Blog

  • OVL-UÇK i reagon Kosit: Nëse nuk fillon zbatimi i ligjit pas hyrjes në fuqi, rinisin protestat

    OVL-UÇK i reagon Kosit: Nëse nuk fillon zbatimi i ligjit pas hyrjes në fuqi, rinisin protestat

    OVL-UÇK i reagon Kosit: Nëse nuk fillon zbatimi i ligjit pas hyrjes në fuqi, rinisin protestat

    OVL-UÇK ka vlerësuar se Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duhet të shqetësohet për padrejtësitë në procesin gjyqësor kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe jo siç thuhet në reagim, për nismat ligjore të deputetëve të zgjedhur nga populli i Kosovës.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar nga Kos që t’i trajtojë shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë process.

    “Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, në vendimin KSC-CC-2022, paragrafi 83, ka konstatuar vetë të drejtën e Kuvendit të Kosovës për të kufizuar juridiksionin e Dhomave të Specializuara përmes ligjit dhe Kuvendi i Kosovës tashmë e ka bërë këtë”.

    Ky ligjm, sipas OVL-UÇK duhet të zbatohet në plotni dhe nëse nuk fillon zbatimi i tij pas hyrjes në fuqi, thuhet se veteranët dhe qytetarët e Kosovës do t’i rifillojnë protestat masive para institucioneve të BE-së në Kosovë.

    Në reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së gjithashtu thuhet se Kuvendi i Kosovës është institucion sovran dhe përfaqësues i vullnetit të qytetarëve, prandaj siç thuhet në reagim, ndërhyrjet dhe presioni ndaj ushtrimit të mandatit të tij janë të papranueshme.

    “Komisionerja Marta Kos duhet të kërkojë drejtësi të paanshme dhe respektim të të drejtave të njeriut, e jo t’u tregojë deputetëve të Kosovës se si duhet ta ushtrojnë mandatin e tyre”, ka shkruar OVL-UÇK./Klankosova.tv

  • Konjufca në Pragë flet për sulmin në Banjskë dhe atë në Ibër-Lepenc

    Konjufca në Pragë flet për sulmin në Banjskë dhe atë në Ibër-Lepenc

    Konjufca në Pragë flet për sulmin në Banjskë dhe atë në Ibër-Lepenc

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në edicionin e 30-të të Forumit 2000 në Pragë, ku ka diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

    Në panelin “Bridging the Divide – Crafting a Transatlantic Roadmap for Tech & Economic Security”, Konjufca e ka cilësuar Kosovën si dëshmi konkrete të suksesit të bashkëpunimit transatlantik.

    Sipas tij, Kosova ka shënuar përparim nga një vend i shkatërruar nga lufta në një demokraci që po zhvillohet në paqe, falë qëndrueshmërisë së institucioneve dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

    Duke iu referuar sulmeve në Banjskë dhe në kanalin e Ibër-Lepencit, Konjufca ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë dëshmuar vendosmëri dhe kapacitet për t’u përballur me kërcënimet dhe përpjekjet për destabilizim.

    Ai ka vënë në pah edhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga partnerët transatlantikë për mbrojtjen e sigurisë së vendit.

    Në fund, Konjufca ka theksuar se përvoja e Kosovës dëshmon rëndësinë e unitetit transatlantik për sigurinë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Konjufca në Pragë flet për sulmin në Banjskë dhe atë në Ibër-Lepenc appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës

    Kurti priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës, Arnaud Dusaucy, të cilit i uroi suksese në detyrën e re.

    Kryeministri Kurti theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës janë forcuar me hapa konkretë në siguri dhe drejtësi, nga bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes te marrëveshja për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale.

    Në takim u bisedua për synimet dhe mënyrat e zgjerimit të këtij partneriteti edhe në infrastrukturë e energji, sektorë në të cilët ka hapësirë për projekte të përbashkëta dhe për investime belge, me mërgatën tonë si urë lidhëse.

    Po ashtu, u diskutua për rrugën evropiane, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përparimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it: Ulutaş largohet nga Kosova si mik

    Kurti takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it: Ulutaş largohet nga Kosova si mik

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe bashkërendimin gjatë dy mandateve të tij në krye të misionit të NATO-s në Kosovë.

    Kurti bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, zhvillimet politike dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon, ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it. Ai tha se Ulutaş largohet nga Kosova si mik, me të cilin do të ruhen kujtime të mira.

    “Në dy mandatet e tij të komandës së KFOR-it, komunikimi me Gjeneralmajor Özkan Ulutaş ka qenë konstruktiv, ndërsa ai largohet nga vendi ynë si mik me të cilin do të ruajmë kujtime të mira. Në takimin lamtumirës sot, e falënderova për bashkëpunimin e bashkërendimin. Biseduam për rrugën drejt anëtarësimit në NATO, por edhe për zhvillimet aktuale politike, për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës, për ndërveprimin e mirë të institucioneve të Republikës e KFOR-it, si dhe për mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të tij”, ka shkruar Kurti.

    Burimi: Dukagjini

  • Kolaj kërkon më shumë angazhim institucional për ish-krerët e UÇK-së

    Kolaj kërkon më shumë angazhim institucional për ish-krerët e UÇK-së

    Kolaj kërkon më shumë angazhim institucional për ish-krerët e UÇK-së

    Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka kërkuar angazhim më të madh institucional për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Duke folur në emisionin “Rubikon”, Kolaj kritikoi Qeverinë, duke thënë se, përveç përmbushjes së obligimeve që rrjedhin nga Ligji për Mbështetje Financiare, nuk ka ndërmarrë veprime të tjera në këtë drejtim.

    “Asnjë veprim. Ju e dini dhe ne jemi dëshmitarë, ku edhe kanë përtuar të bisedojnë për këtë temë kur janë pyetur. Ne kemi kërkuar vazhdimisht që duhet të fuqizohet mbështetja ekonomike, por edhe ndihma përmes ekspertëve dhe gjetjës së provave. Të merret shembull vetëm Kroacia, nuk kemi pasur nevojë të shkojmë askund më larg. Nuk është bërë asnjë gjë”, deklaroi Kolaj në Klan Kosova.

  • Haradinaj kritikon institucionet për mungesën e veprimeve pas vendimit në Hagë

    Haradinaj kritikon institucionet për mungesën e veprimeve pas vendimit në Hagë

    Haradinaj kritikon institucionet për mungesën e veprimeve pas vendimit në Hagë

    Opinionistja Meliza Haradinaj ka kritikuar institucionet e Kosovës për mungesën e veprimeve pas vendimit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

    Ajo ka thënë se Kosova nuk ka kërkuar reciprocitet nga Serbia dhe se një votim për ndryshimet ligjore nuk duhet të konsiderohet si përfundim i angazhimit të shtetit.

    “Edhe sot pas gjashtë vitesh gjykim të krerëve të UÇK-së dhe pas një vendimi drakonik ndaj tyre, ne sot nuk marrim asnjë meritë për hapin e madh dhe të gabuar në dëmtimin, në vetëshkatërrimin sot si shtet që kemi bërë me Gjykatën Speciale. Asnjëherë nuk kemi kërkuar reciprocitet që të njëjtat veprime t’i bëjë Serbia, pra këto janë dështimet tona”, ka deklaruar Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

    Ish-ministrja e Jashtme ka kritikuar gjithashtu mungesën e një strategjie shtetërore për të ndihmuar në procesin e Apelit, duke thënë se institucionet është dashur të vepronin më herët dhe të vazhdonin angazhimin edhe pas votimit.

    “Ne po mendojmë që me një veprim, me një votim e kemi konsideruar ligjin si strategji që aty fillon dhe mbaron puna jonë, puna është dashur të nisej shumë më herët dhe të vazhdojë edhe më tej. I numëroj ditët, ka kaluar një muaj pothuajse nga vendimi drakonik. Gati një muaj dhe ende nuk kemi asnjë veprim shtetëror, asnjë strategji, asgjë në drejtim të ndihmës së Apelit. Asnjë grup punues, asgjë fare. Ne pritjet i kemi shumë të larta, ndërsa detyrat e shtëpisë nuk i bëjmë”, ka thënë Haradinaj./Klankosova.tv

  • Shabani: Kjo qeverisje s'ka bërë asnjë hap konkret për ish-krerët e UÇK-së (VIDEO)

    Shabani: Kjo qeverisje s’ka bërë asnjë hap konkret për ish-krerët e UÇK-së (VIDEO)

    Shabani: Kjo qeverisje s'ka bërë asnjë hap konkret për ish-krerët e UÇK-së (VIDEO)

    Opinionistja Anita Shabani është shprehur se ka mungesë të veprimeve konkrete lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

    Shabani tha se institucionet e vendit është dashur të ndërmarrin hapa konkretë me kohë, në mënyrë që të shfrytëzoheshin të gjitha mundësitë ligjore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

    “Z. Kurti dhe kjo qeverisje nuk kanë bërë asgjë konkrete në lidhje me diplomacinë apo në lidhje me këtë ligj, apo ndonjë hap konkret që ka të bëjë me krerët e UÇK-së që janë gjykuar në Hagë. Në vazhdimësi, sepse ne e kemi pasur edhe rastin e z.Cali, që është dënuar, dhe nuk kemi pasur një reagim të mjaftueshëm as nga qeveria, por as nga partitë opozitare”, deklaroi Shabani në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

    Shabani u ndal edhe te reagimi i Bashkimit Evropian ndaj ndryshimit të ligjit, duke thënë se Kosova duhet ta shprehë qëndrimin e saj institucional, pavarësisht rezervave që ka për reagimin e qeverisë.

    “Sa i përket reagimit të Bashkimit Evropian, nëse për ta është e papranueshme ndryshimi i ligjit, atëherë edhe Kosova do ta ketë qëndrimin e vet karshi kësaj. Edhe pse i kemi rezervat tona që kjo qeverisje mund të bëjë një reagim të tillë, sepse edhe pwr neve është e papranueshme për ne që krerët e UÇK-së të dënohen më shumë se agresori, më shumë se ata që kanë kryer gjenocid këtu”, u shpreh ajo./Klankosova.tv

     

  • Qytetari denoncon për Sinjalin: Chair shtyn për 12 orë fluturimin drejt Bazelit, udhëtarët kishin kryer check-in-in dhe dorëzuar bagazhet

    Qytetari denoncon për Sinjalin: Chair shtyn për 12 orë fluturimin drejt Bazelit, udhëtarët kishin kryer check-in-in dhe dorëzuar bagazhet

    Qytetari denoncon për Sinjalin: Chair shtyn për 12 orë fluturimin drejt Bazelit, udhëtarët kishin kryer check-in-in dhe dorëzuar bagazhet

    Një qytetar ka denoncuar për Gazetën Sinjali shtyrjen e fluturimit të kompanisë ajrore Chair drejt Bazelit dhe Mulhouse-it, i cili ishte planifikuar të realizohej sonte në orën 20:45, por është shtyrë për nesër në mëngjes, në orën 08:45.

    Sipas qytetarit, udhëtarët kishin kryer tashmë procedurat e check-in-it dhe dorëzimin e bagazheve, kur janë njoftuar për shtyrjen e fluturimit për 12 orë.

    Ai thotë se kjo nuk është hera e parë që përballet me një situatë të tillë, duke pretenduar se kompania e ka përsëritur disa herë këtë praktikë.

    Deri më tani, nuk ka informacione të tjera lidhur me arsyen e shtyrjes së fluturimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Qytetari denoncon për Sinjalin: Chair shtyn për 12 orë fluturimin drejt Bazelit, udhëtarët kishin kryer check-in-in dhe dorëzuar bagazhet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mehmetaj-Grudës: Ligjin e bëtë në pazar me Kurtin, e ndalët protestën dhe ia dhatë presidenten

    Mehmetaj-Grudës: Ligjin e bëtë në pazar me Kurtin, e ndalët protestën dhe ia dhatë presidenten

    Gazetari Lirim Mehmetaj i ka thënë deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë janë rezultat i një marrëveshjeje politike me kryeministrin Albin Kurti.

    Në Debat Plus, Mehmetaj ka thënë se përmes kësaj marrëveshjeje PDK-ja e ndali protestën, mbështeti zgjedhjen e presidentes dhe ia vazhdoi mandatin Kurtit.

    “Ligjin e keni bërë veç në pazar me Albin Kurtin. E ndalët protestën, ia dhatë presidenten, ia vazhduat mandatin”, iu drejtua Mehmetaj deputetit Gruda.

    Deklarata e Mehmetajt erdhi në kuadër të debatit për ndryshimet ligjore që synojnë kufizimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale.

    Ndryshimet u miratuan nga Kuvendi më 7 tetor, në të njëjtën ditë kur Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

    Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

    Zëvendëskryetari i partisë kroate, njëherit deputeti kroat i Dom i Nacionalno Okupljanje (DOMiNO), Igor Peternel, ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, duke kritikuar njëkohësisht skenën politike në Serbi.

    “Kosova është shtet sovran dhe i pavarur!”, ka theksuar Peternel, duke iu drejtuar politikanëve serbë.

    Ai kritikoi ashpër situatën politike në Serbi, duke thënë: “Në Serbi keni çetnikizëm përballë një çetnikizmi edhe më të madh, të gjithë janë njësoj atje!”

    Peternel theksoi se Kroacia duhet të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj Serbisë dhe t’u përgjigjet qartë provokimeve të saj.

    Burimi: RTKLive