Blog

  • Qelaj shqyrton kërkesën për dërgimin e Ligjit për Specialen në Kushtetuese

    Qelaj shqyrton kërkesën për dërgimin e Ligjit për Specialen në Kushtetuese

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka bërë të ditur se është duke e shqyrtuar kërkesën e organizatave të shoqërisë civile, intelektualëve dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut për dërgimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Kushtetuese, për vlerësim nëse Gjykata në Hagë ka tejkaluar mandatin e saj në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Qelaj ka thënë se ende është herët të përcaktohet qëndrimi i tij për këtë kërkesë, por ka theksuar se do të veprojë në kuadër të mandatit kushtetues dhe ligjor, duke pasur në fokus respektimin e të drejtave të njeriut dhe interesin e drejtësisë.

    “Para pak ditësh ne kemi pranuar një kërkesë nga një numër i madh i organizatave të shoqërisë civile dhe intelektualëve, aktivistë të të drejtave të njeriut. Kemi shqyrtuar dhe analizuar kërkesën e tyre, kemi pasur edhe një takim për të pasur mundësi t’i diskutojmë bashkë shqetësimet që janë ngritur nga ky grup i personave që e kanë adresuar këtë ankesë. Natyrisht, jemi në fazën e vlerësimit dhe shqyrtimit. Unë si Avokat i Popullit gjithmonë veproj brenda mandatit tim kushtetues dhe brenda asaj që më jep kompetencë edhe ligji për Avokatin e Popullit dhe Kushtetuta, gjithmonë në kujdes të shtuar që të ruaj, ose, si të themi, të kem epërsi në veprimet e mia, gjithmonë respektimin e të drejtave të njeriut, por mendoj se është një fazë e hershme për të konsideruar se cili do të jetë qëndrimi im në raport me këtë kërkesë të parashtruar. Natyrisht, kur është në interes të drejtësisë dhe kur është në interes të respektimit të të drejtave të njeriut, unë jam shumë i gatshëm të veproj në interes të këtyre dy çështjeve”, ka thënë Qelaj.

    Ai ka folur edhe për raportin e Avokatit të Popullit lidhur me proceset në Dhomat e Specializuara, duke sqaruar se institucioni që drejton nuk vlerëson vendimet gjyqësore, por procesin dhe respektimin e standardeve për një gjykim të drejtë e të paanshëm.

    “Avokati i Popullit është i prirur të mos japë vlerësime lidhur me vendimmarrjen e gjykatës. Fjala është për vendimet dhe aktgjykimet që i merr gjykata në çfarëdo niveli, në këtë rast edhe Dhomat e Specializuara, por raporti që ne kemi publikuar ka të bëjë më shumë me vetë procesin që po zhvillohet atje dhe garantimin e standardeve që garantojnë një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, ato standarde që Kosova i zbaton në legjislacionin e vet, në sistemin e drejtësisë. Natyrisht, raporti, paraprakisht, para se të shpallej vendimi gjyqësor, ka konstatuar shumë shqetësime që lidhen me funksionimin e kësaj gjykate dhe me garantimin e procesit të drejtë, duke filluar nga mungesa e transparencës, mungesa e llogaridhënies së gjykatës, fakti që gjykata nuk e lidh punën e vet me asnjë segment të sistemit të drejtësisë ose të shtetit në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

    Qelaj ka përmendur edhe shqetësimet që, sipas tij, janë evidentuar në raportin e institucionit të Avokatit të Popullit, përfshirë kohëzgjatjen e paraburgimit dhe administrimin e provave nga Serbia.

    “Faktin që paraburgimi ka zgjatur përtej standardeve që përcaktohen nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, me një kohëzgjatje tepër të gjatë, provat nga Serbia, administrimi i tyre pa një filtër verifikimi dhe duke mos marrë parasysh që Serbia ka qëndrime armiqësore në raport me Kosovën, e ato janë shumë të theksuara në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtarë të së cilës janë edhe udhëheqësit e saj që janë të akuzuarit në Hagë, dhe shumë e shumë probleme e shqetësime të tjera të cilat ne i kemi evidentuar. Natyrisht, kur del një vendim i cili në një masë të madhe nuk e kënaq popullatën ose nuk është në pritshmëritë e publikut, këto shqetësime të ngritura paraprakisht fitojnë një tjetër dimension, pra fitojnë një tjetër legjitimitet dhe qëndrueshmëri në raport me atë që ka ndodhur para se të nxirrej vendimi gjyqësor. Me një fjalë, nuk mund të presim që rezultatet e një procesi të komprometuar ose të një procesi me kaq shumë probleme të jenë vendime që publiku i beson. Natyrisht, reagimi i publikut ka qenë ai që ka qenë dhe erdhëm deri te veprimet konkrete që u morën edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Qelaj.

    Sa u përket ndryshimeve të miratuara nga Kuvendi në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Qelaj ka thënë se e drejta e Kuvendit për të miratuar dhe ndryshuar ligje nuk duhet të kontestohet, por ka ngritur dilema për efektin juridik të ndryshimeve dhe përputhshmërinë e tyre me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

    “E para, nuk duhet të kontestohet asnjëherë e drejta e Kuvendit për të nxjerrë dhe ndryshuar ligje. Është një prej detyrave dhe kompetencave kryesore që ka Kuvendi i Republikës së Kosovës. Në raport me ligjin e fundit për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, ndoshta duhet ta shohim në një perspektivë tjetër, sa do të arrijë ky ligj ta ketë efektin e vet juridik në këtë proces, duke marrë parasysh që kemi të bëjmë me një amendament të veçantë të Kushtetutës, pra kemi të bëjmë me norma kushtetuese që përcaktojnë edhe format e themelimit, por edhe mënyrën e funksionimit të këtyre gjykatave”, ka thënë ai.

    Qelaj ka theksuar se vlerësimi nëse procesi gjyqësor ka qenë i padrejtë i takon Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara dhe se vendimet duhet të respektohen deri në vendimin e shkallës tjetër.

    “Ajo që është e rëndësishme në këtë fazë, që të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës ta kenë parasysh, është fakti që beteja për drejtësi vendoset në gjykatë dhe të gjitha vendimet që merren nga gjykata, qofshin të pranueshme ose jo, duhet të respektohen derisa të merret vendimi në gjykatën e shkallës tjetër, pra në Apel. Unë besoj se, nëse ne nisemi nga një konstatim që del nga reagimi publik se gjykimi ka qenë i padrejtë, këtë mund ta vendosë vetëm Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara, pavarësisht dilemave nëse kjo gjykatë arrin tani ta kalojë pragun minimal të besueshmërisë se do të jetë një gjykatë e drejtë dhe nëse do ta vendosë vërtet drejtësinë”, ka deklaruar Qelaj.

    Ai ka kërkuar gjithashtu mbikëqyrje më të madhe dhe llogaridhënie nga Dhomat e Specializuara, si dhe monitorim nga mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.

    “Por unë mendoj se një mbikëqyrje e shtuar dhe demokratike, si dhe një kërkesë për llogaridhënie nga vetë gjykata, në anën tjetër, një kërkesë e vazhdueshme ndaj mekanizmave ndërkombëtarë, siç janë Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, për të vendosur kontroll dhe monitorim të mirëfilltë në këtë gjykatë, për të parë nëse po i zbaton ato standarde për të cilat ne kemi dhënë gjithçka për t’i pasur në funksion, është e domosdoshme. Pra, shteti, qeveria dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta fokusojnë vëmendjen e tyre në këtë drejtim. Dhe diçka: Kosova asnjëherë nuk duhet të krijojë situata të tilla që të konsiderohet si shtet që po e pengon drejtësinë. Duhet të gjejë forma të cilat janë të pranueshme, që i mbrojnë dhe i garantojnë të drejtat e njeriut dhe procesin e drejtë atje, pa e klasifikuar veten si një shoqëri e cila po provon ta vendosë drejtësinë me ligje ose me politikë”, ka thënë ai.

    Qelaj ka vlerësuar se struktura dhe mënyra e funksionimit të Dhomave të Specializuara ngrenë shqetësime për raportin e tyre me institucionet e Kosovës, ndërsa ka thënë se zbatimi i ndryshimeve ligjore mbetet çështje që duhet të vlerësohet.

    “Ajo që mund të konstatoj tani është se, nga analiza jonë, ka rezultuar që struktura e gjykatës dhe mënyra se si ka funksionuar janë tërësisht jashtë sistemit të Republikës së Kosovës. Kjo formë e vendimmarrjes në një strukturë autonome që nuk i përket Kosovës, të cilën e ka ndërtuar Kosova, ndërsa llogari u jep vendeve donatore, natyrisht ngre shumë shqetësime dhe dilema. Se si do të shkojnë gjërat më tej është me interes të përcillet me vëmendje dhe, natyrisht, unë do të reagoj me kohë sa herë që do të ketë zhvillime në këtë drejtim. Fakti që zbatimi i ndryshimeve ligjore do të jetë sfidues nuk është i kontestueshëm, ashtu siç nuk është i kontestueshëm fakti që Kuvendi ka të drejtën t’i miratojë këto ligje. Se a janë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare që Kosova i ka marrë dhe sa do të gjejnë zbatim, duhet ta shohim, por paralelisht me këtë ne duhet të angazhohemi dhe të veprojmë edhe në aspektet e tjera të veprimit institucional, me qëllim të garantimit të procesit të drejtë”, ka thënë Qelaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Milani i bindur që është favorit për Endrickun

    Milani i bindur që është favorit për Endrickun

    Milani i bindur që është favorit për Endrickun

    Milani është i bindur se është në avantazh ndaj klubeve të tjera në garën për të huazuar Endrickun nga Real Madridi në muajin janar raporton La Gazzetta dello Sport.

    Endrick dëshiron të provojë veten në Serie A, nëse situata e tij sa i përket minutave të lojës te Real Madridi nuk përmirësohet gjatë muajve të ardhshëm.

    Real Madridi është i hapur vetëm për një huazim, i cili mund të përfshijë një opsion të lartë blerjeje dhe një klauzolë riblerjeje.

  • Trembeni nga çdo zhurmë e papritur? Shkaku mund të jetë më i thellë se sa mendoni

    Trembeni nga çdo zhurmë e papritur? Shkaku mund të jetë më i thellë se sa mendoni

    Trembeni nga çdo zhurmë e papritur? Shkaku mund të jetë më i thellë se sa mendoni

    Një zhurmë e papritur apo një lëvizje e beftë mund të na bëjë të kërcejmë nga vendi. Megjithatë, nëse edhe tingujt e zakonshëm ose të vegjël shkaktojnë reagime të forta, pas kësaj mund të fshihet mënyra se si truri dhe sistemi nervor përballojnë stresin dhe sinjalet e rrezikut.

    Ndjeshmëria ndaj zhurmave mund të lidhet me faktorë të ndryshëm. Kur kjo gjë bëhet e shpeshtë dhe ndikon në përditshmëri, këshillimi me një profesionist mund të jetë i dobishëm.

    7 arsye pse mund të trembeni lehtësisht nga zhurmat

    1. Organizmi qëndron vazhdimisht në alarm

    Hipereksitimi ndodh kur truri dhe trupi mbeten në një gjendje të vazhdueshme gatishmërie, sikur ekziston një kërcënim. Kjo gjendje mund të shoqërohet me ankthin ose përvojat traumatike dhe të shfaqet përmes ndjeshmërisë ndaj tingujve, shqetësimit dhe reagimeve të forta emocionale.

    2. Jeni vazhdimisht në kërkim të rrezikut

    Hipervigjilenca përshkruan një gjendje në të cilën personi monitoron vazhdimisht ambientin për të identifikuar kërcënime të mundshme. Ajo mund të shfaqet krahas hipereksitimit dhe ta bëjë të vështirë ndjenjën e sigurisë, edhe kur nuk ekziston një rrezik real. Në vazhdimësi, kjo mund të ndikojë edhe në marrëdhënie dhe në jetën e përditshme.

    3. Mund të ketë lidhje me stresin post-traumatik

    Pas përjetimit të një traume, si një aksident i rëndë, sulm apo urgjencë mjekësore, disa njerëz vazhdojnë të ndihen të rrezikuar edhe pasi ngjarja ka kaluar. Te personat me çrregullim të stresit post-traumatik, trupi mund të qëndrojë në gatishmëri, duke bërë që një zhurmë e papritur të perceptohet si kërcënim.

    4. Ankthi mund të ndikojë në reagimin ndaj tingujve

    Një studim i vogël i vitit 2009 tregoi se gratë me çrregullim ankthi të përgjithësuar patën reagime më të forta ndaj zhurmave të papritura gjatë detyrave që përfshinin shqetësim ose relaksim. Megjithëse studimi përfshiu vetëm 18 gra dhe rezultatet janë të kufizuara, ai sugjeron se ankthi dhe gjendja mendore mund të ndikojnë në mënyrën se si reagojmë ndaj tingujve.

    5. Kafeina mund të jetë një faktor

    Kafeina stimulon sistemin nervor qendror dhe mund të rrisë ankthin, nervozizmin dhe ndjesinë e shqetësimit. Konsumimi i tepërt mund ta bëjë organizmin më reaktiv ndaj zhurmave të papritura.

    6. Mungesa e gjumit rrit reaktivitetin

    Kur nuk flini mjaftueshëm, truri mund të bëhet më reaktiv dhe të ketë më shumë vështirësi në kontrollin e emocioneve. Për këtë arsye, një tingull i papritur mund të shkaktojë një reagim më të fortë se zakonisht.

    7. Stresi i vazhdueshëm mund të ndikojë në ndjeshmërinë ndaj zhurmave

    Stresi ndryshon mënyrën se si organizmi reagon ndaj asaj që ndodh përreth. Kortizoli, hormoni i çliruar gjatë stresit, mund të lidhet me reagimin ndaj tingujve. Një studim te gratë shtatzëna me nivele të larta stresi dhe kortizoli vuri re se edhe foshnjat e tyre kishin nivele më të larta të këtij hormoni dhe trembeshin më lehtë. Kjo ngre mundësinë që gjendja gjatë shtatzënisë të ndikojë në mënyrën se si foshnjat reagojnë ndaj tingujve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trembeni nga çdo zhurmë e papritur? Shkaku mund të jetë më i thellë se sa mendoni appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sot shënohet Dita e Shëndetit Mendor, në Prishtinë mbahen dy ngjarje

    Sot shënohet Dita e Shëndetit Mendor, në Prishtinë mbahen dy ngjarje

    Dita Botërore e Shëndetit Mendor shënohet çdo vit më 10 tetor, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit global, luftimit të stigmës sociale dhe mobilizimit të mbështetjes për kujdesin ndaj shëndetit mendor.

    Objektivi i përgjithshëm i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor është të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor në mbarë botën dhe të mobilizojë përpjekjet në mbështetje të shëndetit mendor.

    Kjo ditë u ofron mundësinë të gjithë akterëve që punojnë në fushën e shëndetit mendor të flasin për punën e tyre dhe për atë që duhet bërë më tej, në mënyrë që kujdesi për shëndetin mendor të bëhet një realitet për njerëzit në mbarë botën.

    Në Prishtinë për këtë ditë do të ketë dy ngjarje të organizuara.

    Nga ora 10:00 në Prishtinë mbahet edicioni i tetë i Kongresit Ndërkombëtar me temë “Shëndeti mendor: sfidat dhe perspektivat e së ardhmes.

    Ndërkaq, një orë më vonë, klubi “Dëshira” organizon konferencë për media me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor. 

    Burimi: RTKLive

  • 27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës

    27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës

    27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës

    Sot bëhen 27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

    PDK u formua më 10 tetor të vitit 1999 nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumica e të cilëve deri asokohe ishin aktivistë dhe udhëheqës të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në fillim partia kishte emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, por më vonë e ndërroi emrin në Partia Demokratike e Kosovës.

    PDK-ja u bë pjesë e qeverisjes së Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001. Bajram Rexhepi, nga radhët e kësaj partie, u zgjodh kryeministër më 4 mars 2002 dhe e mbajti këtë post deri në dhjetor 2004.

    Që nga themelimi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës deri në vitin 2016 ishte Hashim Thaçi. Por pas marrjes së postit të Presidentit të Kosovës, drejtimi i partisë iu besua Kadri Veselit, i cili u zgjodh edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

    Pas tij, drejtues të PDK-së ishin edhe Enver Hoxhaj e Memli Krasniqi.

    Aktualisht, PDK-ja drejtohet nga Bedri Hamza, i cili u zgjodh kryetar më 17 nëntor 2025, pas dorëheqjes së Krasniqit.

  • Blogeri pro-Kremlinit urdhërohet të largohet nga Mali i Zi

    Blogeri pro-Kremlinit urdhërohet të largohet nga Mali i Zi

    Blogeri pro-Kremlinit urdhërohet të largohet nga Mali i Zi

    Blogeri ushtarak rus, Mikhail Zvinchuk, themelues i kanalit ‘Rybar’ në Telegram, është ndaluar të premten në Mal të Zi së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij.

    Autoritetet malazeze kanë urdhëruar largimin e tij nga vendi, duke u bazuar në arsye të sigurisë kombëtare, raporton CNN-i.

    Kryeministri malazez Milojko Spajiq ka deklaruar se masa u ndërmor pas informacioneve se rrjeti ‘Rybar’ mund të tentonte destabilizimin e vendit përmes dezinformimit.

    Kanali ‘Rybar’, i cili ka më shumë se 1.5 milion ndjekës, akuzohet nga autoritetet britanike dhe amerikane për përhapje të propagandës së Kremlinit.

    Zvinchuk është nën sanksione nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian për aktivitetet e tij të lidhura me propagandën ruse dhe përpjekjet për të minuar Ukrainën.

    Sipas inteligjencës ukrainase, ai përhap vazhdimisht dezinformata që synojnë të justifikojnë pushtimin rus dhe të diskreditojnë ushtrinë ukrainase.

    Mediat ruse raportuan se Zvinchuk dhe bashkëpunëtorët e tij janë liruar nga ndalimi dhe po prisnin në aeroport për t’u larguar nga Mali i Zi.

  • Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje: Vushtrria përballet me Gjilanin, Drenica me Feronikelin ’74

    Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje: Vushtrria përballet me Gjilanin, Drenica me Feronikelin ’74

    Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje: Vushtrria përballet me Gjilanin, Drenica me Feronikelin ’74

    Dje ka rinisur sezoni në Superligën e Kosovës pas pauzës dyjavore për ndeshjet ndërkombëtare.

    Java e tetë nisi me dy ndeshje, ku Ballkani mposhti Llapin me rezultat 0-1, ndërsa Malisheva fitoi ndaj kampionit të Kosovës, Dritës, me të njëjtin rezultat.

    Ndeshjet e kësaj jave vazhdojnë edhe sot, me Vushtrrinë që pret Gjilanin, ndërsa Drenica përballet me Feronikelin ’74 në derbin e Drenicës.

    Përballja Vushtrria – Gjilani zhvillohet nga ora 14:00, ndërsa Drenica – Feronikeli ’74 nis në orën 18:00.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje: Vushtrria përballet me Gjilanin, Drenica me Feronikelin ’74 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Fushë Kosova drejt realizimit të Kompleksit Memorial të Martirëve

    Fushë Kosova drejt realizimit të Kompleksit Memorial të Martirëve

    Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka bërë të ditur se është ndërmarrë një hap i rëndësishëm drejt realizimit të projektit “Kompleksi Memorial i Martirëve”, përmes Marrëveshjes së Mirëkuptimit për Bashkëfinancim.

    Përmes një postimi, Prebreza theksoi rëndësinë e këtij projekti për qytetin, duke e cilësuar atë si një vend kujtese, nderimi dhe respekti për martirët, sakrifica e të cilëve mbetet pjesë e pandashme e historisë së Kosovës.

    Ai tha se institucionet kanë përgjegjësi për ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e saj te brezat e ardhshëm, duke krijuar hapësira dinjitoze për nderimin e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

    Burimi: RTKLive

  • Afrona Dika po shijon ditët e shtatzënisë, publikon foton me barkun e rrumbullakosur

    Afrona Dika po shijon ditët e shtatzënisë, publikon foton me barkun e rrumbullakosur

    Afrona Dika po shijon ditët e shtatzënisë, publikon foton me barkun e rrumbullakosur

    Afrona Dika po kalon momente të veçanta në pritje të ëmbël, teksa po numëron ditët deri në ardhjen në jetë të foshnjës.

    Bukuroshja shqiptare ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.

    Në këtë imazh, vëmendjen e merr ndryshimi në paraqitjen e saj gjatë kësaj periudhe të rëndësishme të jetës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Afrona Dika po shijon ditët e shtatzënisë, publikon foton me barkun e rrumbullakosur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Blogeri pro-Kremlinit urdhërohet të largohet nga Mali i Zi

    Blogerin pro-Kremlinit urdhërohet të largohet nga Mali i Zi

    Blogeri pro-Kremlinit urdhërohet të largohet nga Mali i Zi

    Blogeri ushtarak rus, Mikhail Zvinchuk, themelues i kanalit ‘Rybar’ në Telegram, është ndaluar të premten në Mal të Zi së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij.

    Autoritetet malazeze kanë urdhëruar largimin e tij nga vendi, duke u bazuar në arsye të sigurisë kombëtare, raporton CNN-i.

    Kryeministri malazez Milojko Spajiq ka deklaruar se masa u ndërmor pas informacioneve se rrjeti ‘Rybar’ mund të tentonte destabilizimin e vendit përmes dezinformimit.

    Kanali ‘Rybar’, i cili ka më shumë se 1.5 milion ndjekës, akuzohet nga autoritetet britanike dhe amerikane për përhapje të propagandës së Kremlinit.

    Zvinchuk është nën sanksione nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian për aktivitetet e tij të lidhura me propagandën ruse dhe përpjekjet për të minuar Ukrainën.

    Sipas inteligjencës ukrainase, ai përhap vazhdimisht dezinformata që synojnë të justifikojnë pushtimin rus dhe të diskreditojnë ushtrinë ukrainase.

    Mediat ruse raportuan se Zvinchuk dhe bashkëpunëtorët e tij janë liruar nga ndalimi dhe po prisnin në aeroport për t’u larguar nga Mali i Zi.