Blog

  • Ekskluzive | Po pastronte armën e kushëririt, përfundon i plagosur – dy pistoleta e 27 fishekë sekuestrohen në Prizren

    Ekskluzive | Po pastronte armën e kushëririt, përfundon i plagosur – dy pistoleta e 27 fishekë sekuestrohen në Prizren

    Ekskluzive | Po pastronte armën e kushëririt, përfundon i plagosur – dy pistoleta e 27 fishekë sekuestrohen në Prizren

    Një incident me armë zjarri është raportuar më 10 tetor në fshatin Caparc të Prizrenit, ku një i ri ka mbetur i plagosur në këmbë pasi arma që po pastronte dyshohet se ka shkrepur aksidentalisht.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 15:10, Policia është njoftuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit se një qytetar ishte plagosur me armë zjarri.

    I lënduari është identifikuar si Veli Sallauka, i cili sipas mjekut kujdestar kishte pësuar plagë në këmbën e majtë dhe ndodhej jashtë rrezikut për jetë.

    Sipas deklarimit të Ardijan Sallaukës, arma ishte në pronësi të tij dhe ai posedonte leje për të. Ai ka deklaruar se kushëriri i tij e kishte marrë armën për ta pastruar dhe se gjatë kësaj kohe ajo kishte shkrepur aksidentalisht.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve dhe Krim-teknika, të cilat kanë kryer këqyrjen dhe sekuestrimin e provave.

    Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, dy karikatorë të zbrazët, 27 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë.

    Të gjitha provat janë marrë për procedura të mëtejshme hetimore.

    Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po trajtohet në procedurë të rregullt.

    Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Po pastronte armën e kushëririt, përfundon i plagosur – dy pistoleta e 27 fishekë sekuestrohen në Prizren appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Burri humb jetën pasi futet në hapësirën e tigrave në një park në Britani të Madhe

    Burri humb jetën pasi futet në hapësirën e tigrave në një park në Britani të Madhe

    Burri humb jetën pasi futet në hapësirën e tigrave në një park në Britani të Madhe

    Një burrë ka vdekur pasi është sulmuar nga një tigër në parkun e kafshëve të egra Yorkshire Wildlife Park, kanë konfirmuar autoritetet policore.

    Burri është parë duke hyrë në hapësirën ku mbahen tigrat, në parkun pranë Doncasterit, pak para se policia të njoftohej për rastin, në orën 13:35 të së shtunës.

    Policia e Yorkshire-it të Jugut bëri të ditur se tigri e sulmoi burrin, i cili vdiq në vendin e ngjarjes. Kafsha nuk pësoi lëndime dhe mbeti brenda hapësirës së saj pas incidentit. Megjithatë, parku u mbyll dhe do të qëndrojë i mbyllur gjatë pjesës së mbetur të fundjavës.

    Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe dhe deputeti i Doncaster North, Ed Miliband, tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” kur mori lajmin për ngjarjen. Ai shprehu “ngushëllimet e tij më të sinqerta dhe mbështetjen për familjen e personit që humbi jetën”.

    Miliband shtoi se ishte “shumë mirënjohës ndaj shërbimeve emergjente dhe stafit të parkut që reaguan pas incidentit”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

    Në një deklaratë, Yorkshire Wildlife Park tha: “Mendimet dhe ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen dhe të dashurit e personit që ka humbur jetën”.

    Policia bëri të ditur se zyrtarët po i ofrojnë mbështetje familjes së viktimës.

    “Mendimet tona janë me ta në këtë kohë të vështirë”, thuhet në deklaratën e policisë.

    Autoritetet shtuan se janë në dijeni të videove që po qarkullojnë në internet dhe u bënë thirrje qytetarëve që të mos i shpërndajnë ato.

  • Ekskluzive | E kërkonte Gjykata për narkotikë – kapet në Aeroportin “Adem Jashari” 27-vjeçari

    Ekskluzive | E kërkonte Gjykata për narkotikë – kapet në Aeroportin “Adem Jashari” 27-vjeçari

    Ekskluzive | E kërkonte Gjykata për narkotikë – kapet në Aeroportin “Adem Jashari” 27-vjeçari

    Një 27-vjeçar është arrestuar më 10 tetor në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi ndaj tij ishte aktive një urdhëresë gjyqësore.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 17:00, zyrtarët policorë kanë ndaluar Alban Bytyqin.

    Pas verifikimit, ka rezultuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, lidhur me veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    Bytyqi është arrestuar në vend dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Rasti do të procedohet më tej sipas urdhëresës së gjykatës.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | E kërkonte Gjykata për narkotikë – kapet në Aeroportin “Adem Jashari” 27-vjeçari appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • E mitura kap 160 euro nga arka e “Albi Market” dhe ikën me vrap – identifikohet nga kamerat dhe ndalohet

    E mitura kap 160 euro nga arka e “Albi Market” dhe ikën me vrap – identifikohet nga kamerat dhe ndalohet

    E mitura kap 160 euro nga arka e “Albi Market” dhe ikën me vrap – identifikohet nga kamerat dhe ndalohet

    Një rast i vjedhjes në një market në Hajvali ka përfunduar me identifikimin dhe ndalimin e një të miture, e cila dyshohet se kishte marrë para nga arka dhe ishte larguar me vrap.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti kishte ndodhur më 28 shtator, rreth orës 16:00, në “Albi Market” në Hajvali.

    Sipas deklarimit të arkëtares, gjatë kryerjes së pagesës në arkë, e mitura dyshohet se ka kapur me shpejtësi rreth 160 euro dhe është larguar menjëherë nga lokacioni.

    Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë të marketit.

    Pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarën, e cila më pas ishte shpallur në kërkim policor.

    Dje, ajo është ndaluar nga njësia policore dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe prindërve.

    Sipas informatave të rastit, e mitura e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit për të Mitur, ajo është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet për veprën penale “Vjedhje”.

    The post E mitura kap 160 euro nga arka e “Albi Market” dhe ikën me vrap – identifikohet nga kamerat dhe ndalohet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Arrestohet në Kaçanik i dënuari për narkotikë – dërgohet në vuajtje të dënimit prej 9 muajsh

    Policia ka realizuar më 10 tetor një urdhëresë gjyqësore ndaj një personi të dënuar për vepra penale që lidhen me narkotikët.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 07:00, njësiti i urdhëresave të Stacionit Policor në Kaçanik ka arrestuar Ataullah Rakën.

    Ndaj tij ishte aktive urdhëresa, lidhur me veprën penale “Bashkëkryerje në blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Pas arrestimit, Raka është shoqëruar në stacion policor për kompletimin e dokumentacionit.

    Më pas, ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej 9 muajsh burgim.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Arrestohet në Kaçanik i dënuari për narkotikë – dërgohet në vuajtje të dënimit prej 9 muajsh appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | S’e pagoi gjobën prej 2 mijë eurosh – 100 ditë burg për të riun nga Prishtina

    Ekskluzive | S’e pagoi gjobën prej 2 mijë eurosh – 100 ditë burg për të riun nga Prishtina

    Ekskluzive | S’e pagoi gjobën prej 2 mijë eurosh – 100 ditë burg për të riun nga Prishtina

    Një person është ndaluar më 10 tetor në Prishtinë, pasi gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishte aktive një urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 03:00, Policia ka ndaluar për verifikim Ardit Rashitin, i cili më pas ka rezultuar në kërkim për ekzekutimin e një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Sipas të dhënave të rastit, Rashiti ishte dënuar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” me gjobë në shumën prej 2 mijë eurosh.

    Për shkak të mospagesës së gjobës, dënimi i është zëvendësuar me 100 ditë burgim.

    Pas realizimit të urdhëresës, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | S’e pagoi gjobën prej 2 mijë eurosh – 100 ditë burg për të riun nga Prishtina appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Të shtëna pranë varrezave në Leposaviq – Policia identifikon pronarin e Golfit, dorëzon vullnetarisht pushkën

    Ekskluzive | Të shtëna pranë varrezave në Leposaviq – Policia identifikon pronarin e Golfit, dorëzon vullnetarisht pushkën

    Ekskluzive | Të shtëna pranë varrezave në Leposaviq – Policia identifikon pronarin e Golfit, dorëzon vullnetarisht pushkën

    Një rast i posedimit të paautorizuar të armës është raportuar më 10 tetor në fshatin Ceraj të Leposaviqit, pasi Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri pranë varrezave.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 10:35, njësia patrulluese dhe hetuesit kanë dalë në lokacion, por fillimisht nuk kanë hasur ndonjë person apo provë të dyshimtë.

    Sipas informatave të pranuara, në zonë ishte parë një VW Golf i kaltër me targa vendore.

    Pas verifikimeve, Policia ka kontaktuar pronarin e automjetit, Luan Musa, i cili ka konfirmuar se kishte qenë në lokacionin e përmendur.

    Gjatë kontaktit me policinë, ai ka deklaruar se posedonte një armë dhe më pas ka dorëzuar vullnetarisht një pushkë gjysmë-automatike të prodhimit kinez, së bashku me 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

    Arma dhe municioni janë marrë nga Policia për procedurat e mëtejshme.

    Rasti po trajtohet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Të shtëna pranë varrezave në Leposaviq – Policia identifikon pronarin e Golfit, dorëzon vullnetarisht pushkën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Rrahja mes të miturve pranë “Fan S. Nolit” në Podujevë – arrestohet edhe i dyshuari i katërt

    Një përleshje mes disa të miturve është raportuar më 9 tetor në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, në afërsi të shkollës së mesme “Fan S. Noli”.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 18:20, Policia është njoftuar nga Urgjenca e Qytetit për një të mitur që kishte pranuar trajtim mjekësor pasi ishte përfshirë në një rrahje.

    Sipas deklarimeve të dy të miturve të dëmtuar, përleshja kishte ndodhur mes tyre dhe disa të miturve të tjerë pas një mosmarrëveshjeje.

    Tre persona të mitur janë intervistuar fillimisht në cilësinë e të dyshuarve dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit për të Mitur, janë ndaluar për 24 orë.

    Por rasti ka pasur zhvillime të reja edhe më 10 tetor.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, është arrestuar edhe i dyshuari i katërt, i cili është intervistuar në prani të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

    I mituri dyshohet se ka pranuar përfshirjen e tij në rast.

    Edhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

    Rasti po trajtohet si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Rrahja mes të miturve pranë “Fan S. Nolit” në Podujevë – arrestohet edhe i dyshuari i katërt appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • E diela fantastike në ArtSport dhe Serie A

    E diela fantastike në ArtSport dhe Serie A

    E diela fantastike në ArtSport dhe Serie A

    E diela sjell emocione të mëdha për adhuruesit e futbollit italian, me pesë ndeshje interesante të javës së tetë të Serie A, të cilat do të transmetohen në ArtSport.

    Aksioni nis në orën 12:30 me superduelin Como – Roma, për të vazhduar në orën 15:00 me dy përballje të tjera: Lazio – Monza dhe Lecce – Bologna.

    Në orën 18:00, vëmendja zhvendoset te sfida Sassuolo – Milan. Përballjet mes këtyre dy skuadrave kanë sjellë shpesh emocione dhe befasi, ndaj pritet një tjetër ndeshje me adrenalinë të lartë.

    Spektakli mbyllet në mbrëmje, në orën 20:45, me duelin Cagliari – Juventus, ku bardhezinjtë synojnë një rezultat pozitiv në transfertë.

    Pesë ndeshje, një ditë e mbushur me futboll dhe emocione pa fund. E diela e Serie A është në ArtSport!

  • Burri përfundon në mbajtje në Leposaviq, shqetësoi ish-bashkëshorten

    Burri përfundon në mbajtje në Leposaviq, shqetësoi ish-bashkëshorten

    Burri përfundon në mbajtje në Leposaviq, shqetësoi ish-bashkëshorten

    Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka ngacmuar dhe shqetësuar vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 tetor, transmeton Klankosova.tv.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.