Blog

  • U rrah me tre të mitur, përfundon i lënduar dhe i arrestuar

    U rrah me tre të mitur, përfundon i lënduar dhe i arrestuar

    U rrah me tre të mitur, përfundon i lënduar dhe i arrestuar

    Të premten në Podujevë një person është përleshur me tre të mitur.

    Ai ka pësuar lëndime gjatë përleshjes, si dhe pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

    “Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje një i dyshuar mashkull kosovar dhe tre të dyshuar tjerë të mitur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

    “I dyshuari për shkak të lëndimeve të pësuara gjatë përleshjes me të miturit ka pranuar trajtim mjekësor dhe nga i njëjti është sekuestruar një thikë”.

    “Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit e mitur janë liruar”.

  • Rrahu tre të mitur në Podujevë, arrestohet i dyshuari

    Rrahu tre të mitur në Podujevë, arrestohet i dyshuari

    Rrahu tre të mitur në Podujevë, arrestohet i dyshuari

    Të premten në Podujevë një person është arrestuar pasi ka rrahur tre të mitur.

    Atij gjatë kontrollit i është gjetur edhe një thikë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

    “Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

  • Konfirmohet raportimi i Sinjalit për ekstradimin e Shpend Hysenit nga Gjermania, kërkohej nga INTERPOL-i për narkotikë

    Konfirmohet raportimi i Sinjalit për ekstradimin e Shpend Hysenit nga Gjermania, kërkohej nga INTERPOL-i për narkotikë

    Konfirmohet raportimi i Sinjalit për ekstradimin e Shpend Hysenit nga Gjermania, kërkohej nga INTERPOL-i për narkotikë

    Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin ekskluziv të Sinjalit lidhur me ekstradimin e një personi nga Gjermania në Kosovë.

    Siç mësoi ekskluzivisht Sinjali, bëhet fjalë për Shpend Hysenin, i cili u ekstradua në Kosovë gjatë orëve të para të 10 tetorit, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

    Në njoftimin zyrtar, Policia ka dhënë detaje lidhur me arsyen e ekstradimit, duke bërë të ditur se Hyseni ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar, për veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve.

    Sipas Policisë, ekstradimi u realizua më 9 tetor, në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe institucionet e drejtësisë së Kosovës.

    Pas ekstradimit, Hyseni iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Prishtinës për vazhdimin e procedurave ligjore.

    Ndërkohë, siç raportoi më herët Sinjali, ndaj tij ishte aktive edhe një urdhëresë e Gjykatës Themelore në Prishtinë për vuajtjen e dënimit prej dy vitesh burgim.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Konfirmohet raportimi i Sinjalit për ekstradimin e Shpend Hysenit nga Gjermania, kërkohej nga INTERPOL-i për narkotikë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Radoiçiqi në tubimin parazgjedhor të SNS-së së Vuçiqit

    Radoiçiqi në tubimin parazgjedhor të SNS-së së Vuçiqit

    Milan Radoiçiqi ishte në shoqërinë e Danilo Vuçiqit, djalit të Aleksandar Vuçiqit, ish-presidentit të Serbisë. Autoritetet e Kosovës e kërkojnë Radoiçiqin për disa vepra të rënda penale, përfshirë terrorizmin.

    Ish-nënkryetari i Listës Serbe, biznesmeni kontrovers nga Kosova, Milan Radoiçiqi, ndaj të cilit është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar i Interpolit, mori pjesë në tubimin parazgjedhor të Partisë Progresive Serbe (SNS) në Kragujevc.

    Televizioni N1 i Beogradit e filmoi mbrëmjen e kaluar Radoiçiqin para sallës sportive „Jezero“ në Kragujevc, ku u mbajt tubimi i anëtarëve dhe mbështetësve të Aleksandar Vuçiqit. Radoiçiqi ishte në shoqërinë e Danilo Vuçiqit, djalit të ish-presidentit të Serbisë. Sipas N1, Danilo Vuçiqi mbërriti në tubim i shoqëruar nga disa automjete me drita rrotulluese.

    RASTI I BANJSKËS

    Më 29 shtator 2023, Radoiçiqi mori përgjegjësinë për organizimin e një grupi të armatosur, i cili pesë ditë më herët ishte përleshur me Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë. Në atë përleshje u vra polici Afrim Bunjaku, si dhe tre serbë, pjesëtarë të grupit të armatosur të Radoiçiqit.

    Në dhjetor të po atij viti, Interpoli lëshoi fletarrestim për Radoiçiqin dhe 11 persona të tjerë.

    Autoritetet e Kosovës e kërkojnë Radoiçiqin për disa vepra të rënda penale, përfshirë terrorizmin. Ai qëndron në Serbi, ku u lirua nga paraburgimi pak kohë pas arrestimit lidhur me rastin e Banjskës. Megjithëse Prokuroria e Lartë Publike në Beograd po zhvillon hetime që nga 3 tetori 2023, në Serbi ende nuk është ngritur aktakuzë për këtë vepër penale.

    PERSONI NË KËRKIM

    Në tetor të vitit 2025, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit nuk janë në horizont, ndër të tjera për shkak të mungesës së përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë.

    Në atë kohë, Kurti e cilësoi Radoiçiqin si „kriminelin kryesor dhe terroristin në arrati“, duke pretenduar se Beogradi e trajton atë si truprojë të presidentit të Serbisë, në vend që t’ua dorëzojë autoriteteve të drejtësisë së Kosovës.

    Nga ana tjetër, Aleksandar Vuçiqi, presidenti i atëhershëm i Serbisë, në tubimin parazgjedhor të të cilit Radoiçiqi u pa në Kragujevc, mohon se ky i fundit është kriminel dhe vë në pikëpyetje motivet e ndjekjes së tij penale.

    „Radoiçiqi, natyrisht, nuk është as akademik, as piktor, as shkrimtar“, deklaroi Vuçiqi në vitin 2023, ndërsa më vonë kundërshtoi pretendimet se bëhej fjalë për një kriminel.

    Në qershor të vitit 2026, ai deklaroi se Radoiçiqi nuk është në kërkim të Interpolit për shkak të kriminalitetit, por për shkak të Kosovës.

    „Dikush e ndjek për shkak të Kosovës dhe Metohisë, e jo sepse ju dëshiruat të nënkuptonit këtu se bëhet fjalë për një kriminel“, deklaroi presidenti i Serbisë.

    A PO SIGUROHET RADOIÇIQI NGA NJËSIA SPECIALE ANTITERRORISTE (SAJ)?

    Pasi mori përsipër, përmes avokatit të tij, përgjegjësinë për organizimin e grupit terrorist dhe sulmin në Banjskë, duke pretenduar se autoritetet e Serbisë nuk kishin qenë në dijeni të veprimtarisë së tij, Radoiçiqi dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.

    Në Serbi, ai u arrestua nën dyshimin për posedim dhe tregti të paligjshme të armëve dhe materialeve shpërthyese, por u lirua me masa mbikëqyrjeje. Sipas raportimeve të publikuara gjatë vitit 2026, ai është i detyruar të paraqitet në polici.

    Në maj të vitit 2026, Aleksandar Vuçiqi, duke komentuar vrasjen brutale në një restorant në lagjen Senjak të Beogradit, paralajmëroi se policët që sigurojnë persona nga qarqet kriminale nuk do të mund të vazhdojnë të punojnë në institucionet shtetërore.

    „Nëse punoni për njerëz të tillë, nuk mund të qëndroni më në institucionet shtetërore“, deklaroi ai, në atë kohë president i Serbisë.

    Megjithatë, sipas informacioneve të televizionit N1 të Beogradit, të publikuara në korrik të vitit 2026, pjesëtarë të njësive elitare policore sigurojnë Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin, biznesmen nga Kosova, i cili, sikurse Radoiçiqi, është nën sanksionet amerikane.

    N1 raportoi se kishte marrë informacione nga disa burime sipas të cilave Veselinoviqin e siguron edhe një snajperist aktiv i Njësisë Speciale Antiterroriste.

    Televizioni bëri të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj disa pyetjeve të tij dhe as kërkesës për qasje në informacione, përmes së cilës kërkohej konfirmimi ose përgënjeshtrimi i këtyre të dhënave.

    NË „LISTËN E ZEZË“ TË SHBA-SË

    Radoiçiqi dhe Veselinoviqi kanë qenë të përfshirë edhe në procedura të mëparshme penale që lidhen me veprimtarinë e tyre afariste dhe aktivitete të dyshuara të paligjshme.

    Në njërin prej rasteve më të njohura, ata, së bashku me Dragan Ćurčićin, u akuzuan për përvetësimin e kundërligjshëm të 32 kamionëve në pronësi të kompanisë së lizingut „Hipo Alpe-Adria Leasing“, si dhe për përfitimin e së paku 237 milionë dinarëve nga kjo veprimtari.

    Gjykata e Apelit i liroi nga akuzat Radoiçiqin dhe Veselinoviqin, ndërsa Ćurčićin e dënoi me tre vjet burgim.

    Vendim lirues u mor edhe në procedurën që kishte të bënte me gërmimin e paligjshëm të zhavorrit në Korridorin 10.

    Radoiçiqi dhe Veselinoviqi gjenden në „listën e zezë“ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të lidhjeve të pretenduara me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

    Tamara Nikçeviq është bashkëpunëtore e RTK-së dhe mbulon temat nga rajoni.

    Burimi: RTKLive

  • SINJALI 24 | Kosova e trazuar brenda pak orësh: Vrasje e dyfishtë në Gjilan, arsenal armësh, përleshje, dhunë në familje e zjarr me 41 mijë euro dëme

    SINJALI 24 | Kosova e trazuar brenda pak orësh: Vrasje e dyfishtë në Gjilan, arsenal armësh, përleshje, dhunë në familje e zjarr me 41 mijë euro dëme

    SINJALI 24 | Kosova e trazuar brenda pak orësh: Vrasje e dyfishtë në Gjilan, arsenal armësh, përleshje, dhunë në familje e zjarr me 41 mijë euro dëme

    Derisa shumica flinin, Kosova kaloi një ditë të ngarkuar me krime të rënda, dhunë në familje, përleshje, arrestime dhe ndërhyrje policore.

    Ngjarja më e rëndë ishte vrasja e dyfishtë në Gjilan, ku dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë, ndërsa gjatë hetimeve u sekuestruan armë dhe qindra fishekë.

    Në Podujevë, një përleshje përfundoi me tre të mitur të dyshuar, kurse në Ferizaj u raportua për një shtëpi të demoluar.

    Gjilan – Vriten dy persona, plagoset një tjetër, sekuestrohet arsenal armësh

    Dy persona, Egzon Bugujevci dhe Nafije Bugujevci, u vranë më 9 tetor në Livoq të Ulët të Gjilanit, ndërsa Mazllum Bugujevci mbeti i plagosur rëndë. I dyshuari, Valon Ramushi, u vetëdorëzua në Polici pak minuta pas ngjarjes dhe u ndalua për 48 orë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në veturën e tij u sekuestrua një pistoletë e tipit “Beretta”, me të cilën dyshohet se u krye krimi. Leja e armës kishte skaduar në shtator të vitit 2024.

    Gjatë tri bastisjeve në pronat e të dyshuarit, Policia gjeti edhe armë të tjera, përfshirë një pistoletë pa leje, dy armë të gjata me leje të skaduara, një armë pneumatike dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm. U sekuestruan gjithashtu telefona dhe pajisje për incizimin e kamerave të sigurisë.

    Ramushi dyshohet se vrau bashkëshorten e tij, Nafije Bugujevci, dhe vëllain e saj, Egzon Bugujevci, ndërsa plagosi Mazllum Bugujevcin. Rasti po hetohet si “Vrasje e rëndë”.

    Podujevë – Përleshja në lokal, tre të mitur kalojnë nga viktima në të dyshuar

    Një përleshje në kafebarin “Jara”, në rrugën “Xhemajl Mustafa”, ka marrë tjetër rrjedhë pas hetimeve policore. Benjamin Vllasa dyshohet se kishte shkuar në lokal pasi kishte mësuar se vëllai i tij ishte rrahur dhe më pas kishte sulmuar fizikisht disa të mitur.

    Gjatë kontrollit, atij iu gjet një thikë, e cila u sekuestrua. Vllasa u ndalua për 48 orë, por pas konsultimit të mëtejshëm me Prokurorin, tre të miturit E.P., E.I. dhe F.N., të cilët fillimisht trajtoheshin si viktima, u përfshinë në rast si të dyshuar.

    Ata dyshohet se e sulmuan edhe Vllasën, i cili mori trajtim mjekësor. Sipas të dhënave të rastit, të miturit e kanë pranuar verbalisht sulmin. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të përleshjes.

    Ferizaj – Kthehet nga puna dhe e gjen shtëpinë të demoluar

    Një grua në rrugën “Mehmet Begraca” në Ferizaj e gjeti shtëpinë e demoluar pasi u kthye nga puna më 9 tetor, rreth orës 16:00. Dëmet përfshinin orenditë dhe inventarin e shtëpisë.

    Si i dyshuar është identifikuar vëllai i saj, B.I. Familjarët kanë deklaruar se sjelljet e tij agresive u kanë shkaktuar frikë dhe shqetësim, ndërsa kanë thënë se ai kishte ndërprerë terapinë mjekësore të rekomanduar më herët.

    I dyshuari nuk është intervistuar për shkak të gjendjes së tij, e cila, sipas informatave të rastit, është konstatuar edhe nga mjekët. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë. Rasti po trajtohet për “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë” dhe “Dhunë në familje”.

    Pejë – Hetimet për dhunë në familje ngrenë dyshime për dhunim të një të miture

    Gjatë hetimit të një rasti të dhunës në familje në Pejë, Policia ka siguruar informacione që kanë ngritur dyshime për veprën penale “Dhunim” ndaj një të miture. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 2 tetor, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

    E mitura është intervistuar në prani të Prokurorit, punëtorit social, mbrojtësit të viktimave, psikologes, avokatit dhe përkthyeses. Pas kësaj, është arrestuar i dyshuari Rr. G., i cili është liruar më pas dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

    Viktima është kthyer në strehimore, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Për shkak të moshës së saj, nuk publikohen të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e të miturës.

    Prishtinë – Ndalet për ta vuajtur dënimin prej 18 muajsh burgim

    Bajrush Sallahuu është ndaluar më 9 tetor, rreth orës 16:00, në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë, në bazë të një urdhërese aktive të Gjykatës Themelore.

    Ai ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim për “Vjedhje grabitqare në tentativë”.

    Pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa koha e kaluar më herët në paraburgim do t’i llogaritet në dënim.

    Prishtinë – Ekstradohet nga Gjermania për ta vuajtur dënimin

    Shpend Hyseni është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë në orët e para të 10 tetorit. Ai është dorëzuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, rreth orës 01:10, në bazë të një urdhërese aktive të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Pas përfundimit të procedurave, Hyseni është dërguar për ta vuajtur dënimin prej dy vitesh burgim.

    Prizren – Zjarri shkrumbon shtallën, dëmi vlerësohet në 41 mijë e 900 euro

    Një shtallë bagëtish në hyrje të fshatit Kobaj të Prizrenit u përfshi nga zjarri më 9 tetor, rreth orës 17:45. Shtalla u dogj tërësisht, ndërsa flakët përpinë edhe një dele, një qengj, ushqim për bagëti, pajisje makinerie dhe goma.

    Pronari, Z.K., ka vlerësuar dëmin në rreth 41 mijë e 900 euro.

    Dyshimet fillestare janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga rryma elektrike. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe është iniciuar procedura si “Incident zjarri”.

    Prishtinë – Ndalet për 48 orë pas denoncimit nga bashkëshortja

    Një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje pas një mosmarrëveshjeje për para, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, më 9 tetor, rreth orës 08:30.

    Sipas deklarimit të saj, burri i kishte kërkuar 150 euro dhe, pasi ajo i kishte thënë se nuk i kishte, dyshohet se e kishte shtyrë dhe goditur lehtë në fytyrë. Gruaja nuk kishte lëndime të dukshme dhe kishte refuzuar trajtimin mjekësor.

    I dyshuari e ka mohuar sulmin fizik, por ka pranuar se kohëve të fundit kishin pasur mosmarrëveshje. Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post SINJALI 24 | Kosova e trazuar brenda pak orësh: Vrasje e dyfishtë në Gjilan, arsenal armësh, përleshje, dhunë në familje e zjarr me 41 mijë euro dëme appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nga sekreti i piteve me mish, deri te historia me bashkëshortin e ndjerë, rrëfimi i Kimete Hasanit (VIDEO)

    Nga sekreti i piteve me mish, deri te historia me bashkëshortin e ndjerë, rrëfimi i Kimete Hasanit (VIDEO)

    Nga sekreti i piteve me mish, deri te historia me bashkëshortin e ndjerë, rrëfimi i Kimete Hasanit (VIDEO)

    Kimete Hasani, nëna e moderatores Adelina Hasani, ka hapur dyert e shtëpisë për emisionin “Weekend”, ku ka ndarë me publikun pasionin e saj shumëvjeçar për gatimin.

    Ajo përgatiti pite tradicionale me mish, duke zbuluar disa nga sekretet që i japin shijen e veçantë gatimit të saj.

    Kimetja tregoi se ka punuar për rreth 30 vjet në biznesin familjar, pa e lënë asnjëherë pas dore kuzhinën dhe familjen.

    Gjatë bisedës, ajo rrëfeu edhe për jetën me bashkëshortin dhe përkushtimin ndaj katër fëmijëve të saj.

    Pas humbjes së bashkëshortit, forcën për të vazhduar përpara e gjeti te besimi në Zot dhe dashuria për fëmijët.

  • Radoiçiqi shfaqet në fushatë zgjedhore përkrah djalit të Vuçiqit

    Milan Radoiçiqi, i kërkuar nga Interpoli për sulmin e armatosur në Banjskë, është shfaqur në një tubim zgjedhor të Partisë Progresive Serbe, në Kragujevc, përkrah Danilo Vuçiqit, djalit të ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Lajmi është raportuar nga mediumi serb N1, i cili ka publikuar pamje ku shihet Radoiçiqi në tubimin zgjedhor.

    Radoiçiqi akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës si udhëheqës dhe organizator i sulmit të armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në aktakuzë për këtë rast përfshihen gjithsej 45 persona.

    Ndaj tij rëndon edhe një aktakuzë tjetër, e ngritur në gusht të vitit 2026, lidhur me vrasjen e 107 civilëve shqiptarë në komunën e Gjakovës gjatë luftës së viteve 1998–1999. Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Radoiçiqi dyshohet se ishte pjesë e forcave policore dhe ushtarake serbe të përfshira në dëbimin, plaçkitjen dhe vrasjen e civilëve shqiptarë.

    Për këtë rast, Prokuroria ka kërkuar që ai të gjykohet në mungesë.

    Radoiçiqi ka qenë edhe nënkryetar i Listës Serbe, pozitë që e mbajti pas vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, në vitin 2018.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Radoiçiqi shfaqet në fushatë zgjedhore përkrah djalit të Vuçiqit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ish-presidentja Jahjaga reagon për rastin në Gjilan, ka disa fjalë për institucionet

    Ish-presidentja Jahjaga reagon për rastin në Gjilan, ka disa fjalë për institucionet

    Ish-presidentja Jahjaga reagon për rastin në Gjilan, ka disa fjalë për institucionet

    Ish presidentja, Atifete Jahjaga ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Gjilanit, që tronditi mbrëmë Kosovën.

    Jahjaga ka theksuar se asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikën se mund të vritet dhe asnjë grua nuk duhet ta paguajë me jetë të drejtën e lirë, e sigurt dhe me dinjitet.

    “…Edhe sa jetë duhet të shuhen që dhuna ndaj grave mos të trajtohet vetëm si një tragjedi e radhës? Ngjarja e rëndë dje në Gjilan na tronditi thellësisht por përtej dhimbjes dhe tronditjes, duhet të përballemi me një realitet të hidhur që ende jetojmë në një shoqëri ku gratë humbin jetën pikërisht nga ata pranë të cilëve duhen të ndihen të sigurta. Asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikën se mund të vritet dhe asnjë grua nuk duhet ta paguajë me jetë të drejtën për të jetuar e lirë, e sigurt dhe me dinjitet…”, ka shkruar ajo.

    Jahjaga tha se vrasja e grave nuk është një tragjedi individuale e as një çështje private familjare, por përgjegjësi e gjithë shoqërisë dhe institucioneve.

    “…Vrasja e grave nuk është thjesht një tragjedi individuale e as një çështje private familjare. Por as nuk është betejë vetëm e grave, ajo është përgjegjësi e gjithë shoqërisë dhe institucioneve që të sfidojmë mentalitetet që e normalizojnë dhunën, heshtjen që e toleron atë dhe çdo përpjekje për ta justifikuar apo minimizuar”.

    “Familjeve që sot vajtojnë humbjen e më të dashurve të tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të thella ndërsa personit të plagosur i uroj shërim të shpejtë. Një shoqëri nuk mund të quhet e drejtë dhe e barabartë përderisa gratë duhet të luftojnë edhe për të drejtën më themelore, të drejtën për të jetuar…”, deklaroi ish-presidentja Jahjaga. /Klankosova.tv

  • Kontrabandoi migrantë nga Bangladeshi, identifikohet i dyshuari

    Kontrabandoi migrantë nga Bangladeshi, identifikohet i dyshuari

    Kontrabandoi migrantë nga Bangladeshi, identifikohet i dyshuari

    Policia ka identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast të kontrabandimit me migrantë në Han të Elezit.

    Sipas njoftimit të policisë, pas hetimeve lidhur me rastin, ku ishin hasur shtatë persona meshkuj, shtetas të Bangladeshit, në dy vetura taksi të një kompanie vendore, është identifikuar një mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për përfshirje në këtë rast.

    Rasti është iniciuar si “Kontrabandë me migrantë”, ndërsa i dyshuari është shpallur në kërkim nga policia.

  • Dhunë në familje në Malishevë, arrestohet i dyshuari

    Dhunë në familje në Malishevë, arrestohet i dyshuari

    Dhunë në familje në Malishevë, arrestohet i dyshuari

    Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

    Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar më 9 tetor 2026.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv