Blog

  • AFA: Pjesëmarrja e kryeterroristit Radoiçiq në tubimin elektoral, shqetësuese

    AFA: Pjesëmarrja e kryeterroristit Radoiçiq në tubimin elektoral, shqetësuese

    Organizata Albanians for America (AFA) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me raportimet se Milan Radoiçiq është parë përkrah Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një tubimi elektoral të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc.

    Në një deklaratë publike, AFA ka kritikuar dështimin e vazhdueshëm të Serbisë për të siguruar llogaridhënie për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Sipas organizatës, Radoiçiq, i cili ka pranuar publikisht përgjegjësinë për organizimin e sulmit, vazhdon të jetë i lirë në Serbi, pavarësisht se kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe përballet me akuza penale lidhur me ngjarjen. AFA rikujton gjithashtu thirrjet e përsëritura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për vendosjen para drejtësisë të personave përgjegjës.

    Organizata vlerëson se prania publike e Radoiçiqit përkrah djalit të Vuçiqit, së bashku me mungesën e llogaridhënies për sulmin në Banjskë dhe lidhjet e ngushta të udhëheqjes serbe me Moskën, ngrenë pikëpyetje serioze për orientimin politik të Serbisë dhe ndikimin e tij në sigurinë rajonale.

    AFA u ka bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që të rrisin presionin ndaj Beogradit për dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe personave të tjerë të kërkuar në lidhje me sulmin, në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë para autoriteteve të Kosovës.

    Po ashtu, organizata kërkon një rivlerësim kritik të rolit të Serbisë nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiqit, duke marrë parasysh veprimet e saj dhe pasojat e mundshme për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

    Në përfundim të deklaratës, Albanians for America thekson se përkushtimi i Serbisë ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal duhet të dëshmohet përmes veprimeve konkrete dhe jo vetëm përmes deklaratave politike.

    “Llogaridhënia për Banjskën është vonuar për një kohë të gjatë”, thuhet në deklaratën e organizatës

    Burimi: RTKLive

  • Islami: Nga Banjska te “Bota Serbe”, rreziqet për stabilitetin e Ballkanit

    Islami: Nga Banjska te “Bota Serbe”, rreziqet për stabilitetin e Ballkanit

    Sipas Islamit, zhvillimet e fundit në skenën politike serbe nuk duhet të shihen vetëm si pjesë e garës së brendshme politike, por edhe në kontekstin e sfidave gjeopolitike që mund të ndikojnë në stabilitetin e Ballkanit.

    Ai vlerëson se ngjarjet në Banjskë dhe sulmi ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, përfshirë kanalin Ibër-Lepenc, ngrenë shqetësime serioze për sigurinë kombëtare. Islami pretendon se këto zhvillime lidhen me një strategji më të gjerë dhe kërkon vëmendje të shtuar nga institucionet përgjegjëse.

    Në këtë kontekst, ai përmend edhe Milan Radoiçiqin dhe paraqitjen e tij në mbështetje të strukturave politike të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas vlerësimit të Islamit, këto zhvillime ngrenë pikëpyetje për raportet ndërmjet strukturave politike serbe dhe personave të përfshirë në ngjarje që kanë cenuar sigurinë në rajon.

    Një tjetër çështje e ngritur nga profesori është koncepti i “Botës Serbe”, i lidhur me Aleksandar Vulinin. Islami e konsideron këtë platformë si një rrezik të mundshëm për sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve të rajonit, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë nxitja e tensioneve etnike dhe politike.

    Ai gjithashtu shpreh shqetësime për afërsinë politike të Serbisë me Rusinë, duke vlerësuar se ndikimi rus mund të paraqesë sfida shtesë për sigurinë rajonale, përfshirë rreziqet nga spiunazhi, sulmet kibernetike dhe provokimet e mundshme.

    Në përfundim, Avni Islami u bën thirrje institucioneve të sigurisë së Kosovës që të shtojnë vigjilencën dhe të forcojnë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Xhemaili: Pushteti sulmon mediat ekzistuese, po hap platforma të kontrolluara nga Sveçla

    Xhemaili: Pushteti sulmon mediat ekzistuese, po hap platforma të kontrolluara nga Sveçla

    Xhemaili: Pushteti sulmon mediat ekzistuese, po hap platforma të kontrolluara nga Sveçla

    Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar lidhur me vazhdimin e sulmeve ndaj gazetarit Fidan Jupolli, duke kritikuar pushtetin për qasjen ndaj mediave dhe paralajmëruar për rrezikun e kontrollit mbi informacionin.

    “Një ditë pasi reaguam ndaj sulmeve ndaj gazetarit Fidan Jupolli, e që paskan vazhduar edhe sot, pushteti qenka lajmëruar me projektin më të ri ‘Radio Policia’”, ka shkruar Xhemaili.

    Ai ka thënë se, sipas tij, gjatë gjashtë viteve të fundit sulmet ndaj gazetarëve janë bërë përditshmëri në Kosovë.

    “Matematika e pushtetit, t’i sulmojmë mediat ekzistuese e t’i hapim ato të kontrolluarat nga zyra e Sveçlës, me direktiva të Dejonës”, ka deklaruar Xhemaili.

  • Në ditën e lamtumirës së fundit, Valon Ramushit i caktohet një muaj paraburgim

    Në ditën e lamtumirës së fundit, Valon Ramushit i caktohet një muaj paraburgim

    Në ditën e lamtumirës së fundit, Valon Ramushit i caktohet një muaj paraburgim

    Në ditën kur familjarët po përgatiten t’u japin lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bugujevcit, motër e vëlla që mbetën të vrarë tragjikisht në Livoç të Ultë të Gjilanit, Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Valon Ramushit, i dyshuar për vrasjen e tyre.

    Tragjedia që ndodhi më 9 tetor ka lënë të tronditur familjarët dhe opinionin publik, ndërsa sot, më 11 tetor, dy viktimave do t’u jepet lamtumira e fundit, raporton Gazeta Sinjali.

    Derisa familja Bugujevci po përballet me dhimbjen e humbjes së dy anëtarëve të saj, Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për paraburgimin e të dyshuarit.

    Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës, Ramushi dyshohet se fillimisht kishte qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, Nafijen, derisa ajo ndodhej në ulësen e pasagjerit në veturën që ai po drejtonte.

    Më pas, në hyrje të fshatit Livoç i Ultë, dyshohet se kishte ndaluar pranë automjetit ku ndodheshin familjarët e bashkëshortes.

    “Unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra”, janë fjalët që, sipas përshkrimit të Gjykatës, i pandehuri dyshohet t’ua ketë thënë familjarëve përpara se të shtinte me armë zjarri.

    Nga të shtënat mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes Egzon Bugujevci, ndërsa një person tjetër u plagos rëndë. Një tjetër arriti të largohej.

    Pas ngjarjes, sipas Gjykatës, i dyshuari kishte dërguar automjetin me trupin e pajetë të bashkëshortes pranë Emergjencës së Spitalit Rajonal të Gjilanit, ndërsa më pas ishte dorëzuar në Polici.

    Valon Ramushi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe se masat alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

    Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Në ditën e lamtumirës së fundit, Valon Ramushit i caktohet një muaj paraburgim appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mourinho shmang konferencën për shtyp pas fitores së Real Madridit, frikësohet nga pezullimi

    Mourinho shmang konferencën për shtyp pas fitores së Real Madridit, frikësohet nga pezullimi

    Mourinho shmang konferencën për shtyp pas fitores së Real Madridit, frikësohet nga pezullimi

    Jose Mourinho ka vendosur të mos paraqitet në konferencën për shtyp pas fitores dramatike 1-0 të Real Madridit ndaj Villarrealit në Santiago Bernabeu, raporton mediumi “El Mundo”.

    Sipas raportimit, trajneri portugez ka zgjedhur të mos flasë para gazetarëve nga frika se deklaratat e tij për gjykimin mund t’i kushtonin me pezullim për dy ndeshjet e ardhshme të La Ligës, ndaj Sevillas dhe Barcelonës.

    Gazetarët kishin pritur paraqitjen e zakonshme të trajnerit pas ndeshjes, por Mourinho nuk u shfaq në sallën e konferencave.

    Vendimi i tij erdhi pas një pjese të dytë të tensionuar, e cila u shoqërua me polemika rreth vendimeve të gjyqtarit. Në mesin e incidenteve ishte edhe kartoni i kuq i Vinicius Juniorit, pas një përplasjeje me një kundërshtar, gjatë së cilës braziliani dyshohet se i tërhoqi flokët.

    Ndërkohë, Real Madridi pritet të paraqesë ankesë zyrtare lidhur me gjykimin në këtë përballje.

    Sipas “El Mundo”, Mourinho ka preferuar të shmangë deklaratat publike që mund të interpretoheshin si kritika ndaj arbitrave dhe të rrezikonin praninë e tij në stol në ndeshjet e ardhshme, veçanërisht në përballjen ndaj Barcelonës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mourinho shmang konferencën për shtyp pas fitores së Real Madridit, frikësohet nga pezullimi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia e Kosovës planifikon hapjen e radios së saj, tregon qëllimin

    Policia e Kosovës planifikon hapjen e radios së saj, tregon qëllimin

    Policia e Kosovës planifikon hapjen e radios së saj, tregon qëllimin

    Policia e Kosovës ka nisur vite më parë analizimin e mundësisë për hapjen e një radioje të saj, me synimin për të promovuar punën e institucionit dhe për të qenë më afër qytetarëve.

    Në një përgjigje për Gazetën Sinjali, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për këtë çështje është formuar një grup punues, i cili ka analizuar modelet e funksionimit të radiove, përfshirë edhe Radio KFOR-in, që funksionon në Kosovë që nga paslufta.

    Sipas Policisë, gjatë këtij procesi janë konsultuar partnerë vendorë e ndërkombëtarë, si dhe janë zhvilluar takime me disa radio në Kosovë për t’u njohur me procedurat e funksionimit dhe transmetimit të lajmeve e informacioneve.

    Policia ka bërë të ditur se analiza është realizuar në kuadër të planifikimeve dhe procedurave të parapara, me qëllim që përmes radios të promovohet puna e saj në komunitet dhe të krijohen mundësi më të mira për adresimin e shqetësimeve të qytetarëve lidhur me sigurinë.

    Në përgjigjen e saj, PK-ja ka theksuar se synon ta ruajë dhe ta avancojë besimin e qytetarëve dhe transparencën institucionale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia e Kosovës planifikon hapjen e radios së saj, tregon qëllimin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjykata cakton masën e sigurisë ndaj të dyshuarit për rastin e rëndë në Livoç të Gjilanit

    Gjykata cakton masën e sigurisë ndaj të dyshuarit për rastin e rëndë në Livoç të Gjilanit

    Gjykata cakton masën e sigurisë ndaj të dyshuarit për rastin e rëndë në Livoç të Gjilanit

    Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim ndaj V. R., i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë në fshatin Livoç i Ultë.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, ngjarja ka ndodhur më 9 tetor 2026, rreth orës 14:21. I dyshuari, pas një mosmarrëveshjeje për motive ende të panjohura, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj bashkëshortes së tij, e cila ndodhej në ulësen e pasagjerit, duke e privuar nga jeta.

    Më pas, ai dyshohet se ka ndaluar pranë veturës ku ndodheshin vëllai i bashkëshortes dhe dy persona të tjerë, ndaj të cilëve ka shtënë me armë.

    “i pandehuri fillimisht së bashku me të ndjerën shkon në fshatin Pozheran, Komuna Viti tek familja e të ndjerës, mirëpo kthehen menjëherë në drejtim të Gjilanit, ndërsa të dëmtuarit M. dhe R. B. me tani të ndjerin E. B. me veturën Pikap Opell Combo me targa 239-HM shkojnë pas tij me qëllim që të bisedojnë, në hyrje të fshatit Livoç i Ultë e tejkalojnë dhe ndalen ta presin, mirëpo i pandehuri me veturën Tiguan, ngjyrë e zezë me targa 06-767-HK vazhdon në drejtim të Gjilanit, gjatë së cilës kohe me armën e llojit Beretta, me nr. serik PX321722 përderisa ishte duke vozitur, shtie në distancë të afërt në drejtim të bashkëshortes së tij, tani të ndjerës N. e cila ishte e ulur përpara, në anën e djathtë të pasagjerit duke e privuar nga jeta, pastaj kthehet përsëri në një rrugë tjetër, në hyrje të fshatit Livoç dhe veturën e ndal pas veturës Pikap ku ishin të dëmtuarit dhe tani i ndjeri, të cilët dalin nga vetura, ndërsa i pandehuri me armën e llojit Bereta del nga vetura dhe ju thotë: “ unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra” dhe përnjëherë shtie në drejtim të tyre ku i dëmtuari R. arrin të ikën, ndërsa të dëmtuarin M. e plagosë, mirëpo i njëjti arrin të ikë në një oborr të një shtëpie, mirëpo tani i ndjeri E. B. nuk arrin të ikë dhe të njëjtin e privon nga jeta në vendin e ngjarjes pasi shtie disa herë në drejtim të tij, me pas veturën e tij të markës Tiguan ku ishte e ndjera N. B. e dërgon në oborrin e spitalit rajonal të Gjilanit, para emergjencës dhe e lë aty, ndërsa vetë shkon dhe dorëzohet në polici”, thuhet në komunikatë, përcjell Klankosova.tv

    Gjykata ka bërë të ditur se i dyshuari ngarkohet me veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media./Klankosova.tv

  • Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës

    Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës

    Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës

    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”, në fshatin Novosellë të Pejës.

    Në aksident janë përfshirë dy automjete, ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.

    Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa sipas personelit mjekësor, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke hetuar rrethanat e aksidentit”, tha Elezaj./Klankosova.tv

  • Lily James zgjedh elegancën minimaliste me një fustan të bardhë në premierën e The Liberation

    Lily James zgjedh elegancën minimaliste me një fustan të bardhë në premierën e The Liberation

    Lily James solli një paraqitje elegante në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Londër, ku mori pjesë në premierën gala të filmit The Liberation.

    Aktorja 37-vjeçare zgjodhi një fustan të bardhë pa rripa, duke vënë në qendër një stil minimalist dhe femëror.

    Fustani me dekolte të hapur te shpatullat i dha pamjes një siluetë elegante, ndërsa ngjyra e bardhë solli një ndjesi pastërtie dhe sofistikimi, shkruan DailyMail.

    Zgjedhja e një modeli pa rripa është një mënyrë klasike për të theksuar linjat e qafës dhe shpatullave, pa pasur nevojë për detaje të tepërta.

    Lily dëshmoi se një veshje e thjeshtë, e zgjedhur me kujdes, mund të jetë po aq tërheqëse sa kombinimet më të guximshme të tapetit të kuq.

    Në të njëjtën premierë u shfaq edhe Bella Ramsey, në daljen e saj të parë publike pas eliminimit nga spektakli Celebrity Traitors.

    Dy aktorët janë pjesë e kastit të filmit me regji të Guy Nattiv, një dramë që zhvillohet në vitet 1980 dhe trajton historinë e një gruaje që kërkon të përballet me traumat e së kaluarës.

    Në film, Lily interpreton Ricki-n, një udhëheqëse shpirtërore që drejton një komunitet të izoluar, ndërsa Bella luan njërën prej vajzave të protagonistes, e cila përpiqet të gjejë dhe të shpëtojë të ëmën.

    Paraqitja në Londër vjen pas një periudhe pushimi nga aktrimi për Lily James. Pas vitesh me projekte të njëpasnjëshme, aktorja kaloi tetë muaj në Kamboxhia, një përvojë që e ndihmoi të rifitonte energjinë dhe të gjente frymëzim të ri. /Telegrafi

    Burimi: Dukagjini

  • Aksident në Novosellë të Pejës, katër persona të lënduar

    Aksident në Novosellë të Pejës, katër persona të lënduar

    Aksident në Novosellë të Pejës, katër persona të lënduar

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”, në fshatin Novosellë të Pejës, ku janë përfshirë dy automjete civile.

    Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Sipas personelit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.

    Lajmin për aksidentin e ka bërë të ditur togeri Sheremet Elezaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke hetuar rrethanat e aksidentit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aksident në Novosellë të Pejës, katër persona të lënduar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali