Blog

  • Gazetarja Natacha Polony shpall kandidaturën për presidente të Francës

    Gazetarja Natacha Polony shpall kandidaturën për presidente të Francës

    Gazetarja franceze Natacha Polony ka njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, duke iu bashkuar listës në rritje të pretendentëve për postin.

    Gjatë një interviste të mërkurën në radion France Inter, ish-kryeredaktorja e revistës “Marianne” tha se synon të ndryshojë peizazhin politik francez. Ajo kritikoi gjendjen e vendit, duke denoncuar atë që e cilësoi si humbje të plotë të reputacionit të Francës.

    Në qendër të platformës së saj janë sovraniteti ekonomik, energjetik dhe ushqimor, si dhe riindustrializimi. Sipas Polony, forcimi i prodhimit vendas do të ndihmonte në gjallërimin e ekonomisë dhe rritjen e të ardhurave të shtetit.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale pas intervistës, ajo theksoi se aftësia e Francës për të prodhuar atë që i nevojitet lidhet drejtpërdrejt me pavarësinë e saj dhe financimin e shërbimeve publike.

    Polony e paraqiti prodhimin vendas si të domosdoshëm për mbështetjen e shkollave dhe spitaleve, ruajtjen e modelit shoqëror, krijimin e vendeve të kualifikuara të punës dhe përgatitjen për zhvillimet në inteligjencën artificiale.

    Në fund të gushtit, ajo themeloi lëvizjen “Nous sommes la France”, përmes së cilës synon të bashkojë qytetarët që nuk ndihen të përfaqësuar nga alternativat aktuale politike.

    Gati 30 figura publike kanë shpallur kandidaturën ose përmenden si kandidatë të mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. Mes emrave kryesorë janë Marine Le Pen, Jean-Luc Mélenchon dhe ish-kryeministrat Édouard Philippe e Gabriel Attal.

    Në qendrën e majtë, Raphaël Glucksmann synon të paraqitet si alternativë ndaj të majtës radikale të Mélenchonit. Ndërkaq, François Hollande, Dominique de Villepin dhe Bruno Le Maire ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të hyjnë në garë.

    Përfshirja në garën zyrtare kërkon që secili kandidat të sigurojë të paktën 500 mbështetje nga zyrtarë të zgjedhur.

    Burimi: Dukagjini

  • Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të enjten në Kosovë, këto janë temperaturat

    Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të enjten në Kosovë, këto janë temperaturat

    Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të enjten në Kosovë, këto janë temperaturat

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten, më 15 tetor 2026, në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të enjten në Kosovë, këto janë temperaturat appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • City mposhtet në shtëpi nga kampioni i Evropës

    City mposhtet në shtëpi nga kampioni i Evropës

    City mposhtet në shtëpi nga kampioni i Evropës

    Kampioni i Evropës në futboll, Parisi, duket se e ka seriozisht mbrojtjen e titullit këtë sezon.

    Francezët avancuan herët në pjesën e parë ndaj Manchester Cityt, duke shënuar dy gola të shpejtë (13’ dhe 15’) përmes Doue, respektivisht Dembele.

    Vitinha shënoi për 0-3 në minutën e 32-të, për të përfunduar pjesën e parë me dominim total në shtëpinë e “Qytetarëve” anglezë.  

    Pjesa e dytë nisi më mirë për anglezët, kur Haaland shënoi në minutën e 53-të për të ngushtuar epërsinë e francezëve.

    Por, rreth 10 minuta më pas, sulmuesi i Parisit, Maghnes Akliouche shënoi për rezultatin 1-4.

    Për të mbajtur shpresat gjallë për Cityn, Haaland shënoi sërish në minutën e 75-të për rezultatin 2-4.

    Anglezët vazhduan sulmin me intensitet të lartë, duke e dominuar sidomos pjesën e fundit të pjesës së dytë.

    Megjithatë, në minutat e fundit të pjesës së dytë, u akordua penallti për Parisin, por Donnarumma e priti goditjen e ish-lojtarit të Cityt, Ferran Torres.

    Fitorja në fund i takoi Pairisit. /Klankosova.tv

  • Fenerbahçe demolohet nga Aston Villa, Muriqi luajti për 70 minuta

    Fenerbahçe demolohet nga Aston Villa, Muriqi luajti për 70 minuta

    Fenerbahçe demolohet nga Aston Villa, Muriqi luajti për 70 minuta

    Aston Villa e ka demoluar Fenerbahçen në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:0.

    Anglezët në “Villa Park” e kanë hapur serinë e golave në minutën e 12-të me Manzambin, derisa Jackson ka shënuar edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë, në minutat e 31-të dhe 39-të, për rezultatin 3:0.

    Edhe pjesa e dytë ka qenë e tëra në dominim të skuadrës së Unay Emeryt, me dy dola të tjerë që i ka shënuar Barley në minutat e 68-të dhe 72-të për 5:0.

    Kurse, Tammy Abrahma është kujdestur për rezultatin e thellë 6:0, duke shënuar në minutën e 90-të.  

    Në këtë ndeshje, nga minuta e parë ka startuar edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili më pas është zevndësuar në minutën e 69-të nga Romelu Lukaku.

    Me këtë fitore, Aston Villa ngjitet në vendin e 3-të më 6 pikë, derisa Fenerbahçe në dy ndeshjet e para ka arkëtuar vetëm 1 pikë, duke u pozicionuar në pjesën e poshtme të tabelës.

  • Kujt i pengon Shqipëria në BE?

    Kujt i pengon Shqipëria në BE?

    Kujt i pengon Shqipëria në BE?

    Hapja e të gjithë klasterëve dhe mbyllja e kapitujve gjatë dialogut Tiranë–Bruksel, në procesin e integrimit evropian, ka shqetësuar lozhën që ishte mësuar ta vëzhgonte Shqipërinë me shpotitje dhe me kompleksin e epërsisë.

    Atyre u duhet një Shqipëri e izoluar joevropiane, e korruptuar, dhe e paaftë për të qëndruar më vete.

    Kjo kërkon përgjigje shtetërore!

    Ajo që po ndodh kërkon që Brukseli, Uashingtoni dhe vendet mike të Evropës – Berlini, Parisi, Roma dhe Londra – si dhe kori diplomatik evropian, të dërgojnë mesazhe të qarta kundër kësaj qasjeje dashakeqe.

    Shqipëria stabile, me synim dhe rrugëtim të qartë drejt anëtarësimit në BE dhe tashmë anëtare e NATO-s, është një partnere e nevojshme dhe e vyer në Bririn juglindor të Evropës.

    Një Shqipëri stabile i shërben stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në këtë pjesë të Evropës.

    Shqipëria stabile i shërben stabilitetit në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Greqi, Itali dhe në të gjithë BE-në.

    Ky është një imperativ i historisë së re të Evropës.

    Albert Prenkaj

  • Protesta e dhunshme që shkatërroi Tiranën, shoqërohen disa të rinj pas përfundimit të tubimit

    Protesta e dhunshme që shkatërroi Tiranën, shoqërohen disa të rinj pas përfundimit të tubimit

    Protesta e dhunshme që shkatërroi Tiranën, shoqërohen disa të rinj pas përfundimit të tubimit

    Pas përfundimit të protestës në Tiranë, policia ka ndaluar disa të rinj.

    Ngjarja vjen pas protestës së zhvilluar në kryeqytet, ku pati tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

    Protestuesit u kanë vënë flakën institucioneve shtetërore dhe bizneseve private apo dhe koshave të mbeturinave. Gjithashtu kanë thyer semaforë dhe çdo gjë që u ka dalë para.

    Ndërkohë sipas informacionit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin aktualisht trajtim mjekësor 29 persona, mes tyre 23 efektivë policie, 5 protestues dhe një kalimtar.

    Nga ana tjetër, sipas të dhënave të raportuara, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) nuk ka aktualisht persona të lënduar./TCH/

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protesta e dhunshme që shkatërroi Tiranën, shoqërohen disa të rinj pas përfundimit të tubimit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Crosetto nga Prishtina: Po shqyrtojmë vendosjen e radarëve ushtarakë në Ballkan

    Crosetto nga Prishtina: Po shqyrtojmë vendosjen e radarëve ushtarakë në Ballkan

    Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Crosetto i bëri këto deklarata në Prishtinë, në margjinat e ceremonisë së ndërrimit të komandës së misionit të KFOR-it, ku gjeneralmajori Roberto Vergori mori drejtimin e misionit.

    “Po rimarrim komandën me gjeneralin Vergori dhe këtë po e bëjmë me një angazhim që do të vazhdojë edhe kur KFOR-i ta zvogëlojë praninë e tij në Kosovë, sepse për ne Ballkani përfaqëson një pikë referimi për sigurinë tonë”, deklaroi Crosetto.

    Ai theksoi rëndësinë e garantimit të sigurisë në Ballkan dhe mundësinë e vendosjes së radarëve në rajon për parandalimin e kërcënimeve.

    “Garantimi i sigurisë në Ballkan dhe shfrytëzimi i mundësive që ofron ky rajon edhe në të ardhmen, duke menduar për vendosjen e radarëve këtu, të cilët do të na mundësonin të mbronim si këto vende, ashtu edhe vendin tonë, për të parandaluar kërcënimet, është diçka thelbësore”, tha ministri italian.

    Crosetto foli edhe për kërcënimet e ardhshme të sigurisë, duke përmendur raketat që kanë goditur aeroportet në Arabinë Saudite.

    “Nëse marrim parasysh se raketat që goditën aeroportet në Arabinë Saudite ishin ndërtuar nga Huthit, pra jo nga inxhinierë të sofistikuar, dhe arritën shpejtësinë prej 8.500 kilometrash në orë, kuptojmë se me çfarë kërcënimesh do të përballen të gjitha vendet në të ardhmen dhe sa e rëndësishme është të sigurohet mbrojtja edhe e vendeve kufitare dhe vendeve mike”, shtoi Crosetto.

    Ai theksoi se bashkëpunimi me vendet mike është i rëndësishëm për krijimin e një mbulimi mbrojtës që do të mundësonte parandalimin e kërcënimeve në të ardhmen.

    Burimi: RTKLive

  • Trepça fiton në Kroaci, `Xehetarët` vazhdojnë rrugëtimin evropian

    Trepça fiton në Kroaci, `Xehetarët` vazhdojnë rrugëtimin evropian

    Skuadra nga Mitrovica ka vazhduar me paraqitje të mira në arenën evropiane, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në të gjitha garat, pas triumfit ndaj Vëllaznimit në fundjavë.

    Pas një serie prej katër humbjeve radhazi, përfshirë ato në Superkupën e Kosovës, Superligë dhe në xhiron e parë të FIBA Europe Cup, “Xehetarët” janë rikthyer te rezultatet pozitive.

    Ndeshja ndaj skuadrës kroate nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për mitrovicasit, të cilët e kanë humbur çerekun e parë me rezultat 22:19. Megjithatë, ekipi i drejtuar nga trajneri Adis Beqiragiq ka reaguar në periudhën e dytë.

    Trepça e ka fituar çerekun e dytë me rezultat 19:6, duke krijuar epërsi prej dhjetë pikësh në pushimin mes pjesëve. Në vazhdim, skuadra kosovare e ka menaxhuar mirë ndeshjen dhe nuk ka lejuar që Splitit t’i jepej mundësia për rikthim, për ta mbyllur takimin me fitore prej nëntë pikësh, 78:69.

    Më i dalluari te Trepça ka qenë Kevin Bracy-Davis, i cili realizoi 18 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim. Për paraqitjen e tij, ai është vlerësuar edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.

    Kontribut të rëndësishëm kanë dhënë edhe James Graham me 15 pikë dhe JaCori Payne me 12. Drilon Hajrizi dhe Mikaile Tmushiq kanë shtuar nga 11 pikë secili.

    Te skuadra kroate, më efikasi ka qenë slloveni Matic Rebec me 15 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.

    Trepça do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cup më 21 tetor, kur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do ta presë skuadrën çeke BK Opava.

    Para kësaj përballjeje evropiane, mitrovicasit do të luajnë të dielën, nga ora 17:00, në udhëtim ndaj Borës, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës.

    Ndërkohë, Bashkimi nuk ka udhëtuar drejt Anglisë për ndeshjen ndaj Manchesterit, për shkak të problemeve me dokumentacionin e vizave. Skuadra prizrenase, e cila bën pjesë në Grupin F, kishte fituar në ndeshjen e parë të kësaj gare.

    Burimi: RTKLive

  • Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

    Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

    Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

    Mediumi italian “Infodifesa.it”, i cili raporton për çështje të mbrojtjes, ka shkruar për marrjen e komandës së KFOR-it nga gjenerali italian Roberto Vergori, duke theksuar se tranzicioni i përgjegjësisë për Urën e Ibrit te Policia e Kosovës tashmë është i dukshëm në terren.

    Sipas këtij mediumi, ndryshimi vërehet në kalimin e përgjegjësisë për urën kryesore mbi Ibër, në Mitrovicë, te Policia e Kosovës, si dhe në përfshirjen e saj në dispozitivin e sigurisë përreth Manastirit të Deçanit.

    “Tranzicioni tashmë është i dukshëm në terren: kalimi i përgjegjësisë për urën kryesore mbi Ibër, në Mitrovicë, te Policia e Kosovës, si dhe përfshirja e kësaj policie në dispozitivin e sigurisë përreth Manastirit të Deçanit”, shkruan mediumi italian.

    Në raportim citohet edhe gjenerali turk Ozkan Ulutas, i cili, para largimit nga komanda e KFOR-it, kishte theksuar se ky proces nuk nënkupton bartjen e mandatit të misionit te Policia e Kosovës dhe as zvogëlimin e angazhimit të NATO-s.

    “Optimizimi nuk përbën transferim të mandatit të KFOR-it te Policia e Kosovës dhe as nuk përfaqëson tërheqje apo zvogëlim të angazhimit të NATO-s”, kishte deklaruar Ulutas.

    Megjithatë, pavarësisht këtij progresi, “Infodifesa” shkruan se vetë komanda e përshkruan situatën e sigurisë si “të brishtë”, me “potencial për tensione të reja”, veçanërisht në veri të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia jep detaje për 46-vjeçarin që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt: Vetura me targa të huaja iu gjet në park

    Policia jep detaje për 46-vjeçarin që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt: Vetura me targa të huaja iu gjet në park

    Policia jep detaje për 46-vjeçarin që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt: Vetura me targa të huaja iu gjet në park

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për 46-vjeçarin që u gjet pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.

    Sipas Policisë, rasti ishte raportuar më 14 tetor 2026, rreth orës 19:20, pasi familjarët kishin njoftuar se 46-vjeçari ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin arritur të kontaktonin me të.

    Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave, në Rahovicë, është gjetur vetura e tij e markës “Shkoda”, me targa të huaja.

    Për kërkimin e tij janë angazhuar njësitë relevante policore, përfshirë njësinë K9, si dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës.

    Pas disa orësh kërkime, është gjetur një trup i pajetë, që dyshohet se i përket 46-vjeçarit të raportuar të zhdukur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë përkatëse policore.

    Rrethanat e rastit janë duke u hetuar, ndërsa informata shtesë pritet të bëhen të ditura përmes raportit vijues të Policisë.

    Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia jep detaje për 46-vjeçarin që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt: Vetura me targa të huaja iu gjet në park appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali