Blog

  • Shefja e Zyrës Greke kryen mandatin: Po largohem me përvoja të çmuara, faleminderit për mikpritjen

    Shefja e Zyrës Greke kryen mandatin: Po largohem me përvoja të çmuara, faleminderit për mikpritjen

    Shefja e Zyrës Greke kryen mandatin: Po largohem me përvoja të çmuara, faleminderit për mikpritjen

    Eleni Vakali, shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, e ka përfunduar mandatin e saj në krye të këtij misioni.

    Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Zyrës, ku Vakali tha të ketë përjetuar përvoja të vlefshme gjatë qëndrimit në Kosovë, raporton Klankosova.tv.

    “Sot, një kapitull special për mua po merr fund. Po largohem nga Kosova, pas pothuajse katër vjet e gjysmë në pozitën e Shefes së Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Helenike në Prishtinë. Me vete marr përvoja të çmuara dhe kujtime të bukura nga bashkëpunimet dhe miqësitë që nuk do t’i harroj kurrë. Ju falënderoj të gjithëve”.

    “Me përfundimin e mandatit tim në Kosovë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për qytetarët e Kosovës, për mikpritjen, për nderin që më bënë me miqësinë e tyre, si dhe për gatishmërinë e vazhdueshme për diskutime të hapura dhe bashkëpunim frytdhënës”.

    “Shpresoj sinqerisht dhe besoj plotësisht se rrugët tona do të kryqëzohen sërish”, deklaroi Eleni Vakali.

  • Trumpi publikon pamjet e sulmit fatal të tigrit, familja e viktimës: Na shkaktojnë shqetësim të rëndë

    Trumpi publikon pamjet e sulmit fatal të tigrit, familja e viktimës: Na shkaktojnë shqetësim të rëndë

    Trumpi publikon pamjet e sulmit fatal të tigrit, familja e viktimës: Na shkaktojnë shqetësim të rëndë

    Familja e William Chapmanit, 23-vjeçarit që u vra nga një tigër në një park të kafshëve të egra në Mbretërinë e Bashkuar, ka shprehur shqetësim të thellë pasi pamjet e incidentit u shpërndanë në rrjetet sociale, përfshirë edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump.

    Chapman u sulmua për vdekje të shtunën, pasi hyri në një zonë të mbyllur në Parkun e Jetës së Egër Yorkshire. Familjarët kanë bërë të ditur se i riu vuante nga një sëmundje e rëndë mendore.

    Në një reagim, familja i cilësoi pamjet që po qarkullojnë në internet si “thellësisht fyese”, duke thënë se shpërndarja e tyre u shkakton “shqetësim të rëndë”. Ata u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos e shpërndajnë videon dhe të mos e rikrijojnë atë.

    Mes personave që publikuan pamjet ishte edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili të martën shpërndau një video të sulmit për rreth 13 milionë ndjekësit e tij në platformën Truth Social.

    Trump e shoqëroi videon me mbishkrimin: “Mos u ngatërro kurrë me natyrën! President DJT.” Sipas gazetës “The Guardian”, videoja e publikuar nga presidenti amerikan nuk e tregonte momentin e vdekjes së Chapmanit.

    Më vonë, Trump publikoi edhe një video të krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilën shfaqet duke qeshur dhe duke luajtur me një tigër. Videoja shoqërohet me këngën “The Lion Sleeps Tonight”, nga grupi The Tokens.

    Në pamje, Trump imiton gjestin që kishte bërë Chapmani, duke drejtuar gishtin drejt kafshës, ndërsa videoja përfundon me presidentin amerikan dhe tigrin duke u përqafuar.

    Publikimi i videos së krijuar me inteligjencë artificiale është kritikuar edhe nga Will Travers, president ekzekutiv i fondacionit “Born Free”, i cili e cilësoi atë si të pamatur.

    “Pamje dhe video të tilla mund t’i nxisin njerëzit të kërkojnë kontakt të drejtpërdrejtë, jorealist dhe me rrezik të lartë me kafshët e egra që mbahen në robëri”, theksoi Travers.

    Familja e 23-vjeçarit ka përsëritur thirrjen që pamjet të mos shpërndahen dhe të mos rikrijohen, duke kërkuar respekt për dhimbjen që po përjeton pas humbjes së tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trumpi publikon pamjet e sulmit fatal të tigrit, familja e viktimës: Na shkaktojnë shqetësim të rëndë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Përshkallëzohen luftimet në Jemen

    Përshkallëzohen luftimet në Jemen

    Autoritetet e Arabisë Saudite kanë thënë se mbrojtjet ajrore të vendit kanë ndaluar sulme të reja me raketa balistike ndaj kryeqytetit Riad, si dhe ndaj caqeve tjera në vend. Gjithashtu ka njoftime se kryengritësit e grupit Jemenit Ansar Allah, të njohur si Houthi, përsëri tentuan të godasin aeroporte dhe infrastrukturë energjetike në pjesët tjera të vendit.

     Sulmet e reja të Houthi-ve ndaj Arabisë Saudite vijnë në kohën kur luftimet përgjatë frontit në Jemen po intensifikohen me çdo herë më shumë njoftime për të zhvendosur dhe viktima civile. Sipas organizatave humanitare, si pasojë e luftimeve të javëve të kaluara, rreth 800 000 civilë kanë mbetur pa ushqim dhe janë tani të izoluar nga çfarëdo mundësie e ndihmave. Njëkohësisht kryqi i kuq ndërkombëtar ka raportuar se numri i personave të plagosur që po arrijnë nga fronti është pa-precedent duke dëshmuar kështu intesifikimin e përleshjeve mes kryengritësve dhe forcave qeveritare , të cilat po shënojnë suksese.

     Ndërkohë, presidenti amerikan Donlad Trump, përmes rrjeteve sociale, tha se Houthi-t janë duke e sulmuar Arabinë Saudite me qëllim të nxitjes së rritjes së mëtejme të çmimeve të naftës mu para zgjedhjeve të Nëntorit në SHBA Këto komente vijnë një ditë pasi që Trump ju tha gazetarëve që shtetet e bashkuara janë duke shqyrtuar mundësinë që ti bashkëngjitën sulmeve ajrore kundër caqeve të Houthi-ve por, deri me tani, nuk është marrë asnjë vendim.

    Burimi: RTKLive

  • Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

    Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

    Tirana është përfshirë nga kaosi që prej orëve të paradites, në ditën e dytë të protestës që nisi para godinës së Ministrisë së Arsimit. Në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure, policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve në zona të ndryshme të kryeqytetit.

    Një pjesë e protestuesve janë kthyer sërish pranë Kryeministrisë, ndërsa policia ka shoqëruar disa prej tyre.

    Në zonën e “21 Dhjetorit”, policia ka shoqëruar tre persona.

    Në këtë zonë është krijuar një situatë kaotike për shkak të numrit të lartë të protestuesve dhe gurëve të hedhur prej tyre, ndërsa policia ka ndërhyrë intensivisht për të shoqëruar personat e përfshirë në incidente.

    Shoqërime të protestuesve janë kryer edhe pranë Rrugës së Elbasanit. Në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, deri në këto momente raportohet për 70 persona të ndaluar./EuroNews

    Burimi: Dukagjini

  • PSG-ja mposht Cityn në Manchester

    PSG-ja mposht Cityn në Manchester

    Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore 4:2 ndaj Manchester Cityt, në një ndeshje të dominuar nga skuadra franceze.

    PSG-ja e nisi fuqishëm takimin, duke realizuar tri gola në pjesën e parë. Désiré Doué, Ousmane Dembélé dhe Vitinha shënuan për epërsinë e parisienëve.

    Manchester City reagoi në pjesën e dytë, kur Erling Haaland shënoi në minutën e 53-të. Megjithatë, Maghnes Akliouche realizoi për PSG-në në minutën e 62-të, duke e çuar rezultatin në 4:1.

    Haaland shënoi golin e tij të dytë në minutën e 75-të, duke ngushtuar epërsinë e vendasve, por City nuk arriti të shmangte humbjen.

    Në minutën e 90-të, PSG-ja pati mundësinë të thellonte epërsinë, por Ferran Torres humbi penalltinë.

    Me këtë fitore, Paris Saint-Germaini ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Manchester City mbetet me tri pikë pas dy ndeshjeve.

    Burimi: Dukagjini

  • Alarm në Stamboll, përmbytjet bllokojnë Murat Boz dhe Demet Özdemir në studio

    Alarm në Stamboll, përmbytjet bllokojnë Murat Boz dhe Demet Özdemir në studio

    Alarm në Stamboll, përmbytjet bllokojnë Murat Boz dhe Demet Özdemir në studio

    Stambolli është përballur me një situatë të vështirë pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa zona dhe kanë rënduar ndjeshëm trafikun në qytet.

    Mes personave të bllokuar nga vërshimet e menjëhershme të ujit kanë qenë edhe këngëtari i njohur Murat Boz dhe aktorja Demet Özdemir, të cilët ndodheshin në një studio në momentin kur uji depërtoi me shpejtësi në ambiente.

    Ngjarja ka ndodhur në Phoenix Stüdyoları, në zonën e Ayazağa-s, ku përmbytjet kanë përfshirë hapësirat e studios dhe kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murat Boz ka bërë thirrje urgjente për ndihmë, duke treguar për situatën e rëndë dhe personat që kishin mbetur të bllokuar.

    “Jemi në zonën ku ndodhen Phoenix Stüdyoları në Ayazağa. Çdo gjë është nën ujë, studio po përmbytet dhe energjia elektrike është ndërprerë. Këtu jemi të bllokuar bashkë me qindra punonjës. Presim mbështetje urgjente nga autoritetet”.

    Në një tjetër mesazh, këngëtari ka treguar se niveli i ujit po rritej dhe se personat brenda studios po kërkonin një vend më të sigurt, duke kërkuar evakuim të menjëhershëm.

    “Tani po ngjitemi në pikën e fundit ku mund të ngjitemi… Ju lutem, na evakuoni me urgjencë. Këtu ka gra dhe të rinj”.

    Ndërkohë, aktorja Demet Özdemir ka bërë të ditur se ishin në kontakt me autoritetet emergjente dhe po prisnin ndërhyrjen e tyre. Ajo ka theksuar se rritja e nivelit të ujit përbënte shqetësimin kryesor për personat e bllokuar.

    “Ju falënderoj shumë të gjithëve që keni shkruar e keni telefonuar. Jemi në kontakt me autoritetet dhe po presim të arrijnë te ne. Shpresojmë që pa humbur më shumë kohë, unë, kolegët e mi dhe të gjithë të tjerët që janë të bllokuar këtu të shpëtohemi. Uji po ngrihet, ky është ngutja jonë më e madhe për momentin”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Alarm në Stamboll, përmbytjet bllokojnë Murat Boz dhe Demet Özdemir në studio appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Real Madrid përmbys Romën në një ndeshje dramatike

    Real Madrid përmbys Romën në një ndeshje dramatike

    Skuadra madrilene ka arritur ta përmbysë disavantazhin prej dy golash dhe t’i sigurojë tri pikë të rëndësishme, falë një rikthimi mbresëlënës në fund të takimit.

    Roma e ka nisur më mirë ndeshjen dhe ka kaluar në epërsi në minutën e 20-të, kur Marten de Roon ka shënuar me një goditje nga distanca, e cila është devijuar dhe ka përfunduar në rrjetë.

    Real Madridi ka reaguar përmes Kylian Mbappes, i cili ka realizuar për 1:1. Për sulmuesin francez, ky ka qenë një gol i veçantë, pasi ka shënuar në paraqitjen e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve.

    Megjithatë, Roma e ka nisur mirë pjesën e dytë dhe e ka rikthyer epërsinë në minutën e 51-të. Donyell Malen ka përfituar nga një gabim në mbrojtjen e Real Madrid dhe ka shënuar për 2:1.

    Vetëm pak minuta më vonë, Malen ka realizuar sërish, duke e çuar rezultatin në 3:1 dhe duke e vënë skuadrën madrilene në një pozitë shumë të vështirë.

    Kur dukej se Roma do ta siguronte fitoren, Real Madrid e ka nisur përmbysjen dramatike.

    Në minutën e 83-të, Carlos Espi ka shënuar pas një topi të kthyer nga portieri i Romës, duke ngushtuar rezultatin në 3:2.

    Vetëm dy minuta më vonë, Endrick ka realizuar me kokë pas një harkimi nga këndi të Arda Guler, duke barazuar shifrat në 3:3.

    Goli vendimtar ka ardhur sërish pas një goditje nga këndi të Guler. Antonio Rudiger është gjendur në vendin e duhur dhe ka realizuar për 4:3, duke kompletuar përmbysjen e madhe të Real Madrid.

    REZULTATET E NDESHJEVE TË SONTME: 

    Burimi: RTKLive

  • Përmbysje e çmendur në 6 minuta, Reali mposht Romën në “Olimpico”

    Përmbysje e çmendur në 6 minuta, Reali mposht Romën në “Olimpico”

    Real Madridi ka shënuar një fitore dramatike ndaj Romës, duke triumfuar 4:3 në stadiumin “Olimpico”, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve për sezonin 2026/27.

    Madrilenët arritën ta përmbysin rezultatin në minutat e fundit, pasi Roma kishte krijuar epërsi prej 3:1.

    Roma kaloi në epërsi me golin e Marten De Roonit në minutën e 20′, ndërsa Kylian Mbappe barazoi shifrat për Real Madridin në minutën e 25′.

    Në pjesën e dytë, Donyell Malen shënoi dy herë për vendasit, duke e çuar rezultatin në 3:1 dhe duke e vënë Real Madridin në një pozitë të vështirë.

    Megjithatë, skuadra madrilene nuk u dorëzua.

    Carlos Espi shënoi në minutën e 83-të, Endrick barazoi në minutën e 85-të, ndërsa Antonio Rudiger realizoi golin e fitores në minutën e 90-të.

    Me këtë fitore, Real Madridi arrin në gjashtë pikë, ndërsa Roma mbetet me një pikë pas dy ndeshjeve.

    Burimi: Dukagjini

  • Reali, mbret i romakëve

    Reali, mbret i romakëve

    Reali, mbret i romakëve

    Real Madrid e ka ‘përmbysur’ Romën në ndeshjen e sontme në Champions League.

    “Los Blancos” fituan në “Stadio Olimpico” me rezultat 3:4.

    Në fakt, loja nuk nisi hiç mirë për skuadrën e Jose Mourinho.

    Romkët ishin shumë pranë një fitoreje të madhe, pasi pas golit të Kylian Mbappes për madrilenët, reaguan fuqishëm dhe kaloi në epërsi 3:1 me Marten de Roon dhe dopietën e Donyell Malen.

    Por,mbretërit nuk u dorëzuan. Carlos Espí dhe Endrick rikthyen baraspeshën në 3:3, duke i dhënë jetë një fundi të çmendur të takimit, transmeton Klankosova.tv.

    Kur gjithçka dukej se do të përfundonte në barazim, Antonio Rudiger doli në skenë dhe shënoi golin e fitores për Real Madridin, duke heshtur Olimpicon dhe duke i dhënë skuadrës së tij një triumf të jashtëzakonshëm ndaj ish-klubit të tij.

    Një përmbysje e madhe e madrilenëve, që nga humbja e sigurt kaluan te fitorja në minutat e fundit, në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë.

  • Basri vendos, Dukagjini mposht Vushtrrinë me rezultat minima

    Basri vendos, Dukagjini mposht Vushtrrinë me rezultat minima

    Basri vendos, Dukagjini mposht Vushtrrinë me rezultat minima

    Dukagjini ka fituar tri pikët e plota ndaj Vushtrrisë, duke triumfuar me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.

    Heroi i skuadrës nga Klina ishte Elton Basri, i cili shënoi në minutën e 10-të pas asistimit të Iljasa Zulfijes.

    Dukagjini krijoi edhe raste të tjera shënimi, por nuk arriti t’i konkretizonte, ndërsa Vushtrria nuk pati sukses me kundërsulmet e saj.

    Me këtë fitore, Dukagjini ngjitet në vendin e tretë me 16 pikë, tri më pak se liderët Malisheva dhe Prishtina. Vushtrria mbetet në fund të tabelës me vetëm tri pikë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Basri vendos, Dukagjini mposht Vushtrrinë me rezultat minima appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali