhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE, Kosovë-Serbi, i cili, sipas saj, po përparon me vështirësi.

    Ajo shtoi se prania e NATO-s dhe e Forcave të Armatosura është thelbësore.

    “Misioni në Kosovë mbetet edhe sot një mision tejet delikat. Stabiliteti i arritur është i brishtë, në veri tensionet shpërthejnë periodikisht, ndërsa dialogu politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përparon me vështirësi. Në këtë kontekst, prania e NATO-s dhe e Forcave të Armatosura është thelbësore për ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet”, u shpreh deputetja italiane, Paola Chiesa. /Klankosova.tv