Blog

  • 51 policë të lënduar në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i viziton në spital

    51 policë të lënduar në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i viziton në spital

    51 policë të lënduar në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i viziton në spital

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi punonjësit e policisë që pësuan lëndime gjatë tubimit të zhvilluar ditën e sotme.

    Drejtori Hita u uroi punonjësve të lënduar shërim të shpejtë, i falënderoi për profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përmbajtjen e treguar përballë sulmeve të pandërprera, si dhe i siguroi për mbështetjen e plotë të tij dhe të institucionit që drejton, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Hita bisedoi edhe me stafin drejtues të spitalit dhe ekipin mjekësor, nga të cilët u informua se punonjësit e Policisë që kanë pësuar lëndime më të rënda dhe do të vijojnë të qëndrojnë në spital, po marrin trajtimin e duhur mjekësor.

    Sipas autoriteteve, gjatë tubimit u lënduan 51 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

    Shërbimet e Policisë, deri në këto momente, kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme 65 shtetas pjesëmarrës në tubim, të dyshuar për sulme ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private. 

  • Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

    Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, e enjte, seancën e radhës plenare, e cila do të nisë në orën 10:00.

    Në rend të ditës janë shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Deputetët do të shqyrtojnë edhe në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Rendi i ditës:                                                     

    1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;
    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;
    3. Pyetjet parlamentare;
    4. Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;
    5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;
    6. Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare;
    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Komisioni shqyrton ndryshimet në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

    Komisioni shqyrton ndryshimet në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

    Komisioni shqyrton ndryshimet në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë sot, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Mbledhja është caktuar të mbahet në orën 09:30, në sallën N-10 të Kuvendit të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Komisioni shqyrton ndryshimet në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Termokos nis sot sezonin e ngrohjes për mbi 25 mijë konsumatorë në Prishtinë

    Termokos nis sot sezonin e ngrohjes për mbi 25 mijë konsumatorë në Prishtinë

    Sipas njoftimit të ndërmarrjes, pas vlerësimit të përgatitjeve për sezonin e ri, kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Bersant Beka, në bashkëpunim me menaxhmentin, ka konstatuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme.

    “Në bazë të këtij vlerësimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kushtet klimatike, sezoni ngrohës 2026/2027 fillon zyrtarisht më 15 tetor për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes së kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e Termokosit.

    Ndërmarrja ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit janë përfunduar përgatitjet për fillimin e sezonit të ri të ngrohjes. Në kuadër të këtyre angazhimeve, është nënshkruar edhe marrëveshja për furnizim me energji me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

    Po ashtu, në koordinim me Komunën e Prishtinës dhe organet drejtuese të ndërmarrjes, është vlerësuar se janë përmbushur kushtet për fillimin e sezonit të ngrohjes.

    “Për të garantuar sigurinë e pajisjeve dhe funksionimin e qëndrueshëm të sistemit, furnizimi me ngrohje do të nisë me kapacitet të kufizuar dhe do të rritet gradualisht, deri në stabilizimin e plotë të furnizimit për të gjithë konsumatorët”, thuhet më tej në njoftim.

    Burimi: RTKLive

  • Komisioni për Komunitete mblidhet sot

    Komisioni për Komunitete mblidhet sot

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mblidhet të enjten, më 15 tetor, në orën 09:30.

    Në rend të ditës janë shtatë pika, përfshirë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

    Po ashtu, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, fushëveprimin e komisionit dhe planin e tij të punës për sesionin vjeshtor 2026.

    Mbledhja do të mbahet në sallën N-10 të Kuvendit të Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Artistja shqiptare zbulon lajmin e ëmbël: Do të bëhet nënë për herë të parë!

    Artistja shqiptare zbulon lajmin e ëmbël: Do të bëhet nënë për herë të parë!

    Artistja shqiptare zbulon lajmin e ëmbël: Do të bëhet nënë për herë të parë!

    Baby G ka ndarë me ndjekësit një nga lajmet më të bukura të jetës së saj, duke zbuluar se shumë shpejt do të përjetojë emocionin e të bërit nënë për herë të parë.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur gjithë dashurinë, lumturinë dhe emocionet që po përjeton teksa përgatitet të nisë kapitullin më të bukur të jetës së saj, atë të mëmësisë, transmeton Klankosova.tv.

    “Zemra ime është e mbushur me kaq shumë dashuri, lumturi dhe emocion, teksa përgatitem të hyj në kapitullin më të bukur të jetës sime… të bëhem nënë. Një dashuri që nuk e kam ndier kurrë më parë, një bekim që nuk përshkruhet me fjalë dhe një mrekulli të vogël që tashmë e dua më shumë se gjithçka. Mezi pres të të takoj, biri im. Ti je tashmë e gjithë bota ime”, ka shkruar artistja në postimin e saj.

  • “Situatë pak jostabile”, çka po paralajmëron meteorologu Rugova? (VIDEO)

    “Situatë pak jostabile”, çka po paralajmëron meteorologu Rugova? (VIDEO)

    “Situatë pak jostabile”, çka po paralajmëron meteorologu Rugova? (VIDEO)

    Meteorologu Mendim Rugova, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur rreth parashikimit të motit në ditët e ardhshme, madje edhe gjatë orëve në vijim.

    Sipas tij, pritet një situatë jostabile gjatë 24 orëve të ardhshme, transmeton Klankosova.tv.

    “Ende po pritet një situatë pak më jostabile gjatë 24 orëve të ardhshme. Ka gjasa që gjatë ditës së nesërme të ketë reshje shiu dhe të ketë zbritje të temperaturave”, tha ai në Klan Kosova.

  • Kuvendi mblidhet sot, këto janë pikat që do të shqyrtohen në seancë

    Kuvendi mblidhet sot, këto janë pikat që do të shqyrtohen në seancë

    Kuvendi mblidhet sot, këto janë pikat që do të shqyrtohen në seancë

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në rendin e ditës janë paraparë disa pika, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e një komisioni ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu, në lexim të dytë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Rendi i ditës:

    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;

    Deklarimet jashtë rendit të ditës;

    Pyetjet parlamentare;

    Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;

    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

    Propozimi i GP-së së Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare;

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kuvendi mblidhet sot, këto janë pikat që do të shqyrtohen në seancë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara

    Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara

    Të enjten, më 15 tetor, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

    Burimi: Dukagjini

  • Haradinaj: Rreth 700 milionë dollarë u shfrytëzuan kundër Thaçit dhe të tjerëve (VIDEO)

    Haradinaj: Rreth 700 milionë dollarë u shfrytëzuan kundër Thaçit dhe të tjerëve (VIDEO)

    Haradinaj: Rreth 700 milionë dollarë u shfrytëzuan kundër Thaçit dhe të tjerëve (VIDEO)

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, mbrëmë në “Rubikon” të Klan Kosovës ka deklaruar se Vetëvendosje në momente të caktuara ka qenë më agresive ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sesa, sipas tij, vetë Serbia.

    Sa i përket procesit të Apelit në Hagë, Haradinaj theksoi se duhen veprime konkrete, si ndarje buxhetore, transmeton Klankosova.tv.

    Ndër të tjera, sipas politikanit, kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve u shfrytëzuan rreth 700 milionë dollarë.

    “Jemi shtet i vogël, por nëse i shini shifrat që janë shfrytëzuar kundër zotëri Thaçit dhe kolegëve të tij, janë rreth 700 milionë dollarë. Edhe është i vetmi rast që Gjykata me vendim ka pranuar bashkëpunim dhe prova prej Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, kundër krerëve të UÇK-së”, u shpreh ai në Klan Kosova.