Blog

  • Kryeministri bullgar uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë në vendin e tij

    Kryeministri bullgar uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë në vendin e tij

    Kryeministri bullgar uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë në vendin e tij

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi për formimin e Qeverisë dhe marrjen e mandatit të ri nga homologu i tij bullgar, Rumen Radev.

    “Kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e formimit të suksesshëm të qeverisë së re dhe marrjes së detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Dinamika e marrëdhënieve ndërkombëtare kërkon përpjekje të vazhdueshme për mbrojtjen efektive të interesave kombëtare. Angazhimi juaj i palodhur për konsolidimin e Kosovës si anëtare e pavarur dhe e denjë e bashkësisë ndërkombëtare përbën një arsye të fortë për të besuar në suksesin e misionit tuaj”, shkroi kryeministri Radev.

    Në letrën e tij, Radev shprehu edhe mbështetjen e Qeverisë së Bullgarisë për Kosovën në proceset integruese.

    “Ju siguroj për gatishmërinë e qeverisë së drejtuar prej meje për të vazhduar mbështetjen për ofrimin e një perspektive të qartë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e plotë të vendit tuaj në Këshillin e Evropës”, thuhet në letër.

    Me qëllim të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, kryeministri bullgar e ftoi Kurtin për vizitë në Bullgari.

    “Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe kontaktet miqësore personale përbëjnë një bazë të mirëfilltë për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet nesh. Jam i bindur se një vizitë juaja zyrtare në Bullgari në të ardhmen e afërt do të kontribuojë ndjeshëm në ngritjen e partneritetit ndërmjet dy vendeve tona në një nivel të ri, më të lartë. Ju lutem pranoni, i nderuar zoti Kryeministër, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, thuhet në letrën e kryeministrit Radev./Klankosova.tv

  • Derbi i madh anglez: Liverpool synon ta ndalë Cityn

    Derbi i madh anglez: Liverpool synon ta ndalë Cityn

    Derbi i madh anglez: Liverpool synon ta ndalë Cityn

    “Anfield Road” do të jetë arena ku do të zhvillohet “beteja” e dy gjigantëve të Premier League, Liverpool dhe Manchester City.

    “The Reds” do ta kërkojnë me ngulm fitoren ndaj “citizens” për të mbetur në hap për kreu e tabelës.

    Aktualisht, skuadra e Andoni Iraolas gjendet në vendin e shtatë me nëntë pikë, pas pesë javësh të zhvilluara këtë edicion, derisa ajo e Enzo Marescas e ka kreun e tabelës me 15 pikë.

    Kjo përballje do të transmetohet direkt në platformën televizive, Artmotion, në kanalin Supersport 3.

    Ndeshja luhet me fillim nga ora 17:30.

    Këto dy skuadra janë përballur 58 herë mes vete në Premier League.

    Liverpool i ka 23 fitore, 14-të i ka City dhe 21 ballafaqime kanë përfunduar baraz.

  • Gërxhaliu: Kosova rrezikon të mbetet e varur nga ndihmat sociale

    Gërxhaliu: Kosova rrezikon të mbetet e varur nga ndihmat sociale

    Gërxhaliu: Kosova rrezikon të mbetet e varur nga ndihmat sociale

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka kërkuar që zhvillimi ekonomik, mbështetja e sektorit privat dhe prodhimi vendor të jenë prioritetet kryesore të institucioneve të reja të Kosovës, duke paralajmëruar se vendi rrezikon të mbetet i varur nga ndihmat sociale nëse nuk krijon kushte për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm.

    Gërxhaliu ka thënë se pas formimit të institucioneve të dala nga vota, Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë momentum për të rikthyer besimin e bizneseve, për të tërhequr investime dhe për të krijuar një politikë më të unifikuar në shërbim të zhvillimit ekonomik.

    Ai ka theksuar se prioritet duhet të jetë krijimi i kushteve për bizneset vendore dhe investitorët nga diaspora, duke vlerësuar se vendi nuk mund të mbështetet vetëm te ndihmat sociale.

    “Në rend të parë duhet të kuptohet që nuk i bëhet nder Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës në qoftë se të gjithë trajtohen si raste sociale. Ka nevojë Kosova për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe ai zhvillim i qëndrueshëm ekonomik të jetë garant i stabilitetit social. Nuk jetohet nga ndihma, jetohet nga zhvillimi dhe në këtë drejtim besoj që është koha kur duhet të kemi prioritet në rend të parë mbështetjen e sektorit privat, në rend të dytë sektorin prodhues, në rend të tretë reforma në arsim, në veçanti në arsimin dual dhe profesional. Mbi të gjitha, të kemi një dialog të mirëfilltë që do ta mbështesë sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik, dhe jo Kosova të shndërrohet në një shtet të varur nga ndihma sociale”, shtoi ai.

    Sipas Gërxhaliut, një nga sfidat kryesore mbetet rikthimi i besimit për investime në Kosovë dhe shfrytëzimi i potencialit financiar të diasporës.

    “Barazia në varfëri është më e keqja që i ndodh një shteti dhe këtë Kosova duhet ta evitojë. Duhet të kthehet besimi i humbur për investime në Kosovë. Ne nuk duhet të presim që do të vijnë vetëm investitorë të huaj, por në radhë të parë ne duhet të krijojmë ambient për bizneset vendore. Ne duhet të kemi pako të veçanta për diasporën, sepse vetëm në hapësirën gjermanofolëse diaspora kosovare ka miliarda të deponuara. Prandaj janë këto mundësi që duhet të shfrytëzohen dhe, mbi të gjitha, të evitohet perceptimi negativ i krijuar në Kosovë dhe ndaj Kosovës në vitet e fundit, sepse vërtet ky negativitet po e ngulfat perspektivën dhe ardhmërinë e Republikës së Kosovës në çdo pore të jetës”, tha ai.

    Ai ka vlerësuar se vitet e fundit Kosova nuk i ka shfrytëzuar sa duhet mundësitë për të përfituar mjete nga Bashkimi Evropian dhe donatorët e tjerë, duke paralajmëruar se kjo mund të ketë pasoja ekonomike edhe në të ardhmen.

    “Ajo çka është më e rëndësishmja për ardhmërinë e Kosovës është uniteti politik që Kosovës i ka munguar. E dyta është avancimi i partneritetit me miqtë ndërkombëtarë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me shtetet evropiane. Ajo çka është prioritet, duhet definitivisht ekonomia të jetë prioritet i prioriteteve, sepse vitet e fundit kemi pësuar një debakël ekonomik nga fakti që kemi pasur parametra ekonomikë dhe, në të njëjtën kohë, nuk kemi shfrytëzuar mundësi për të absorbuar mjete nga Bashkimi Evropian dhe donatorë të ndryshëm dhe për këtë vërtet do të paguajmë një kosto kolaterale në të ardhmen”, theksoi ai.

    Gërxhaliu ka kërkuar gjithashtu reforma në arsim, veçanërisht në arsimin dual dhe profesional, si dhe një dialog më të mirë ndërmjet institucioneve qendrore e lokale, sektorit privat dhe partnerëve socialë.

    Ai ka theksuar se zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim institucional dhe diplomaci të orientuar drejt interesave të shtetit, qytetarëve dhe diasporës.

    “Janë sfida të cilat kërkojnë një dialog të mirëfilltë, por definitivisht është koha kur duhet të kthehet shpresa e humbur se Kosova mund të funksionojë si shtet, Kosova ka një vizion dhe definitivisht partneriteti, dialogu intern duhet të jetë në shënjestër pozitive. Vitet e fundit ka pasur mangësi të dialogut dhe partneritetit publiko-privat, ka pasur një ngërç në aspektin e dialogut, do të thotë nga niveli qendror në atë lokal, ka pasur ngërç në aspektin e komunikimit të akterëve dhe partnerëve socialë, prandaj janë sfida të cilat duhet vërtet të jenë prioritet. Dhe, mbi të gjitha, të kemi një diplomaci, qoftë politike, qoftë ekonomike, të depolitizuar, diplomaci e cila është në funksion të shtetit, në funksion të qytetarëve, në funksion të diasporës dhe jo në funksion të promovimit të interesave të partive politike”, tha ai.

    Në fund, Gërxhaliu ka vlerësuar se formimi i institucioneve të reja duhet të shërbejë si mundësi për tejkalimin e përçarjeve politike dhe për orientimin e vendit drejt zhvillimit ekonomik.

    “E para, e mira që ka ndodhur Kosovës është që më në fund kemi institucione të dala nga vota, të miratuara dhe funksionale në interes të shtetit dhe të qytetarëve. Nuk duhet të bëhet garë se kush ka fituar me zgjedhjen e presidentes, por duhet të kuptohet që fitues të vetëm janë qytetarët e Kosovës dhe Republika e Kosovës. Në këtë drejtim nuk kemi arsye për eufori, sepse dëmet e një mos-ekzistimi dhe mosfunksionimi të institucioneve ndër vite kanë lënë gjurmë dhe do të lënë gjurmë edhe në të ardhmen. Është koha kur duhet vërtet Kosova të gjenerojë unifikim të qëndrimeve, një politikë unike, sepse vitet e fundit kanë qenë vërtet shqetësuese, me një përçarje, me një ndarje, e cila ka lënë gjurmë jo vetëm në aspektin politik, jo vetëm në aspektin e brendshëm, por edhe në aspektin social dhe motivues. Prandaj, është një momentum i ri i cili duhet të shfrytëzohet dhe ky momentum duhet të jetë i orientuar në disa segmente”, përfundoi ai. /EO

  • SINJALI 24 | Grabitje me thikë, armë e drogë, dhunë në familje dhe një 15-vjeçare e zhdukur – çfarë ndodhi gjatë 24 orëve

    SINJALI 24 | Grabitje me thikë, armë e drogë, dhunë në familje dhe një 15-vjeçare e zhdukur – çfarë ndodhi gjatë 24 orëve

    SINJALI 24 | Grabitje me thikë, armë e drogë, dhunë në familje dhe një 15-vjeçare e zhdukur – çfarë ndodhi gjatë 24 orëve

    Nga grabitja e armatosur në Gjakovë, ku u morën mijëra euro, te incidentet me armë, narkotikë e dhunë në familje, 24 orët e fundit kanë sjellë një varg ngjarjesh që kanë mobilizuar Policinë në disa rajone të Kosovës.

    Sinjali ju sjell përmbledhjen e rasteve kryesore të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

    15-vjeçarja nga Vushtrria raportohet e humbur

    Një vajzë 15-vjeçare nga Vushtrria është raportuar e humbur pasi kishte dalë nga shtëpia rreth mesditës dhe nuk ishte kthyer. Familjarët dhe Policia kanë kërkuar në disa lokacione, ndërsa kjo rezulton të jetë hera e dytë që e mitura raportohet si person i humbur.

    I maskuar dhe me thikë grabit filialin e “RIA”-s në Gjakovë

    Një person i maskuar ka hyrë në filialin e “RIA”-s në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë dhe, nën kërcënimin e thikës, dyshohet se ka marrë deri në 8 mijë euro para të gatshme. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe ende nuk është identifikuar.

    Po pastronte armën e kushëririt, përfundon i plagosur

    Në fshatin Caparc të Prizrenit, një i ri ka mbetur i plagosur në këmbë pasi pistoleta që po pastronte dyshohet se ka shkrepur aksidentalisht. Policia ka sekuestruar dy pistoleta, 27 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë.

    Armë, 18 fishekë dhe marihuanë në një veturë në Obiliq

    Gjatë një kontrolli policor në zonën e Grabovcit është ndaluar një veturë, ku në një çantë janë gjetur një pistoletë Reximex, dy karikatorë, 18 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe marihuanë. I dyshuari ka deklaruar se arma i përket një familjari dhe është liruar në procedurë të rregullt.

    Videoja në TikTok çon Policinë te një armë me leje të skaduar

    Një grua është identifikuar pasi ishte shfaqur në TikTok duke shtënë me pistoletë drejt shisheve plastike në një zonë që dyshohet të jetë në Rugovë. Ajo ka pranuar përdorimin e armës, ndërsa pronari i saj e ka dorëzuar pistoletën, për të cilën leja kishte skaduar.

    Droga s’ka të ndalur në Gjilan

    Në rrugën Qarkore në Gjilan, hetuesit për narkotikë kanë ndaluar një 26-vjeçar, të cilit i është gjetur një sasi marihuane. Testi fushor ka rezultuar pozitiv, ndërsa rasti po procedohet në procedurë të rregullt.

    Sherri për borxhin eskalon në Mitrovicë

    Në Shupkofc të Mitrovicës, një mosmarrëveshje për borxh ka përfunduar në përleshje fizike. Njëri prej të dyshuarve dyshohet se ka përdorur sprej dhe më pas ka goditur viktimën me të në kokë. Ai është ndaluar për 48 orë.

    Rrahje në parkingun e restorantit “Anita”

    Dy persona janë përfshirë në një përleshje në parkingun e restorantit “Anita” në Zubin Potok. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dy palët kanë rezultuar nën ndikim të alkoolit.

    Katër muaj pas ndarjes, gruaja denoncon ish-bashkëshortin

    Në Leposaviq, një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti vazhdonte ta shqetësonte duke shkuar në shtëpinë e saj dhe duke e kontaktuar në telefon. I dyshuari ka rezultuar me 1.43 promilë alkool dhe ndaj tij është caktuar masë mbrojtëse.

    Dhuna në familje në Malishevë – motra dyshohet se sulmoi vëllain

    Në Drenoc të Malishevës, një mosmarrëveshje mes motrës dhe vëllait ka përfunduar me lëndime në fytyrë. E dyshuara është ndaluar për 48 orë.

    Gruaja në Prishtinë denoncon bashkëshortin pas kërkesës për para

    Një grua ka deklaruar se bashkëshorti i saj i kishte kërkuar para për narkotikë dhe, pasi ajo kishte refuzuar, dyshohet se e kishte goditur. I dyshuari është larguar nga banesa dhe është vendosur në kërkim policor.

    Gruaja në Gjakovë denoncon bashkëshortin dhe vjehrrin

    Në Ramoc të Gjakovës, një grua ka deklaruar se keqtrajtohej psikikisht nga vjehrri, ndërsa bashkëshorti dyshohet se ia kishte mbyllur derën e oborrit dhe nuk e kishte lejuar të largohej. Të dy janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

    Vjedhje e rëndë në Zveçan

    Në fshatin Joshevik, pronari i një shtëpie ka raportuar se i janë vjedhur 750 euro, dokumente të Kosovës dhe një letërnjoftim i Serbisë. Autorët ende nuk janë identifikuar.

    Kapet në Aeroportin “Adem Jashari” personi që kërkohej për narkotikë

    Një 27-vjeçar është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi ndaj tij ishte aktive një urdhëresë gjyqësore lidhur me posedimin e paautorizuar të narkotikëve. Ai është ndaluar për 48 orë.

    Nga dhuna në familje dhe përleshjet, te armët, narkotikët, grabitjet dhe personat e humbur, këto ishin disa nga ngjarjet që shënuan 24 orët e fundit në Kosovë.

    SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post SINJALI 24 | Grabitje me thikë, armë e drogë, dhunë në familje dhe një 15-vjeçare e zhdukur – çfarë ndodhi gjatë 24 orëve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Malda Avdyli, 11-vjeçarja që po ndjek ëndrrën e saj në muzikë (VIDEO)

    Malda Avdyli, 11-vjeçarja që po ndjek ëndrrën e saj në muzikë (VIDEO)

    Malda Avdyli, 11-vjeçarja që po ndjek ëndrrën e saj në muzikë (VIDEO)

    Malda Avdyli është vetëm 11 vjeçe, por tashmë ka nisur rrugëtimin e saj në muzikë, duke kombinuar këndimin me mësimin e instrumentit të flautit.

     Ajo ka treguar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, se pasioni për muzikën i ka lindur që në fëmijëri, kur prindërit e saj kanë vërejtur talentin e saj teksa këndonte në veturë.

    “Që në moshën tetëvjeçare kam filluar ta mësoj flautin. Muzikën e dua shumë dhe kjo është ëndrra ime. Në fillim e kisha pak më të vështirë, por me ushtrime po bëhet gjithnjë e më lehtë”, ka treguar 11-vjeçarja.

    Ndiqni intervistën e plotë:

  • Rama tregon dy zonat e Shqipërisë që u kthyen në destinacione të turizmit

    Rama tregon dy zonat e Shqipërisë që u kthyen në destinacione të turizmit

    Rama tregon dy zonat e Shqipërisë që u kthyen në destinacione të turizmit

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur Malësinë e Madhe dhe Përmetin si shembuj të transformimit gjatë dekadës së fundit dhe kthimit të tyre në destinacion turistik.

    Në episodin e ri të podcast-it “Flasim”, ai ka sjellë një reflektim mbi ndryshimin e imazhit dhe të potencialit të këtyre dy zonave.

    Sipas Ramës, një dekadë më parë, të dy zonat perceptoheshin si vende të largëta, ku mungonin arsyet për t’i vizituar dhe ku qëndrimi i banorëve lidhej më shumë me rrethanat familjare sesa me mundësitë për një të ardhme më të mirë.

    “Sot janë dy destinacione të Shqipërisë së re, Shqipërisë tjetër që kemi ndërtuar me shumë mund ndërkohë që nga bulevardi i Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe të ekraneve”, ka thënë Rama. /Klankosova.tv

  • SHBA-ja dënon sulmet në Arabinë Saudite, reagon presidenti Trump

    SHBA-ja dënon sulmet në Arabinë Saudite, reagon presidenti Trump

    SHBA-ja dënon sulmet në Arabinë Saudite, reagon presidenti Trump

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin e fundit në Aeroporin e Riadit në Arabinë Saudite.

    Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi i rebelëve Huthi.

    Lidhur me këtë sulm ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, duke mos përjashtuar mundësinë që SHBA-ja t’i bashkohet Arabisë Saudite për kryerjen e sulmeve ndaj Huthit.

    “Mund ta bëjmë. Do ta shqyrtojmë çështjen. Sapo morëm vesh për sulmin e fundit, ndaj do të marrim një vendim. Ne veprojmë shumë shpejt.”, ka thënë Trump të dielën.

    Kurse, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka dënuar ashpër sulmet e fundit ndaj Arabisë Saudite, ndërsa ka konfirmuar se një shtetas amerikan kishte humbur jetën gjatë këtyre goditjeve.

    Si pasojë e këtij sulmi, të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 janë plagosur.

  • 15-vjeçarja nga Vushtrria del nga shtëpia dhe nuk kthehet – familja dhe Policia në kërkim

    15-vjeçarja nga Vushtrria del nga shtëpia dhe nuk kthehet – familja dhe Policia në kërkim

    15-vjeçarja nga Vushtrria del nga shtëpia dhe nuk kthehet – familja dhe Policia në kërkim

    Një vajzë e mitur nga Vushtrria është raportuar e humbur më 10 tetor, pasi kishte dalë nga shtëpia rreth mesditës dhe nuk ishte kthyer më.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 17:00, babai i saj, B.I, është paraqitur në Polici dhe ka raportuar se vajza e tij, e lindur në vitin 2011, kishte dalë nga shtëpia rreth orës 12:00 dhe prej atëherë nuk kishte dhënë asnjë shenjë.

    Familja ka tentuar ta kontaktojë përmes të afërmve dhe shoqërisë së saj, por pa arritur të sigurojë ndonjë informacion.

    Në kërkim janë angazhuar edhe njësitë policore, të cilat kanë kontrolluar disa lokacione, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Stacioni Policor në Mitrovicë të Jugut.

    Babai është paraqitur sërish në Polici rreth orës 21:40, duke deklaruar se nuk e di arsyen e largimit të vajzës.

    Sipas informatave të rastit, kjo është hera e dytë që e mitura raportohet si person i humbur.

    Të gjitha veprimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorin e Shtetit për të Mitur, ndërsa kërkimet dhe hetimet po vazhdojnë.

    Për shkak se bëhet fjalë për një të mitur, Sinjali nuk publikon identitetin e saj të plotë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 15-vjeçarja nga Vushtrria del nga shtëpia dhe nuk kthehet – familja dhe Policia në kërkim appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Këmbësorja goditet në vendkalim në Mitrovicë të Veriut – përfundon e lënduar

    Këmbësorja goditet në vendkalim në Mitrovicë të Veriut – përfundon e lënduar

    Këmbësorja goditet në vendkalim në Mitrovicë të Veriut – përfundon e lënduar

    Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur mbrëmjen e 10 tetorit në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicë të Veriut, ku një këmbësore është goditur nga një veturë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 22:10, një veturë Peugeot 406, e drejtuar nga Dejan Bogicevic, po lëvizte nga drejtimi i Zveçanit në drejtim të rrethrrotullimit në Mitrovicë të Veriut.

    Sipas dyshimeve fillestare, aksidenti ka ndodhur pikërisht para lokalit “Pelivan”, në vendkalimin për këmbësorë, ku vetura dyshohet se ka goditur S. B, e cila po tentonte ta kalonte rrugën.

    Si pasojë e goditjes, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.

    Për rastin është njoftuar edhe gjyqtari kujdestar, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit po vazhdojnë nga njësia kompetente në Mitrovicë të Veriut.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Këmbësorja goditet në vendkalim në Mitrovicë të Veriut – përfundon e lënduar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Katër muaj pas ndarjes, gruaja denoncon ish-bashkëshortin për ngacmim – i dyshuari kapet i dehur

    Katër muaj pas ndarjes, gruaja denoncon ish-bashkëshortin për ngacmim – i dyshuari kapet i dehur

    Katër muaj pas ndarjes, gruaja denoncon ish-bashkëshortin për ngacmim – i dyshuari kapet i dehur

    Një rast i ngacmimit është raportuar më 10 tetor në Leposaviq, ku një grua ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj për shqetësim të vazhdueshëm pas ndarjes.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se D. B ka deklaruar se është ndarë nga bashkëshorti para rreth katër muajsh, por sipas saj, M. P vazhdon ta shqetësojë në mënyrë të përsëritur.

    Sipas deklarimit të saj, i dyshuari dyshohet se shkon në shtëpinë e saj dhe e kontakton vazhdimisht përmes telefonit, pasi nuk pajtohet me vendimin e saj për t’u ndarë.

    Njësitë hetimore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

    Sipas informatave të rastit, ndaj të dyshuarit është caktuar masë mbrojtëse.

    Gjatë testimit, ai ka rezultuar nën ndikim të alkoolit me 1.43 promilë, ndaj është mbajtur përkohësisht, ndërsa deklarata e tij pritet të merret gjatë ditës.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Ngacmim” dhe mbetet nën hetime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Katër muaj pas ndarjes, gruaja denoncon ish-bashkëshortin për ngacmim – i dyshuari kapet i dehur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali