Blog

  • Vdes 48-vjeçari pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër

    Vdes 48-vjeçari pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër

    Vdes 48-vjeçari pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër

    Beqir Devolli, 48 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i tritolit në automjetin e tij në Gjirokastër.

    Policia shqiptare njoftoi se pasagjeri i automjetit, Erigers Mela, 26 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur automjeti i tipit “Mercedes-Benz” shpërtheu në lëvizje. Dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur në makinë.

    Grupi hetimor po vazhdon punën për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Devolli njihej me nofkën “Çilo Hundëderri” dhe dyshohet se kishte lidhje me trafikun e drogës në Greqi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vdes 48-vjeçari pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kryetari i Listës Serbe kalon në partinë e Vuçiqit: Nuk jam më deputet në Kuvendin e Kosovës

    Kryetari i Listës Serbe kalon në partinë e Vuçiqit: Nuk jam më deputet në Kuvendin e Kosovës

    Kryetari i Listës Serbe(LS), Zlatan Elek, pretendon se është anëtar i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe se nuk është më deputet në Kuvendin e Kosovës.

    Këto deklarata, Elek i bëri gjatë një debati parazgjedhor në televizionin Nova.

    “Unë nuk jam më deputet në parlamentin e Kosovës”, tha Elek, duke thënë se është anëtar i SNS-së, partisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, raporton KoSSev, përcjell Dukagjini.

    Burimi: Dukagjini

  • Elon Musk i bashkohet Trumpit në kritikat ndaj Zelenskyt: Ka shkuar shumë larg

    Elon Musk i bashkohet Trumpit në kritikat ndaj Zelenskyt: Ka shkuar shumë larg

    Elon Musk i bashkohet Trumpit në kritikat ndaj Zelenskyt: Ka shkuar shumë larg

    Miliarderi amerikan Elon Musk i është bashkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në kritikat ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në kohën kur po diskutohen mundësitë për një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë.

    Pronari i kompanive “SpaceX” dhe “Tesla” ka deklaruar se Zelensky “ka shkuar shumë larg”, duke iu bashkuar qëndrimeve të Trumpit, i cili ka kërkuar që Ukraina të zhvillojë zgjedhje.

    Trump ka pretenduar gjithashtu se lufta mund të ishte përfunduar më herët përmes negociatave dhe se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron të arrijë një marrëveshje.

    Deklaratat vijnë në një kohë kur luftimet në Ukrainë vazhdojnë. Të shtunën në mbrëmje, sulmet ruse me dronë dhe raketa në rajonin e Dnipropetrovskut vranë një fëmijë 11-vjeçar dhe plagosën pesë persona të tjerë, përfshirë dy fëmijë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Elon Musk i bashkohet Trumpit në kritikat ndaj Zelenskyt: Ka shkuar shumë larg appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sot u jepet lamtumira e fundit motrës dhe vëllaut që u vranë tragjikisht në Gjilan

    Sot u jepet lamtumira e fundit motrës dhe vëllaut që u vranë tragjikisht në Gjilan

    Sot(e diele) me 11 tetor në Pozheran të Vitisë do t’u jepet lamtumira e fundit Nafije e Egzon Bogujevcit që u vranë tragjikisht të premten.

    Ritualet e fundit fetare pritet të kryhen në ora 15:40 në Xhaminë e Pozheranit të Vitisë.

    I dyshuari për vrasjen, ish-burri i Nafijes, është vetëdorëzuar, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar.

    Në këtë rast është plagosur edhe axha i viktimave, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Shpërthimi i tritolit në Gjirokastër, vdes 48-vjeçari gjatë transportimit drejt Tiranës

    Shpërthimi i tritolit në Gjirokastër, vdes 48-vjeçari gjatë transportimit drejt Tiranës

    Shpërthimi i tritolit në Gjirokastër, vdes 48-vjeçari gjatë transportimit drejt Tiranës

    Beqir Devolli, 48 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i tritolit në automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” në Gjirokastër.

    Në një njoftim shtesë, Policia shqiptare bën me dije se drejtuesi i automjetit ka vdekur gjatë transportimit drejt Tiranës, ndërsa pasagjeri, Erigers Mela, 26 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur automjeti shpërtheu në lëvizje, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv

    Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga lëndë plasëse e vendosur në makinë.

    Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

    Devolli njihej me nofkën “Çilo Hundëderri”, ndërsa dyshohet se kishte lidhje me trafikun e drogës në Greqi.

  • Postuan video duke shtënë me armë në rrjete sociale, arrestohen dy persona në Rugovë

    Postuan video duke shtënë me armë në rrjete sociale, arrestohen dy persona në Rugovë

    Postuan video duke shtënë me armë në rrjete sociale, arrestohen dy persona në Rugovë

    Dy persona, një grua dhe një burrë, janë arrestuar në Rugovë të Pejës, pasi e dyshuara kishte publikuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë zjarri.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, arma e zjarrit ishte pronë e të dyshuarit mashkull. Gjatë rastit, Policia ka konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe katër fishekë.

    “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt”, thotë Policia./Klankosova.tv

  • Avokati Musa: Me Ligjin për Specialen synohet drejtësi pa paragjykime

    Avokati Musa: Me Ligjin për Specialen synohet drejtësi pa paragjykime

    Avokati Musa: Me Ligjin për Specialen synohet drejtësi pa paragjykime

    Avokati Skënder Musa e ka vlerësuar si pozitive miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar nga Kuvendi i Kosovës, teksa ka shtuar se qëllimi i tij është garantimi i një procesi të drejtë gjyqësor, pa paragjykuar vendimmarrjen e gjykatës.

    Musa ka deklaruar se ndryshimet synojnë të kufizojnë fushëveprimin e gjykatës dhe ta rikthejnë ligjin në frymën e propozimit fillestar të Këshillit të Evropës, lidhur me raportin e Dick Marty-t dhe veprat që ndërlidhen me krimet e luftës.

    “Është mirë që kalon ligji. Me këtë ligj synohet vetëm që të garantohet procesi i drejtë gjyqësor. I kufizohet fusha e veprimit të gjykatës. Mirëpo, me ligj nuk paragjykohet gjykimi dhe besoj që e ka bërë një zgjidhje të mirë”, tha Musa.

    Ai ka theksuar se plotësim-ndryshimi i ligjit synon rikthimin te origjina e propozimit të Këshillit të Evropës, duke sqaruar se kompetenca e Dhomave të Specializuara lidhet me veprat që kanë të bëjnë me krimet e luftës.

    “Plotësim-ndryshimi i ligjit është që të kthehet në origjinën e propozimit nga Këshilli i Evropës për raportin e Dick Marty-t dhe veprat që lidhen me krimet e luftës. Veprat që nuk lidhen me krimet e luftës nuk kanë qenë dhe as tani nuk janë kompetencë e Dhomave të Specializuara”, shtoi ai.

    Sa i përket ndikimit të ndryshimeve ligjore në vendimet gjyqësore, Musa ka thënë se ato nuk ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrje, por synojnë të krijojnë më shumë objektivitet për palët në procedurë, trupin gjykues dhe kolegjet.

    “Sa i përket vendimeve në drejtësi, ligji nuk ndikon, mirëpo krijon objektivitet te palët, te trupi gjykues dhe te kolegjet”, ka përfunduar Musa.

    Më 6 tetor, me 88 vota për, është miratuar në lexim të dytë ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale. Miratimi i këtij ligji ka ngjallur reagime të shumta nga ambasadat e akredituara në Prishtinë, por edhe nga Bashkimi Evropian. /EO

  • Gjakovë: Gruaja i denoncon në polici burrin dhe vjehrrin

    Gjakovë: Gruaja i denoncon në polici burrin dhe vjehrrin

    Gjakovë: Gruaja i denoncon në polici burrin dhe vjehrrin

    Dy persona janë arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje, e cila është bashkëshorte e njërit dhe reja e tjetrit.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje, më 10 tetor.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

  • AC Milan interesohet për Alex Scottin, Liverpooli për Jules Kounden

    AC Milan interesohet për Alex Scottin, Liverpooli për Jules Kounden

    AC Milan interesohet për Alex Scottin, Liverpooli për Jules Kounden

    AC Milan ka shfaqur interesim për mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, 23-vjeçar dhe pjesë e kombëtares së Anglisë. Lajmi është raportuar nga mediumi italian “Tuttomercatoweb”.

    Ndërkohë, Liverpooli po interesohet për mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde. Klubi spanjoll është i hapur për oferta për futbollistin francez, çmimi i të cilit raportohet të jetë rreth 60 milionë paundë.

    Interesimi i Liverpoolit për Kounden vjen në kuadër të mundësisë për ta përforcuar repartin defensiv, ndërsa mbetet të shihet nëse klubi anglez do të bëjë ofertë zyrtare për mbrojtësin e Barcelonës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post AC Milan interesohet për Alex Scottin, Liverpooli për Jules Kounden appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sulm në aeroportin e Riadit, 12 të vrarë e mbi 300 të plagosur

    Sulm në aeroportin e Riadit, 12 të vrarë e mbi 300 të plagosur

    Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 309 të tjerë janë plagosur në një sulm në një aeroport në kryeqytetin saudit, Riad, thonë autoritetet lokale.

    Ndër të vdekurit ishin katër sauditë, dy persona nga Bangladeshi dhe nga një person nga SHBA-ja, Jordania, Palestina, Siria, Sudani dhe Egjipti, tha autoriteti i aviacionit civil saudit. Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid janë pezulluar, shkruan BBC/KP.

    Burimi: Dukagjini