Blog

  • Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dënon dhunën: Shënjestrimi i institucioneve publike është i papranueshëm

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dënon dhunën: Shënjestrimi i institucioneve publike është i papranueshëm

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dënon dhunën: Shënjestrimi i institucioneve publike është i papranueshëm

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar pas akteve të dhunës dhe dëmtimit të institucioneve publike gjatë protestës në Tiranë, duke e cilësuar të papranueshëm shënjestrimin e godinës së Parlamentit dhe institucioneve të tjera.

    Përmes një reagimi publik, Peleshi ka theksuar se vandalizmi nuk ka lidhje me studentët dhe protestën demokratike, ndërsa ka vlerësuar se dhuna dhe shkatërrimi dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë.

    “Shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme”.

    Kreu i Kuvendit ka theksuar se dhuna nuk i shërben asnjë kauze dhe ka bërë thirrje që protestat demokratike të mos lidhen me aktet e vandalizmit.

    “Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë”, shprehet kreu i Kuvendit.

    Në reagimin e tij, Peleshi u ka bërë thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë, duke theksuar se interesat politike nuk duhet të vendosen mbi interesin e vendit.

    “U bëj thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë. Axhenda politike e askujt nuk është më e rëndësishme se Shqipëria”, përfundon reagimin e tij kryetari i Kuvendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dënon dhunën: Shënjestrimi i institucioneve publike është i papranueshëm appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Përshkallëzohet protesta në Tiranë, 14 policë të plagosur dhe 35 persona të shoqëruar

    Përshkallëzohet protesta në Tiranë, 14 policë të plagosur dhe 35 persona të shoqëruar

    Përshkallëzohet protesta në Tiranë, 14 policë të plagosur dhe 35 persona të shoqëruar

    Përshkallëzohet protesta në Tiranë, 14 policë të plagosur dhe 35 persona të shoqëruar

    Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se 14 efektivë janë plagosur gjatë protestës së sotme në Tiranë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe dëmtime të pronës publike e private.

    Përmes një reagimi zyrtar, policia u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga dhuna dhe të mos marrin pjesë në sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve shtetërore.

    Sipas policisë, deri më tani janë shoqëruar 35 persona, ndërsa po vazhdon identifikimi i personave të përfshirë në aktet e dhunshme.

    Policia ka theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar me ligj, por se dhuna dhe dëmtimi i pronës nuk mund të justifikohen. Personat përgjegjës, sipas njoftimit, do të përballen me ligjin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përshkallëzohet protesta në Tiranë, 14 policë të plagosur dhe 35 persona të shoqëruar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Pazar i ulët”, Haradinaj: S’duhej të negociohej projektligji për Specialen, ishte çështje kombëtare

    “Pazar i ulët”, Haradinaj: S’duhej të negociohej projektligji për Specialen, ishte çështje kombëtare

    “Pazar i ulët”, Haradinaj: S’duhej të negociohej projektligji për Specialen, ishte çështje kombëtare

    Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe të Zyrës së Prokurorit Special në Hagë, ka kaluar në dy leximet e nevojshme në Kuvend.

    Kalimi erdhi pasi PDK-ja dhe LVV-ja u pajtuan për emrin e postit të Presidentit, kur u propozua Justina Shiroka-Pula.

    E Daut Haradinaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, në Rubikon të Klan Kosova thotë se ky negocim për ndryshimin e Ligjit për Specialen, nuk është dashur të bëhej, pasi sipas tij, kishte të bënte me çështje kombëtare.

    “Shteti ynë asnjë veprim nuk e ka bërë, përpos atyre marrëveshjeve të errëta që i kam quajt unë dy javë para se me ardhë deri te data kritike e 6 tetorit, në një farë forme e nxorën një lajm, dalja nga kriza institucionale, zgjedhja e presidentes”.

    “Qëllimi i errët, dhe produkti i errët, sepse ne nuk kemi kërkuar negocim në rrugë. Protesta jonë nuk ka qenë negocim me qeverinë për rishikimin e Ligjit për Specialen”.

    “Me gjithë respektin për zotëri Hamzën, veprimet nuk kanë qenë ato që i kanë deklaruar. E ndalën protestën për shkak të një lajthitjeje skandaloze që ndodhi nëpërmjet ligjeve”, deklaroi Haradinaj, raporton Klankosova.tv.

    Ai tha se orientimi i protestës nuk ka pasur qëllim zgjedhjen e Presidentes.

    “Ne nuk kemi dalë për president, por kundër dënimit të krerëve të UÇK-së. Unë nuk jam PDK, kam qenë qytetar i pakënaqur me atë vendim. S’kemi dalë me përkrahë kauzën e një subjekti politik. U bë pazar i ulët. Është keqpërdorim i fatkeqësisë së njerëzve”.

    “Ai projektligj ka qenë për Dhomat e Specializuara në Hagë. Aty nuk ka pasur të drejtë askush të negociojë. Përgjegjësi e zotëri Kurtit, edhe e Abdixhikut, edhe e Gjinit, edhe e Hamzës, ka qenë në aspektin kombëtar, jo me hy në negociata”, u shpreh ish-deputeti i Aleancës.

    Ndiqeni deklarimin e tij në Rubikon:

  • U aludua se i prishi dasmën, çka thonë për Benitën pas dasmës Kushtrimi e Aurora?

    U aludua se i prishi dasmën, çka thonë për Benitën pas dasmës Kushtrimi e Aurora?

    U aludua se i prishi dasmën, çka thonë për Benitën pas dasmës Kushtrimi e Aurora?

    Kushtrimi Kelani dhe Aurora Rrusta u shfaqën për herë të parë publikisht si çift i martuar.

    Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova folën shkurtimisht për jetën pas dasmës, duke treguar se po kalojnë shumë mirë dhe se e kanë shijuar në maksimum këtë ditë të veçantë për ta.

    Megjithatë, një nga temat që u përmend gjatë bisedës ishte edhe dasma, e cila mori vëmendje në rrjetet sociale, veçanërisht Benita për shkak të ngjyrës së fustanit në dasmën e tyre.

    E pyetur për këtë çështje dhe për aludimet në rrjetet sociale se Benita ua kishte prishur dasmën, Aurora falënderoi të gjithë të ftuarit për pjesëmarrjen, përfshirë edhe Benitën, duke u shprehur:

    “Jemi kënaqur tepër shumë”. Megjithatë, ajo nuk deshi të komentonte më tej rreth kësaj teme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post U aludua se i prishi dasmën, çka thonë për Benitën pas dasmës Kushtrimi e Aurora? appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kamberi: VV-ja po e përqendron pushtetin rreth Kurtit, ndërsa po afrohet gjithnjë e më shumë me PDK-në

    Kamberi: VV-ja po e përqendron pushtetin rreth Kurtit, ndërsa po afrohet gjithnjë e më shumë me PDK-në

    Analisti politik Belgzim Kamberi ka deklaruar se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si presidente e Kosovës është rezultat i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

    Duke folur në Debat Plus, Kamberi ka thënë se marrëveshja, sipas tij, ka përfshirë emrin e Shiroka-Pulës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Ai ka vlerësuar se, pavarësisht përpjekjeve të disa përfaqësuesve të LVV-së dhe PDK-së për ta paraqitur si jo si marrëveshje mes dy palëve, zhvillimet pas zgjedhjes së presidentes po tregojnë një afrim gjithnjë e më të madh mes dy partive.

    “Unë e kuptoj që brenda LVV dhe nga disa eksponentë të PDK ka përpjekje për të thënë që nuk është marrëveshje midis dy palëve por është marrëveshje politike. Ajo që po duket që nga zgjedhja e presidentes që ka një përfarim çdo herë më të madh midis PDK dhe LVV”, ka deklaruar ai.

    Kamberi ka theksuar se nuk do të thoshte se LVV-ja i ka marrë të gjitha pushtetet në Kosovë, por ka shprehur shqetësimin për atë që e sheh si tendencë për përqendrimin e pushtetit rreth një personi, kryeministrit Albin Kurti.

    “Nuk do të thoja që VV-ja i ka marrë të gjitha pushtetet në Kosovë, por ka një tendencë për ta koncentruar pushtetin rreth saj, rreth një njeriu, rreth Albin Kurtit”, ka deklaruar Kamberi.

    Burimi: Dukagjini

  • Dy anije fundosen pranë Ngushticës së Hormuzit, shtohen sulmet ndaj transportit detar

    Dy anije me kontejnerë janë fundosur pranë Ngushticës së Hormuzit, pas incidenteve me raketa, në kohën kur janë shtuar sulmet ndaj transportit detar në këtë zonë strategjike.

    Sipas raportimeve të “The Guardian”, Operacionet Tregtare Detare të Britanisë (UKMTO) kanë raportuar të paktën pesë incidente me dronë gjatë 48 orëve të fundit, ku në shënjestër kanë qenë anije cisterna dhe mjete të tjera tregtare.

    Ndër anijet e fundosura është “GFS Pride”, me flamur të Singaporit, e cila u përmbyt të mërkurën pas një sulmi një ditë më parë. Edhe anija “Cape Dao” u fundos pranë ngushticës, pasi ishte goditur nga një predhë më 23 shtator.

    Ndërkohë, autoritetet iraniane pretendojnë se një anije mallrash u fundos pasi goditi një minë detare gjatë kalimit të paautorizuar nëpër ngushticë.

    Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe karburanteve, ndërsa përshkallëzimi i sulmeve po rrit shqetësimet për sigurinë e lundrimit në rajon.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dy anije fundosen pranë Ngushticës së Hormuzit, shtohen sulmet ndaj transportit detar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mision kërkim-shpëtimi në Ferizaj, ekipet e SHKKSH-së nisen në aksion

    Mision kërkim-shpëtimi në Ferizaj, ekipet e SHKKSH-së nisen në aksion

    Mision kërkim-shpëtimi në Ferizaj, ekipet e SHKKSH-së nisen në aksion

    Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH) janë nisur në një mision kërkim-shpëtimi në qytetin e Ferizajt.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë shoqata përmes një njoftimi, duke bërë të ditur se për çdo informacion të ri lidhur me misionin, publiku do të njoftohet me kohë.

    “Ekipet e SHKKSH-së janë nisur në një mision kërkim-shpëtimi në qytetin e Ferizajt, për çdo informacion do të njoftoheni”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mision kërkim-shpëtimi në Ferizaj, ekipet e SHKKSH-së nisen në aksion appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia e Kosovës dhe IRZ bashkëpunojnë për fuqizimin e mbrojtjes së viktimave

    Policia e Kosovës dhe IRZ bashkëpunojnë për fuqizimin e mbrojtjes së viktimave

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, punëtoria është mbajtur më 13 dhe 14 tetor, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mekanizmave për mbrojtjen e viktimave pranë Prokurorive Themelore në Prishtinë dhe Ferizaj, Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK).

    Në cilësinë e ekspertëve, në këtë aktivitet kanë kontribuar Martin Uebele, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Landit të Saksonisë, dhe Dirk Peglow, Kryetar Federal i Shoqatës së Hetuesve Kriminalë Gjermanë.

    “Policia e Kosovës e vlerëson lartë bashkëpunimin në realizimin e kësaj punëtorie, si një kontribut i rëndësishëm në avancimin e standardeve profesionale dhe institucionale, duke promovuar një qasje të integruar, të koordinuar dhe të përqendruar në dinjitet, siguri dhe të drejtat e viktimave”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, Policia ka theksuar se realizimi i kësaj punëtorie dëshmon përkushtimin për zhvillimin dhe promovimin e praktikave bashkëkohore policore.

    “Realizimi i suksesshëm i kësaj punëtorie dëshmon përkushtimin e Policisë së Kosovës për të zhvilluar dhe promovuar praktika bashkëkohore policore, në përputhje me standardet evropiane, duke forcuar bashkëpunimin me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe me institucionet vendore”, thuhet më tej në njoftim.

    Burimi: RTKLive

  • Grupi punues për Specialen, Haradinaj: Pa buxhet dhe pa strategji, s’prodhon asgjë (VIDEO)

    Grupi punues për Specialen, Haradinaj: Pa buxhet dhe pa strategji, s’prodhon asgjë (VIDEO)

    Grupi punues për Specialen, Haradinaj: Pa buxhet dhe pa strategji, s’prodhon asgjë (VIDEO)

    Qeveria e Kosovës sot e ka formuar grupin punues, që do të punojë në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel.

    Ky komision do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca.

    Lidhur me këtë u diskutua në emisionin Rubikon me anëtarin e kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj.

    Ai tha se pa buxhet dhe pa strategji kjo s’prodhon asgjë.

  • 14 policë të lënduar nga protestat në Tiranë, 35 persona të shoqëruar

    14 policë të lënduar nga protestat në Tiranë, 35 persona të shoqëruar

    14 policë të lënduar nga protestat në Tiranë, 35 persona të shoqëruar

    14 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar si pasojë e sulmeve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 35 persona.

    Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit, e cila u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të maskuar.

    Në reagimin e saj, policia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj efektivëve dhe të akteve të shkatërrimit të pronës publike dhe private, duke theksuar se këto veprime nuk kanë lidhje me të drejtën për të protestuar.

    Sipas policisë, shërbimet po vijojnë punën për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë kryer akte dhune dhe janë maskuar gjatë tubimit.

    “Distancohuni menjëherë dhe pa asnjë hezitim nga personat e dhunshëm e të maskuar! Mos i mbështesni dhe mos u bashkoheni atyre. Mos lejoni që tubimi të përdoret për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë dhe për të shkatërruar pronën publike e private. Rrezikimi i jetës së punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve duhet të marrë fund menjëherë.

    E drejta për të protestuar është e garantuar me ligj, por ajo nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, të sulmojë punonjësit e Policisë apo të shkatërrojë pronën publike e private. Përgjegjësit për këto akte do të identifikohen dhe do të përballen me ligjin.

    Shërbimet e Policisë po vijojnë identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë kryer akte dhune dhe që janë maskuar gjatë tubimit. Deri në këto momente, janë shoqëruar 35 shtetas”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.