Blog

  • Rama: Synoj të bëhem kryeministër i Kosovës

    Rama: Synoj të bëhem kryeministër i Kosovës

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se synon të bëhet kryeministër i Kosovës, gjatë një interviste të shkurtër me krijuesin e përmbajtjes Khan në SHBA.

    I pyetur se me çfarë merret, Rama u prezantua si kryetar i Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës.

    Ndërsa, kur u pyet për pjesën e preferuar të punës së tij, ai përmendi synimin për të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

    “Pjesa e preferuar e punës sime është misioni im i radhës, të bëhem kryeministër, në mënyrë që ta pastrojmë dhe ta rregullojmë shtetin”, u shpreh Rama.

    Khan e pyeti gjithashtu për kryeministrin aktual, Albin Kurti, ndërsa Rama tha se, sipas tij, Kurti nuk po bën punë të mirë dhe se duhet “t’ia tregojë rrugën”.
    Ndërkohë, në një postim të publikuar nga deputeti i LVV-së Ilir Kërçeli, thuhet se videoja është realizuar para votimit për presidenten, si dhe me një kritikë ndaj Ramës për punën e tij në krye të kryeqytetit.

    Në mbishkrimin e videos thuhet se, në pyetjen “Çfarë bën për të jetuar?”, përgjigjja që do të duhej të jepte Rama ishte: “Keqmenaxhoj taksat e qytetarëve të kryeqytetit”, ka shkruar Kërçeli.

    Burimi: Dukagjini

  • Sot mbahet edicioni i 36-të i “Maratonës së Mallit”

    Sot mbahet edicioni i 36-të i “Maratonës së Mallit”

    Shoqata e Krijuesve, Artistëve dhe Letrarëve “Naim Frashëri” organizon sot, nga ora 11:00, edicionin e 36-të të manifestimit poetiko-artistik “Maratona e Mallit 2026”.

    Manifestimi do të mbahet në restorantin “Si n’shpi”, te Pishat e Sllatinës, në Fushë-Kosovë.

    Burimi: Dukagjini

  • Uragani Isaias godet ShBA-në, katër të vdekur dhe qindra mijëra pa energji elektrike

    Uragani Isaias godet ShBA-në, katër të vdekur dhe qindra mijëra pa energji elektrike

    Uragani Isaias godet ShBA-në, katër të vdekur dhe qindra mijëra pa energji elektrike

    Katër persona kanë humbur jetën pasi uragani Isaias goditi disa zona të jugut të Shteteve të Bashkuara me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu. Si pasojë e stuhisë, rreth 500 mijë persona mbetën pa energji elektrike.

    Sipas autoriteteve, nga dy viktima janë raportuar në Alabama dhe Florida. Disa prej tyre humbën jetën pasi pemët u rrëzuan mbi shtëpitë e tyre.

    Uragani arriti në Florida të premten në mbrëmje, me erëra që arrinin shpejtësinë deri në 168 kilometra në orë. Më pas, stuhia u dobësua dhe u riklasifikua si ciklon post-tropikal, raporton BBC.

    Stuhia shkaktoi dëme të shumta, duke rrëzuar pemë dhe duke dëmtuar çatitë e ndërtesave. Para mbërritjes së saj, autoritetet në Alabama, Florida dhe Georgia shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Në disa zona të Floridës dhe Alabamës u urdhërua edhe evakuimi i detyrueshëm i mijëra banorëve.

    Ndërkohë, në Oqeanin Paqësor, uragani Simon është forcuar në kategorinë e katërt dhe po i afrohet bregdetit të Meksikës. Gjithashtu, stuhia tropikale Rachel pritet të ndikojë në pjesën jugore të Kalifornisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Uragani Isaias godet ShBA-në, katër të vdekur dhe qindra mijëra pa energji elektrike appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc

    Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc

    Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc

    Më 11 tetor 2025, Kombëtarja e Shqipërisë shënoi një fitore historike ndaj Serbisë, duke triumfuar me rezultat 0:1 në Leskoc, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

    Heroi i asaj mbrëmjeje ishte sulmuesi Rey Manaj, i cili shënoi golin vendimtar në fund të pjesës së parë, duke ndezur festën në mesin e shqiptarëve gjithandej trojeve shqiptare.

    Pas golit, Manaj festoi duke bërë shqiponjën me duar, një moment që u kthye në simbol të asaj fitoreje.

    Kjo skenë është përjetësuar edhe në një grafit në Mitrovicë, ku krahas festimit të sulmuesit është shënuar edhe data historike 11.10.2025, si kujtim i triumfit të kuqezinjve në tokën serbe.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Klubi “Dëshira” sot mban konferencë për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor

    Klubi “Dëshira” sot mban konferencë për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor

    Klubi “Dëshira” organizon sot, nga ora 11:00, një konferencë për media me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

    Konferenca do të mbahet në ambientet e klubit, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

    Burimi: Dukagjini

  • Për herë të parë në Butrint, nisin gërmimet në muret rrethuese të Akropolit

    Për herë të parë në Butrint, nisin gërmimet në muret rrethuese të Akropolit

    Për herë të parë në Butrint, nisin gërmimet në muret rrethuese të Akropolit

    Gërmimet arkeologjike në Akropolin e Butrintit kanë hyrë në një fazë të re, pasi për herë të parë në historinë e kërkimeve shkencore në këtë qytet antik, po studiohet muri rrethues i qytetit të sipërm.

    Parku Kombëtar i Butrintit ka njoftuar se gërmimet synojnë të zbardhin fazat e ndërtimit të fortifikimeve dhe organizimin urban të qytetit në periudha të ndryshme historike.

    Hulumtimet zhvillohen në kuadër të projektit “Topografia Urbane e Butrintit në Antikitetin e Vonë dhe Mesjetë”, i ndërmarrë nga Instituti i Arkeologjisë pranë Akademisë së Shkencave, me mbështetjen financiare të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.

    Sipas arkitektes, dr. Nevila Molla, projekti synon të identifikojë fazat e ndërtimit të mureve të Akropolit dhe të krijojë një pasqyrë më të qartë të organizimit topografik të qytetit të sipërm dhe atij të poshtëm.

    Aktualisht, puna arkeologjike është përqendruar në njërën prej kullave të fortifikimit të Akropolit, ku janë zbuluar shtresa të ndryshme arkeologjike, të akumuluara nga Antikiteti i Vonë deri në Mesjetën e Vonë.

    Të dhënat stratigrafike që do të sigurohen nga këto gërmime pritet të ndihmojnë në përcaktimin e kohës së ndërtimit dhe përdorimit të mureve, si dhe në kuptimin e ndryshimeve urbane të Butrintit gjatë shekujve V-XV të erës sonë.

    Butrinti, i vendosur në jug të Shqipërisë, pranë Sarandës, është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të vendit. Qyteti ka një histori të gjatë, që nis nga periudha parahistorike dhe vazhdon përmes zhvillimeve greke, romake dhe bizantine.

    Ai është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1992, për shkak të vlerave të tij të jashtëzakonshme historike dhe kulturore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Për herë të parë në Butrint, nisin gërmimet në muret rrethuese të Akropolit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi

    12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi

    Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 309 janë plagosur nga një sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, në Arabinë Saudite, njoftojnë autoritetet lokale.

    Autoriteti Saudit i Aviacionit Civil konfirmoi se në mesin e viktimave janë katër shtetas sauditë, dy nga Bangladeshi dhe nga një person nga SHBA-ja, Jordania, Palestina, Siria, Sudani dhe Egjipti.

    Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid janë pezulluar.

    Një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite më vonë u zotua se do t’i përgjigjet sulmit, të cilin e cilësoi si “krim lufte” dhe për të cilin fajësoi rebelët Huthi të Jemenit.

    Huthit nuk kanë komentuar sulmin e së shtunës, por kanë marrë përgjegjësinë për sulme të tjera ndaj të njëjtit aeroport të enjten, ku u vranë tre persona dhe u dëmtua një aeroplan.

    Tre persona të tjerë u vranë në sulme të ndara të Huthëve ndaj dy aeroporteve të tjera saudite, më 6 dhe 7 tetor.

    Sulmi i së shtunës ishte më vdekjeprurësi në Arabinë Saudite që nga maji i vitit 2015, raporton BBC.

     

    Burimi: RTKLive

  • Një vit më parë, Shqipëria e mposhti Serbinë midis Leskocit

    Një vit më parë, Shqipëria e mposhti Serbinë midis Leskocit

    Një vit më parë, Shqipëria e mposhti Serbinë midis Leskocit

    Më 11 tetor 2025, u zhvillua ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë në Leskoc, e cila ishte e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror që sivjet u mbajt në tri shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë.

    Kjo datë do të mbetet gjatë në kujtesën e secilit shqiptar, si moment krenarie kur djelmoshat “Kuq e Zi” triumfuan midis Serbisë, me rezultat 0:1.

    Ishte sulmuesi Rey Manaj, ai i cili në fundin e pjesës së parë heshti serbët.

    Gjithandej në trojet shqiptare shpërtheu festa.

    Edhe vet Manaj festoi duke bërë shqiponjën me duar.

    Momenti i festimit të golit ishte bërë grafit edhe në Mitrovicë, me datën historike 11.10.2025.

  • GLPS: Projektligji për Byronë ka paqartësi juridike, rrezikon të kontestohet sërish në Kushtetuese

    GLPS: Projektligji për Byronë ka paqartësi juridike, rrezikon të kontestohet sërish në Kushtetuese

    GLPS: Projektligji për Byronë ka paqartësi juridike, rrezikon të kontestohet sërish në Kushtetuese

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka vlerësuar se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i miratuar në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës, përmban paqartësi juridike dhe nuk i adreson plotësisht gjetjet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

    Menaxheri i projekteve dhe hulumtuesi në GLPS, Liridon Salihi ka thënë se projektligji duhet të rishikohet në mënyrë thelbësore para miratimit përfundimtar, duke theksuar se paqartësitë kryesore lidhen me periudhën retroaktive të zbatimit, statusin e Byrosë dhe sigurinë juridike të qytetarëve që mund t’i nënshtrohen procedurave të konfiskimit.

    “Po, e para punës duhet ta theksojmë që ky projektligj dy herë ka, ka dështuar të shkojë tutje nga Gjykata Kushtetuese, pra njëherë është rrëzuar për shkak të përmbajtjes, ndërsa herën tjetër për shkak të procedurës së miratimit. Pavarësisht asaj që ka qenë edhe në procedurën e konsultimeve publike, vlerësojmë që Ministria e Drejtësisë nuk ka arritur që t’i adresojë të gjitha çështjet të cilat janë ngritur në periudhën e konsultimeve publike. Pra kemi miratimin e një projektligji në lexim të parë, i cili nuk i ka adresuar çështjet kryesore që synohet të rregullohen me këtë projektligj”, ka thënë Salihi.

    Një nga çështjet që, sipas tij, kërkon sqarim është periudha retroaktive e zbatimit të ligjit, pasi projektligji nuk përcakton qartë se cilat kategori të zyrtarëve do të përfshihen në procedurat për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    “Edhe në analizën e GLPS-së kemi theksuar se aktualisht ky projektligj nuk e ka caktuar afatin retroaktiv. Pra, për cilët zyrtarë do të aplikohet masa e tillë ose konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, pra ata zyrtarë që kanë qenë nga 2008-ta deri më tani, apo për zyrtarët që në 10 vitet e fundit kanë mbajtur pozita publike, ose edhe ata që para 5 viteve kanë lëshuar ato pozita. Pra janë tri afate të cilat aktualisht i ka projektligji për Byronë dhe normalisht që kjo duhet të sqarohet njëherë e mirë për shkak se cenon sigurinë juridike të qytetarëve”, ka deklaruar ai.

    Salihi ka ngritur shqetësime edhe për statusin juridik të Byrosë, duke thënë se projektligji nuk përcakton qartë organizimin e saj dhe kriteret për zgjedhjen e drejtorit dhe anëtarëve të Komisionit Mbikëqyrës.

    “E dyta, kemi të bëjmë me statusin e Byrosë. Projektligji aktual nuk e definon qartë statusin e Byrosë, nuk paraqet rregulla strikte sa i përket zgjedhjes së drejtorit dhe komisionit mbikëqyrës të këtij mekanizmi. Pra ka dështuar që deri më tani t’i adresojë këto çështje që janë kruciale. Dhe tjetra është që është normalisht një prej kryesoreve është edhe siguria juridike e qytetarëve”, ka thënë Salihi.

    Ai ka theksuar se dispozitat e projektligjit duhet të jenë në përputhje me gjetjet e Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht lidhur me ruajtjen e të dhënave financiare, si dhe me opinionet e Komisionit të Venecias.

    “Pra duke qenë se edhe Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të parë mbi ligjshmërinë e, ose vlerësimin e këtij projektligji ka theksuar se bankat në Kosovë ose edhe institucionet financiare të tjera nuk i ruajnë të dhënat për një periudhë të gjatë kohore, pra shtatë deri në 10 vite, atëherë duhet të kemi kujdes që edhe dispozitat që i përmban ky projektligj të jenë në linjë me ato të gjetjet e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu ta kemi parasysh që edhe opinionet e Venecias në shumë raste nuk janë përfillur”, ka deklaruar ai.

    Megjithatë, Salihi ka thënë se krijimi i një mekanizmi për konfiskimin civil të pasurisë së pajustifikueshme është i mundur, por vetëm nëse ligji garanton respektimin e parimeve kushtetuese dhe të drejtave të qytetarëve.

    “Por çka është komplet e rëndësishme në këtë, në krejt këtë procedurë është që tashmë edhe prej Gjykatës sonë Kushtetuese, po edhe prej opinioneve të Venecias, Kosovës i është dhënë drita e gjelbër për me krijuar një mekanizëm të tillë të konfiskimit civil, por çështja mbetet që të rregullohet me një ligj i cili i garanton të gjitha parimet kushtetuese dhe garancitë që i jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Në përmbajtjen aktuale që ka projektligji, normalisht që duhet një rishikim thelbësor nga ana e Komisionit për Legjislacion, po edhe komisioneve të tjera, dhe që kur shkon në lexim të dytë dhe nëse miratohet nga Kuvendi, të paktën të hiqen këto dilema dhe të jetë në linjë me gjetjet e Kushtetueses dhe ato të opinioneve të Venecias”, ka thënë ai.

    Duke vlerësuar përmbajtjen aktuale të projektligjit, hulumtuesi i GLPS-së ka thënë se ekzistojnë baza për ta kontestuar sërish, nëse nuk adresohen paqartësitë e evidentuara.

    “Realisht në draftin aktual që ka projektligji i përmban të gjitha ato dilema dhe ato paqartësi juridike që i ka pasur edhe herët e kaluara kur ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese. Pra ka bazë të mjaftueshme për me u kontestu për shkak se sërish nuk i ka adresuar edhe gjetjet e Gjykatës Kushtetuese, po edhe ato që ka thënë Komisioni i Venecias. Pra përderisa nuk është definuar qartë se cila do të jetë periudha retroaktive e ligjit, cili do të jetë statusi i Byrosë dhe kriteret për zgjedhjen e drejtorit dhe anëtarëve të Komisionit Mbikëqyrës, e po ashtu nuk është definuar qartë edhe çështja e sigurisë juridike të palëve që kanë me iu nënshtruar një procedure të tillë, pra janë tri elemente që janë thelbësore dhe nuk mund të kalojë tutje projektligji pa u adresuar në mënyrë të drejtë këto gjetje. GLPS ka ofruar rekomandime konkrete për secilën prej tyre dilemave dhe ajo çka është deri më tani e vlerësojmë që nuk e kanë marrë me seriozitet as Ministria e as Komisioni për Legjislacion kur e ka kaluar edhe Kuvendin në lexim të parë”, ka deklaruar Salihi.

    Ai ka shprehur shpresën se këto çështje do të adresohen para përfundimit të procedurës parlamentare, duke e cilësuar luftën kundër korrupsionit si një nga arsyet për krijimin e një mekanizmi të tillë, por duke kërkuar që zbatimi i tij të bëhet brenda garancive kushtetuese.

    “Dhe po shpresojmë që brenda këtyre dy leximeve do të adresohen këto gjetjet tona dhe normalisht nëse kjo ka marrë një dritë të gjelbër nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe Venecias, normalisht duhet të krijohet një mekanizëm i tillë, sidomos sa i përket edhe luftës kundër korrupsionit. Përderisa është një mekanizëm që është në kuadër të garancive kushtetuese të Republikës së Kosovës, është mirë që kjo të bëhet, mirëpo gjithmonë duke u respektuar hierarkia kushtetuese dhe këto dilemat sa i përket këtij projektligji aktual”, ka thënë ai.

    Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme më 5 tetor 2026. Projektligji mori 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. /EO

  • Izraeli zhvendos vijën e mbrojtjes përtej kufijve, rrezikon të mbetet në luftë të përhershme

    Izraeli zhvendos vijën e mbrojtjes përtej kufijve, rrezikon të mbetet në luftë të përhershme

    Izraeli zhvendos vijën e mbrojtjes përtej kufijve, rrezikon të mbetet në luftë të përhershme

    Izraeli po ndryshon rrënjësisht doktrinën e tij të sigurisë, duke e zhvendosur vijën e parë të mbrojtjes nga kufijtë shtetërorë drejt territoreve fqinje. Megjithatë, kjo strategji, që synon parandalimin e sulmeve të reja, mund ta përfshijë vendin në konflikte të vazhdueshme.

    Në një analizë të publikuar në gazetën izraelite Haaretz, gazetari Amos Harel argumenton se tre vjet luftë kanë krijuar një realitet të ri rajonal, në të cilin ushtria izraelite kontrollon zona tampon në Rripin e Gazës, në jug të Libanit, në Siri dhe në disa kampe refugjatësh në Bregun Perëndimor.

    Sipas analizës, ushtria izraelite kontrollon rreth 62 për qind të Rripit të Gazës, ndërsa afërsisht dy milionë banorë mbeten të përqendruar në pjesën tjetër të territorit.

    Strategjia e re mbështetet në dy parime kryesore: vendosjen e vijës së parë të mbrojtjes brenda territoreve kundërshtare dhe ndërhyrjen ushtarake parandaluese ndaj rreziqeve të identifikuara.

    Megjithatë, Harel paralajmëron se kjo qasje po rëndon mbi kapacitetet e ushtrisë dhe rezervistët. Sipas tij, përpjekja për të eliminuar çdo rrezik mund të nxisë përshkallëzime të reja, pa garantuar një zgjidhje afatgjatë.

    Pasojat janë veçanërisht të dukshme në Gazë dhe në jug të Libanit, ku fshatra të tëra janë shkatërruar dhe qindra mijëra njerëz janë zhvendosur. Ndërkohë, rindërtimi i Rripit të Gazës ende nuk ka nisur.

    Pavarësisht goditjeve të rënda që Izraeli u ka shkaktuar Hamasit, Hezbollahut dhe grupeve të lidhura me Iranin, luftimet nuk kanë prodhuar një përfundim vendimtar, ndërsa përpjekjet diplomatike kanë ngecur.

    Analiza e Harel e lidh vazhdimin e operacioneve ushtarake edhe me interesat politike të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Sipas gazetarit, gjendja e vazhdueshme e emergjencës mund t’i shërbejë Netanyahut në prag të zgjedhjeve dhe të shtyjë hetimin e pavarur për dështimet që i paraprinë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.

    Një tjetër faktor është presioni nga partnerët e ekstremit të djathtë në koalicionin qeverisës, të cilët kundërshtojnë tërheqjen nga territoret e marra nën kontroll. Edhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ka mbështetur qëndrimin se Izraeli duhet t’i mbajë këto zona.

    Ndërkohë, ndërtimi i bazave ushtarake, rrugëve dhe barrierave të reja po krijon një prani gjithnjë e më të qëndrueshme në territoret e kontrolluara. Në Bregun Perëndimor, ky proces, sipas Harel, përputhet me përpjekjet e kolonëve për aneksim.

    Në përfundim, analiza ngre pikëpyetje për efektivitetin afatgjatë të kësaj doktrine: nëse zhvendosja e vijës së mbrojtjes përtej kufijve do ta bëjë Izraelin më të sigurt, apo do ta lidhë atë për një kohë të pacaktuar me territore dhe konflikte nga të cilat mund të jetë gjithnjë e më e vështirë të tërhiqet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Izraeli zhvendos vijën e mbrojtjes përtej kufijve, rrezikon të mbetet në luftë të përhershme appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali