Blog

  • Çka çoi deri te ngjarja e djeshme e rëndë në Gjilan? Diskutim në "Weekend" (VIDEO)

    Çka çoi deri te ngjarja e djeshme e rëndë në Gjilan? Diskutim në “Weekend” (VIDEO)

    Çka çoi deri te ngjarja e djeshme e rëndë në Gjilan? Diskutim në "Weekend" (VIDEO)

    Ngjarja e djeshme që ndodhi në Livoç të Ulët të Gjilanit ku dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos, pati reagime të shumta.

    Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, u diskutua lidhur me këtë çështje. Gazetarja Arbreshë Uka vuri në pah vështirësitë me të cilat përballen gratë që vendosin t’i japin fund një martese, duke theksuar se në disa raste, ndarjet shoqërohen me kërcënime, presion dhe mospranim nga partneri.

    “…Ne e kemi një rast që nuk po e dimë. Ajo gruaja ka kërkuar divorc… dmth ta nxin jetën, të detyrojnë me e pranu nximjen e jetës edhe ti kur guxon me dalë prej vorbullës edhe e merr krejt barren mbi vete (ndoshta je financiarisht mirë ose s’je, e ke një familje që t’përkrah ose s’e ke…), edhe ti del edhe divorcohesh ama ai tipi mendon që ti je prona e tij, ‘kush je ti me m’lanë mu’, qishtu trajtohen ndamjet në Kosovë. Domethënë ne po kemi problem më të madh masi po ndahen…”, theksoi Uka.

    Ndërkohë, gazetari Vullnet Krasniqi e ndërlidhi problemin me mungesën e dashurisë dhe mënyrën se si fëmijët rriten brenda familjes.

    “…Dashninë ti e sheh kur je në shpi, qysh sillet baba yt me nanën tane, kur e ngon, kur i bërtet, qysh sillet me të”, tha Kraniqi.

    Sipas tij, mënyra se si fëmijët i shohin dhe i përjetojnë raportet mes prindërve ndikon në formimin e perceptimit të tyre për marrëdhëniet dhe respektin ndaj partnerit.

    Diskutimi pos tjerash riktheu vëmendjen te nevoja për të trajtuar dhunën në marrëdhëniet familjare, presionin ndaj personave që kërkojnë ndarje dhe rëndësinë e edukimit që në fëmijëri.

    Sipas Prokurorisë, në rastin e djeshëm, të vdekur mbetën vëllai e motra, teksa dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i viktimës. I plagosur, sipas Prokurorisë, ka mbetur edhe djali i xhaxhait të viktimës.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me datën 09.10.2026, rreth orës 14:30 nga Policia e Kosovës-NJHP në Gjilan është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Livoç i Poshtëm, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast i rëndë, nën dyshimin se i pandehuri V.R. (38 vjeç) nga Gjilani, për motive akoma të pa njohura, me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën N.B (27 vjeç), vëllain e bashkëshortes, tani të ndjerin E.B (31 vjeç) si dhe ka plagosur rëndë djalin e xhaxhait të bashkëshortes së tij, tani të dëmtuarin M.B (48 vjeç), i cili për shkak plagëve të marra është duke u trajtuar në QKUK”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Gjilanit. /Klankosova.tv

  • Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Kaçanik

    Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Kaçanik

    Policët e stacionit në Kaçanik më 10.10.2026, rreth orës 07:00,  kanë arrestuar personin me inicialet A. R., 30 vjeç, në bazë të urdhëresës së gjykatës.

    “Ai ishte i kërkuar për veprën penale që lidhet me bashkëkryerjen në blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Pas arrestimit dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, është dërguar për vuajtjen e dënimit me burgim prej nëntë muajsh. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave të gjykatave dhe në forcimin e sundimit të ligjit”, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

     

    Burimi: RTKLive

  • Moti ekstrem godet Italinë, ujërat marrin veturat dhe përmbytin qytetet – pamje dramatike

    Stuhitë e fuqishme që goditën jugun e Italisë gjatë natës shkaktuan përmbytje të mëdha, dëme materiale dhe bllokim të disa rrugëve, ndërsa disa automjete përfunduan mes shkëmbinjve pranë detit.

    Situata më e rëndë u regjistrua në ishullin Lipari, në provincën e Mesinës, dhe në Melito Porto Salvo, në zonën e Reggio Calabrias.

    Në portin Sottomonastero të Liparit, disa makina mbetën të bllokuara nga uji, ndërsa rrugët u mbuluan me baltë dhe mbeturina. Për shkak të përmbytjeve, zjarrfikësit ndërhynë për të ndihmuar edhe drejtuesit e automjeteve të bllokuara.

    Ndërkohë, në Melito Porto Salvo, ujërat përmbytën rrugët, disa automjete përfunduan në shkëmbinjtë pranë detit dhe një mur u shemb. Kryebashkiaku Tito Nastasi e përshkroi situatën si një “bombë uji”, duke bërë të ditur se dëmet ende nuk ishin vlerësuar plotësisht dhe se kishte kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

    Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të kufizojnë lëvizjet, ndërsa ekipet e Mbrojtjes Civile, zjarrfikësit dhe policia po monitorojnë zonat e prekura.

    Dëme materiale u raportuan edhe në provincën e Tarantos, ku erërat e forta rrëzuan struktura ndriçimi për festimet e Shën Mediçit në zonën e Savës. Strukturat ranë mbi automjete të parkuara, por nuk u raportuan persona të lënduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Moti ekstrem godet Italinë, ujërat marrin veturat dhe përmbytin qytetet – pamje dramatike appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

    Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

    Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

    Është ndarë nga jeta punonjësi policor Afrim Syla.

    Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij.

    Në telegramin e ngushëllimit, sindikata ka vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e Sylës në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare.

    “Shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë për kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare”, thuhet në telegram.

    Në fund, sindikata ka shprehur ngushëllimet për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë punuar me të, duke theksuar: “I paharruar qoftë kujtimi për të!”

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë

    Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë

    Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë

    Numri i të vdekurve nga sulmi rus ndaj qytetit të Zaporizhjas, në juglindje të Ukrainës, ka arritur në shtatë, përfshirë tre fëmijë. Sulmi u krye herët këtë mëngjes, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim.

    Këtë e bëri të ditur ushtruesi i detyrës së kreut të Administratës Ushtarake të Zaporizhjas, Mihailo Semikin, përmes një njoftimi në Telegram.

    Sipas tij, të paktën 10 persona të tjerë janë plagosur, përfshirë një fëmijë. Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, raportoi agjencia e lajmeve Ukrinform.

    Semikin bëri të ditur se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet dhe se nuk përjashtohet mundësia që nën rrënoja të ketë ende persona të bllokuar.

    Fillimisht ishte raportuar për të paktën dy të vdekur nga sulmi rus ndaj një ndërtese banimi pesëkatëshe në Zaporizhja.

    Sipas raportimeve, forcat ruse e sulmuan qytetin herët këtë mëngjes me bomba të drejtuara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shtatë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë, tre prej tyre fëmijë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trump njoftoi marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin

    Trump njoftoi marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin

    Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin, sipas së cilës Rusia do të furnizojë tregun amerikan dhe atë global me miliona tonë naftë dizel, me synimin për të ulur çmimet e karburanteve.

    Marrëveshja parashikon lehtësimin e përkohshëm të sanksioneve ndaj eksporteve ruse të dizelit, por është kundërshtuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili paralajmëron se kjo do të ndihmojë financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

    Sipas Trumpit, Rusia do të lëshojë menjëherë në treg mbi 300 mijë tonë naftë dizel, 500 mijë tonë të tjera në nëntor dhe më pas një milion tonë. Ai përmendi edhe mundësinë e furnizimit me tre milionë tonë shtesë, në varësi të gjendjes së rafinerive ruse. Pas njoftimit, Thesari amerikan lëshoi një licencë të përkohshme që lejon importin e dizelit rus deri më 7 prill, ndërsa asetet e tjera ruse, përfshirë ato në bankat amerikane, mbeten të ngrira.

    Trump tha se furnizimet e reja, së bashku me atë që ai e cilësoi si kontrollin amerikan të Ngushticës së Hormuzit, do të ndihmojnë në uljen e shpejtë të çmimeve.

    Nafta dizel është shtrenjtuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës me Iranin në shkurt, duke rritur presionin ekonomik mbi familjet dhe bizneset amerikane. Ulja e çmimeve është gjithashtu çështje e rëndësishme politike për Trumpin dhe republikanët përpara zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.

    Zelensky e dënoi marrëveshjen, duke thënë se lehtësimi i kufizimeve ndaj naftës ruse është “investim në një luftë që duhet të përfundojë, jo të zgjatet”. Ai paralajmëroi se Rusia do t’i përgjigjet furnizimeve me dizel duke vazhduar sulmet ndaj Ukrainës dhe kërkoi nga Uashingtoni mbështetje më të fortë për mbrojtjen ukrainase. Ndërkohë, një i dërguar i Putinit e mirëpriti marrëveshjen, duke thënë se bashkëpunimi energjetik mes Rusisë dhe SHBA-së do t’i sjellë dobi botës.

    Megjithatë, analistët vënë në pikëpyetje nëse Rusia mund t’i përmbushë sasitë e premtuara dhe sa do të ndikojnë ato në çmimet për konsumatorët amerikanë. Prodhimi rus i dizelit është goditur nga sulmet ukrainase ndaj rafinerive dhe, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ka rënë me gati 30 për qind.

    Ndërkohë, çmimi ndërkombëtar i naftës bruto Brent mbetet mbi 103 dollarë për fuçi, krahasuar me rreth 73 dollarë para fillimit të luftës me Iranin.

    Marrëveshja ka ngritur pikëpyetje edhe për politikën e sanksioneve ndaj Moskës, pasi SHBA-ja së fundmi kishte miratuar masa të reja kundër vendeve që importojnë naftë dhe gaz rus.

    Britania e Madhe ka deklaruar se do të vazhdojë mbështetjen ushtarake dhe financiare për Ukrainën dhe do të ruajë presionin ndaj Rusisë. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë nuk ka sqaruar se çfarë do të marrë Rusia në këmbim të furnizimeve të premtuara.

    Burimi: RTKLive

  • Uragani Isaias ka goditur bregdetin verior të Gjirit të Meksikës në Florida

    Uragani Isaias ka goditur bregdetin verior të Gjirit të Meksikës në Florida

    Uragani Isaias ka goditur bregdetin verior të Gjirit të Meksikës në Florida, duke sjellë erëra të fuqishme, reshje të dendura dhe rrezik nga përmbytjet.

    Florida, Alabama dhe Xhorxhia kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa mijëra banorë janë evakuuar dhe qindra mijëra kanë mbetur pa energji elektrike.

    Pas prekjes së Floridës të premten në mbrëmje, stuhia u dobësua nga uragan në ciklon post-tropikal dhe vazhdoi drejt veriut, në drejtim të Alabamës dhe luginës së Tenesit.

    Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi për dallgë të rrezikshme dhe përmbytje bregdetare, që në disa zona mund të arrijnë deri në 2.7 metra.

    Sipas të dhënave të raportuara të shtunën në mëngjes, më shumë se 430 mijë konsumatorë në Florida dhe rreth 300 mijë në Alabama kishin mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë, autoritetet kanë urdhëruar evakuime në zonat më të rrezikuara dhe u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në ambiente të sigurta.

    Isaias është uragani i parë i sezonit të Atlantikut për vitin 2026 dhe është formuar më vonë se zakonisht, për shkak të kushteve të lidhura me fenomenin klimatik El Niño.

    Ndërkohë, dy sisteme të tjera stuhish po ndikojnë në Amerikën e Veriut: uragani Simon po i afrohet bregdetit të Meksikës në Oqeanin Paqësor, ndërsa stuhia tropikale Rachel ka shkaktuar përmbytje në disa rrugë të Kalifornisë jugore.

    Burimi: RTKLive

  • Márquez triumfon në Sprintin e Indonezisë dhe rikthehet në krye të Botërorit

    Márquez triumfon në Sprintin e Indonezisë dhe rikthehet në krye të Botërorit

    Márquez triumfon në Sprintin e Indonezisë dhe rikthehet në krye të Botërorit

    Marc Márquez ka fituar garën Sprint të MotoGP-së në Indonezi, duke u rikthyer në krye të renditjes së përgjithshme të kampionatit botëror.

    Piloti spanjoll i Ducati-t siguroi fitoren pas një gare të mbushur me incidente dhe rivalitet. Në vendin e dytë u rendit japonezi Ai Ogura me Aprilia, ndërsa podiumin e plotësoi italiani Fabio Di Giannantonio me Ducati.

    Gara u karakterizua nga tensioni që në kthesën e parë, ku një manovër agresive e Márquezit u pasua nga rrëzimi i Marco Bezzecchit dhe Raúl Fernándezit. Të dy pilotët e Aprilias u detyruan ta ndërprisnin garën, ndërsa incidenti ngjalli polemika për mënyrën e parakalimit.

    Jorge Martín përfitoi nga situata dhe mori kryesimin, por problemet me presionin e gomave në xhirot e fundit ia vështirësuan garën. Márquez shfrytëzoi momentin për ta kaluar dhe për të marrë vendin e parë.

    Martín humbi pozicione të tjera, duke përfunduar i katërti, pas Márquezit, Ogurës dhe Di Giannantonios.

    Në dhjetëshen e parë u renditën edhe Álex Márquez, Pedro Acosta, Fermín Aldeguer, Francesco Bagnaia, Fabio Quartararo dhe Álex Rins.

    Me këtë fitore, Márquez siguroi pikë të rëndësishme dhe u rikthye në krye të klasifikimit të përgjithshëm të MotoGP-së.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Márquez triumfon në Sprintin e Indonezisë dhe rikthehet në krye të Botërorit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kryeministri hungarez i shkruan letër Kurtit: Kosova ka rol kyç për stabilitet, Ballkani Perëndimor jetik për Evropën

    Kryeministri hungarez i shkruan letër Kurtit: Kosova ka rol kyç për stabilitet, Ballkani Perëndimor jetik për Evropën

    Kryeministri hungarez i shkruan letër Kurtit: Kosova ka rol kyç për stabilitet, Ballkani Perëndimor jetik për Evropën

    Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i ka dërguar letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mandatin e ri qeverisës, duke rikonfirmuar përkushtimin e vendit të tij për sigurinë e Kosovës dhe mbështetjen për integrimin e saj evropian.

    Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti e pranoi letrën të premten pasdite, më 9 tetor, përmes ambasadorit hungarez, László István Dux.

    “Dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin evropian”, shkroi Magyar.

    Kryeministri hungarez rikonfirmoi gjithashtu përkushtimin e Hungarisë për të kontribuuar në sigurinë e Kosovës përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it.

    “Në këtë frymë, më lejoni të ritheksoj se Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane”, shkroi kryeministri Magyar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kryeministri hungarez i shkruan letër Kurtit: Kosova ka rol kyç për stabilitet, Ballkani Perëndimor jetik për Evropën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Çeku:Reforma do sjellë profilizim të universiteteve n`bazë të nevojave të vendit

    Çeku:Reforma do sjellë profilizim të universiteteve n`bazë të nevojave të vendit

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, tha se reforma do të sjellë profilizimin e universiteteve sipas potencialit të tyre dhe nevojave zhvillimore të vendit, rishikimin e programeve të studimit dhe një sistem të ri financimi që mbështetet në cilësi dhe rezultate.

    “Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, në takim me rektoren Nurten Deva, menaxhmentin dhe Këshillin Drejtues, diskutuam për ndryshimet që po përgatisim në arsimin e lartë dhe shkencë. Reforma do të sjellë profilizimin e universiteteve sipas potencialit të tyre dhe nevojave zhvillimore të vendit, rishikimin e programeve të studimit dhe një sistem të ri financimi që mbështetet në cilësi dhe rezultate. Do të investojmë më shumë në kërkimin shkencor dhe në bashkëpunimin e universiteteve me industrinë. Mitrovica ka potencial të veçantë për t’u zhvilluar në fusha që lidhen me industrinë, teknologjinë dhe ekonominë e vendit. Synimi ynë është që këtë potencial ta kthejmë në mundësi konkrete për studentët dhe zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

    Burimi: RTKLive