Blog

  • Presidentja takon përfaqësueset e strehimoreve, mbrojtja e grave nga dhuna temë kyçe

    Presidentja takon përfaqësueset e strehimoreve, mbrojtja e grave nga dhuna temë kyçe

    Presidentja takon përfaqësueset e strehimoreve, mbrojtja e grave nga dhuna temë kyçe

    Presidentja Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim një delegacion të strehimoreve të Kosovës.

    Sipas një njoftimi për media nga Presidenca, thuhet se e para e shtetit ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e përfaqësueseve të këtyre strehimoreve, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në mbrojtjen e grave, garantimin e sigurisë së tyre dhe mbështetjen për riintegrim në shoqëri.

    Ajo theksoi se “mbrojtja e grave nga dhuna dhe garantimi i dinjitetit të tyre janë përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore, duke nënvizuar se asnjë grua nuk duhet të përballet e vetme me dhunën apo vështirësitë”.

    Gjatë takimit, Presidentja ka shprehur interesimin për sfidat dhe nevojat konkrete me të cilat përballen strehimoret, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit me institucionet, në mënyrë që shërbimet për gratë që përballen me dhunë të jenë të qëndrueshme, të qasshme dhe efektive.

    Ajo citohet të ketë theksuar gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me përfaqësueset e strehimoreve dhe për shqyrtimin e mundësive për mbështetjen e punës së tyre, si dhe për adresimin e çështjeve që kërkojnë vëmendje institucionale. /Klankosova.tv

  • Rodri mahnitet nga Yamal dhe atmosfera në Stamboll

    Rodri mahnitet nga Yamal dhe atmosfera në Stamboll

    Rodri mahnitet nga Yamal dhe atmosfera në Stamboll

    Mesfushori Rodri ka vlerësuar paraqitjen e Lamine Yamalit dhe Anthony Gordonit, duke i cilësuar si lojtarë që i japin skuadrës avantazh dhe bëjnë diferencën në fushë.

    Ai foli edhe për driblimet e Yamalit, duke theksuar se talenti i tij shoqërohet me guximin për ta sfiduar kundërshtarin në duelet një kundër një.

    Rodri u impresionua veçanërisht nga atmosfera në stadiumin e Galatasarayt në Stamboll, të cilën e përshkroi si të jashtëzakonshme.

    “Atmosfera dhe zhurma ishin të pabesueshme. Kam luajtur në shumë stadiume, por është e vështirë që diçka të të befasojë, dhe sot ndodhi”, deklaroi ai.

    Barcelona mori një fitore të rëndësishme në Turqi, ndërsa Rodri theksoi se skuadra duhet t’i menaxhojë më mirë momentet e vështira dhe t’i shmangë humbjet e panevojshme të topit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rodri mahnitet nga Yamal dhe atmosfera në Stamboll appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Presidentja takon përfaqësueset e strehimoreve, flasin për mbrojtjen e grave

    Presidentja takon përfaqësueset e strehimoreve, flasin për mbrojtjen e grave

    Presidenca njofton se presidentja Shiroka Pula vlerësoi punën dhe përkushtimin e përfaqësueseve të strehimoreve, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në mbrojtjen e grave, garantimin e sigurisë së tyre dhe mbështetjen për riintegrim në shoqëri.

    Ajo po ashtu ka theksuar se mbrojtja e grave nga dhuna dhe garantimi i dinjitetit të tyre janë përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore, duke nënvizuar se asnjë grua nuk duhet të përballet e vetme me dhunën apo vështirësitë.

    Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula shprehu interesimin për sfidat dhe nevojat konkrete me të cilat përballen strehimoret, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit me institucionet, në mënyrë që shërbimet për gratë që përballen me dhunë të jenë të qëndrueshme, të qasshme dhe efektive, thuhet në njoftim.

     

    Presidentja theksoi gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me përfaqësueset e strehimoreve dhe për shqyrtimin e mundësive për mbështetjen e punës së tyre, si dhe për adresimin e çështjeve që kërkojnë vëmendje institucionale.

    Burimi: RTKLive

  • Begaj pas tensioneve në Tiranë: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

    Begaj pas tensioneve në Tiranë: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas përshkallëzimit të tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi.

    Në një njoftim të publikuar në Facebook, Begaj theksoi se protesta paqësore është një e drejtë themelore në demokraci, por se dhuna nuk mund të jetë mjet për të shprehur pakënaqësinë.

    Ai gjithashtu theksoi se përdorimi i forcës nga policia duhet të mbetet brenda kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

    Sipas Begajt, në këtë moment vendit i duhet më shumë përgjegjësi, ndërsa Kushtetuta dhe ligji duhet të respektohen nga të gjithë, pa përjashtim.

    Presidenti u shpreh i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve, duke theksuar se zyra e tij mbetet e hapur për të rinjtë dhe të gjithë ata që dëshirojnë të shprehen, të dialogojnë dhe të kontribuojnë për të mirën e vendit.

    Burimi: Dukagjini

  • Arsenali planifikon shkurtimin e 60 vendeve të punës

    Arsenali planifikon shkurtimin e 60 vendeve të punës

    Arsenali planifikon shkurtimin e 60 vendeve të punës

    Skuadra e Arsenalit pritet të shkurtojë rreth 60 vende pune në kuadër të një plani për uljen e shpenzimeve, vetëm një javë pasi trajneri Mikel Arteta nënshkroi kontratën e re me klubin londinez.

    Sipas raportimeve të mediave angleze, vendimi do të prekë kryesisht sektorët administrativë dhe departamentet që nuk lidhen drejtpërdrejt me aktivitetin sportiv. Ndërkohë, stafet e trajnerëve dhe ekipet e performancës së skuadrave të meshkujve, femrave dhe akademisë nuk do të preken nga këto shkurtime.

    Kjo masë vjen vetëm pak ditë pasi Arteta firmosi një kontratë të re katërvjeçare, e cila do ta mbajë në krye të “Topçinjve” deri në vitin 2030. Marrëveshja raportohet të ketë një vlerë prej rreth 20 milionë funtesh në vit, me bonuse që mund ta rrisin më tej përfitimin e tij financiar.

    Sipas raportimeve, shkurtimet synojnë të kursejnë nga 5 deri në 7 milionë funte në vit. Megjithatë, procesi i konsultimeve është ende në zhvillim dhe numri përfundimtar i vendeve të punës që do të shkurtohen mund të ndryshojë.

  • RUBIKON sonte: I ftuar Daut Haradinaj

    RUBIKON sonte: I ftuar Daut Haradinaj

    RUBIKON sonte: I ftuar Daut Haradinaj

    Në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, sonte është i ftuar Daut Haradinaj.

    Ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj sjell perspektivën e tij për zhvillimet kryesore politike në vend.

    –  Çka duhet të bëjë Kosova për procesin në Apel ndaj katërshes së UÇK-së?

    –  Sa është i rëndësishëm ligji i ri për Specialen për procesin në Hagë?

    –  Si e sheh Aleanca mënyrën se si u arrit zgjidhja për zgjedhjen e presidentes?

    –  Çfarë opozite do të shohim nga Aleanca në këtë legjislaturë të re?

    Këto dhe të tjera, sonte nga ora 20:45, në Klan Kosova.

  • AI mund të përhapet vetë në pajisjet inteligjente, paralajmëron Anthropic

    AI mund të përhapet vetë në pajisjet inteligjente, paralajmëron Anthropic

    AI mund të përhapet vetë në pajisjet inteligjente, paralajmëron Anthropic

    Modelet më të vogla të inteligjencës artificiale mund të arrijnë deri në fund të vitit 2026 aftësinë për t’u përhapur në mënyrë autonome në pajisjet e lidhura me internetin, përfshirë televizorët inteligjentë dhe pajisjet shtëpiake. Ky është paralajmërimi i studiuesve të kompanisë Anthropic, bazuar në një hulumtim të ri.

    Sipas studiuesve, ky skenar ende nuk është realizuar plotësisht, por eksperimentet tregojnë se disa modele të inteligjencës artificiale tashmë janë në gjendje të kryejnë shumicën e hapave të nevojshëm për t’u instaluar në pajisje të tjera pa ndërhyrjen e njeriut.

    Në hulumtimin e publikuar nga Anthropic, studiuesit William Zhou dhe Daniel Freeman paralajmërojnë se një sistem keqdashës i inteligjencës artificiale mund të shfrytëzojë dobësitë e sigurisë në një rrjet pajisjesh për t’u përhapur dhe për të përdorur fuqinë e tyre kompjuterike, pa pasur nevojë për qendra të mëdha të të dhënave.

    Pajisje të tilla si furrat inteligjente, televizorët me sistem Android dhe pajisjet e tjera të lidhura me internetin mund të bëhen pjesë e një rrjeti të tillë, veçanërisht nëse nuk kanë masa të mjaftueshme mbrojtëse.

    Anthropic paralajmëron se ndalimi i një sistemi të tillë mund të jetë i vështirë nëse ai arrin të shpërndahet në një numër të madh pajisjesh, pa pasur një pikë të vetme qendrore nga e cila mund të ndërpritet funksionimi i tij.

    Ndryshe nga viruset tradicionale kompjuterike, modelet e inteligjencës artificiale mund të përshtaten me pajisje të panjohura dhe të gjejnë mënyra për të funksionuar edhe në sisteme me të cilat nuk kanë ndërvepruar më parë.

    Gjatë eksperimenteve, studiuesit vunë re gjithashtu se modelet që ruanin shënime për përpjekjet dhe gabimet e mëparshme përmirësonin aftësinë e tyre për t’u përshtatur me pajisje të reja.

    Megjithatë, hulumtimi nuk dëshmon se aktualisht ekziston një sistem plotësisht autonom i inteligjencës artificiale që përhapet në mënyrë të pakontrolluar në internet.

    Studiuesit theksojnë se një përhapje e tillë do të linte gjurmë në trafikun e rrjetit, të cilat mund të ndihmonin në zbulimin dhe izolimin e pajisjeve të prekura.

    Kompania vlerëson se aftësi të tilla mund të zhvillohen më shpejt gjatë muajve të ardhshëm, duke e bërë edhe më të rëndësishëm forcimin e masave të sigurisë në pajisjet e lidhura me internetin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post AI mund të përhapet vetë në pajisjet inteligjente, paralajmëron Anthropic appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • I vihet flaka objektit të Kryeministrisë në Tiranë

    I vihet flaka objektit të Kryeministrisë në Tiranë

    Protesta e studentëve në Tiranë është shoqëruar me tensione edhe gjatë ditës së sotme.

    Ashtu si një ditë më parë, situata është përshkallëzuar, ndërsa protestuesit i kanë vënë flakën objektit të Kryeministrisë.

    Nga vendi i ngjarjes po raporton edhe gazetarja e TV Dukagjinit, Blerta Zuka.

    Flakë dhe tym në Tiranë, protestuesit “rrugës” ta vandalizojnë kryeqytetin

    Burimi: Dukagjini

  • Canaj: Presidentja duhet t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, do të ishte mesazh për ndërkombëtarët

    Canaj: Presidentja duhet t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, do të ishte mesazh për ndërkombëtarët

    Ish-ambasadori Blerim Canaj ka thënë se presidentja e Kosovës, Justin Shiroka-Pula duhet t’i vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, duke e cilësuar një vizitë të tillë si mesazh për bashkësinë ndërkombëtare.

    Canaj ka deklaruar se politika e jashtme e Kosovës duhet të fokusohet aktualisht në këtë çështje, ndërsa ka theksuar se përgjegjësia për angazhimin në këtë proces nuk duhet t’u lihet vetëm avokatëve.

    Sipas tij, procesi në Hagë ka përtej katër individëve, pasi, siç është shprehur ai, nëse shihet në tërësi mënyra se si ka përfunduar lënda, krijohet përshtypja se aty po gjykohet edhe një institucion.

    “Unë mendoj që është koha që edhe presidentja t’ua bëjë një vizitë atyre në Hagë, për shkak se do të ishte një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare”, ka deklaruar Canaj.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Admirali i NATO-s viziton Policinë, diskutohet për sigurinë e Kosovës

    Admirali i NATO-s viziton Policinë, diskutohet për sigurinë e Kosovës

    Admirali i NATO-s viziton Policinë, diskutohet për sigurinë e Kosovës

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur të mërkurën në takim admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, si dhe komandantin e ri të misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajorin Roberto Vergori.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe misionit të KFOR-it.

    Hoxha i ka njoftuar mysafirët për zhvillimet në fushën e sigurisë, ndërsa është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me strukturat ndërkombëtare të sigurisë.

    “Gjatë këtij takimi kolonel Hoxha i njoftoi ata rreth situatës së sigurisë në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë me misionin e KFOR-it në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Po ashtu, në takim janë trajtuar edhe tema të tjera me interes në fushën e sigurisë dhe avancimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli dhe misionin e KFOR-it.

    “U diskutuan edhe tema të tjera me interes në fushën e sigurisë, si dhe avancimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.