Blog

  • Magyar uron Kurtin, mbështet sigurinë dhe integrimin evropian të Kosovës

    Magyar uron Kurtin, mbështet sigurinë dhe integrimin evropian të Kosovës

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet ambasadorit László István Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Péter Magyar, për mandatin e ri qeverisës.

    “Dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin evropian”, shkroi ai.

    Kryeministri Magyar rikonfirmoi përkushtimin e Hungarisë për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe shprehu mbështetjen për integrimin e saj evropian.

    “Në këtë frymë, më lejoni të ritheksoj se Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane”, shkroi kryeministri Magyar.

    Burimi: RTKLive

  • Hungaria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Magyar i dërgon letër urimi Kurtit

    Hungaria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Magyar i dërgon letër urimi Kurtit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar të premten pasdite një letër urimi nga kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, me rastin e marrjes së mandatit të ri qeverisës.

    Letra iu dorëzua Kurtit nga ambasadori hungarez në Kosovë, László István Dux.

    Në letrën e urimit, Magyar vlerësoi rolin e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e një rajoni të zhvilluar për Hungarinë dhe Evropën.

    “Dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin evropian”, shkroi Magyar.

    Ai gjithashtu rikonfirmoi përkushtimin e Hungarisë për sigurinë e Kosovës, përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen për integrimin evropian të vendit.

    “Në këtë frymë, më lejoni të ritheksoj se Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane”, shkroi kryeministri hungarez.

    Burimi: Dukagjini

  • Trump pretendon se meritonte tetë Çmime Nobel për Paqe

    Trump pretendon se meritonte tetë Çmime Nobel për Paqe

    Trump pretendon se meritonte tetë Çmime Nobel për Paqe

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar Komitetin Norvegjez të Nobelit pasi Çmimi Nobel për Paqe iu nda juristes Navi Pillay.

    Në një postim në platformën Truth Social, Trump pretendoi se meritonte çmimin për rolin e tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

    Ai përmendi tetë konflikte, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë, Indisë dhe Pakistanit, si dhe Izraelit dhe Iranit.

    “Në të vërtetë, duhej t’i kisha fituar tetë Çmime Nobel për Paqe, jo vetëm një”, deklaroi Trump.

    Presidenti amerikan pretendoi gjithashtu se kishte kontribuar në lirimin e pengjeve izraelite dhe në parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve të tjera.

    Trump kritikoi edhe Kombet e Bashkuara, duke thënë se organizata nuk kishte ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve që ai përmendi.

    Ndërkaq, Komiteti Nobel e vlerësoi Navi Pillay për kontributin e saj në avancimin e drejtësisë ndërkombëtare dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës.

    Pillay ka shërbyer si Komisionere e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe si gjyqtare në institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trump pretendon se meritonte tetë Çmime Nobel për Paqe appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trajneri i Inter Miamit: Argjentinës do t’i mungojë Messi, shijoni paraqitjet e tij të fundit me ne

    Trajneri i Inter Miamit: Argjentinës do t’i mungojë Messi, shijoni paraqitjet e tij të fundit me ne

    Trajneri i Inter Miamit: Argjentinës do t’i mungojë Messi, shijoni paraqitjet e tij të fundit me ne

    Trajneri i Inter Miamit, Kelly Gonzalez, ka pranuar se Argjentina do ta ndiejë shumë mungesën e Lionel Messit pas tërheqjes së tij nga futbolli ndërkombëtar, por u ka bërë thirrje tifozëve që ta shijojnë çdo moment të qëndrimit të yllit argjentinas në klubin amerikan.

    Duke folur të premten për ndeshjen lamtumirëse kundër Beninit, Gonzalez i tha “ESPN”: “Ishte jashtëzakonisht intensive. Natyrisht, isha shumë pranë tij, por në fund, ai moment i përkiste vetëm atij, ishte koha e tij personale”.

    “E vetmja gjë që kishte rëndësi ishte që ai ta shijonte atë”, shtoi ai. “I thashë vetëm ta shijonte dhe ta përjetonte gjithë këtë dashuri, jo vetëm nga Argjentina, por nga e gjithë bota”, vazhdoi më tutje.

    Trajneri i Inter Miamit vazhdoi: “Sigurisht që do të na mungojë me atë fanellë, por sot ai është këtu me ne dhe duhet ta shijojmë praninë e tij tani. Edhe atij do t’i mungojë, që nga dita e tërheqjes e deri në ditën e fundit të jetës së tij. Nuk kam asnjë dyshim se për të, përfaqësuesja lidhej me veshjen e asaj fanelle. Atij do t’i mungojë gjithmonë ndikimi që pati dhe trashëgimia që ndërtoi atje. Por, për fat të keq, nuk do ta shohim më me atë fanellë, ndaj ata që janë këtu duhet ta shijojnë këtë mundësi. Tani ai na përket neve, prandaj duhet ta shijoj praninë e tij”.

    Messi lë një trashëgimi të përjetshme te Argjentina përmes shpirtit të tij konkurrues, duke i shtyrë vazhdimisht të gjithë përreth që të bëhen më të mirë, tha Gonzalez.

    “Leo është dikush që përcjell një mentalitet të caktuar çdo ditë. Ai kërkon që bashkëlojtarët e tij dhe secili prej nesh të japë 100 për qind në çdo aspekt”, u shpreh ai.

    “Ai është një garues i lindur”, vazhdoi ai.

    “Këtë e sheh në çdo seancë stërvitore dhe është e mahnitshme. Ai është 39 vjeç, por vazhdimisht kërkon sfida të reja. Kjo është e mrekullueshme për të gjithë, jo vetëm për bashkëlojtarët e tij, por edhe për stafin teknik dhe klubin. Ai të shtyn të bëhesh më i mirë çdo ditë”, bëri me dije ai.

    Në fund të vlerësimit të tij, Gonzalez tha: “Pikërisht për këtë arsye ai është një model për t’u ndjekur. Siç thashë edhe më parë, do t’i mungojë përfaqësueses, sepse la një trashëgimi atje dhe po lë një trashëgimi edhe këtu, pasi klubi ka ndryshuar që nga momenti kur ai mbërriti. Ai na shtyn të përmirësohemi çdo ditë dhe të përgatitemi në çdo aspekt. Ai është i lumtur dhe e shoh se po e shijon kohën e tij këtu, gjë që më bën shumë të lumtur edhe mua”.

    Messi dhe Inter Miami do të përballen me DC United të shtunën në mbrëmje në stadiumin “Nou Stadium”, në ndeshjen e tyre të parë pas pushimit ndërkombëtar.

    Miami renditet në vendin e tretë në Konferencën Lindore me 46 pikë nga 27 ndeshje. Skuadra po kalon një seri prej pesë ndeshjesh pa fitore në kampionatin amerikan, ku në katër ndeshjet e fundit të ligës ka regjistruar një barazim dhe tri humbje. Megjithatë, më 16 shtator, ajo arriti një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Cruz Azul në Kupën e Ligave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trajneri i Inter Miamit: Argjentinës do t’i mungojë Messi, shijoni paraqitjet e tij të fundit me ne appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Millan Radoiçiq pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc

    Millan Radoiçiq pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc

    Millan Radoiçiq pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc

    Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit terrorist në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në vitin 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku, është shfaqur në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc.

    Ekipi i N1 e filmoi atë para sallës “Jezero”, pranë Danillo Vuçiqit, djalit të Alleksandar Vuçiqit.

    Në pamjet e publikuara nga N1, Radoiçiq shihet në shoqërinë e Danillo Vuçiqit para sallës ku u mbajt tubimi i SNS-së. N1 raportoi më herët se Danillo Vuçiqi kishte ardhur në tubim i shoqëruar nga disa automjete me drita sinjalizuese të ndezura.

    Radoiçiqi është në kërkim nga Interpoli për shkak të sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023. Interpoli lëshoi urdhërarrest për të dhe 11 persona të tjerë në dhjetor të po atij viti.

    Në këtë sulm terrorist u vra polici Afrim Bunjaku, ndërsa gjatë përleshjeve me policinë u vranë edhe tre terroristë serbë nga grupi i udhëhequr nga Radoiçiqi.

    Disa ditë pas ngjarjeve në Banjskë, Radoiçiqi mori përgjegjësinë, përmes avokatit të tij, për organizimin e grupit që mori pjesë në sulm.

    Në gusht të vitit 2026, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj tij për krime lufte kundër popullsisë civile në Gjakovë gjatë viteve 1998 dhe 1999. Lënda përfshin 20 persona dhe vrasjen e më shumë se 100 civilëve.

    Autoritetet e Kosovës e kishin kërkuar më herët edhe nën dyshimet për frikësimin e dëshmitarëve në rastin “Brezovica”, ndërsa hetimi për rolin e tij në vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës në vitin 2022 u ndërpre në qershor të vitit 2026, pasi ai nuk ishte i qasshëm për prokurorinë. /Klankosova.tv

  • PDK shënon 27-vjetorin e themelimit

    PDK shënon 27-vjetorin e themelimit

    PDK shënon 27-vjetorin e themelimit

    Sot, 27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

    PDK-ja u themelua më 10 tetor 1999 nga udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shumica prej të cilëve më parë ishin aktivistë dhe drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

    Fillimisht, partia u themelua me emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, ndërsa më vonë mori emrin që mban edhe sot, Partia Demokratike e Kosovës.

    Në qeverisjen e Kosovës, PDK-ja u përfshi pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001. Më 4 mars 2002, Bajram Rexhepi nga kjo parti u zgjodh kryeministër, detyrë të cilën e mbajti deri në dhjetor të vitit 2004.

    Hashim Thaçi ishte në krye të PDK-së deri në vitin 2016, kur, pas marrjes së detyrës së presidentit të Kosovës, drejtimi i partisë iu besua Kadri Veselit, i cili më pas u zgjodh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës.

    Pas Veselit, partinë e drejtuan Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi.

    Aktualisht, kryetar i PDK-së është Bedri Hamza, i cili u zgjodh në këtë post më 17 nëntor 2025, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post PDK shënon 27-vjetorin e themelimit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Përgjaket burgu në Meksikë, përleshjet mes grupeve kriminale lënë 12 të vrarë

    Përgjaket burgu në Meksikë, përleshjet mes grupeve kriminale lënë 12 të vrarë

    Përgjaket burgu në Meksikë, përleshjet mes grupeve kriminale lënë 12 të vrarë

    Dy të burgosur u vranë të premten gjatë një përleshjeje në një burg në qytetin turistik të Mazatlanit, në shtetin meksikan të Sinaloas, vetëm një ditë pasi dhuna në të njëjtin institucion la të vdekur 10 persona, përfshirë një fëmijë që po e vizitonte burgun.

    Sipas autoriteteve, ushtria dhe policia ndërhynë sërish dhe arritën ta vinin situatën nën kontroll. Shkaqet e përleshjes së fundit ende nuk janë bërë të ditura.

    Sinaloa është përfshirë nga konflikte të përgjakshme mes fraksioneve rivale të kartelit të drogës, të cilat kanë shkaktuar mbi 1,000 viktima që nga viti 2024.

    Ky është incidenti i tretë i këtij lloji në burgjet e shtetit gjatë këtij viti. Më 31 maj, shtatë të burgosur u vranë në një burg në Culiacan, kryeqytetin e Sinaloas.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përgjaket burgu në Meksikë, përleshjet mes grupeve kriminale lënë 12 të vrarë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mbreti Charles paguan 1.5 milionë paund për dëmet në ish-rezidencën e Andrew-t

    Mbreti Charles paguan 1.5 milionë paund për dëmet në ish-rezidencën e Andrew-t

    Mbreti Charles paguan 1.5 milionë paund për dëmet në ish-rezidencën e Andrew-t

    Mbreti Charles III ka paguar 1.5 milionë paund nga pasuria e tij private për të mbuluar dëmet dhe riparimet në Royal Lodge, rezidencën në Windsor ku jetonte më parë vëllai i tij, Andrew Mountbatten-Windsor.

    Shuma përfaqëson detyrimin financiar që Andrew kishte ndaj Crown Estate, institucionit që administron pronën, për shkak të gjendjes në të cilën ishte lënë ndërtesa pas largimit të tij.

    Fillimisht, kostoja e dëmeve dhe riparimeve ishte vlerësuar në 1.8 milionë paund. Megjithatë, fatura u zvogëlua me 300 mijë paund, shumë që Andrew mund ta përfitonte nëse do të largohej nga rezidenca përpara përfundimit të kontratës së qirasë. Në fund, Crown Estate mori 1.5 milionë paund.

    Institucioni ka sqaruar se nuk i ka paguar asnjë shumë parash Andrew-t pas përfundimit të marrëveshjes.

    Andrew u largua nga Royal Lodge në shkurt të këtij viti dhe u zhvendos në Sandringham. Ndërkohë, Mbreti Charles po mbulon shpenzimet e jetesës dhe akomodimit të tij.

    Largimi i ish-princit ndodhi në një periudhë kur dolën në pah detaje të tjera për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein, i dënuar në Shtetet e Bashkuara për krime seksuale. Andrew i ka mohuar vazhdimisht akuzat për shkelje të ligjit në lidhje me këtë çështje.

    Kontrata e qirasë për Royal Lodge, e lidhur në vitin 2003 për një periudhë 75-vjeçare, mbeti në fuqi deri në tetor të vitit 2026, pavarësisht largimit të Andrew-t në shkurt. Marrëveshja parashikonte pagesa të konsiderueshme paraprake, përfshirë rreth 7.5 milionë paund për riparimet, në këmbim të së cilave ai nuk paguante qira mujore.

    Sipas kushteve të kontratës, nëse Andrew hiqte dorë nga prona brenda 25 viteve të para, ai mund të përfitonte kompensim, shuma e të cilit zvogëlohej me kalimin e viteve. Në rast se marrëveshja do të përfundonte në tetor 2026, ai do të kishte të drejtë të merrte rreth 302 mijë paund.

    Megjithatë, detyrimi për dëmet dhe riparimet e tejkaloi këtë shumë, duke bërë që Andrew të mos përfitonte para nga përfundimi i kontratës. Pagesa e bërë nga Mbreti Charles synon të sigurojë që Crown Estate të mos pësojë humbje financiare nga marrëveshja.

    Ndërkohë, Andrew u arrestua në shkurt nën dyshimin për shpërdorim të detyrës publike. Një vendim gjykate i së enjtes ka ngritur pikëpyetje lidhur me urdhërarrestet e përdorura nga policia gjatë hetimeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mbreti Charles paguan 1.5 milionë paund për dëmet në ish-rezidencën e Andrew-t appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trump kritikon Komitetin Nobel: Meritoja tetë Çmime Nobel për Paqe

    Trump kritikon Komitetin Nobel: Meritoja tetë Çmime Nobel për Paqe

    Trump kritikon Komitetin Nobel: Meritoja tetë Çmime Nobel për Paqe

    Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar Komitetin Norvegjez të Nobelit pasi ata ia ndanë Çmimi Nobel për Paqe, juristes Navi Pillay.

    Në një postim në platformën Truth Social, Trump pretendoi se meritonte çmimin për rolin e tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

    Ai përmendi tetë konflikte, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë, Indisë dhe Pakistanit, si dhe Izraelit dhe Iranit.

    “Në të vërtetë, duhej t’i kisha fituar tetë Çmime Nobel për Paqe, jo vetëm një”, deklaroi Trump.

    Ai gjithashtu pretendoi se kishte kontribuar në lirimin e pengjeve izraelite dhe në parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve të tjera.

    Trump kritikoi edhe Kombet e Bashkuara, duke thënë se organizata nuk kishte ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve që ai përmendi.

    Komiteti Nobel e vlerësoi Navi Pillay për kontributin e saj në avancimin e drejtësisë ndërkombëtare dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës.

    Pillay ka shërbyer si Komisionere e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe si gjyqtare në institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

  • Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në kuzhinë gjatë vjeshtës

    Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në kuzhinë gjatë vjeshtës

    Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në kuzhinë gjatë vjeshtës

    Me ardhjen e vjeshtës dhe uljen e temperaturave, ndryshojnë edhe shprehitë e të ushqyerit. Në këtë periudhë, ushqimet e ngrohta dhe produktet sezonale bëhen pjesë e rëndësishme e tryezës së përditshme.

    Për mëngjes, në kuzhinë është mirë të ketë vezë, qumësht, kos, djathë dhe bukë të freskët. Ndërsa për drekë, mund të përdoren mishi i pulës ose i viçit, patatet, orizi dhe makaronat, të cilat mundësojnë përgatitjen e vakteve të ndryshme.

    Supat me perime janë një zgjedhje e përshtatshme për darkë, sidomos gjatë ditëve të ftohta. Perimet mund të përdoren edhe për sallata dhe gatime në furrë.

    Vjeshta sjell edhe një shumëllojshmëri produktesh sezonale, si mollët, dardhat, rrushi, kungulli, brokoli, lakra, panxhari dhe patatet e ëmbla. Këto ushqime përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale, të rëndësishme për një ushqyerje të larmishme.

    Planifikimi i blerjeve dhe përgatitja e një liste me produktet bazë mund ta bëjnë më të lehtë organizimin e vakteve dhe menaxhimin e shpenzimeve. Një kuzhinë e pajisur me ushqimet e nevojshme, fruta dhe perime të freskëta, ndihmon në përgatitjen e shujtave të ndryshme gjatë gjithë vjeshtës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në kuzhinë gjatë vjeshtës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali