Blog

  • Strategjia për 4-shen në Hagë: Opozita do gjithëpërfshirje dhe financa (VIDEO)

    Strategjia për 4-shen në Hagë: Opozita do gjithëpërfshirje dhe financa (VIDEO)

    Strategjia për 4-shen në Hagë: Opozita do gjithëpërfshirje dhe financa (VIDEO)

    Zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca, nuk u pajtua me dënimet që iu dhanë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    E kjo bindje mbase do ia orientojë edhe rrugën drejt hartimit të strategjisë shtetërore për procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, pasi i njëjti mori drejtimin e grupit punues.

    Përzgjedhja e ministrit të Punëve të Jashtme në këtë punë, nuk është pa shkas.

    Themelimi i këtij grupi u mirëprit nga Partia Demokratike, anise vlerësojnë se duhej bërë më herët.

    Çka do bëhet e çfarë kërkohet nga ky komision, presin të dinë më tepër edhe në Lidhjen Demokratike.

    Në Aleancë janë të gatshëm të japin ndihmën e vet.

    Pas vendimit dënues për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, deputetët votuan në dy lexime edhe për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Kronika në vijim sjell detaje:

  • Rrjeti i vjetër: Shpërthen gypi, katër fshatra pa pikë uji (VIDEO)

    Rrjeti i vjetër: Shpërthen gypi, katër fshatra pa pikë uji (VIDEO)

    Rrjeti i vjetër: Shpërthen gypi, katër fshatra pa pikë uji (VIDEO)

    Përmbi rrugë gjithçka duket në rregull, por nën të fshihet një defekt serioz. Ky problem doli në sipërfaqe të magjistrales Prizren-Gjakovë qysh të martën pasi gypi 50 metërsh në rrjetin kryesor të ujësjellësit shpërtheu në Krushë të Vogël.

    Përveç këtij fshati, pa ujë mbetën edhe Krajku, Bregdrini, Zymi dhe Shëngjergji të Prizrenit. Që të mos prishet asfalti, ekipet teknike të Ujësjellësit ‘Gjakova’ në të dyja anët e rrugës gjurmuan gropa me thellësi mbi tetë metra për ta larguar tubacionin e vjetër.

    Tash pritet që ta zëvendësojnë me këtë tub të ri. Pa furnizim me ujë, banorët ankohen se e kanë të pamundur të kryejnë aktivitetet e zakonshme ditore.

    Bile thonë se ky problem është ndjerë që dhjetëra ditë.

    Nga KRU Gjakova, thonë se tubacioni është prishur për shkak konsumimit për disa dekada. Nga kjo kompani njoftuan se ndërprerje të furnizimit me ujë mund të zgjas deri kah e premtja.

  • Mahrez largohet nga Al Ahli dhe transferohet te Shamal në Katar

    Mahrez largohet nga Al Ahli dhe transferohet te Shamal në Katar

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Katari, i cili garon në elitën e futbollit të vendit. Shamal e ka prezantuar Mahrezin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur ambiciet për të ardhmen me futbollistin algjerian në përbërje.

    Mahrez largohet nga Al Ahli pas një periudhe të suksesshme, gjatë së cilës ndihmoi skuadrën të fitojë dy tituj radhazi në Ligën e Kampionëve të Azisë, në edicionet 2025 dhe 2026.

    Mahrez e nisi ngritjen në futbollin profesionist te skuadra franceze Le Havre, përpara se të transferohej te Leicester City në vitin 2014.

    Ai u bë një nga figurat kryesore të Leicesterit në sezonin historik 2015/16, kur klubi fitoi titullin e Premier League angleze. Për paraqitjet e tij, Mahrez u shpall edhe Futbollisti Afrikan i Vitit në vitin 2016.

    Pas suksesit me Leicesterin, algjeriani iu bashkua Manchester Cityt, ku fitoi katër tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve, përpara se të transferohej në Arabinë Saudite.

     

    Burimi: RTKLive

  • Rusia paralajmëron viza për malazezët si masë reciprociteti

    Rusia paralajmëron viza për malazezët si masë reciprociteti

    Rusia njoftoi të mërkurën se do të vendosë viza për shtetasit e Malit të Zi, pasi Podgorica vendosi të njëjtin regjim për shtetasit rusë, në kuadër të përafrimit të politikës së saj me atë të Bashkimit Evropian.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, konfirmoi se Ministria e Jashtme e Malit të Zi e kishte njoftuar Moskën në fund të shtatorit për ndërprerjen e marrëveshjes së vitit 2008 ndërmjet dy qeverive, e cila rregullonte kushtet e udhëtimit të ndërsjellë të shtetasve.

    “Në praktikë, kjo do të thotë se nga 1 nëntori, shtetasit tanë do të mund të hyjnë dhe të qëndrojnë në Mal të Zi vetëm me vizë. Rrjedhimisht, edhe shtetasit malazezë do të duhet të pajisen me viza për të udhëtuar në Rusi”, tha Zakharova, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetës Izvestia, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme ruse.

    Qeveria e Malit të Zi miratoi në fund të shtatorit një dokument për nevojën e shfuqizimit të marrëveshjeve që rregullojnë udhëtimin pa viza me Rusinë, Bjellorusinë dhe Turqinë.

    Në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, Mali i Zi është i detyruar ta harmonizojë plotësisht politikën e tij të vizave me atë të Bashkimit Evropian.

    Me këtë vendim, Mali i Zi përmbushi një nga kriteret përfundimtare për mbylljen e Kapitullit negociues 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria – në negociatat e anëtarësimit në BE, si dhe një nga detyrimet kryesore të Agjendës së Reformave.

    Komisioni Evropian, prej vitesh, u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Malin e Zi, që t’i harmonizojnë politikat e tyre të vizave me rregullat e BE-së, për të zvogëluar rrezikun e migrimit të parregullt dhe keqpërdorimit të regjimeve të udhëtimit pa viza.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Zakharova, tha se vendimi i Podgoricës për vendosjen e vizave për shtetasit rusë dëmton “qartazi” interesat e Malit të Zi.

    Sipas saj, ky vendim do të zvogëlojë numrin e turistëve rusë, do të dëmtojë bizneset malazeze dhe do të përkeqësojë klimën e investimeve.

    “Themelet e ndërtuara ndër vite në marrëdhëniet ruso-malazeze po shkatërrohen sistematikisht për t’iu përshtatur aspiratave evropiane, ndërsa pasojave ekonomike të këtyre hapave nuk po u kushtohet vëmendja e duhur”, tha Zakharova.

    Ajo pretendoi se “shndërrimi gradual i BE-së në një bllok ushtarak”, së bashku me shpalljen e Rusisë si kërcënimin kryesor ekzistencial, “e ka ndryshuar rrënjësisht natyrën e zgjerimit të BE-së”.

    Sipas saj, ky proces “nuk nënkupton më, në asnjë mënyrë, se anëtarët e rinj mund ta ruajnë statusin neutral”.

    “Edhe vetëm perspektiva e anëtarësimit të afërt në këtë grupim sjell automatikisht nevojën për të dëshmuar solidaritet me politikën kundër Rusisë, përfshirë vendosjen e sanksioneve, mbështetjen e gjithanshme për regjimin në Kiev dhe ndjekjen e objektivave të tjera konfrontuese të politikës së jashtme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.

    Javën e kaluar, Mali i Zi dëboi blogerin ushtarak rus, Mikhail Zvinchuk, themelues i kanalit Rybar në Telegram, pasi e ndaloi së bashku me bashkëshorten e tij, Valeria, dhe tre bashkëpunëtorë.

    Policia e mori vendimin për dëbimin e tyre për arsye të sigurisë kombëtare dhe të brendshme.

    Zvinchuk dhe bashkëpunëtorët e tij u dëbuan nga Podgorica drejt Serbisë, ndërsa ai, më pas, u kthye në Moskë nga Beogradi.

    Pas këtij zhvillimi, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Christian Wigand, tha se BE-ja po e ndihmon Malin e Zi t’u bëjë ballë kërcënimeve hibride.

    Wigand kujtoi se Zvinchuk është subjekt i masave kufizuese të BE-së që nga qershori i vitit 2023, “për shkak të rolit të tij në mbështetjen e luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës” dhe “përhapjen e dezinformatave dhe propagandës pro Kremlinit”./REL

    Burimi: Dukagjini

  • Topalli tregon objektivat e PKMLSHJ-së: Në rast të luftës së armatosur, kërkonim bashkimin me Shqipërinë

    Topalli tregon objektivat e PKMLSHJ-së: Në rast të luftës së armatosur, kërkonim bashkimin me Shqipërinë

    Ish-veprimtari Faton Topalli, në intervistë në ciklin e dosjeve në kuadër të emisionit “Debat Plus” në TV Dukagjini, ka treguar për objektivat politike dhe strategjinë e Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ), në të cilën ishte angazhuar që nga viti 1978.

    Ai ka deklaruar se partia fillimisht kërkonte krijimin e një Republike Shqiptare brenda Jugosllavisë, ndërsa strategjia e saj parashihte tri faza të veprimit politik.

    Sipas tij, nëse institucionet nuk do t’u përgjigjeshin kërkesave, faza e dytë parashihte organizimin e protestave, grevave dhe demonstratave.

    “Shiqo, ne në luftën tonë kemi paraparë tri faza të zhvillimit. Në fazën e parë, kemi thënë që ne do të kërkojmë nga Lidhja Komuniste e Kosovës dhe Lidhja Komuniste e Jugosllavisë ta marrin përsipër zgjidhjen e problemit shqiptar brenda Jugosllavisë. Ne konsiderojmë që ky problem nuk është i zgjidhur dhe ky problem mund të zgjidhet me krijimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi. Kjo ka qenë faza e parë. Këtë ja kemi thënë në këtë këmbimin që kemi bërë me ta. Faza e dytë është që kemi thënë që nëse bëjnë veshin e shurdhër organet e Kosovës dhe ato federative, ne do të bëjmë, organizojmë presion publik përmes protestave, grevave dhe demonstratave”, ka deklaruar ai.

    Topalli ka thënë se në rast se as këto veprime nuk do të jepnin rezultat, strategjia parashihte kalimin në luftë të armatosur.

    “Dhe në qoftë se prapë këto organe bëjnë veshin e shurdhër, atëherë ne ngrihemi në luftë të armatosur. Po kur të ngrihemi në luftë të armatosur ne nuk kërkojmë më Republikë brenda Jugosllavisë, po kërkojmë bashkim me Shqipërinë”, ka thënë Topalli.

    Ai ka shtuar se kërkesa për Republikë mbështetej në argumentin se shqiptarët jetonin në territoret e tyre etnike, të ndara në tri republika jugosllave, Serbi, Maqedoni dhe Mali i Zi.

    Sipas Topallit, krijimi i Republikës Shqiptare do t’u mundësonte shqiptarëve të ushtronin të drejtën e vetëvendosjes.

    Burimi: Dukagjini

  • Peleshi pas hyrjes së protestuesve në Kuvend: Vandalizmi s’ka lidhje me protestën demokratike

    Peleshi pas hyrjes së protestuesve në Kuvend: Vandalizmi s’ka lidhje me protestën demokratike

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar pasi protestuesit kanë hyrë në objektin e Kuvendit dhe i kanë vënë flakën.

    Në një postim në Facebook, Peleshi ka dënuar sulmin ndaj institucionit, duke theksuar se vandalizmi nuk ka lidhje me studentët dhe protestën demokratike.

    Ai u ka bërë thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë.

    “Shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme. Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë”, ka shkruar Peleshi.

    Ai ka theksuar se agjendat politike nuk duhet të vihen mbi interesin e vendit.

    Burimi: Dukagjini

  • “Big brother” në shkollë: Prindërit i vëzhgojnë fëmijët online (VIDEO)

    “Big brother” në shkollë: Prindërit i vëzhgojnë fëmijët online (VIDEO)

    “Big brother” në shkollë: Prindërit i vëzhgojnë fëmijët online (VIDEO)

    Veprimet që i bëjnë brenda klasës, shpejt do t`iu dalin jashtë saj. Notat që i marrin e orët që i lëshojnë, sikur edhe leximin që e bëjnë, në kohë reale mund ta shohin prindërit e secilit nxënës të shkollës fillore SHMU1, në Vushtrri.

    Krejt këta filloristë monitorohen nga familjarët, falë një platforme që e krijoi  nxënësi Leart Maloku, bashkë me menaxhmentin e institucionit.

    E kjo po thuhet se iu ndihmon edhe prindërve duke ua kursyer edhe kohën.

    Pos këtyre, platforma që përmban edhe të dhëna të tjera, punën ua bëri më të lehtë edhe stafit.

    Bile me një të tillë thuhet se është e para në nivel vendi.

    Në platformën shkollore SHMU1, do të regjistrohen mbi 650 prindër, aq nxënës sa ka krejt ky institucion.

  • Varrezat në Shipol: Identifikohet një nga dy bebet e zhdukura (VIDEO)

    Varrezat në Shipol: Identifikohet një nga dy bebet e zhdukura (VIDEO)

    Varrezat në Shipol: Identifikohet një nga dy bebet e zhdukura (VIDEO)

    Dy bebet që u zhdukën në luftë, në kohë paqe u identifikuan – bile njërës iu zbulua edhe identiteti.

    Për zbardhjen e fatit të vajzave, që u zhdukën si të porsalindura gjatë kohës kur familjarët e tyre po qëndronin si refugjatë në shtëpinë e Sefer Bojkut në Mitrovicë, sebep po thuhet se u bë Klan Kosova.

    Prej intervistës për emisionin MAT, Xhylë Haziri, po thotë se nisën dyshimet se kujt i takojnë mbetjet që ishin mes varrezave në Shipol.

    Pas kësaj, rezultatet e ADN-se e kthyen komisionin qeveritar sërish në vendin e ngjarjes, nga ku zhvarrosën njërën nga të sapolindurat, dhe e sollën në IML për procedura të tjera.

    Sipas informacioneve, dy foshnjat në mes të varrezave të martirëve në Shipol të Mitrovicës, ishin varrosur më 2012, pasi që nga 2001, ishin në morg.

    Ndiqeni kronikën e plotë:

  • Banorët e një pjese të Emshirit ankohen për mungesë të ujit

    Banorët e një pjese të Emshirit ankohen për mungesë të ujit

    Banorët e një pjese të Emshirit ankohen për mungesë të ujit

    Banorët e një pjese të lagjes Emshir po përballen tash e sa ditë me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

    Sipas ankesave të tyre, uji mungon për orë të tëra, duke ua vështirësuar dukshëm përditshmërinë, transmeton Klankosova.tv.

    Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të intervenojnë sa më parë dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë problem të përsëritur.

    Klankosova.tv ka kontaktuar me zyrtarët e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” për të marrë ndonjë informacion.

  • Arabia Saudite rrëzon dënimin me vdekje ndaj 27-vjeçarit, u dënua për një koment në Facebook

    Arabia Saudite rrëzon dënimin me vdekje ndaj 27-vjeçarit, u dënua për një koment në Facebook

    Arabia Saudite rrëzon dënimin me vdekje ndaj 27-vjeçarit, u dënua për një koment në Facebook

    Gjykata e Lartë e Arabisë Saudite ka rrëzuar dënimin me vdekje ndaj një shtetasi 27-vjeçar nga Sri Lanka, i cili ishte dënuar për blasfemi ndaj Islamit dhe Profetit Muhamed pas një komenti të publikuar në Facebook. Vendimi u bë i ditur nga zëvendësministri i Jashtëm i Sri Lankës, Arun Hemachandra, i cili vlerësoi bashkëpunimin e autoriteteve saudite dhe përpjekjet diplomatike që çuan në rishikimin e çështjes.

    I riu, Anojan Sivarasa, ishte dënuar me vdekje nga një gjykatë apeli saudite në shtator, pasi ishte shpallur fajtor për fyerje ndaj fesë islame dhe Profetit Muhamed. Çështja shkaktoi reagime të forta në Sri Lanka dhe shqetësime te organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke nxitur një fushatë intensive diplomatike për të shmangur ekzekutimin e tij.

    Sipas të dhënave të bëra publike për rastin, ngjarja nisi në muajin qershor, kur Sivarasa u përfshi në një debat të ashpër në rrjetet sociale për çështje fetare. Gjatë diskutimit, ai dyshohet se publikoi në gjuhën e tij amtare, tamile, një koment fyes ndaj Profetit Muhamed, në përgjigje të një postimi që fyente një hyjni hindu.

    Pas reagimeve, 27-vjeçari e fshiu komentin dhe kërkoi falje. Megjithatë, ai u arrestua në korrik dhe çështja e tij përfundoi në gjykatat saudite. Në shtator, gjykata e apelit vendosi dënimin me vdekje, një vendim që shkaktoi zemërim dhe shqetësim në mesin e qytetarëve të Sri Lankës, si dhe reagime nga organizatat që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtat themelore të njeriut.

    Zëvendësministri i Jashtëm i Sri Lankës, Arun Hemachandra, falënderoi autoritetet saudite për bashkëpunimin dhe theksoi se rrëzimi i dënimit ishte rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike dhe ligjore. Ai vlerësoi angazhimin e ambasadorit të Sri Lankës në Arabinë Saudite, zyrtarëve të ministrive përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe punëtorët migrantë, si dhe ekipeve ligjore të të dy vendeve.

    Edhe deputeti nga Sri Lanka, Faizer Mustafa, i cili ishte përfshirë në negociatat ligjore me autoritetet në Riad, konfirmoi për shërbimin në gjuhën sinhale të BBC-së se dënimi me vdekje ishte anuluar. Sipas tij, vendimi i Gjykatës së Lartë ishte ende në proces shqyrtimi.

    Rasti ka tërhequr vëmendjen edhe të organizatës ndërkombëtare Human Rights Uatch, e cila ka kritikuar përdorimin e dënimeve të rënda në Arabinë Saudite për vepra që lidhen me shprehjen e mendimit. Organizata ka kërkuar që autoritetet saudite t’i japin fund përdorimit të ligjeve që, sipas saj, mundësojnë ndëshkime të tepruara për deklarata ose postime në internet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arabia Saudite rrëzon dënimin me vdekje ndaj 27-vjeçarit, u dënua për një koment në Facebook appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali