Blog

  • Komisioni miraton Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave

    Komisioni miraton Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave

    Komisioni miraton Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

    Kryetari i Komisionit, Fahrush Rexhepi, tha se komisioni ka pranuar raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, i cili përmban 12 amendamente, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

    “Ne kemi marrë raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, ky raport ka 12 amendamente”, tha Rexhepi.

    Ndërkaq, shqyrtimi i fushëveprimit të Komisionit dhe i Planit të Punës për sesionin vjeshtor 2026 është shtyrë për mbledhjen e radhës.

  • Kur fillon Big Brother VIP Kosova? Zbulohen detaje (VIDEO)

    Kur fillon Big Brother VIP Kosova? Zbulohen detaje (VIDEO)

    Kur fillon Big Brother VIP Kosova? Zbulohen detaje (VIDEO)

    Si të ftohet moti, dihet se ka ardhur koha për Big Brother.

    Gazetari i Klan Kosova, Agon Rexhepi në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditura risitë rreth sezonit të ri të Big Brother VIP Kosova.

    “Çka mundem me thanë, për shkak të zhvillimeve në vend, me aq sa di unë, është shtyrë pak dita. Me sa e di unë, fillon gjatë muajit nëntor”, u shpreh Rexhepi.

    Por sipas gazetares Blerina Shoshi, edicionit i pestë i BBVK pritet të fillojë në fund të tetorit.

  • Ndërpritet grumbullimi i mbeturinave në Prizren, ato mbesin në rrugëve

    Ndërpritet grumbullimi i mbeturinave në Prizren, ato mbesin në rrugëve

    Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Ekoregjioni” ka bërë të ditur se ndërprerja e shërbimeve erdhi pasi deponia e KMDK-së në Landovicë nuk po lejon hyrjen e automjeteve të kompanisë.

    Sipas njoftimit, hyrja e automjeteve në deponi është ndaluar për shkak të obligimeve financiare të papërmbushura. Kompania thekson se mosshlyerja e obligimeve financiare të komunave përkatëse ndaj KRM “Ekoregjioni” ka ndikuar drejtpërdrejt në pamundësinë e saj për t’i përmbushur obligimet financiare ndaj KMDK-së.

    Deri më tani nuk është bërë e ditur se kur do të rifillojnë shërbimet. Ndërkohë, KRM “Ekoregjioni” u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të mos i nxjerrin mbeturinat jashtë shtëpive, ndërtesave dhe lokaleve të tyre deri në rifillimin e grumbullimit.

    Menaxhmenti i kompanisë u ka kërkuar falje qytetarëve për shqetësimet e krijuara, duke bërë të ditur se për çdo zhvillim të ri do t’i njoftojë ata përmes kanaleve zyrtare.

    Burimi: RTKLive

  • Nxënësit bojkotojnë mësimin në Tiranë, i bashkohen protestës

    Nxënësit bojkotojnë mësimin në Tiranë, i bashkohen protestës

    Nxënësit bojkotojnë mësimin në Tiranë, i bashkohen protestës

    Protesta e paralajmëruar për sot në Tiranë ka nisur më herët se sa ishte planifikuar, me nxënësit e shkollave të mesme që kanë dalë në rrugë, duke bojkotuar mësimin.

    Gjatë protestës, nxënësit kanë nisur edhe demolimin e shenjave të trafikut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nxënësit bojkotojnë mësimin në Tiranë, i bashkohen protestës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • LEX | Nga lidhja e dashurisë te akuza për trafikim me njerëz – Nesër shpallet aktgjykimi ndaj Bislim Sylës

    LEX | Nga lidhja e dashurisë te akuza për trafikim me njerëz – Nesër shpallet aktgjykimi ndaj Bislim Sylës

    LEX | Nga lidhja e dashurisë te akuza për trafikim me njerëz – Nesër shpallet aktgjykimi ndaj Bislim Sylës

    Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, këtë të enjte janë dhënë fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj Bislim Sylës, i cili akuzohet për veprën penale të trafikimit me njerëz.

    Syla akuzohet se e kishte detyruar të dëmtuarën A.S. të kërkonte lëmoshë, ndërsa sipas pretendimeve të paraqitura në këtë rast, mes tyre kishte ekzistuar edhe një lidhje dashurie.

    Seanca gjyqësore është zhvilluar nën drejtimin e gjyqtares Fatime Dërmaku, ndërsa me paraqitjen e fjalëve përfundimtare është përmbyllur shqyrtimi gjyqësor.

    Shpallja e aktgjykimit është caktuar për nesër, më 16 tetor 2026, kur pritet të bëhet e ditur vendimmarrja e gjykatës lidhur me akuzën ndaj Sylës.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Nga lidhja e dashurisë te akuza për trafikim me njerëz – Nesër shpallet aktgjykimi ndaj Bislim Sylës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mourinho duhet të marrë vendime

    Mourinho duhet të marrë vendime

    Mourinho duhet të marrë vendime

    José Mourinho do ta ketë mbajtur shënim me kujdes atë që ndodhi në Stadio Olimpico në Romë . Njëmbëdhjetëshja e tij titullare, projekti i tij i hershëm dhe më ambicioz, me përjashtim të Güler, i cili këtë herë u la në stol një gabim u shemb plotësisht.

    Ekipi ishte në prag të humbjes në 3-1, një rezultat që veçoi disa nga të paprekshmit: Vinicius, i cili konfirmoi formën e tij të dobët të vazhdueshme me një surprizë që çoi në golin 2-1; dyshen e mesfushës Tchouaméni dhe Valverde – të cilët përfunduan përsëri në pozicionin e mbrojtësit të krahut – dhe vetë Bellingham, i cili ishte praktikisht i padukshëm larg zonës së penalltisë, shkruan Marca.

    Vetëm në pjesën e dytë, me trazirat e ekipeve të dobëta, Real Madridi filloi të tregonte fytyrën e tij të vërtetë. Futja në fushë e Gülerit u vu re menjëherë dhe do të rezultonte vendimtare, duke marrë tre goditjet nga këndi që çuan në gol; Endrick hyri në fushë në vend të Vinit dhe gjithashtu shtoi rrezik dhe thellësi në krahun e djathtë, përveç shënimit të golit të barazimit; Espí, si zakonisht, e nisi rikthimin me një tjetër gol vendimtar, duke përfituar nga një rikuperim nga gjuajtja e vetë Endrick; dhe madje edhe Bernardo Silva, i cili kishte munguar kryesisht në ndeshjet e fundit, i solli më shumë kontroll dhe rrjedhshmëri lojës pas futjes së tij, transmeton Sinjali.

    Kjo ndeshje mund të jetë një pikë kthese për Real Madridin për shkak të ndikimit të një fitoreje të tillë, duke pasur parasysh historinë e klubit në Ligën e Kampionëve, por gjithashtu mund të çojë në vendime të rëndësishme për Mourinhon që tani e tutje.

    Një sanksion kundër Vinicius që shmang një problem

    Pezullimi prej katër ndeshjesh i Vinicius do ta kursejë trajnerin nga marrja e një vendimi të vështirë në lidhje me brazilianin, i cili u zëvendësua në minutën e 59-të. Por Mourinho duhet ta ndryshojë qasjen e tij sa më shpejt të jetë e mundur, sepse rikthime si ajo në Romë , me tre gola nga goditjet e ndaluara, nuk janë gjithmonë të mundshme. Thënë troç, ata nuk mund të luajnë kaq keq.

    Njëmbëdhjetëshja titullare shërbeu gjithashtu si një provë për Mourinhon për të konfirmuar se Diomande duhet të luajë. Pjesa e dytë e tij ishte më shumë se e jashtëzakonshme, veçanërisht kontributi i tij në lojën që çoi në golin e anuluar të Kylian për shkak të një dëmtimi në shpatull. Mbappé hapi serinë e rezultatit dhe një gol tjetër u anulua. Ai ishte lojtari më i rrezikshëm, pa dyshim.

    Por trajneri mezi pret derisa ata të jenë në disavantazh dhe të japin performancën e tyre më të dobët për të filluar të bëjë ndryshime . Disa lojtarë i kanë dhënë tashmë arsye të mjaftueshme për të marrë vendime dhe për të rishikuar formacionin dhe planin e tij fillestar para se të jetë tepër vonë. Sevilla i pret të dielën, dhe pastaj Barça në Camp Nou.

    Nuk do të bëhet fjalë aq shumë për sakrifikimin e lojtarëve, por për lëvizjen e tyre ose gjetjen e pozicioneve të tyre më të mira në fushë me një ndryshim formacioni. Real Madridit i duhet më shumë sesa vetëm Güler në sulm. Bernardo Silva mund të jetë një zgjidhje, transmeton sinjali, Real Madridi duhet të ketë mjaftueshëm lojtarë në mënyrë që Courtois të mos jetë ai që e luan topin nga mbrapa ose e jep falas.

    Përveç mesfushës, është e qartë se lojtarë si Espí, i cili ka kohë që kërkon një vend titullar me golat e tij të fitores, ose vetë Endrick, mund të kontribuojnë më shumë. Në fund, një tjetër fitore e luftuar me mund, siç është bërë normë në ndeshjet e fundit. Ende ka kohë për të ndryshuar gjërat. Roma mund të jetë pika e fillimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mourinho duhet të marrë vendime appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve, 27 aksidente me të lënduar në Kosovë

    Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve, 27 aksidente me të lënduar në Kosovë

    Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve, 27 aksidente me të lënduar në Kosovë

    Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

    Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

    Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2560 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.

    Siç bëhet e ditur në raportin policor, 27 aksidente me të lënduar dhe 24 të tjera me dëme materiale.

    Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 16 persona, 9 i ka dërguar në mbajtje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve, 27 aksidente me të lënduar në Kosovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia nis hetimet për vdekjen e foshnjës dymuajshe në Gjilan

    Policia nis hetimet për vdekjen e foshnjës dymuajshe në Gjilan

    Policia e Kosovës ka nisur hetim për vdekjen e një foshenjeje dy muajshe në Gjilan.

    Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, nga emergjenca e spitalit është raportuar se foshnja ishte dërguar për trajtim e më pas kishte vdekur.

    Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.

    “Nga emergjenca e spitalit është raportuar se është sjellë për tretman mjekësor foshnja (dy muajsh), e cila më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

    Burimi: Dukagjini

  • Mungojnë dy kompjuterë në një biblotekë të Kamenicës, rasti raportohet në Polici

    Mungojnë dy kompjuterë në një biblotekë të Kamenicës, rasti raportohet në Polici

    Mungojnë dy kompjuterë në një biblotekë të Kamenicës, rasti raportohet në Polici

    Dy kompjuterë janë raportuar se mungojnë në bibliotekën e qytetit të Kamenicës.

    Rasti është raportuar më 14 tetor, rreth orës 14:50, nga një drejtor komunal, shtetas kosovar.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    “Kamenicë 14.10.2026-14:50. Ankuesi mashkull kosovar- drejtor komunal, ka raportuar se në bibliotekën e qytetit mungojnë dy kompjuter. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

  • Anton Cena synon gjashtë medalje në Spanjë (VIDEO)

    Anton Cena synon gjashtë medalje në Spanjë (VIDEO)

    Anton Cena synon gjashtë medalje në Spanjë (VIDEO)

    Në Spanjë po mbahen garat e 8-ta Evropiane të Policisë dhe Zjarrfikësve, ku Kosova po përfaqësohet denjësisht nga kampioni Anton Cena, i cili synim ka fitoren e medaljeve në gjashtë disiplina.

    Në emisionin “Ora Shtatë”, Cena tha se synim ka ngritjen e flamurit të Kosovës në podiumin e fituesve, transmeton Klankosova.tv.

    “Ka qenë shumë sfiduese, megjithatë rezultatet me sa vijojnë janë deri tani janë katër medalje të arta dhe një e argjend. Sot e presim sfidën e radhës në 4 kilometra not në detin e hapur, ku shpresoj që edhe kësaj radhe do të ia dal si para dy vitesh”, u shpreh ai në Klan Kosova.