Blog

  • Haradinaj: Ku ka më rëndë se me të falënderu ministri i Jashtëm i Serbisë në Këshill të Sigurimit? (VIDEO)

    Haradinaj: Ku ka më rëndë se me të falënderu ministri i Jashtëm i Serbisë në Këshill të Sigurimit? (VIDEO)

    Haradinaj: Ku ka më rëndë se me të falënderu ministri i Jashtëm i Serbisë në Këshill të Sigurimit? (VIDEO)

    Anëtari i kryesisë së Aleancës Daut Haradinaj, ishte tejet kritik ndaj Qeverisë Kurti rreth temës së ish-katërshes së UÇK-së.

    Haradinaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se në disa momente Qeveria ka qenë më agresive sesa Serbia ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    “Çka ka më të rëndë se me të falënderu ministri i Jashtëm i Serbisë në Këshill të Sigurimit? Çka duhet me pas më shumë? S’jam duke fol me emra se janë të parëndësishëm, është ministër i institucionit. Ministër, e ka mbajtur përgjegjësinë kryesore, ka qenë ministre e Jashtme e tash është ministre e Drejtësisë, por zotëri Kurti e ka mendësinë e njëjtë”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

    Ai theksoi se kjo qeveri që 6 vjet asnjë veprim se ka bërë për ish-krerët e UÇK-së.

  • Zgjoheni me gojë të thatë? Ja cilat mund të jenë arsyet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Zgjoheni me gojë të thatë? Ja cilat mund të jenë arsyet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Zgjoheni me gojë të thatë? Ja cilat mund të jenë arsyet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë ujë. Edhe pse dehidratimi mund të jetë një nga shkaqet, kjo gjendje mund të lidhet edhe me mënyrën e frymëmarrjes gjatë gjumit, përdorimin e ilaçeve apo probleme të caktuara shëndetësore.

    Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë (NHS), dehidratimi ndodh kur trupi nuk merr mjaftueshëm lëngje, kur djersitet tepër ose gjatë sëmundjeve. Megjithatë, mungesa e lëngjeve nuk është arsyeja e vetme që mund të shkaktojë tharjen e gojës pas gjumit.

    Frymëmarrja me gojë gjatë natës

    Një nga shkaqet e zakonshme të tharjes së gojës në mëngjes është frymëmarrja përmes gojës gjatë gjumit. Kjo mund të ndodhë kur hunda është e bllokuar ose kur personi fle me gojën hapur.

    Në rastet kur hunda është e bllokuar, farmacisti mund të rekomandojë një dekongjestant, në varësi të shkakut dhe gjendjes shëndetësore të personit.

    Kur tharja e gojës mund të lidhet me apnenë e gjumit?

    Tharja e gojës ose dhimbja e fytit pas zgjimit mund të jetë gjithashtu një simptomë e apnesë obstruktive të gjumit, një çrregullim që ndërpret frymëmarrjen disa herë gjatë natës.

    Sipas Klinikës Mayo, simptoma të tjera të këtij çrregullimi përfshijnë gërhitjen e fortë, ndërprerjet e frymëmarrjes gjatë gjumit, të cilat mund të vërehen nga partneri, zgjimin me ndjenjën e mbytjes, dhimbjen e kokës në mëngjes dhe përgjumjen e tepërt gjatë ditës.

    Megjithatë, gërhitja nuk do të thotë domosdoshmërisht se një person vuan nga apnea e gjumit.

    Medikamentet, stresi dhe sëmundjet

    Tharja e gojës mund të jetë edhe efekt anësor i disa ilaçeve. Për këtë arsye, NHS këshillon që të kontrollohet fletëudhëzimi i medikamentit që përdoret.

    Nëse dyshohet se një ilaç po shkakton këtë problem, nuk duhet të ndërpritet marrja e tij pa u konsultuar më parë me mjekun.

    Ndër shkaqet e tjera mund të jenë ankthi, kandidiaza orale dhe trajtimet kundër kancerit, përfshirë radioterapinë dhe kimioterapinë.

    Nëse tharja e gojës vazhdon për një kohë të gjatë, ajo mund të lidhet edhe me diabetin ose sindromën e Sjögrenit, një sëmundje që mund të shkaktojë tharje të gojës dhe të syve.

    Çfarë mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave?

    Për të lehtësuar tharjen e gojës, NHS rekomandon pirjen e shpeshtë të ujit të ftohtë dhe mbajtjen e një gote me ujë pranë shtratit. Mund të ndihmojë gjithashtu përtypja e çamçakëzit ose thithja e karameleve pa sheqer.

    Kujdesi për higjienën orale është po ashtu i rëndësishëm. Rekomandohet larja e dhëmbëve dy herë në ditë dhe përdorimi i një shpëlarësi goje pa alkool, pasi tharja e gojës mund të rrisë rrezikun e prishjes së dhëmbëve.

    Gjithashtu, këshillohet të kufizohet konsumimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve të gazuara, si dhe të shmangen ushqimet tepër acidike, pikante, të kripura ose të ëmbla. Rekomandohet edhe shmangia e duhanit dhe heqja e protezave dentare para gjumit.

    Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Sipas NHS-së, duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse tharja e gojës e vështirëson të folurit ose të ngrënit, apo nëse vazhdon për disa javë pavarësisht përdorimit të masave lehtësuese.

    Kontrolli mjekësor është i nevojshëm edhe nëse goja është e dhimbshme, e skuqur, e fryrë ose rrjedh gjak, nëse shfaqen njolla të bardha të dhimbshme apo nëse ndryshimet e shijes nuk largohen.

    Gjithashtu, duhet të konsultoheni me mjekun nëse tharja e gojës shoqërohet me simptoma të tjera, si urinimi i shpeshtë ose tharja e syve, pasi këto mund të tregojnë një problem shëndetësor që kërkon vlerësim të mëtejshëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zgjoheni me gojë të thatë? Ja cilat mund të jenë arsyet dhe kur duhet të shqetësoheni appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 29 persona të lënduar nga dhuna në protestën në Tiranë, 23 prej tyre policë

    29 persona të lënduar nga dhuna në protestën në Tiranë, 23 prej tyre policë

    29 persona të lënduar nga dhuna në protestën në Tiranë, 23 prej tyre policë

    Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 29 persona po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e lëndimeve të marra gjatë dhunës në protestën e sotme.

    Sipas ministrisë, në mesin e të lënduarve janë 23 zyrtarë policorë, pesë protestues dhe një kalimtar.

    Ndërkohë, ministria ka njoftuar se aktualisht nuk ka persona të lënduar që po trajtohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 29 persona të lënduar nga dhuna në protestën në Tiranë, 23 prej tyre policë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 29 persona të lënduar, prej tyre 23 policë po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë

    29 persona të lënduar, prej tyre 23 policë po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë

    29 persona të lënduar, prej tyre 23 policë po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë

    Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 29 persona po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e lëndimeve të marra në dhunën në protestën e sotme.

    Ministria ka bërë të ditur se prej të lënduarve janë 23 policë, pesë protestues e një kalimtar.

    Ministria ndërkohë ka bërë të ditur se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ka aktualisht persona të lënduar. /TCH

  • Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Ferizaj

    Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Ferizaj

    Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Ferizaj

    Një 49 vjeçar i cili ishte shpallur i zhdukur, është gjetur pa shenja jete në Rahovicë të Ferizajt.

    Nga Shoqata për Kërkim Shpëtim njoftojnë se viktima është A.Bajrami.

    “Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Zoti u dhëntë forcë e sabër për ta përballuar këtë humbje të rëndë! Faleminderit nga zemra të gjithë anëtarëve të Shoqatës për Kërkim dhe Shpëtim të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve vullnetmirë, të cilët u angazhuan me përkushtim deri në momentin e gjetjes”, thuhet në njoftimin e njërit prej anëtarëve të shoqatës.

  • Seanca e 6 tetorit, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka mujt me dalë prej Parlamentit atë natë pa kry punë

    Seanca e 6 tetorit, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka mujt me dalë prej Parlamentit atë natë pa kry punë

    Seanca e 6 tetorit, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka mujt me dalë prej Parlamentit atë natë pa kry punë

    Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka folur për seancën e 6 tetorit, kur edhe përfundonte afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit, në mënyrë që vendi të mos shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Rreth 20 ditë para kësaj date, çdo natë, sheshet e Prishtinës ishin të mbushura me protestues që kërkonin drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të dënuar në shkallën e parë në Hagë.

    E ditët e fundit para datës 6 tetor, protestat edhe u përshkallëzuan në dhunë mes protestuesve e forcave policore, pasi këta të parët kërkonin me ngulm ndryshimet në Ligjin për Specialen.

    Madje edhe në natën kritike të 6 tetorit, shumë forca policore rrethuan Kuvendin, madje numër i madh i tyre u fut edhe brenda tij. Por, me votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen, protesta u ndal.

    Haradinaj, në Rubikon të Klan Kosova, tha se

    “Votimi atë natë, zotëri Kurti e ka votuar nga frika, sepse është frikacak. Nuk ka pas asnjë shans një deputet me dalë prej Parlamentit atë natë pa e kry atë punë. Nuk ish dalë asnjë hiç. Pa gjakderdhje askush s’ish dalë. Dhe këtë po e them me përgjegjësi të madhe. Nuk kemi qenë duke bërë hajgare. E kanë ditë me detaje. Të gjithë. Deputetët, kryeministri, ministrat…”, tha Haradinaj.

    Ndiqeni deklarimin e Haradinajt:

  • PSG e shokon Manchester City gjatë pjesës së parë

    PSG e shokon Manchester City gjatë pjesës së parë

    Skuadra franceze e ka nisur furishëm takimin dhe ka kaluar në epërsi në minutën e trembëdhjetë. Desire Doue ka realizuar me goditje nga distanca, pas asistimit të Fabian Ruiz.

    Vetëm dy minuta më vonë, PSG-ja e ka dyfishuar epërsinë. Kësaj radhe, Doue ka qenë në rolin e asistuesit, ndërsa Ousmane Dembele ka shënuar me kokë nga afërsia për rezultatin 0:2.

    Dominimi i skuadrës franceze ka vazhduar dhe në minutën e tridhjetë e dy Vitinha ka realizuar golin e tretë. Mesfushori portugez ka përfituar nga një pasim i saktë i Warren Zaire-Emery brenda zonës dhe e ka dërguar topin në rrjetë për 0:3.

    Me këtë epërsi prej tri golash, skuadra franceze shkon në pushimin mes pjesëve në një pozitë shumë të favorshme.

    Ndeshja po transmetohet drejtpërdrejt në RTK. 

    Burimi: RTKLive

  • Nëntë policë marrin trajtim në Traumë pas protestës, njëri me lëndime të rënda në fytyrë

    Nëntë policë marrin trajtim në Traumë pas protestës, njëri me lëndime të rënda në fytyrë

    Nëntë policë marrin trajtim në Traumë pas protestës, njëri me lëndime të rënda në fytyrë

    Nëntë efektivë të policisë kanë marrë trajtim në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, pas lëndimeve të marra gjatë protestës së sotme.

    Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se gjashtë prej tyre mbërritën në spital brenda 30 minutash.

    Sipas saj, një efektiv 31-vjeçar ka pësuar dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë.

    Spahiu dënoi dhunën ndaj policëve dhe shprehu mirënjohje për stafin mjekësor që po kujdeset për të lënduarit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nëntë policë marrin trajtim në Traumë pas protestës, njëri me lëndime të rënda në fytyrë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjendet pa shenja jete 49 vjeçari i zhdukur në Ferizaj

    Gjendet pa shenja jete 49 vjeçari i zhdukur në Ferizaj

    Gjendet pa shenja jete 49 vjeçari i zhdukur në Ferizaj

    Është gjetur pa shenja jete 49 vjeçari i cili u shpall i zhdukur në Ferizaj.

    Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

    Sipas njoftimit misioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua në fshatin Rahovicë.

    “Lajmërim

    Njoftojmë se misioni i kërkim-shpëtimit të sotshëm në Rahovicë të Ferizajt ka përfunduar me sukses, por fatkeqësisht personi i humbur ka ndërruar jetë. Falënderojmë të gjithë banorët për bashkëpunimin e treguar, ndërsa familjarëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftimin e shoqatës transmeton Klankosova.tv.

    Lidhur me rastin më herët ka raportuar edhe Klankosova.tv.

  • E rëndë: Përfundon misioni i kërkim-shpëtimit në Rahovicë të Ferizajt, personi i zhdukur gjendet pa shenja jete

    E rëndë: Përfundon misioni i kërkim-shpëtimit në Rahovicë të Ferizajt, personi i zhdukur gjendet pa shenja jete

    E rëndë: Përfundon misioni i kërkim-shpëtimit në Rahovicë të Ferizajt, personi i zhdukur gjendet pa shenja jete

    Misioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Rahovicë të Ferizajt ka përfunduar me sukses, por me një epilog tragjik, pasi personi i raportuar i zhdukur është gjetur pa shenja jete.

    Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, përmes një njoftimi publik, ku ka konfirmuar përfundimin e operacionit.

    “Njoftojmë se misioni i kërkim-shpëtimit të sotshëm në Rahovicë të Ferizajt ka përfunduar me sukses, por fatkeqësisht personi i humbur ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post E rëndë: Përfundon misioni i kërkim-shpëtimit në Rahovicë të Ferizajt, personi i zhdukur gjendet pa shenja jete appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali