Blog

  • Dimiq uron Shiroka-Pulën: Presidenca juaj të hapë një kapitull të ri për Kosovën

    Dimiq uron Shiroka-Pulën: Presidenca juaj të hapë një kapitull të ri për Kosovën

    Radimir Dimiq, kryetar i Multietnikës së Kosovës, ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke i dëshiruar një mandat të suksesshëm.

    Në urimin e tij, Dimiq shprehu dëshirën që presidenca e saj të hapë një kapitull të ri të unitetit, stabilitetit institucional, besueshmërisë ndërkombëtare dhe përparimit të Kosovës.

    “Urime, zonja presidente. Urime, Kosovë!”, thuhet në mesazhin e Dimiqit.

     

    Burimi: RTKLive

  • Vajzat 'pushtojnë' me notat e pianos, krah mësueses befasojnë me talentin (VIDEO)

    Vajzat ‘pushtojnë’ me notat e pianos, krah mësueses befasojnë me talentin (VIDEO)

    Vajzat 'pushtojnë' me notat e pianos, krah mësueses befasojnë me talentin (VIDEO)

    Mësuesja e pianos, Flutura Tahiri Kazapolli, së bashku me katër nxënëset e saj, Ana Daci, Jara Kasapolli, Anea Fazliu dhe Lejla Hashimi, kanë qenë mysafire në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku kanë sjellë momente muzikore dhe kanë folur për rrugëtimin e tyre me këtë instrument.

    Tahiri Kazapolli ka treguar se pianoja kërkon përqendrim, inteligjencë dhe ushtrime të vazhdueshme, ndërsa ka folur edhe për interesimin më të madh të vajzave krahasuar me djemtë për ta mësuar këtë instrument.

    Gjatë emisionit, nxënëset kanë dëshmuar talentin e tyre përmes interpretimit në piano, krah mësueses së tyre.

    Ndiqni intervistën e plotë:

     

      

  • SHBA thotë se çaktivizoi anijen që tentoi të thyejë bllokadën ndaj Iranit

    SHBA thotë se çaktivizoi anijen që tentoi të thyejë bllokadën ndaj Iranit

    SHBA thotë se çaktivizoi anijen që tentoi të thyejë bllokadën ndaj Iranit

    Ushtria amerikane njoftoi se ka çaktivizuar një anije tregtare mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ekuipazhi i saj nuk i kishte përfillur paralajmërimet dhe kishte tentuar të kalonte bllokadën detare kundër Iranit.

    Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur në rrjetin social X se një avion luftarak amerikan goditi pjesën e pasme të anijes “M/V Ocean Molica”, e cila lundronte nën flamurin e Panamasë dhe njihet edhe si “Arika Sun”.

    Sipas CENTCOM-it, goditja me municion preciz e nxori plotësisht jashtë funksionit sistemin e lëvizjes së anijes, pa shkaktuar lëndime në mesin e ekuipazhit.

    Sipas ushtrisë amerikane, anija tregtare kishte tentuar të kalonte nëpër ujërat e rajonit pasi ishte nisur nga një port iranian, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv

    CENTCOM u ka bërë thirrje detarëve në Gjirin e Omanit dhe në hyrjet e Ngushticës së Hormuzit që t’i respektojnë paralajmërimet për bllokadën, t’i përcjellin njoftimet detare dhe të mbajnë kontakt me forcat detare amerikane.

    Ndërkohë, numri i anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se dy muaj.

    Kjo vjen pas shtimit të sulmeve ndaj cisternave të naftës javën e kaluar, në nivelin më të lartë që nga nisja e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit në shkurt, duke rritur shqetësimet për ndërprerjen e transportit detar dhe duke mbështetur rritjen e çmimeve të naftës bruto.

  • Kamberi: Vuçiqi po përpiqet ta pengojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

    Kamberi: Vuçiqi po përpiqet ta pengojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

    Kamberi: Vuçiqi po përpiqet ta pengojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

    Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me koalicionin shqiptar, duke vlerësuar se shqetësimi i tij nuk lidhet vetëm me numrin e mandateve që mund të fitojë kjo listë, por edhe me ndikimin politik dhe diplomatik që mund të ketë një përfaqësim i bashkuar dhe i pavarur shqiptar.

    Përmes një reagimi, Kamberi ka theksuar se rëndësia e përfaqësimit shqiptar nuk matet vetëm me numrin e deputetëve në Parlament, por edhe me aftësinë për t’i adresuar problemet e shqiptarëve në institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

    “Çështja nuk është domosdoshmërisht sa deputetë shqiptarë do të hyjnë në Parlament, por çfarë do të përfaqësojnë ata politikisht dhe çfarë mund të bëjnë me atë përfaqësim”, ka shkruar Kamberi.

    Ai ka kritikuar etiketimin e listës shqiptare si armike të shtetit, duke thënë se kjo e zhvendos debatin nga konkurrenca zgjedhore dhe të drejtat e pakicave te besnikëria ndaj pushtetit.

    Sipas Kamberit, një narracion i tillë synon të përçajë përfaqësimin shqiptar dhe të ushtrojë presion ndaj partive e kandidatëve që mund të bashkëpunojnë me të.

    Deputeti ka përmendur edhe tri fusha ku përfaqësuesit shqiptarë mund të ndikojnë: ngritjen e çështjeve të pasivizimit të adresave, diskriminimit dhe nënpërfaqësimit në Parlament; adresimin e tyre te institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare; si dhe ndërtimin e një përfaqësimi të pavarur nga politika e qeverisë serbe.

    “Ndikimi i deputetit nuk matet vetëm me votat që ka në Parlament, por edhe me aftësinë për ta bërë një problem të brendshëm çështje të përgjegjësisë institucionale dhe ndërkombëtare”, ka theksuar ai.

    Kamberi ka vlerësuar gjithashtu se Vuçiqi po përpiqet ta zhvendosë debatin nga të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës te çështjet e sigurisë kombëtare, duke e larguar vëmendjen nga detyrimet e shtetit serb.

    Në këtë kontekst, ai ka përmendur katër marrëveshjet e nënshkruara në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022, për të cilat pretendon se Serbia nuk po i zbaton.

    Në fund, Kamberi ka theksuar se një përfaqësim shqiptar i bashkuar, kritik dhe i pavarur mund të ketë ndikim më të madh politik e diplomatik sesa sugjeron numri i mandateve që mund të fitojë në Parlamentin e Serbisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kamberi: Vuçiqi po përpiqet ta pengojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rama: Malësia e Madhe dhe Përmeti, nga vende pa shpresë në destinacione të Shqipërisë së re

    Rama: Malësia e Madhe dhe Përmeti, nga vende pa shpresë në destinacione të Shqipërisë së re

    Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Malësinë e Madhe dhe Përmetin si shembuj të transformimit të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit, duke sjellë në episodin e ri të podcast-it “Flasim” një reflektim mbi ndryshimin e imazhit dhe të potencialit të këtyre dy zonave.

    Sipas Ramës, një dekadë më parë, të dyja zonat perceptoheshin si vende të largëta, ku mungonin arsyet për t’i vizituar dhe ku qëndrimi i banorëve lidhej më shumë me rrethanat familjare sesa me mundësitë për një të ardhme më të mirë.

    Kreu i qeverisë kujtoi edhe përvojën e tij përpara se të merrte detyrën e kryeministrit, kur, për shkak të angazhimeve të mëparshme, udhëtonte nëpër Shqipëri. Ai tha se në atë kohë Malësia e Madhe dhe Përmeti i dukeshin si vende pa shpresë, ndërsa sot i konsideron pjesë të një realiteti tjetër.

    Duke iu referuar edhe protestave në bulevardin përpara Kryeministrisë, Rama argumentoi se zhvillimet në terren nuk pasqyrohen domosdoshmërisht në debatin publik, ku, sipas tij, rrjetet sociale dhe ekranet krijojnë një perceptim të ndryshëm për vendin.

    “Sot janë dy destinacione të Shqipërisë së re, Shqipërisë tjetër që kemi ndërtuar me shumë mund ndërkohë që nga bulevardi i Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe të ekraneve”, tha Rama raporton Dukagjini.

    Burimi: Dukagjini

  • Ramadani kërkon fokus te kushtet e policëve: A kanë uniforma e vetura funksionale?

    Ramadani kërkon fokus te kushtet e policëve: A kanë uniforma e vetura funksionale?

    Ramadani kërkon fokus te kushtet e policëve: A kanë uniforma e vetura funksionale?

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që diskutimi publik të përqendrohet te kushtet me të cilat përballen policët në përditshmërinë e tyre.

    Në një postim në Facebook, Ramadani ka pyetur nëse stacionet policore kanë fotokopje, nëse policët kanë uniforma të mjaftueshme dhe pajisje individuale të domosdoshme, si dhe nëse kanë vetura funksionale për patrullim.

    “Hajde flasim për kushtet reale të policëve së pari! Në këtë periudhë është e nevojshme të flasim se a kanë fotokopje në stacionet policore, a kanë uniforma mjaftueshëm policët, a kanë pajisje individuale të domosdoshme, a kanë vetura funksionale, pse komunat duhet t’i huazojnë vetura policëve për patrullim, qysh shkojnë policët në punë apo duhet të shkojnë me autostop! Kjo është thirrje që fokusi dhe diskutimi të jenë për kushtet reale dhe mjaft të rënda me të cilat përballen policët në përditshmërinë e tyre”, shkroi Ramadani./Klankosova.tv

     

  • Tetori me skandale e sekrete: Paralajmërimi i Kotorrit për 12 shenjat e horoskopit (VIDEO)

    Tetori me skandale e sekrete: Paralajmërimi i Kotorrit për 12 shenjat e horoskopit (VIDEO)

    Tetori me skandale e sekrete: Paralajmërimi i Kotorrit për 12 shenjat e horoskopit (VIDEO)

    Rubrika më e preferuar e emisionit Weekend-i, është padyshim ajo e horoskopit.

    Antigona Kotorri, zbuloi në mënyrë të veçantë për shikuesit e Klan Kosovës parashikimet e 12 shenjave të zodiakut.

    Astrologja foli për secilën veç e veç atë se çka i pret këto shenja.

    Kush është më i/e favorizuar/a? – tregon Antigona.

  • BE pa udhërrëfyes për Serbinë – Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit, Marta Kos e prerë: Pas zgjedhjeve do të shohim sa serioze është

    BE pa udhërrëfyes për Serbinë – Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit, Marta Kos e prerë: Pas zgjedhjeve do të shohim sa serioze është

    Për Serbinë nuk do të ketë një udhërrëfyes orientues në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Komisioni Evropian do të publikojë në fund të tetorit udhërrëfyesit për Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë, si vendet që kanë shënuar përparimin më të madh në procesin e anëtarësimit.

    Kjo konfirmon edhe zyrtarisht se Serbia e ka humbur pozitën që dikur e kishte si një nga vendet prijëse në procesin e integrimit evropian.

    “Serbia do të duhet të përmbushë më shumë kushte. Pas zgjedhjeve, do të shohim se sa serioze është Qeveria e saj, nëse vetëm do të flasë për dëshirën për t’u bërë anëtare e BE-së, apo edhe do të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim”, tha komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

    Për Strahinja Subotiçin, nga organizata joqeveritare Qendra për Politika Evropiane me seli në Beograd, fakti që Serbia nuk do të marrë një udhërrëfyes përbën një paralajmërim serioz dhe dëshmi se ky vend po ngec në procesin e integrimit evropian.

    Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se ky bllokim nuk pasqyrohet më vetëm në faktin që Serbia, prej vitesh, nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit dhe nuk ka mundësi të përfitojë nga fondet në kuadër të Planit të Rritjes.

    “Tani, në thelb, po na dërgohet mesazhi se mund të humbasim edhe përfitime të shumta që lidhen me anëtarësimin gradual në BE”, thotë ai.

    Udhërrëfyesit do të jenë pjesë e paketës së zgjerimit, të cilën Komisioni Evropian planifikon ta miratojë më 28 tetor. Serbia nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit në BE që nga dhjetori i vitit 2021.

    Ndërkohë, është përkeqësuar edhe gjendja në fushën e sundimit të ligjit, duke i vështirësuar më tej përpjekjet e Serbisë për të dalë nga ngecja disavjeçare në procesin e integrimit evropian, transmeton TCH.

    Sipas ekspertëve, me këtë qasje, Serbia rrezikon të mbetet aty ku është, përkatësisht në fund të radhës së vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian./KP

    Burimi: Dukagjini

  • Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

    Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

    Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

    Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, i ka reaguar ish-kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, i cili tha në një rast gjatë fushatës zgjedhore në Serbi se “në një moment flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”.

    ”E mjera Serbi! Ivica Daçiq dëshiron që flamuri serb të valojë mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një vendi fqinj më lënë pa fjalë”, shkroi Roth.

    Roth tha se votuesit serbë duhet të dinë se kjo rrugë “çon drejt luftës” dhe kërkoi ndaljen e fondeve europiane për Serbinë.

    “Votuesit serbë duhet ta dinë se për çfarë po vendosin më 25 tetor. Kjo rrugë çon drejt luftës. Ajo nuk çon drejt BE-së. Mjaft më me para të BE-së për Serbinë!”, shkroi ai në X.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Kur pushteti fsheh të vërtetën, përndjek gazetarët”, Rama për etiketimet ndaj Jupollit

    “Kur pushteti fsheh të vërtetën, përndjek gazetarët”, Rama për etiketimet ndaj Jupollit

    “Kur pushteti fsheh të vërtetën, përndjek gazetarët”, Rama për etiketimet ndaj Jupollit

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas sulmeve dhe etiketimeve ndaj moderatorit të emisionit “DPT me Fidanin” në Klan Kosova, Fidan Jupolli.

    Përmes një reagimi në Facebook, Rama shkroi se fushata kundër Jupollit shpërfaq atë që ai e cilëson si aparat propagandistik të organizuar dhe financuar nga strukturat e Vetëvendosjes.

    “Fushata linçuese kundër gazetarit Fidan Jupolli vetëm sa e shpërfaq edhe një herë aparaturën propagandistike, të organizuar dhe financuar nga strukturat e VV-së, të cilat sot, fatkeqësisht, i kemi në pushtet.Fidani nuk është gazetari i vetëm. Një nga një janë sulmuar të gjithë ata që thonë të vërtetën në këtë vend”, shkroi Rama

    Ai u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë se kush qëndron prapa këtyre sulmeve, kush i financon dhe kush i organizon ato.

    Njëherësh, Rama e ka cilësuar të patolerueshme gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet për likuidim e pushkatim, duke kërkuar që kjo dukuri të marrë fund.

    “Merre me mend, jepen pare që njerëzit me të fy me nanë, me gru, me fëmijë, me komb e flamur! Narrativa e tyre ka arritur deri aty sa njerëzit të bëjnë publikisht thirrje për likuidimin dhe pushkatimin e heronjve tanë. Kjo është çmenduri! Kjo është e patolerueshme! Organet e drejtësisë e kanë për detyrë të hetojnë kush janë këta njerëz. Kush i financon? Kush i organizon? Kush i nxit? Edhe pse drejtësia i di përgjigjet, si krejt na! Është koha e fundit që kjo epokë e turpshme e linçimit, urrejtjes dhe përçarjes të marrë fund!”, tha i pari i kryeqytetit./Klankosova.tv