Blog

  • Mbappe thyen rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve, bëhet më i riu që arrin 100 paraqitje

    Mbappe thyen rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve, bëhet më i riu që arrin 100 paraqitje

    Mbappe thyen rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve, bëhet më i riu që arrin 100 paraqitje

    Kylian Mbappe ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve, duke u bërë futbollisti më i ri që arrin kuotën e 100 paraqitjeve në garën më prestigjioze evropiane për klube.

    Sulmuesi i Real Madridit e regjistroi paraqitjen e tij të 100-të në përballjen ndaj Romës, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës, duke kaluar kështu rekordin e Lionel Messit.

    Francezi e arriti këtë shifër në moshën 27-vjeçare, ndërsa ylli argjentinas kishte regjistruar paraqitjen e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve në moshën 28-vjeçare.

    Në vendin e tretë të kësaj renditjeje gjendet legjenda e Real Madridit, Raul, i cili e arriti kuotën e 100 paraqitjeve në moshën 28-vjeçare.

    Përveç këtij rekordi, Mbappe ka regjistruar statistika mbresëlënëse në garën evropiane. Në 100 paraqitjet e tij, sulmuesi francez ka shënuar 72 gola dhe ka dhënë 24 asistime.

    Me këto shifra, ylli francez vazhdon të lërë gjurmë në Ligën e Kampionëve, duke u renditur mes futbollistëve me ndikimin më të madh në këtë kompeticion.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mbappe thyen rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve, bëhet më i riu që arrin 100 paraqitje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dyshohet për dhunim në Fushë Kosovë, arrestohet një person

    Dyshohet për dhunim në Fushë Kosovë, arrestohet një person

    Dyshohet për dhunim në Fushë Kosovë, arrestohet një person

    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 18:00.

    I dyshuari, shtetas kosovar, është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Fushë Kosovë 14.10.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

  • Kapen në flagrancë ‘dilerët’ në Ferizaj

    Kapen në flagrancë ‘dilerët’ në Ferizaj

    Kapen në flagrancë ‘dilerët’ në Ferizaj

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Ali Aliu” në Ferizaj, nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike.

    Sipas raportit policor, njësitë policore kanë kontrolluar dy automjete, nën dyshimin se në to po kryhej shitblerje e substancave narkotike, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 2.93 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 65 euro para të gatshme dhe një telefon.

    Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

  • Mosmarrëveshje mes kunatave në Pejë, njëra shkon te familja e saj

    Mosmarrëveshje mes kunatave në Pejë, njëra shkon te familja e saj

    Mosmarrëveshje mes kunatave në Pejë, njëra shkon te familja e saj

    Një mosmarrëveshje mes dy kunatave është raportuar në Pejë.

    Sipas raportit policor, të dyja janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar nga zyrtarët policorë, transmeton Klankosova.tv.

    Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

    Ndërkaq, viktima, me dëshirën e saj, është larguar dhe ka shkuar te familja e saj.

  • Përleshje fizike mes bashkëshortëve në Prishtinë, të dy lirohen pas intervistimit

    Përleshje fizike mes bashkëshortëve në Prishtinë, të dy lirohen pas intervistimit

    Përleshje fizike mes bashkëshortëve në Prishtinë, të dy lirohen pas intervistimit

    Një çift bashkëshortor është përfshirë në një përleshje fizike në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

    Rasti ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 19:00, ku të dyshuarit, një mashkull dhe një femër, janë shoqëruar në stacion policor.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nuk raportohet për persona të lënduar.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    “Prishtinë 14.10.2026-19:00. Janë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër (bashkëshort) pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

  • Gjenden 87 gramë narkotikë brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë

    Gjenden 87 gramë narkotikë brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë

    Gjenden 87 gramë narkotikë brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë

    Një sasi prej 87 gramësh e një substance të dyshuar narkotike është hedhur brenda hapësirës së Qendrës Korrektuese në Dubravë nga persona të panjohur.

    Sipas policisë, rasti është raportuar më 13 tetor nga zyrtarët korrektues, ndërsa njësitë përkatëse janë duke zhvilluar hetime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë, transmeton Klankosova.tv.

    Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin. Hetimet për këtë ngjarje janë në vazhdim.

  • Protestat e dhunshme në Shqipëri, Rama: Shqipëria nuk do të kthehet më pas

    Protestat e dhunshme në Shqipëri, Rama: Shqipëria nuk do të kthehet më pas

    Në një video-mesazh në rrjetin social, Facebook, ka shtuar se secili që ka bërë këtë katrahurë do të paguajë, sepse sipas tij, Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas.

    “Deri dje kjo ishte zyra e Kolegjit të Evropës, shkollës së Evropës së bashkuar, që e çelën në Shqipëri së bashku udhëheqësit evropianë. Sot kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe s’mund të jenë kurrë duart e studentëve”, tha Eama.

    Ai tha se studentët janë gjithmonë të mirëpritur dhe se qeveria mbetet e gatshme për dialog, diskutim dhe gjetjen e zgjidhjeve për çështjet që kërkojnë vëmendje.

    “Studentët janë ata që shohin larg dhe që duan te shkojnë më larg dhe me shpejt. Studentet janë gjithnjë te mirëpritur dhe për ta ne jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje”, u shpreh ai.

    Rama theksoi se sulmet janë përpjekje për ta penguar Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

    “Këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë që Shqipëria përpiqet të shkojë lart. Këto janë duart e një opozite e cila, me maska të verbërisë përpara, me zjarr dhe me hekur, kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku ajo nuk do të rikthehet kurrë, në humnerën nga e cila ne të gjithë së bashku e nxorëm dhe prej nga po e ngjisim drejt majës historike, drejt ëndrrës së të gjithë shqiptarëve ndër breza, Bashkimit Evropian”, deklaroi Rama.

    Ai tha se zyra e Kolegjit të Evropës, si institucion i përgatitjes së gjeneratës së re të evropianëve, është bërë simbol i asaj që Tirana, Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë në këto orë të vështira.

    “Janë orë të vështira, por janë orë të cilat do t’i kalojmë të gjithë së bashku, sepse Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet dhe të ecë në rrugën e saj drejt Evropës. Shqipëria nuk do të bjerë më kurrë në duart e atyre që e kanë kapur për fyti dhe e kanë zhytur gjithnjë e më thellë”, u shpreh ai.

    Kryeministri deklaroi se të gjithë ata që kanë përgjegjësi për ngjarjet do të përballen me ligjin.

    Burimi: RTKLive

  • Dy anije tregtare fundosen pranë Ngushticës së Hormuzit pas sulmeve me predha

    Dy anije tregtare fundosen pranë Ngushticës së Hormuzit pas sulmeve me predha

    Dy anije tregtare, një anije kontejnerësh dhe një transportuese mallrash të thata, janë fundosur pranë Ngushticës së Hormuzit brenda 24 orëve, pasi u goditën nga predha në dy incidente të ndara.

    Ngjarjet janë bërë të ditura të mërkurën nga zyrtarë të sigurisë detare, në një kohë kur sulmet ndaj transportit detar në këtë zonë strategjike janë intensifikuar, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    Anija GFS Pride, me flamur të Singaporit dhe kapacitet prej 2.824 TEU, u fundos pasi pësoi dëmtime dhe shpërtheu zjarr në bord. Sipas Autoritetit Detar dhe Portual të Singaporit (MPA), të 21 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk u raportuan të lënduar.

    Anija ishte duke kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit të martën, kur ndodhi incidenti. Menaxheri i saj, kompania GFS Ship Management FZE, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk ishte menjëherë i arritshëm për koment.

    Në një incident tjetër, u fundos edhe anija Cape Dao, me flamur të Antiguas dhe Barbudës. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), anija ishte goditur nga një predhë më 23 shtator, ndërsa fundosja u konfirmua të mërkurën.

    Nga ky incident, një anëtar i ekuipazhit humbi jetën, ndërsa pjesa tjetër e personelit ishte evakuuar menjëherë pas goditjes. Kompania menaxhuese e anijes, Peonies Shipmanagement FZE, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk ishte e disponueshme për koment.

    Sipas analizës së të dhënave të IMO-s, GFS Pride dhe Cape Dao janë anijet e dyta dhe të treta që janë fundosur që nga fillimi i luftës mes SHBA-së dhe Iranit, më 28 shkurt.

    Autoriteti Detar dhe Portual i Singaporit shprehu shqetësim të thellë për sulmet e vazhdueshme ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, duke i cilësuar ato si të pajustifikueshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

    Ndërkohë, kompania e menaxhimit të rrezikut detar MARISKS paralajmëroi se incidentet e fundit dëshmojnë se kërcënimi ndaj transportit detar mbetet i lartë. Sipas saj, rreziku nuk kufizohet vetëm te cisternat e naftës, pasi edhe anijet e kontejnerëve dhe transportueset e mallrave të thata po pësojnë dëme serioze.

    Sulmet në zonën e Ngushticës së Hormuzit janë shtuar gjatë dhjetë ditëve të fundit. Irani ka deklaruar se po intensifikon goditjet në përgjigje të bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane dhe sanksioneve më të ashpra të vendosura muajin e kaluar.

    Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë për transportin e energjisë dhe mallrave. Përshkallëzimi i sulmeve ndaj anijeve tregtare rrit shqetësimet për sigurinë e ekuipazheve dhe vazhdimësinë e furnizimeve ndërkombëtare.

    Burimi: Dukagjini

  • Reuters: Banka dhe ndërtesa digjen ndërsa kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana shpërthen në dhunë studentore

    Dhjetëra mijëra studentë pushtuan rrugët e Tiranës të mërkurën, duke i vënë flakën një ndërtese qeveritare dhe dy bankave, si dhe duke hedhur gurë drejt policisë gjatë një proteste kundër rritjes së kostove të arsimit dhe korrupsionit.

    Policia u përgjigj me topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët vunë zjarr në ndërtesën e ministrisë së arsimit, përmbysën kazanët e mbeturinave dhe shkatërruan fasadën e bizneseve lokale, treguan pamjet e Reuters.

    Një degë e Raiffeisen Bank pranë ministrisë së arsimit u përfshi gjithashtu nga flakët, tha një dëshmitar për Reuters.
    Protestat përfaqësojnë shpërthimin më të dhunshëm kundër kryeministrit Edi Rama, i cili fitoi një mandat të katërt në detyrë në zgjedhjet e majit të vitit të kaluar, por që atëherë është përballur me pakënaqësi në rritje për korrupsionin e perceptuar rreth zyrtarëve të lartë, transmeton Sinjali.

    Protestuesit gjithashtu i shpërfillin figurat e opozitës si alternativa të pakëndshme.

    Trazirat kulmojnë një verë protestash paqësore kundër Ramës, të shkaktuara nga zhvillimi i propozuar i një vendpushimi luksoz përgjatë bregdetit të paprekur jugor të Shqipërisë, i mbështetur nga dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, i cili është përfshirë në mosmarrëveshje ligjore .

    “Ky është një revolucion. Jemi të lodhur nga protestat paqësore. Nuk do të ndalemi derisa Rama të japë dorëheqjen”, tha Lora, një studente që nuk pranoi të jepte mbiemrin, ndërsa hodhi gurë drejt policisë.Të tjerë brohoritën “Dorëheqje” dhe “Policia e krimit”.

    PROTESTA MË TË GJËRA

    Organizatorët e studentëve thanë se protesta ishte për kushtet në universitete, kostot e arsimit të lartë, mungesën e mbështetjes financiare dhe perspektivat e punësimit pas diplomimit.

    Trazirat janë pjesë e një vale më të gjerë aktivizmi studentor që ka përfshirë Evropën mbi arsimin dhe kushtet e jetesës. Në Francë, nxënësit e shkollave të mesme kanë organizuar javë të tëra protestash dhe bllokimesh shkollash duke kërkuar më shumë mësues dhe ambiente më të mira, duke argumentuar se ndërtesat shkollore në përkeqësim dhe klasat e mbipopulluara po dëmtojnë arsimin.

    Mediat shqiptare raportuan se protestat e së mërkurës u përhapën në universitetet e Elbasanit dhe Shkodrës.

    Qeveria e dënoi dhunën.“Protesta është një e drejtë legjitime, por nuk mund të përdoret si justifikim për dhunë, shkatërrim qyteti apo përleshje të shëmtuara në mes të rrugës”, tha zëvendëskryeministrja Albana Koçiu në Facebook.

    “U bëj thirrje studentëve dhe çdo qytetari të ndershëm që beson në të drejtën për të protestuar: Distancohuni nga dhuna dhe vandalizmi!”Policia lëshoi ​​një deklaratë duke bërë thirrje për qetësi.“Çdo person që përdor dhunë, djeg ose shkatërron pronën, ose sulmon oficerët e policisë, mban përgjegjësi individuale dhe do të përballet me ligjin, në përputhje me veprat penale të kryera”, tha ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Reuters: Banka dhe ndërtesa digjen ndërsa kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana shpërthen në dhunë studentore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trump i uron shërim të shpejtë Papa Leos pas diagnostikimit me kancer në mushkëri

    Trump i uron shërim të shpejtë Papa Leos pas diagnostikimit me kancer në mushkëri

    Trump i uron shërim të shpejtë Papa Leos pas diagnostikimit me kancer në mushkëri

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka uruar shërim të shpejtë Papa Leos XIV, pasi Vatikani njoftoi se kreu i Kishës Katolike është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

    “Dua ta shoh Papa Leon të shërohet. Ne vetëm duam t’i urojmë dashurinë tonë dhe urimet tona më të mira”, u tha Trump gazetarëve të mërkurën, para se të nisej drejt Montanës.

    “Dua vetëm t’i uroj gjithë të mirat. Shërohuni shpejt”, shtoi presidenti amerikan.

    Ndërkohë, Vatikani ka bërë të ditur se ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e një nyje në mushkëritë e Papës përfundoi të martën. Pas procedurës, u konfirmua se ai vuan nga kanceri në mushkëri.

    Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u përfundua me sukses, brenda kohës së paraparë dhe sipas planit, pas së cilës Papa u kthye në dhomën e tij në Spitalin Gemelli të Romës.

    Nyja në mushkëri ishte zbuluar gjatë kontrolleve rutinë mjekësore. Sipas Vatikanit, ajo ishte në fazat e hershme dhe e lokalizuar mirë, çka mundësoi heqjen e plotë të saj gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trump i uron shërim të shpejtë Papa Leos pas diagnostikimit me kancer në mushkëri appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali