Blog

  • Lushaku Sadriu reagon pas tragjedive në Gjilan: Kemi ardhur në një situatë shqetësuese (VIDEO)

    Lushaku Sadriu reagon pas tragjedive në Gjilan: Kemi ardhur në një situatë shqetësuese (VIDEO)

    Lushaku Sadriu reagon pas tragjedive në Gjilan: Kemi ardhur në një situatë shqetësuese (VIDEO)

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu tha se Kosova ditëve të fundit është përballur me lajme të rënda dhe tragjike pas vrasjeve të fundit në Gjilan dhe kërcënimeve dhe kanosjeve.

    Lushaku Sadriu në foltoren e Kuvendit të Kosovës tha se kjo situatë kërkon reagim serioz nga institucionet dhe shoqëria.

    Ajo tha se Kosova ka ardhur në një situatë ku konfliktet po marrin përmasa të rrezikshme deri në humbjen e jetëve të njerëzve.

    “Ditëve të fundit, Kosova është tronditur nga rastet e rënda. Tragjeditë në Gjilan dhe rastet e tjera të dhunës na kanë përballur edhe njëherë me një realitet tjetër shqetësues, dhuna po zë vend çdo ditë e më tepër në jetën tonë të përditshme. Familjet në zi e në trishtim, e ne po vazhdojmë të shohim dhunë në familje, dhunë ndaj grave, kërcënime, dhunë verbale dhe konflikte që përfundojnë me armë e me jetë të humbur. Kemi ardhur në një situatë shqetësuese ku konfliktet dhe mosmarrëveshjet po marrin përmasa të rrezikshme deri në humbjen e njerëzve tanë, prandaj kjo gjendje kërkon reagim serioz, jo vetëm nga institucionet por nga e gjithë shoqëria”.

  • Deputeti serb shkon në Kuvend me bluzë fushate

    Deputeti serb shkon në Kuvend me bluzë fushate

    Deputeti serb shkon në Kuvend me bluzë fushate

    Deputeti serb i Kuvendit të Kosovës, Lazar Raduloviq ka hyrë në sallën plenare me një bluzë të partisë rivale të ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Raduloviq që vjen nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka bartur në parlament bluzën me elemente të fushatës për zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.

  • Haradinaj: Siguria jonë buron nga UÇK-ja dhe aleanca me SHBA-në, rrezikohet ekzistenca nëse nuk i mbrojmë

    Haradinaj: Siguria jonë buron nga UÇK-ja dhe aleanca me SHBA-në, rrezikohet ekzistenca nëse nuk i mbrojmë

    Haradinaj: Siguria jonë buron nga UÇK-ja dhe aleanca me SHBA-në, rrezikohet ekzistenca nëse nuk i mbrojmë

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n përbëjnë dy shtyllat kryesore të sigurisë kombëtare të vendit.

    Gjatë fjalës së tij, Haradinaj theksoi se vënia në dyshim e këtyre vlerave rrezikon, sipas tij, sigurinë kombëtare, lirinë dhe sovranitetin e Kosovës.

    “Siguria jonë kombëtare rrezikohet kur ne nuk e mbrojmë vlerën që është në themel të ekzistencës sonë – UÇK-në. Nëse nuk e mbrojmë aleancën tonë me Amerikën dhe NATO-n, prapë rrezikojmë sigurinë tonë kombëtare, lirinë tonë dhe sovranitetin tonë. Kush ka dilema për këtë, nuk jeton në këtë shekull”, ka deklaruar Haradinaj.

    Ai shprehu keqardhje që, sipas tij, në ditët e sotme janë vënë në dyshim vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

    “Ne mbështesim çdo veprim në mbështetje të krerëve të UÇK-së — sado vonë, por më mirë vonë se kurrë. Është marre që kemi ardhur në këtë ditë: të kemi dilema se çfarë është në themel të ekzistencës sonë. Më vjen marre që unë, si pjesë e UÇK-së, duhet t’ua them këto fjalë – çdo njeri normal duhet ta dijë se në themel kemi UÇK-në dhe aleancën me Amerikën e NATO-n”, ka shtuar Haradinaj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Haradinaj: Siguria jonë buron nga UÇK-ja dhe aleanca me SHBA-në, rrezikohet ekzistenca nëse nuk i mbrojmë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kristaps Porzing i Warriors është jashtë për një kohë të pacaktuar për shkak të një problemi shëndetësor.

    Kristaps Porzingis u rikthye te Golden State Warriors të martën, por do të mbetet jashtë fushave për një kohë të pacaktuar për shkak të një problemi shëndetësor, njoftoi skuadra të mërkurën.

    Lojtari veteran i fushës lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë në rrjetet sociale të mërkurën, një ditë pasi u ribashkua me ekipin dhe pati një takim me menaxherin e përgjithshëm të Warriors, Mike Dunleavy Jr., dhe drejtorin mjekësor Rick Celebrini, shkruan Reuters.

    “Përshëndetje njerëz, po punoj me mjekë dhe ekspertë për të gjetur një mënyrë për t’u rikthyer plotësisht në shëndet të mirë sa më shpejt të jetë e mundur“, shkroi ai. “Sinqerisht, po përmirësohem gjithnjë e më shumë. Thjesht duhet të jem i duruar dhe besoj se do të ndihem përsëri mirë së shpejti.“

    “Ka qenë padyshim frustruese të merresh me disa probleme shëndetësore që nuk mund t’i përcaktosh saktësisht, përveç lëndimeve gjatë gjithë karrierës sime, kështu që është shtuar me siguri, por do t’ia dalim. (emoji me biceps të përkulur)”, shëndeti është pasuri, transmeton Sinjali.

    Faleminderit për gjithë mbështetjen. (emoji me duar që luten)”Menjëherë pas kësaj, Porzingis postoi një shënim vijues: “I vlerësoj të gjithë mjekët në internet që përpiqen të diagnostikojnë dhe të ndihmojnë, por jam në duart më të mira. Kështu që të gjithë mund të relaksohen tani… dhe unë nuk kam HIV ose AIDS.”

    Ekipi lëshoi ​​një deklaratë ku thuhej se diskutimet midis Porzingis, Dunleavy dhe Celebrini do të mbeteshin private.

    Porzingis ishte larg ekipit për shkak të kampit stërvitor dhe fillimit të parasezonit. Warriors deklaruan se mbetet e paqartë se kur ai mund të jetë gati për të stërvitur ose për të luajtur në ndeshje.Porzingis tha në vitin 2025 se iu diagnostikua sindroma e takikardisë ortostatike posturale (POTS), një çrregullim i sistemit nervor që mund të ndikojë në rrahjet e zemrës dhe rrjedhjen e gjakut. Nuk është e qartë nëse kjo gjendje lidhet me mungesën e tij të fundit.

    Letonezi 31-vjeçar luajti vetëm në 32 ndeshje (23 si titullar) sezonin e kaluar midis Hawks dhe Warriors. Ai u ble nga Golden State në një shkëmbim në shkurt që dërgoi Buddy Hield dhe Jonathan Kuminga në Atlanta.Ai humbi më shumë ndeshje të sezonit të rregullt për Golden State (16) sesa luajti (15), megjithëse filloi si titullar në dy ndeshjet e ekipit në fazën play-in. Ai shënoi 20 pikë, pesë ribaunde dhe pesë asista në fitoren ndaj Los Angeles Clippers, pastaj shënoi 11 pikë, një ribaunde dhe asnjë asist në humbjen ndaj Phoenix Suns.

    Në sezonin e rregullt 2025-26, Porzingis shënoi mesatarisht 16.7 pikë, 5.2 ribaunde dhe 2.5 asistime. Mesataret e tij në karrierë janë përkatësisht 19.5, 7.6 dhe 1.9.Një All-Star në sezonin 2017-18, Porzingis ka luajtur për New York Knicks (2015-16 deri në 2017-18), Dallas Mavericks (2019-20 deri në 2021-22), Washington Wizards (2021-22 deri në 2022-23), Boston Celtics (2023-24 deri në 2024-25), Atlanta (2025-26) dhe Golden State (2025-26). Ai ndihmoi Bostonin të fitonte kampionatin e NBA-së në sezonin 2023-24.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kristaps Porzing i Warriors është jashtë për një kohë të pacaktuar për shkak të një problemi shëndetësor. appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Hamza pret që presidentja ta dekretojë pa vonesa ligjin për Specialen

    Hamza pret që presidentja ta dekretojë pa vonesa ligjin për Specialen

    Hamza pret që presidentja ta dekretojë pa vonesa ligjin për Specialen

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se themelimi i grupit punues për hartimin e një strategjie shtetërore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, në shkallën e Apelit, është një hap i mirë.

    Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, Hamza bëri të ditur se para dy ditësh është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa pas diskutimeve të tyre është miratuar themelimi i këtij grupi punues.

    Ai theksoi se mbrojtja e luftës së UÇK-së është përgjegjësi edhe ndaj brezave që e kanë trashëguar lirinë, duke shprehur besimin se presidentja do ta dekretojë ligjin brenda afatit.

    “Sot jemi në ditën e fundit të afatit ligjor të Kuvendit për ta proceduar këtë ligj të presidentja për dekretim. Besoj shumë se edhe presidentja do ta dekretojë pa vonesa. Mbrojtja e luftës së UÇK-së është përgjegjësi edhe ndaj brezave që e kanë trashëguar lirinë. Unë dhe kryeministri jemi takuar përsëri para dy ditësh dhe si rrjedhojë e diskutimeve dje është miratuar themelimi i grupit punues për strategji shtetërore për mbrojtjen e UÇK-së në shkallën e Apelit, ky është hap i mirë. Na duhet një strategji e mirëfilltë shtetërore”, ka deklaruar Hamza.

    Kreu i PDK-së foli edhe për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se ato nuk janë bërë për të fituar pëlqimin e dikujt, por për të garantuar drejtësi dhe pavarësi nga ndikimet e palëve.

    Sipas tij, nismat ligjore të Kuvendit të Kosovës nuk duhet të jenë arsye për shqetësim, por vëmendja duhet të përqendrohet te trajtimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    “Ligjin nuk e kemi bërë për t’u pëlqyer, e kemi bërë për të garantuar drejtësi dhe pavarësi nga ndikimi i çdo pale. Kosova nuk ka deleguar sovranitetin e vetë, as Dhomave të Specializuara, as askujt tjetër. Ky Kuvend dhe deputetët e tij si përfaqësues të popullit e kanë të drejtën e vetë të hartojnë e miratojnë çfarëdo ligji që e konsiderojnë të rëndësishëm për të mbrojtur vlerat tona dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë kontekst nëse dikush shqetësohet, duhet të shqetësohet për padrejtësitë në Hagë jo për nismat ligjore të Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Hamza.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Hamza pret që presidentja ta dekretojë pa vonesa ligjin për Specialen appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Lushaku-Sadriu: Dhuna dhe kërcënimet janë problem shoqëror, duhet reagim serioz

    Lushaku-Sadriu: Dhuna dhe kërcënimet janë problem shoqëror, duhet reagim serioz

    Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Lushaku-Sadriu tha se shteti duhet të reagojë fuqishëm, ndërsa Policia duhet t’i trajtojë me seriozitet kërcënimet dhe Prokuroria e Gjykata të veprojnë me kohë.

    “Kjo gjendje kërkon reagim serioz, jo vetëm nga institucionet, por edhe nga e gjithë shoqëria”, tha ajo.

    Tutje Lushaku-Sadriu theksoi se dhuna nuk fillon domosdoshmërisht me përdorimin e armëve, por shpesh nis me fyerje, kërcënime dhe përpjekje për ta frikësuar apo nënshtruar tjetrin.

    “Dhuna nuk fillon gjithmonë me armë. Gjithmonë fillon me fjalë, me fyerje, me kërcënime, me përpjekje për ta frikësuar dhe nënshtruar tjetrin. Fillon kur dikush mendon se ka të drejtë ta kontrollojë gruan, ta kontrollojë një familjar, apo ta heshtë dikë që mendon ndryshe”, ka deklaruar ajo.

    Burimi: RTKLive

  • Lushaku-Sadriu kërkon veprime urgjente kundër dhunës në familje: Gratë të mbrohen para se të vriten

    Lushaku-Sadriu kërkon veprime urgjente kundër dhunës në familje: Gratë të mbrohen para se të vriten

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka ngritur shqetësimin për rritjen e dhunës në shoqëri pas rasteve tragjike të fundit, duke kërkuar reagim më serioz nga institucionet dhe angazhim të gjithë shoqërisë për parandalimin e saj.

    Në fjalimin e saj në Kuvend, Lushaku-Sadriu ka përmendur dhunën në familje, dhunën ndaj grave, kërcënimet dhe konfliktet që përfundojnë me humbje jete, duke theksuar se kjo gjendje kërkon masa konkrete.

    Ajo ka thënë se dhuna nuk fillon domosdoshmërisht me armë, por shpesh nis me fyerje, kërcënime dhe përpjekje për ta frikësuar apo nënshtruar tjetrin.

    Sipas saj, normalizimi i dhunës verbale në familje, rrugë, rrjete sociale dhe debate publike krijon një problem më të gjerë shoqëror, pasojat e të cilit i ndiejnë edhe fëmijët që rriten në mjedise me agresivitet dhe mungesë respekti.

    Lushaku-Sadriu ka kërkuar që policia t’i trajtojë me seriozitet kërcënimet, ndërsa prokuroria dhe gjykatat të veprojnë me kohë.

    Ajo ka theksuar gjithashtu nevojën për largimin e armëve ilegale nga duart e personave që mund të rrezikojnë jetën e të tjerëve dhe për mbrojtjen e grave që përjetojnë dhunë para se situata të përfundojë në tragjedi.

    “Gratë kanë nevojë për siguri sa janë gjallë, jo pasi ato janë të vrara. Fëmijët tanë kanë nevojë për një shoqëri ku respektohet fjala e jo ku sundon frika”, ka deklaruar ajo.

    Burimi: Dukagjini

  • Hamza: Pres që presidentja ta dekretojë pa vonesa Ligjin për Specialen

    Hamza: Pres që presidentja ta dekretojë pa vonesa Ligjin për Specialen

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se para dy ditësh është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe se, si rrjedhojë e diskutimeve mes tyre, një ditë më pas është miratuar themelimi i grupit punues për hartimin e një strategjie shtetërore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në shkallën e Apelit.

    Hamza, gjatë fjalës së tij në Kuvend, e ka cilësuar këtë si një hap të mirë, duke theksuar nevojën për një strategji të mirëfilltë shtetërore.

    Hamza ka folur gjithashtu për afatin ligjor që Kuvendi ka për ta proceduar ligjin te presidentja për dekretim, duke shprehur besimin se ajo do ta dekretojë pa vonesa.

    “Sot jemi në ditën e fundit të afatit ligjor të Kuvendit për ta proceduar këtë ligj të presidentja për dekretim. Besoj shumë se edhe presidentja do ta dekretojë pa vonesa. Mbrojtja e luftës së UÇK-së është përgjegjësi edhe ndaj brezave që e kanë trashëguar lirinë. Unë dhe kryeministri jemi takuar përsëri para dy ditësh dhe si rrjedhojë e diskutimeve dje është miratuar themelimi i grupit punues për strategji shtetërore për mbrojtjen e UÇK-së në shkallën e Apelit, ky është hap i mirë. Na duhet një strategji e mirëfilltë shtetërore”, ka deklaruar Hamza.

    Hamza është ndalur edhe te ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, si dhe te diskutimet lidhur me ndikimin e mundshëm të tyre.

    Hamza ka theksuar se ndryshimet ligjore nuk janë bërë për të kënaqur dikë, por për të garantuar drejtësi dhe pavarësi nga ndikimet e jashtme. Sipas tij, shqetësimi kryesor duhet të jetë trajtimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe jo nismat ligjore të Kuvendit të Kosovës.

    “Ligjin nuk e kemi bërë për t’u pëlqyer, e kemi bërë për të garantuar drejtësi dhe pavarësi nga ndikimi i çdo pale. Kosova nuk ka deleguar sovranitetin e vetë, as Dhomave të Specializuara, as askujt tjetër. Ky Kuvend dhe deputetët e tij si përfaqësues të popullit e kanë të drejtën e vetë të hartojnë e miratojnë çfarëdo ligji që e konsiderojnë të rëndësishëm për të mbrojtur vlerat tona dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë kontekst nëse dikush shqetësohet, duhet të shqetësohet për padrejtësitë në Hagë jo për nismat ligjore të Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Hamza.

    Burimi: Dukagjini

  • Lushaku-Sadriu: Në Kosovë ka një problem shoqëror, duhet reagim serioz

    Lushaku-Sadriu: Në Kosovë ka një problem shoqëror, duhet reagim serioz

    Lushaku-Sadriu: Në Kosovë ka një problem shoqëror, duhet reagim serioz

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka ngritur shqetësimin për rastet e fundit të kërcënimeve, dhunës dhe vrasjeve në Kosovë, duke vlerësuar se vendi po përballet me një “problem shoqëror”.

    Gjatë seancës plenare të Kuvendit, ajo theksoi se situata kërkon reagim serioz jo vetëm nga institucionet, por edhe nga e gjithë shoqëria.

    “Kjo gjendje kërkon reagim serioz, jo vetëm nga institucionet, por edhe nga e gjithë shoqëria”, tha ajo.

    Lushaku-Sadriu kërkoi reagim të vendosur nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e trajtimit me seriozitet të kërcënimeve dhe të veprimit në kohë nga organet kompetente.

    “Shteti duhet të reagojë fort”, tha ajo, duke shtuar se “Policia duhet t’i marrë tepër seriozisht kërcënimet” dhe se “Prokuroria dhe Gjykata duhet të veprojnë në kohë”.

    Ajo theksoi se dhuna nuk shfaqet gjithmonë në formën e sulmeve fizike, por mund të nisë me fyerje, kërcënime dhe përpjekje për të kontrolluar apo frikësuar të tjerët.

    “Dhuna nuk fillon gjithmonë me armë. Gjithmonë fillon me fjalë, me fyerje, me kërcënime, me përpjekje për ta frikësuar dhe nënshtruar tjetrin. Fillon kur dikush mendon se ka të drejtë ta kontrollojë gruan, ta kontrollojë një familjarë, apo ta heshtë dikë që mendon ndryshe”, tha ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Lushaku-Sadriu: Në Kosovë ka një problem shoqëror, duhet reagim serioz appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Hamza: Dhomat e Specializuara kanë dalë nga mandati, ligji i kthen në binarë

    Hamza: Dhomat e Specializuara kanë dalë nga mandati, ligji i kthen në binarë

    Hamza: Dhomat e Specializuara kanë dalë nga mandati, ligji i kthen në binarë

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se pas funksionalizimit të plotë të institucioneve Kosova duhet të ketë vendosmëri politike dhe pjekuri shtetërore në çështjet që prekin themelet e shtetit.

    Ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës falenderoi deputetët për votimin e rezolutës së përbashëkt dhe ligjit për Dhomat e Specializuara për të cilin tha se e kthen në binarë mandatin e Gjykatës Speciale e cila sipas tij ka devijuar nga mandati dhe besimi i dhënë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës para më shumë se një dekade.

    Ai tha se Kosova nuk ia ka deleguar askujt sovranitetin, as Dhomave të Specializuara, e as ndonjë trupi tjetër gjykues.

    “U bën disa ditë që Kosova iu rikthye normalitetit institucional, por ky normalitet nuk do thotë se kanë përfunduar sfidat e vendit tonë, përkundrazi pikërisht në këto momente kur institucionet funksionojnë me përgjegjësi të plotë na kërkohet vendosmëri politike, pjekuri shtetërore dhe qëndrime të qarta për çështjet që prek themelet e shtetit. Dhe një prej çështjeve kryesore që po prek themelet e shtetit është procesi gjyqësor në Hagë. Ky Kuvend i ka ndërmarrur disa hapa të rëndësishëm për ta përmbushur përgjegjësinë për çka i falenderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës. E kemi një rezolutë të miratuar me 99 vota të deputetëve, e kemi një ligj të miratura me 88 vota të deputetëve që rikthen në binarë mandatin e Dhomave të Specializuara të cilat kanë dalë nga mandati që Kuvendi i Kosovës ia kishte besuar dhe dhënë para më shumë se një dekade. Kosova nuk e ka deleguar sovranitetin e vendit, as Dhomave të Specializuara, asnjë trupi gjykues dhe askujt tjetër”, tha ai.