Blog

  • Krijimi i Grupit Punues nga Qeveria për Apelin në Hagë, Haradinaj: Veprimet janë shumë të vona

    Krijimi i Grupit Punues nga Qeveria për Apelin në Hagë, Haradinaj: Veprimet janë shumë të vona

    Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si shumë të vonuar vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Kombëtare Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Haradinaj ka thënë se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të jetë e vazhdueshme dhe jo vetëm kur rrezikohen ish-krerët e saj apo themelet e lirisë.

    “Sot, kur rrezikohet UÇK-ja, qoftë nga armiqtë e jashtëm apo nga gabimet tona, ta dini që rrezikojmë sigurinë kombëtare, pra lirinë tonë”, ka deklaruar Haradinaj.

    Ai ka thënë se, pavarësisht vonesës, duhet mbështetur çdo angazhim në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

    Qeveria formon grupin punues për Apelin në Hagë, kush do të jetë pjesë e tij?

    Burimi: Dukagjini

  • Protesta e djeshme në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: 89 të lënduar, mes tyre 61 policë

    Protesta e djeshme në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: 89 të lënduar, mes tyre 61 policë

    89 persona kanë marrë kujdes shëndetësor pas protestës së djeshme në Tiranë, mes tyre 61 efektivë të Policisë dhe 18 protestues në Spitalin Universitar të Traumës, si dhe 10 pacientë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

    Sipas informacionit të bërë publik nga dy institucionet shëndetësore, aktualisht në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të jenë të shtruar katër efektivë policie dhe dy protestues, të cilët do të mbeten nën kujdesin e ekipit mjekësor.

    Siç raportojnë mediat në Shqipëri, personat e tjerë të paraqitur në këtë spital kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar me rekomandimin e mjekëve.

    Ndërkohë, në QSUT, 10 pacientët janë trajtuar në shërbimet e Urgjencës Polivalente, Djegie-Plastikës dhe Okulistikës. Pas vlerësimit dhe marrjes së trajtimit të nevojshëm, të gjithë janë larguar nga spitali me rekomandimin e mjekëve.

    Aktualisht, në QSUT nuk ka persona që vijojnë të marrin kujdes shëndetësor pas protestës së djeshme në kryeqytet.

    Ndërkaq, në Spitalin Universitar të Traumës pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve mjekësore një protestues dhe dy efektivë policie.

    Burimi: Dukagjini

  • Të paktën 28 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle në Pakistan, shumica fëmijë

    Të paktën 28 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle në Pakistan, shumica fëmijë

    Të paktën 28 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle në Pakistan, shumica fëmijë

    Të paktën 27 nxënës, shumica prej tyre nën moshën 13-vjeçare, dhe një mësues kanë humbur jetën të enjten, pasi çatia e një shkolle u shemb gjatë procesit mësimor në qytetin Peshawar të Pakistanit. Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, raportoi Reuters.

    Sipas zëdhënësit të spitalit “Lady Reading”, Mohammad Asim, shumica e viktimave u dërguan në spital pa shenja jete, ndërsa 20 persona të tjerë u trajtuan për lëndimet e marra.

    Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes treguan ambulanca që mbërrinin me urgjencë dhe ekipe të shpëtimit që nxirrnin nga rrënojat nxënës të gjakosur.

    Oficeri i emergjencave të distriktit, Iftikhar Khan, tha se deri në atë moment ekipet e shpëtimit kishin arritur të nxirrnin dhjetëra fëmijë nga rrënojat.

    “Deri më tani kemi nxjerrë të paktën 45 fëmijë nga rrënojat”, tha Khan.

    Ai shtoi se kishte raportime se në rrënoja mund të kishte ende fëmijë të tjerë të bllokuar, çka rrit shqetësimet për bilancin përfundimtar të tragjedisë.

    Zëvendëskryeministri i Pakistanit, Ishaq Dar, reagoi përmes një postimi në rrjetin social X, duke thënë se shembja e çatisë së shkollës në Peshawar ka “prekur thellë të gjithë kombin”.

    “Fëmijët tanë janë pasuria jonë më e çmuar dhe çdo humbje e tillë është një tragjedi për të gjithë vendin”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Të paktën 28 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle në Pakistan, shumica fëmijë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protesta e studentëve, reagon Delegacioni Evropian në Tiranë

    Protesta e studentëve, reagon Delegacioni Evropian në Tiranë

    Protesta e studentëve, reagon Delegacioni Evropian në Tiranë

    Protesta e studentëve në Tiranë, e cila është shoqëruar me përshkallëzim të dhunës dhe dëmtime të pronës publike e private, ka sjellë reagimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

    Përmes një deklarate, ky delegacion dënon me forcë aktet e dhunës, u bën thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje dhe thekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për tubim dhe shprehje paqësore, duke e cilësuar dialogun si rrugën e vetme për adresimin e shqetësimeve.

    “Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

    U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci.

    Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

    Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, theksohet në postim, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

     

  • Azemi: Pavarësisht procedimit të pagave, greva dhe protesta do të vazhdojnë

    Azemi: Pavarësisht procedimit të pagave, greva dhe protesta do të vazhdojnë

    Azemi: Pavarësisht procedimit të pagave, greva dhe protesta do të vazhdojnë

    Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se greva dhe protestat e punëtorëve teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Prishtinës do të vazhdojnë, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

    Përmes një njoftimi publik, federata bën të ditur se, ndonëse Komuna e Prishtinës i ka proceduar pagat për muajin shtator, punëtorët teknikë të shkollave nuk janë paguar në përputhje me pagën minimale, transmeton Klankosova.tv.

    Kreu i Sindikatës, Jusuf Azemi ka bërë të qartë se protestat dhe greva do të vazhdojnë sipas strategjisë së mëtejshme të përcaktuar nga federata, deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve.

    Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të trajtojnë këtë çështje dhe të sigurojnë realizimin e të drejtave të punëtorëve.

    Mund të jetë një imazh i teksti

  • Deputetët nisin të mblidhen për seancën plenare

    Deputetët nisin të mblidhen për seancën plenare

    Deputetët nisin të mblidhen për seancën plenare

    Një numër i vogël i të zgjedhurve të popullit kanë arritur në sallën plenare të Kuvendit, aty ku nga ora 10:00 është paralajmëruar të nisë seanca e sotme.

    Në rendin e ditës janë gjithsej shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e një komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe shqyrtimin e dytë të një projektligji për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, transmeton Klankosova.tv.

    Këto janë pikat e rendit të ditës:

    -Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

    -Deklarimet jashtë rendit të ditës.

    -Pyetjet parlamentare.

    -Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

    -Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

    -Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    -Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Kujtojmë se Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

  • Al Jazeera: Zjarr shpërthen në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë ndërsa protestat hyjnë në ditën e tretë

    Të paktën 16 protestues të tjerë janë arrestuar pas përleshjeve me policinë.

    Protestuesit i vunë flakën Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë gjatë natës, pas një dite të dytë protestash studentore në kryeqytetin e vendit, Tiranë, të cilat vazhdojnë pa pushim, shkruan Al JAzeera.

    Demonstruesit hynë me forcë brenda ndërtesës gjatë natës së të martës dhe ndezën zjarr brenda, sipas policisë, duke shtuar se dhuna rezultoi në 16 arrestime, transmeton Sinjali.

    Protestuesit vazhduan të protestonin të mërkurën. Qindra studentë u mblodhën dhe hodhën gurë drejt ministrisë, ndërsa kërkuan kushte më të mira në universitet dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Në një përpjekje për të shpërndarë turmat, policia kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji.

    Demonstruesit gjithashtu shkulën gardhet aty pranë dhe i përdorën ato për të bllokuar rrugën.

    Qindra njerëz u mblodhën të martën përpara Ministrisë së Arsimit, pas protestave të ashpra që shpërthyen në Tiranë të hënën.

    “Protesta është një e drejtë legjitime, por nuk mund të përdoret si justifikim për dhunë, shkatërrim qyteti apo përleshje të shëmtuara në mes të rrugës”, tha zëvendëskryeministrja Albana Koçiu në Facebook.

    “U bëj thirrje studentëve dhe çdo qytetari të ndershëm që beson në të drejtën për të protestuar: Distancohuni nga dhuna dhe vandalizmi!”

    ‘Revolucioni i Flamingove’

    Besar Likmeta, redaktor në Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri, i tha Al Jazeera-s se “kjo protestë erdhi pas katër muajsh tubimesh të përditshme në rrugët kryesore të kryeqytetit”, të njohura si “ Revolucioni Flamingo ”.

    Lëvizja filloi në shenjë proteste ndaj një projekti turistik, transmeton sinjali në një zonë të mbrojtur të Shqipërisë jugore të lidhur me dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner .

    Projekti nxiti zemërim për korrupsionin e dyshuar dhe mungesën e transparencës, me protestuesit që kërkuan dorëheqjen e Ramës.

    “Por më pas ato, ato u përhapën në kërkesa më të gjera për mundësi gjithnjë e më të mira dhe antikorrupsion, mungesë mundësish për të rinjtë, dhe veçanërisht një shenjë e rritjes së privimit të të drejtës së votës midis këtij brezi të ri të shqiptarëve”, shtoi Likmeta.

    Studentët i thanë medias lokale se protestat ishin kundër kushteve të universitetit, tarifave të shkollimit dhe mungesës së mbështetjes për të rinjtë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Al Jazeera: Zjarr shpërthen në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë ndërsa protestat hyjnë në ditën e tretë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

    Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

    Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

    Kryetari i Komisionit, Fahrush Rexhepi, bëri të ditur se komisioni ka pranuar raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, i cili përmban 12 amendamente.

    “Ne kemi marrë raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, ky raport ka 12 amendamente”, tha Rexhepi.

    Ndërkaq, shqyrtimi i fushëveprimit të Komisionit dhe i Planit të Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026 është shtyrë për mbledhjen e radhës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • BBC: Studentët protestues sulmojnë ndërtesat qeveritare në Shqipëri

    BBC: Studentët protestues sulmojnë ndërtesat qeveritare në Shqipëri

    BBC: Studentët protestues sulmojnë ndërtesat qeveritare në Shqipëri

    Mijëra studentë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, duke sulmuar disa ndërtesa qeveritare në ditën e dytë të protestave të dhunshme antiqeveritare.

    Demonstrata filloi jashtë ministrisë së arsimit të martën, ndërsa studentët kërkuan kushte më të mira universitare dhe perspektiva pune, shkruan BBC.

    Të mërkurën u vu flaka në një pjesë të ndërtesës së ministrisë së arsimit, ndërsa u sulmuan edhe zyra e kryeministrit, ministria e financave dhe ajo e brendshme, si dhe disa biznese përreth, transmeton Sinjali.

    Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka bërë thirrje për “qetësi, vetëpërmbajtje dhe pjekuri” dhe tha se “Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar”.

    Policia e trazirave është përleshur me protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë ata.

    Një demonstruese, Enida Bimi, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se protesta nuk është vetëm për studentët, por “për të gjithë popullin e Shqipërisë”.

    “Njerëzit janë shumë të zemëruar me sistemin. Ata duhet të ndryshojnë gjithçka. Me këtë korrupsion përreth, krimi dhe gjithçka tjetër po ndodh. Dhe njerëzit tani janë të zemëruar. Ata duhet të ndryshojnë sistemin”, tha Bimi.

    Një tjetër protestues, Arbër Leshi, tha se njerëzit janë të zemëruar me “qeverinë më të korruptuar që vendi ynë ka parë ndonjëherë”.

    Mirela Kumbaro, përfaqësuese e Arsimit, tha se, ndërsa ajo respekton të drejtën për të protestuar, “protesta qytetare e studentëve dhe dhuna kundër ndërtesave dhe pronës publike janë dy gjëra të ndryshme”.

    Zyrtarët kanë kritikuar sjelljen e disa protestuesve.

    “Vënia e zjarrit në një institucion nuk është një protestë paqësore. Është një akt që rrezikon jetën e njerëzve”, tha ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj, duke iu përgjigjur një videoje që shfaqej duke hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së ministrisë së financave.

    Gjashtëmbëdhjetë persona u arrestuan “në lidhje me akte të dhunshme”, tranmseton sinjali gjatë protestës së së martës, tha agjencia shtetërore e lajmeve e Shqipërisë.

    Sali Berisha, kreu i opozitës – Partisë Demokratike të Shqipërisë – i ka lavdëruar protestuesit.

    “Rrugët dhe sheshet e Tiranës nuk kanë parë kurrë luanë si këta studentë”, tha ai gjatë një takimi në mbrëmje të mërkurën, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve ATË e Shqipërisë.

    Kjo protestë e udhëhequr nga studentët vjen pas muajsh protestash antiqeveritare, të njohura si Revolucioni Flamingo , të cilat kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

    Protestat u nxitën nga një projekt turizmi luksoz i lidhur me dhëndrin e Trump, Jared Kushner , i cili nxiti zemërimin për korrupsionin e dyshuar dhe mungesën e transparencës nga qeveria e Ramës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post BBC: Studentët protestues sulmojnë ndërtesat qeveritare në Shqipëri appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Aktorja amerikane shtatzënë në moshën 52-vjeçare, lajmin e zbulon me video

    Aktorja amerikane shtatzënë në moshën 52-vjeçare, lajmin e zbulon me video

    Aktorja amerikane shtatzënë në moshën 52-vjeçare, lajmin e zbulon me video

    Aktorja amerikane Hilary Swank dhe bashkëshorti i saj, Philip Schneider, duket se po bëhen gati për të zgjeruar familjen e tyre.

    Ylli 52-vjeçar, fituese e çmimit “Oscar”, e ka ndarë lajmin përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

    Në video, aktorja shfaqet duke kërcyer në errësirë së bashku me familjen e saj, ndërsa në trupat e tyre kanë vendosur shkopinj ndriçues. Njëri prej trupave paraqitet dukshëm me barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë, duke lënë të kuptohet se familja po pret një tjetër fëmijë.

    “Shumë njerëz më kanë pyetur se çfarë projekti do të bëj më pas, ky do të publikohet në dhjetor”, shkroi Hilary në mbishkrimin e videos në llogarinë e saj në Instagram.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aktorja amerikane shtatzënë në moshën 52-vjeçare, lajmin e zbulon me video appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali