Blog

  • Wikoff takohet me Listën Serbe dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut

    Wikoff takohet me Listën Serbe dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut

    Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, së bashku me komandantin në largim të KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, dhe komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori, janë takuar me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut.

    Gjatë diskutimeve, u ritheksua se misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar dhe se përkushtimi i tij ndaj të gjithë njerëzve dhe komuniteteve në Kosovë mbetet i palëkundur.

    “Megjithatë, siguria afatgjatë varet nga zgjidhjet politike, e jo nga masat ushtarake”, thuhet në njoftim.

     

    Burimi: RTKLive

  • Gani Geci në seancë: Nuk arratisem, s’e kam kanosur askënd, kam kërkuar të mbrohet familja ime

    Gani Geci në seancë: Nuk arratisem, s’e kam kanosur askënd, kam kërkuar të mbrohet familja ime

    Gjykata ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Gani Gecit, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj. Masa e paraburgimit do të zgjasë nga 12 tetori deri më 11 nëntor.

    Sipas aktvendimit të gjykatës, Geci dyshohet se e ka kanosur Mehmetajn pas refuzimit të këtij të fundit për ta larguar ose ndryshuar një publikim në Facebook lidhur me nipin e Gecit, deputetin Fatos Geci.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte paraqitur kërkesën për caktimin e paraburgimit më 14 tetor, me arsyetimin se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale të kanosjes, si dhe rreziku i arratisjes, ndikimit në prova dhe përsëritjes së veprës penale.

    Në seancën dëgjimore, Gani Geci i ka mohuar pretendimet se ka kanosur gazetarin, ndërsa mbrojtja e tij e ka kundërshtuar kërkesën për paraburgim.

    Çfarë deklaroi Gani Geci në seancë?

    Geci ka deklaruar se Prokuroria është marrë vetëm me provat fajësuese dhe nuk i ka marrë parasysh provat shfajësuese.

    Ai ka mohuar se ekziston rreziku i arratisjes, duke thënë se nuk do të arratiset, pasi, siç është shprehur, nuk është arratisur asnjëherë.

    Sa i përket pretendimit për ndikim te dëshmitarët, Geci ka deklaruar se në këtë rast dëshmitar është vetëm babai i gazetarit dhe se nuk ka mundësi të ndikojë tek ai.

    Ndërkaq, lidhur me dyshimin për përsëritjen e veprës penale, ai ka thënë se qëllimi i tij ka qenë vetëm mbrojtja e familjes dhe se nuk ka kanosur askënd.

    Çfarë tha mbrojtja e Gecit?

    Avokati Besnik Berisha e ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë, duke pretenduar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.

    Sipas mbrojtjes, edhe nëse Geci i është drejtuar Mehmetajt me fjalët e përmendura në dosjen e rastit, qëllimi i tij ka qenë mbrojtja e familjes, pasi gazetari e kishte ndërlidhur nipin e tij me Beogradin, dhe jo kanosja e tij.

    Berisha ka vlerësuar se rreziku i arratisjes është abstrakt dhe se nuk ka prova konkrete që dëshmojnë se Geci mund të arratiset. Ai ka kundërshtuar gjithashtu pretendimin për ndikim në dëshmitarë, duke theksuar se nuk janë paraqitur veprime konkrete që do ta mbështesnin një rrezik të tillë.

    Mbrojtja ka kundërshtuar edhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale dhe ka kërkuar që Geci të mbrohet në liri.

    Pse gjykata caktoi paraburgimin?

    Gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se Geci e ka kryer veprën penale të kanosjes, duke u mbështetur në deklaratën e Mehmetajt në polici, komunikimet përmes Facebook Messenger, deklarimet e vetë Gecit dhe publikimet e tij në rrjetet sociale pas ngjarjes.

    Sipas aktvendimit, më 11 tetor 2026, rreth orës 19:27, në zyrat e portalit “VOX Kosova” në Prishtinë, Geci dyshohet se i ka thënë Mehmetajt: “Nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra”, si dhe: “Pash një Zot, mos na merr në qafë, ndërro postimin se na duhet me u vra”.

    Gjykata ka marrë parasysh edhe faktin se Geci dyshohet se kishte shkuar në afërsi të televizionit Dukagjini, ku Mehmetaj po merrte pjesë në emisionin “Debat Plus”, kishte publikuar një video në TikTok për të treguar se ndodhej aty dhe e kishte pritur gazetarin për rreth dy orë.

    Sipas gjykatës, këto rrethana krijojnë rrezik konkret të përsëritjes së veprës penale dhe të vazhdimit të presionit ndaj gazetarit, nëse Geci lihet në liri pa masa të përshtatshme parandaluese.

    Megjithatë, gjykata ka vlerësuar se nuk është dëshmuar rreziku i arratisjes dhe as rreziku konkret i ndikimit në prova, pasi pretendimet e Prokurorisë për këto dy rrethana nuk janë mbështetur në të dhëna konkrete.

    Pavarësisht kësaj, gjykata ka konstatuar se paraburgimi është i domosdoshëm për shkak të rrezikut të përsëritjes së veprës penale dhe se masat më të buta, përfshirë arrestin shtëpiak dhe ndalimin e kontaktit apo afrimit ndaj gazetarit, nuk do të ishin të mjaftueshme.

    Gjykata ka theksuar se konstatimi për ekzistimin e dyshimit të bazuar nuk nënkupton shpalljen e Gecit fajtor, pasi përgjegjësia penale do të vlerësohet në fazat e mëtejshme të procedurës.

    Burimi: Dukagjini

  • Shiroka-Pula: KFOR-i ka rëndësi të veçantë për sigurinë e Kosovës

    Shiroka-Pula: KFOR-i ka rëndësi të veçantë për sigurinë e Kosovës

    Shiroka-Pula: KFOR-i ka rëndësi të veçantë për sigurinë e Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka theksuar rëndësinë e pranisë së KFOR-it për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, gjatë ceremonisë së sotme të ndërrimit të komandës së këtij misioni.

    “Në arkitekturën tonë të sigurisë, KFOR-i vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë”, ka deklaruar ajo, sipas njoftimit të Presidencës.

    Shiroka Pula ka vlerësuar se prania dhe mandati i KFOR-it, së bashku me bashkëpunimin me institucionet vendore, kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe në forcimin e besimit të qytetarëve.

    Ajo ka theksuar se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar kapacitetet dhe përgjegjësitë e tyre, duke vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

    Presidentja ka shprehur mirënjohje për ushtarakët e shteteve kontribuuese që kanë shërbyer në Kosovë që nga viti 1999.

    Gjatë fjalimit, Shiroka Pula ka riafirmuar edhe synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në NATO.

    “Synimi ynë strategjik për anëtarësim në NATO mbetet i qartë”, ka thënë Shiroka Pula.

    Ajo ka shtuar se Kosova synon të bëhet kontribuuese e drejtpërdrejtë në siguri, duke marrë pjesë përkrah aleatëve në përpjekjet për paqe.

    Në fund, presidentja ka falënderuar gjeneralmajorin Ozkan Ulutaş për shërbimin dhe bashkëpunimin, ndërsa gjeneralmajorit Roberto Vergori i ka uruar suksese në detyrën e re në krye të misionit të KFOR-it.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shiroka-Pula: KFOR-i ka rëndësi të veçantë për sigurinë e Kosovës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protesta në Tiranë eskalon, protestuesit dëmtojnë bizneset te Piramida

    Protesta në Tiranë eskalon, protestuesit dëmtojnë bizneset te Piramida

    Protesta në Tiranë eskalon, protestuesit dëmtojnë bizneset te Piramida

    Situata në protestën e mbajtur në Tiranë është tensionuar, pasi protestuesit kanë thyer xhamat e bizneseve që ndodhen në katin e parë të Piramidës.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtimin e xhamave të disa bizneseve në këtë zonë.

    Deri më tani, nuk ka të dhëna të konfirmuara për vlerën e dëmeve materiale apo për persona të lënduar gjatë këtij incidenti

    https://www.facebook.com/reel/1824444062074429

    The post Protesta në Tiranë eskalon, protestuesit dëmtojnë bizneset te Piramida appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive, Haziri: Harry Bajraktari u propozua për president në takimet VV-LDK (VIDEO)

    Ekskluzive, Haziri: Harry Bajraktari u propozua për president në takimet VV-LDK (VIDEO)

    Ekskluzive, Haziri: Harry Bajraktari u propozua për president në takimet VV-LDK (VIDEO)

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ka treguar detaje nga takimet që partia e tij i kishte zhvilluar me zyrtarët e LVV-së, në krye me Albin Kurtin, për çështjen e presidentit të vendit.

    Ai ka treguar ekskluzivisht në emision se një nga emrat e propozuar nga LDK-ja ka qenë edhe aktivisti shqiptar në ShBA, Harry Bajraktari.

    “Vetëvendosja i ka pasë diku 10 emra… kryesisht ka qenë komunitet akademik. Kena pas një shqiptaro-amerikan që ka qenë Harry Bajraktari, propozim i LDK-së…”, është shprehur Haziri.

  • Kufizimet e Starlinkut pengojnë misionet ukrainase me dronë

    Kufizimet e vendosura nga kompania SpaceX në rrjetin Starlink kanë penguar disa misione ukrainase në fushëbetejë, sipas këshilltarit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Serhiy Beskrestnov tha se Ukraina nuk ishte njoftuar paraprakisht për kufizimin e shpejtësisë së disa mjeteve në 160 kilometra në orë. Ai dyshon se vendimi lidhet me situatën aktuale politike.

    Starlinku përdoret nga Ukraina për drejtimin e dronëve dhe mbrojtjen kundër mjeteve ajrore ruse. Ndërkohë, Zelensky njoftoi se sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike kanë lënë të paktën 600 mijë njerëz pa energji elektrike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kufizimet e Starlinkut pengojnë misionet ukrainase me dronë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Goditet dhe fundoset anija me kontejnerë, alarm në Gjirin Persik

    Goditet dhe fundoset anija me kontejnerë, alarm në Gjirin Persik

    Përshkallëzimi i tensioneve në rajonin e Gjirit Persik po reflektohet gjithnjë e më shumë në sigurinë detare.

    Një anije kontejnerësh është fundosur pranë Ngushticës së Hormuzit pasi u godit nga një predhë, ndërsa një tjetër anije mallrash e dëmtuar në një sulm të mëparshëm raportohet se po fundoset pas dështimit të përpjekjeve për ta shpëtuar.

    Sipas burimeve të sigurisë detare, anija tregtare “GFS Pride”, me flamur të Singaporit, u fundos pasi u godit pranë një prej korridoreve më të rëndësishme për transportin global të naftës.

    Në një paralajmërim navigues të lëshuar më 14 tetor, Hidrografi i Pakistanit njoftoi se anija është fundosur dhe se në zonë po lundrojnë kontejnerë të shkëputur, duke paraqitur rrezik për anijet e tjera.

    Menaxheri i anijes, kompania GFS Ship Management FZE me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar mbi incidentin.

    Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare Detare, kjo është anija e dytë që raportohet e fundosur që nga nisja e konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit më 28 shkurt, duke ngritur shqetësime për sigurinë e lundrimit në zonë.

    Në një incident të veçantë, anija transportuese e mallrave të thata “Cape Dao”, me flamur të Antigua dhe Barbudës, po përballet gjithashtu me rrezikun e fundosjes.

    Anija ishte goditur nga një predhë më 23 shtator dhe, sipas grupit britanik të menaxhimit të riskut detar Vanguard, përpjekjet për shpëtimin e saj kanë dështuar.

    Kompania që menaxhon anijen, Peonies Shipmanagement FZE, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk ka qenë e disponueshme për koment.

    Ndërkohë, dy zyrtarë të lartë iranianë kanë deklaruar për Reuters se Teherani po përdor taktika të reja për të goditur anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.

    Sipas tyre, synimi është mbajtja e çmimeve të naftës në nivele të larta dhe ushtrimi i ndikimit në zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara.

    Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më strategjike të tregtisë botërore, ku kalon një pjesë e konsiderueshme e eksporteve globale të naftës, ndaj çdo incident në këtë korridor ka ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare dhe në sigurinë e transportit detar.

    Burimi: RTKLive

  • Përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik, fundoset një anije pranë Ngushticës së Hormuzit

    Përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik, fundoset një anije pranë Ngushticës së Hormuzit

    Përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik, fundoset një anije pranë Ngushticës së Hormuzit

    Tensionet në rajonin e Gjirit Persik po rrisin shqetësimet për sigurinë e transportit detar. Një anije kontejnerësh është fundosur pranë Ngushticës së Hormuzit, pasi u godit nga një predhë, ndërsa një tjetër anije mallrash, e dëmtuar në një sulm të mëparshëm, raportohet se po fundoset pas dështimit të përpjekjeve për shpëtimin e saj.

    Sipas burimeve të sigurisë detare, anija tregtare “GFS Pride”, me flamur të Singaporit, u fundos pasi u godit pranë një prej korridoreve më të rëndësishme për transportin global të naftës.

    Në një paralajmërim për lundrimin, të lëshuar më 14 tetor, Hidrografi i Pakistanit njoftoi se anija kishte përfunduar nën ujë dhe se në zonë po lundronin kontejnerë të shkëputur nga anija, të cilët përbëjnë rrezik për mjetet e tjera detare.

    Kompania GFS Ship Management FZE, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila menaxhon anijen, nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me incidentin.

    Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare Detare, kjo është anija e dytë që raportohet e fundosur që nga nisja e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, më 28 shkurt. Incidentet e fundit kanë shtuar shqetësimet për sigurinë e lundrimit në këtë korridor strategjik.

    Rrezik fundosjeje edhe për një tjetër anije

    Në një incident të veçantë, anija transportuese e mallrave të thata “Cape Dao”, me flamur të Antigua dhe Barbudës, po përballet gjithashtu me rrezikun e fundosjes.

    Anija ishte goditur nga një predhë më 23 shtator. Sipas grupit britanik të menaxhimit të riskut detar Vanguard, përpjekjet për shpëtimin e saj kanë dështuar dhe anija raportohet se po fundoset.

    Kompania Peonies Shipmanagement FZE, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila menaxhon anijen, nuk ka qenë e disponueshme për koment.

    Ndërkohë, dy zyrtarë të lartë iranianë kanë deklaruar për Reuters se Teherani po përdor taktika të reja për të goditur anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.

    Sipas zyrtarëve, synimi i këtyre veprimeve është të mbahen çmimet e naftës në nivele të larta dhe të ushtrohet ndikim në zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara.

    Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më strategjike të tregtisë botërore, pasi përmes saj kalon një pjesë e konsiderueshme e eksporteve globale të naftës. Për këtë arsye, incidentet në këtë zonë mund të kenë pasoja për sigurinë e transportit detar dhe tregjet ndërkombëtare të energjisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik, fundoset një anije pranë Ngushticës së Hormuzit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shiroka-Pula në ndërrimin e komandës së KFOR-it: Synojmë që Kosova të kontribuojë drejtpërdrejt në NATO

    Shiroka-Pula në ndërrimin e komandës së KFOR-it: Synojmë që Kosova të kontribuojë drejtpërdrejt në NATO

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

    Në fjalën e saj, të mbajtur me këtë rast Presidentja Shiroka Pula, ka thënë se është kënaqësi të jem sot me ju në këtë moment të rëndësishëm të ndërrimit të komandës së KFOR-it, një mision, i cili prej më shumë se 27 vitesh ka rol të veçantë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

    “Historia e Kosovës është, në një pjesë të rëndësishme të saj, histori e partneritetit me aleatët tanë. Që nga viti 1999, KFOR-i ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi, ndërsa sot, teksa institucionet tona të sigurisë po zhvillojnë kapacitetet dhe përgjegjësitë e tyre, ky partneritet mbetet i rëndësishëm për stabilitetin e vendit dhe për perspektivën tonë euroatlantike”, është shprehur Presidentja Shiroka Pula.

    Ajo më tej ka thënë se përgjatë viteve, me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi ndërtuar dhe fuqizuar institucionet tona të sigurisë, të cilat sot mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për reagimin ndaj sfidave të sigurisë dhe për mbrojtjen e qytetarëve.

    Sipas saj, ky zhvillim dëshmon se partneriteti ynë ka prodhuar rezultate konkrete.

    “Institucionet e Kosovës kanë avancuar në profesionalizëm, kapacitete dhe përgjegjësi, duke ruajtur njëkohësisht bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Në arkitekturën tonë të sigurisë, KFOR-i vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë. Prania e tij, mandati dhe bashkëpunimi me institucionet vendore kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe në besimin e qytetarëve”, ka theksuar Presidentja Shiroka Pula.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka shprehur mirënjohjen më të thellë për të gjithë ushtarakët dhe pjesëtarët e shteteve kontribuuese që kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it që nga viti 1999, duke shtuar se shumë prej tyre kanë kaluar periudha të gjata larg familjeve të tyre, duke shërbyer në Kosovë me përkushtim dhe përgjegjësi.

    Ajo tha se kontributi i tyre është pjesë e historisë sonë të përbashkët dhe do të mbetet i vlerësuar nga qytetarët e Kosovës.

    “Synimi ynë strategjik për anëtarësim në NATO mbetet i qartë. Ne synojmë që, një ditë, Kosova të mos jetë vetëm përfituese e sigurisë, por edhe kontribuuese e drejtpërdrejtë në të. Të qëndrojmë përkrah aleatëve tanë, duke marrë pjesë në përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe siguri, përfshirë misionet ndërkombëtare, në përputhje me statusin dhe detyrimet tona si anëtare e NATO-s në të ardhmen”, ka pohuar Presidentja Shiroka Pula.

    Ajo më tej tha se ndërrimi i komandës është një mundësi për të riafirmuar vazhdimësinë e partneritetit tonë.

    “Gjeneralmajor Ulutaş, ju falënderoj edhe një herë për shërbimin dhe bashkëpunimin tuaj! Gjeneralmajor Vergori, ju uroj suksese në detyrën e re dhe ju siguroj për gatishmërinë tonë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me ju dhe me të gjithë pjesëtarët e KFOR-it!”, ka theksuar presidentja Shiroka Pula.

    Presidentja Shiroka Pula ka falënderuar KFOR-in, për shërbimin dhe për kontributin që japin çdo ditë për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

    Burimi: Dukagjini

  • Thyhet dera e Kryesisë së Kuvendit në Tiranë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

    Situata vijon të jetë e tensionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku protesta është shoqëruar me përplasje dhe dëmtime të pronës publike.

    Sipas raportimeve të mediave shqiptare, protestuesit kanë dëmtuar disa godina institucionale, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Thyhet dera e Kryesisë së Kuvendit në Tiranë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali