Blog

  • Mbeturinat në Prishtinë, kallëzim penal ndaj kryeshefit të deponisë në Mirash

    Mbeturinat në Prishtinë, kallëzim penal ndaj kryeshefit të deponisë në Mirash

    Ndryshimi i orarit të deponisë së Mirashit po ndikon edhe në intererarin e kompanisë për mbledhjen e mbeturinave “Pastrimi” gjatë natës.

    Kësisoj, sipas tyre kjo është arsyeja që rrugët e Prishtinës janë përplot mbeturina.

    E, qytetarët kanë qëndrime të ndryshme për këtë situatë që po përballën.

    “Po këtu po vijnë prej lagjeve tjera e po i hedhin këtu se kqyre qysh është mbush para dy dite i kanë largu”.

    “Kjo është krejt politike, se partitë janë të ndryshme tani për inate politike bllokojnë njëri-tjetrin”.

    Që inatet politike po tentojnë të sabotojnë Prishtinën po e mendojnë edhe niveli komunal.

    “Hekuran Murati qëllimisht nuk e nënshkruan kredinë prej 74 milionë eurosh, që mundëson blerjen e 100 kamionëve të rinj dhe 10 mijë kontejnerëve, që mundëson krijimin e qendrave për riciklimin e mbeturinave dhe rritjen e kapaciteteve të mirëfillta për menaxhimin e mbeturinave. Pra, tash e dy vite, Prishtina bëhet peng për shkak të inateve të një partie politike”, ka thënë Besianë Musmurati, nënkryetare e Prishtinës.

    Nënkryetarja e Prishtinës ka paralajmëruar se do të padisin kryeshefin e Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave, Dardan Velija.

    Në një përgjigje për televizionin, Kompania për Menaxhimin e Mbeturinave tha se e ka ndryshuar orarin sepse numri i atyre të kompanisë “Pastrimi” gjatë natës ka qenë tejet i vogël dhe ka pasur kosto shtesë të operimit 24 orë në ditë.

    “Nga analiza e të dhënave dhe vlerësimi i situatës në terren është konstatuar se gjatë ndërrimit të natës, veçanërisht në Deponinë Sanitare Mirash, numri i kamionëve që shkarkojnë mbeturina nga KRM “Pastrimi” është relativisht i vogël krahasuar me aktivitetin gjatë ditës. Si rrjedhojë, operimi gjatë natës shkakton kosto shtesë, ndërkohë që kapacitetet teknike dhe njerëzore nuk shfrytëzohen në masën e duhur”, thuhet nga kompania./TVDUKAGJINI

    Burimi: Dukagjini

  • Gati një muaj nga Aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së, vendimi i plotë ende nuk u publikua

    Gati një muaj nga Aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së, vendimi i plotë ende nuk u publikua

    Këtë të premte bëhen fiks një muaj nga shpallja e aktgjykimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara për Kosovën.

    Por deri tash, për këtë vendin mund të lexohen vetëm 40 faqe, ku është i përmbledhur dënimi me 81 vjet burgim ndaj ish krerëve të UÇK-së.

    Sipas legjislacionit të Gjykatën Speciale, nuk ka afat të caktuar se kur duhet të publikohet vendimi i plotw, por se kjo duhet të ndodhë “sa më shpejt që është e mundshme”. Në lidhje me këtë, përgjigje nuk kanë kthyer nga Dhomat e Specializuara për Kosovën.

    Sipas Amer Aliajt, vendimi i plotë nuk duhet të vonohet, dhe se sipas tij i njëjti mund të publikohet brenda muajit të ardhshëm.

    “Duke krahasuar praktikën e mëhershme në dy rastet e mëhershme të Sali Mustafës e Pjetër Shalës praktika ka shkuar prej 31 ditë deri në 75 ditë përafërsisht besoj që ky rast është më voluminoz dhe sigurisht që administrata dhe redaktimi i trupit gjykues mundet me marr kohë më shumë, kjo varet se sa shpejt e lexojnë dhe e redaktojnë gjykimin por besoj dhe shpresoj që gjatë muajit të ardhshëm të publikohet aktgjykimi”, ka thënë Amer Aliaj – Fondi për të drejtën Humanitare.

    E sipas avokatit Meshari Selimaj, gjykata nuk duhet të e zvarritë të njëjtin dhe se duhet të kishte afat të caktuar, ashtu siç është e caktuar për gjykatat që funksionojnë në Kosovë.

    “Duhet të mbizotëroj parimi i gjykimit në kohë të arsyeshme dhe i menjëhershmërisë së publikimit të aktgjykimit. Nëse e krahasojmë me kodin e procedurës penale të Kosovës e shohim se i njëjti i ka të përcaktuara shumë strikt afatet 15 ditë për personat që janë në paraburgim, 30 ditë për personat e tjerë që janë në liri maksimumi 60 dite, kur kemi të bëjmë me çështje të ndërlikuara”, ka thënë Meshari Selimaj – Avokat.

    Pas një procesi të gjatë gjyqësor, trupi gjykues më 16 shtator shqiptoi aktgjykim dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, për akuzat për krime lufte.

    Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet e Rexhep Selimi me 13 vjet burgim./TVDUKAGJINI

    Lexo edhe:

    Qeveria formon grupin punues për Apelin në Hagë, kush do të jetë pjesë e tij?

    Burimi: Dukagjini

  • Tokio i kërkon shpjegime Rusisë pas arrestimit të gazetarit japonez

    Tokio i kërkon shpjegime Rusisë pas arrestimit të gazetarit japonez

    Tokio i kërkon shpjegime Rusisë pas arrestimit të gazetarit japonez

    Të mërkurën, Japonia i paraqiti një notë protestë Rusisë, lidhur me arrestimin e një gazetari japonez, nën dyshimet për spiunazh.

    Tokio ka kërkuar nga Moska shpjegime, qasje konsullore dhe trajtim njerëzor lidhur me rastin.

    Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë deklaroi se personi në fjalë, i cili punon për gazetën “Hokkaido Shimbun”, dyshohej se po mblidhte informacione mbi kapacitetet mbrojtëse të Rusisë në emër të një agjencie japoneze të inteligjencës.

    Ministria e Jashtme e Rusisë e identifikoi gazetarin si Yuki Imai.

    FSB-ja, njoftoi se e kishte arrestuar personin në ishullin Sahalin, derisa ai po përgatitej të largohej nga Rusia, sipas Associated Press.

    Arrestimi i së martës shënon mosmarrëveshjen më të fundit midis dy vendeve, tensionet e të cilave janë përshkallëzuar pas vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin në gusht në Iturup, një nga katër ishujt e diskutueshëm të Kurileve, një arkipelag në Paqësor i kontrolluar nga Moska, por i pretenduar edhe nga Japonia.

  • “Burrin ma vranë, fmi s’kemi e po dojn me na marrë pasurinë…”

    “Burrin ma vranë, fmi s’kemi e po dojn me na marrë pasurinë…”

    “Burrin ma vranë, fmi s’kemi e po dojn me na marrë pasurinë…”

    Për më shumë se 30 vjet martesë, mëngjeset i kishin të njëjta. Por, gjithçka ndryshoi mëngjesin e 19 qershorit të vitit 2022, kur kafeja e mëngjesit u ftoh pa u pirë si çdo ditë tjetër.

    Mëngjesin e para katër viteve, Hasime Latifaj e gjeti bashkëshortin të vdekur në kopshtin e oborrit të shtëpisë së tyre.

    Siç rrëfen ajo, së pari pa gjak nën pemën që gjendet në oborr, dhe pak më tutje pa edhe trupin e pajetë të të shoqit.

    Sipas saj, ky detaj e bën të dyshojë se bashkëshortin ia vranë.

    Sipas raportit të mjekësisë ligjore, Rexhep Latifaj vdiq si pasojë e thyerjes së kafkës të shkaktuara nga ndonjë mjet i fortë ose gjatë rënies në mjet të fortë, rënie nga lart.

    Pra sipas tyre, atëkohë 73-vjeçari humbi jetën pasi që ra nga pema e qershisë në oborrin e tij.

    Mirëpo me atë version nuk po pajtohet e shoqja Hasimja.

    75-vjeçarja për KIKS-in rrëfeu pretendimin e saj se burrin ia vranë në mënyrë që t’ia marrin pasurinë meqenëse çifti nuk u bënë asnjëherë prindër, andaj nuk kanë pasardhës.

    Tanimë duke jetuar e vetme, Hasimja thotë se që nga vitit 2022 mbyllet në shtëpi që nga ora 4 e pasdites, pasiqë frikësohet se edhe asaj do i bëjnë diçka.

    Pretendimi i “vrasjes” së bashkëshortit është hedhur poshtë nga Prokuroria Themelore në Pejë.

    Zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi për KIKS-in ka thënë se nëse do sigurojnë prova të reja lidhur me pretendimet, patjetër që do ndërmarrin të gjitha masat deri në zbardhje.

    Nikçi për KIKS-in shpjegoi se me të marrë lajmin, Prokuroria kishte dalë në terren dhe kishin ndërmarrë hapat e nevojshëm.

    Pas marrjes së dëshmitarëve, rasti është cilësuar si “vdekje aksidentale”.

    Më tej, Nikçi shpjegoi se edhe raporti i autopsisë ka treguar se vdekja ka ardhur si pasojë e goditjes në kokë pas rënies.

    Detajet i gjeni në kronikat e përgatitura nga Kiks Kosova:

    Ndiqeni emisionin e plotë:

  • Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash

    Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash

    Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash

    Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

    “Dardanët” triumfuan me rezultat 3:2 në udhëtim, pasi pjesën e parë e përfunduan në disavantazh prej dy golash, 2:0.

    Në pjesën e dytë, futbollistët kosovarë reaguan fuqishëm dhe arritën ta përmbysin rezultatin, duke siguruar fitoren e madhe.

    Golashënues për Kosovën ishin Rukovci, Maxharraj dhe Dervishaj.

    Ndeshjen e radhës, Kosova do ta zhvillojë në muajin nëntor, kur në Prishtinë do të përballet me Italinë.

    The post Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dua Lipa në bisedime për të qenë një nga emrat kryesorë të Coachella 2027

    Dua Lipa raportohet se është në bisedime të avancuara për të qenë një nga artistet kryesore të festivalit amerikan Coachella në vitin 2027, një hap që do ta forconte edhe më tej pozicionin e saj në skenën ndërkombëtare të muzikës.

    Nëse marrëveshja finalizohet, këngëtarja me origjinë shqiptare do t’i bashkohej emrave të mëdhenj që kanë kryesuar festivalin, mes tyre Lady Gaga dhe Sabrina Carpenter.

    Sipas një burimi të cituar nga mediat britanike, Dua Lipa kishte zhvilluar bisedime me organizatorët e Coachella-s edhe në vitin 2023, por në fund kishte zgjedhur të përqendrohej te festivali Glastonbury.

    Tashmë, pas një turneu të madh botëror në stadiume, organizatorët e Coachella-s thuhet se po bëjnë përpjekje serioze për ta siguruar pjesëmarrjen e saj si një nga emrat kryesorë të festivalit.

    “Shfaqjet do të shënonin nisjen e një epoke të re për Dua-n dhe do ta konfirmonin si një nga emrat më të mëdhenj të pop-it”, ka thënë burimi i cituar në raportim.

    Coachella synon emra të mëdhenj për vitin 2027

    Pjesëmarrja e Dua Lipës do të përbënte një arritje të rëndësishme për organizatorët e festivalit, veçanërisht pas raportimeve se bisedimet me grupin koreano-jugor BTS nuk përfunduan me marrëveshje.

    Sipas burimeve pranë negociatave, BTS kishte zhvilluar diskutime paraprake me organizatorët e Coachella-s, por më pas kishte vendosur të përqendrohej në turneun e vet.

    “BTS ishte në bisedime të hershme, por gjithçka u mbyll shpejt. Ata donin të fokusoheshin në turneun e tyre dhe Coachella nuk përshtatej me planet”, thuhet në raportim.

    Albumi i ri dhe turneu i mundshëm në stadiume

    Ndërkohë, Dua Lipa po përgatitet edhe për albumin e saj të katërt në studio, i cili do të pasojë albumin “Radical Optimism”, të publikuar në vitin 2024 dhe që arriti vendin e parë në klasifikime.

    Sipas raportimeve, këngëtarja po planifikon gjithashtu një turne të madh në stadiume gjatë vitit të ardhshëm, që pritet të shoqërojë epokën e saj të re muzikore.

    Kënga e parë nga albumi i ardhshëm raportohet se pritet të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm, ndonëse deri më tani nuk ka pasur një njoftim zyrtar.

    Nëse pjesëmarrja në Coachella 2027 konfirmohet, festivali mund të shërbejë si një nga platformat kryesore për prezantimin e kapitullit të ardhshëm të karrierës së këngëtares.

    Megjithatë, deri në një konfirmim zyrtar nga organizatorët ose ekipi i artistes, pjesëmarrja e Dua Lipës në festival mbetet në fazën e negociatave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dua Lipa në bisedime për të qenë një nga emrat kryesorë të Coachella 2027 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestuesit në Tiranë sulmojnë Kryeministrinë me gurë dhe koktej molotovi

    Protestuesit në Tiranë sulmojnë Kryeministrinë me gurë dhe koktej molotovi

    Protesta e studentëve në Shqipëri është përshkallëzuar gjatë ditës së dytë, me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë në Tiranë.

    Situata vijon të jetë e tensionuar pranë Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit i kanë vënë flakën një biznesi privat në katin e parë të dy kullave përballë Piramidës, ndërsa flakët dhe tymi kanë përfshirë objektin dhe policia po përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

    Protestuesit kanë hyrë në objektin e Kryesisë së Kuvendit, ku i kanë vënë flakën katit përdhes.

    Më herët, protestuesit kishin hyrë edhe në objektin e Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë sulmuar me gurë, koktej molotovi dhe fishekzjarrë edhe objektet e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe Piramidën e Tiranës.

    Përplasjet mes protestuesve dhe policisë po vazhdojnë.

    Policia po tenton ta shpërndajë turmën duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë, ndërsa protestuesit po hedhin gurë, koktej molotovi dhe fishekzjarrë.

    Gjatë protestës është raportuar edhe për arrestime dhe persona të lënduar. Sipas njoftimit nga Spitali i Traumës, aty po trajtohen tre protestues dhe katër policë, gjendja e të cilëve është stabile.

    Për zhvillimet në kryeqytetin shqiptar ka reaguar edhe presidenti Bajram Begaj, i cili u ka bërë thirrje palëve për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi.

    I vihet flaka objektit të Kryeministrisë në Tiranë

    Begaj pas tensioneve në Tiranë: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

    Burimi: Dukagjini

  • Haziri: LDK nuk e ka kundërshtuar Ligjin për Specialen (VIDEO)

    Haziri: LDK nuk e ka kundërshtuar Ligjin për Specialen (VIDEO)

    Haziri: LDK nuk e ka kundërshtuar Ligjin për Specialen (VIDEO)

    Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, ishte ndër temat që u diskutua në emisionin DPT te Fidani.

    Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, tha në Klan Kosova se subjekti që ai përfaqëson nuk e kundërshtuar këtë ligj.

    Haziri dha sqarime lidhur me këtë rast.

    “Nuk e ka kundërshtuar. S’ka marrë pjesë. Duhet ta kuptoni rolin e LDK-së, ne nuk e kemi kundërshtuar, veç nuk e kemi votuar. Ky është një dallim i madh, ne nuk kemi bërë pazar”, deklaroi Haziri.

  • Protestuesit në Tiranë sulmojnë Kryeministrinë me gurë dhe koktej molotovi

    Tensione në protestën në Tiranë, protestuesit hyjnë në Kryesinë e Kuvendit dhe i vënë flakën

    Protesta e studentëve në Shqipëri është përshkallëzuar gjatë ditës së dytë, me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë në Tiranë.

    Protestuesit kanë hyrë në objektin e Kryesisë së Kuvendit, ku i kanë vënë flakën katit përdhes.

    I vihet flaka objektit të Kryeministrisë në Tiranë

    Më herët, protestuesit kishin hyrë edhe në objektin e Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë sulmuar me gurë, koktej molotovi dhe fishekzjarrë edhe objektet e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe Piramidën e Tiranës.

    Përplasjet mes protestuesve dhe policisë po vazhdojnë.

    Policia po tenton ta shpërndajë turmën duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë, ndërsa protestuesit po hedhin gurë, koktej molotovi dhe fishekzjarrë.

    Gjatë protestës është raportuar edhe për arrestime dhe persona të lënduar. Sipas njoftimit nga Spitali i Traumës, aty po trajtohen tre protestues dhe katër policë, gjendja e të cilëve është stabile.

    Për zhvillimet në kryeqytetin shqiptar ka reaguar edhe presidenti Bajram Begaj, i cili u ka bërë thirrje palëve për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi.

    I vihet flaka objektit të Kryeministrisë në Tiranë

    Begaj pas tensioneve në Tiranë: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

    Burimi: Dukagjini

  • Mbeturinat mbulojnë rrugët e Prizrenit

    Mbeturinat mbulojnë rrugët e Prizrenit

    Mbeturinat mbulojnë rrugët e Prizrenit

    Mbeturinat po shkaktojnë shqetësim në disa pjesë të Prizrenit, ku është vërejtur gjendje jo e mirë e pastërtisë në rrugën Edith Durham dhe në atë Bazhdarhane.

    Pamjet nga këto lokacione ngrenë shqetësime për menaxhimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. Mbeturinat janë grumbulluar pranë kontejnerëve, në trotuare dhe në hapësira të tjera publike, ndërsa qytetarët po përballen me kundërmim dhe shqetësime për higjienën.

    Në vend të rrugëve të pastra, disa hapësira të qytetit po marrin pamjen e deponive të hapura, duke e bërë edhe më të dukshëm problemin e menaxhimit të mbeturinave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mbeturinat mbulojnë rrugët e Prizrenit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali