Blog

  • Vrau gruan dhe vëllain e saj, plagosi rëndë një tjetër – Krejt çka dihet deri më tani për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

    Një krim i rëndë ka ndodhur të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku një burrë dyshohet se vrau bashkëshorten e tij dhe kunatin, ndërsa plagosi rëndë një familjar tjetër të saj.

    Siç raportoi Sinjali, i dyshuari kryesor për këtë rast është Valon Ramushi, i cili, sipas Prokurorisë, dyshohet se përdori një pistoletë të tipit “Bereta”, me leje të skaduar, për të kryer vrasjen e bashkëshortes së tij, Nafije Bogujevci, dhe vëllait të saj, Egzon Bogujevci.

    Nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë edhe Mazllum Bogujevci, 48-vjeçar, djali i xhaxhait të bashkëshortes së të dyshuarit, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike dhe gjendja e të cilit u raportua e rëndë, por stabile.

    Pas ngjarjes, vetura e të dyshuarit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, çka bëri që Policia të aktivizonte operacionin “Unaza e Çeliktë” për lokalizimin e tij.

    Sinjali raportoi se Policia pranoi informatën për të shtëna rreth orës 14:26, ndërsa rreth 16 minuta më vonë, në orën 14:42, Ramushi u vetëdorëzua në Stacionin Policor.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se i dyshuari nuk ka të kaluar kriminale dhe se ndaj tij nuk ishte raportuar më parë ndonjë rast i dhunës në familje.

    Kontrollet janë kryer edhe në tri lokacione të pronave të të dyshuarit.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vrau gruan dhe vëllain e saj, plagosi rëndë një tjetër – Krejt çka dihet deri më tani për vrasjen e dyfishtë në Gjilan appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor, në Prishtinë organizohen dy aktivitete

    Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor, në Prishtinë organizohen dy aktivitete

    Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor, në Prishtinë organizohen dy aktivitete

    Sot, më 10 tetor, shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit mendor, të luftojë stigmën dhe të promovojë mbështetjen për personat që përballen me vështirësi në këtë fushë.

    Kjo ditë shërben si mundësi për të diskutuar mbi sfidat e shëndetit mendor dhe për të nxitur përpjekjet që kujdesi dhe mbështetja të jenë më të qasshme për të gjithë.

    Me këtë rast, në Prishtinë gjatë ditës së sotme do të organizohen dy aktivitete.

    Nga ora 10:00 mbahet edicioni i tetë i Kongresit Ndërkombëtar, me temën “Shëndeti mendor: sfidat dhe perspektivat e së ardhmes”.

    Ndërkaq, në orën 11:00, klubi “Dëshira” organizon një konferencë për media, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

    The post Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor, në Prishtinë organizohen dy aktivitete appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Parashikimi i motit për sot

    Parashikimi i motit për sot

    Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas njoftimit të IHMK-së, në disa lokalitete, vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 21 deri në 25 gradë Celsius.

    Burimi: Dukagjini

  • Vrasjet e grave, avokatja thotë se problemi qëndron te vetëdijesimi (VIDEO)

    Vrasjet e grave, avokatja thotë se problemi qëndron te vetëdijesimi (VIDEO)

    Vrasjet e grave, avokatja thotë se problemi qëndron te vetëdijesimi (VIDEO)

    Një ngjarje e rëndë në Livoç të Gjilanit ka tronditur opinionin publik në Kosovë, pasi dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos.

    Sipas informatave të bëra publike, i dyshuari dyshohet se vrau bashkëshorten e tij dhe vëllain e saj, ndërsa i plagosur mbeti djali i xhaxhait të viktimës.

    Lidhur me këtë rast, avokatja Liriona Morina, e ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, deklaroi se për vepra të tilla penale parashihen dënime deri në burgim të përjetshëm.

    Morina theksoi se dënimi përfundimtar varet nga rrethanat specifike të secilit rast, të cilat shqyrtohen nga organet kompetente gjatë procedurës ligjore.

    “Në rastin konkret, dënimet janë deri në dënim me burgim të përjetshëm. Mirëpo pastaj i kemi edhe, pa paragjykuar, i kemi rrethanat të cilat merren për bazë edhe, për shembull, jo për rastin konkret, mirëpo kemi edhe rrethanat që vetë dorëzohesh apo edhe këto… Pra, secili rast trajtohet specifikisht, nuk mundemi me nxjerrë një statistikë edhe me përgjithësu sepse secili rast është me specifik. Unë mendoj që problemi qëndron tek vetëdijësimi edhe tek mënyra se si trajtohen këto këto raste që nga shoqëria, që nga familja dhe pastaj edhe nga institucionet shtetërore”, tha Morina në Edicionin Special të Klan Kosovës.

  • Bayern Munich synon transferimin e Jules Kounde nga Barcelona

    Bayern Munich synon transferimin e Jules Kounde nga Barcelona

    Bayern Munich synon transferimin e Jules Kounde nga Barcelona

    Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit francez të Barcelonës, Jules Kounde, për ta përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes në afatin kalimtar të verës.

    Sipas gazetarit Christian Falk, i cili ka raportuar për këtë çështje në podcastin “CF Bayern Insider”, Kounde është një nga objektivat kryesorë të gjigantit gjerman, së bashku me Givairo Read të Feyenoordit.

    Bayern Munich e ka prioritet përforcimin në krahun e djathtë edhe në afatin kalimtar të dimrit, por për të realizuar një transferim të tillë, fillimisht duhet të largojë disa lojtarë nga skuadra.

    Sacha Boey shihet si një nga kandidatët kryesorë për t’u larguar, pasi nuk bën pjesë në planet e ekipit.

    Megjithatë, Kounde synon të qëndrojë te Barcelona dhe të luftojë për rikthimin në formacionin titullar. Konkurrencë në këtë pozitë i paraqet Eric Garcia, i cili, sipas raportimeve, gëzon përparësi në planet e trajnerit Hansi Flick.

    Nga ana tjetër, Barcelona nuk pritet ta lejojë largimin e francezit për një ofertë të ulët, pasi ai ka kontratë me klubin katalanas deri në vitin 2030.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bayern Munich synon transferimin e Jules Kounde nga Barcelona appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shtëpia e Bardhë bllokon Microsoft-in nga programi i punësimit të punëtorëve të huaj

    Shtëpia e Bardhë bllokon Microsoft-in nga programi i punësimit të punëtorëve të huaj

    Shtëpia e Bardhë bllokon Microsoft-in nga programi i punësimit të punëtorëve të huaj

    Shtëpia e Bardhë ka ndaluar Microsoftin dhe shtatë kompani të tjera të teknologjisë që të vazhdojnë procedurat për punësimin e përhershëm të punëtorëve të huaj përmes programit të vizave PERM.

    Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, i akuzoi kompanitë për keqpërdorim të sistemit të vizave H-1B, duke pretenduar se po zëvendësojnë punëtorët amerikanë me punonjës të huaj.

    Përveç Microsoftit, në listë janë edhe Adobe, Cognizant, Infosys, Tata, Wipro, HCL dhe Capgemini.

    Vance pretendoi se Microsofti kishte larguar nga puna rreth 6 mijë punonjës, ndërsa kishte paraqitur 6 mijë e 800 aplikime për viza H-1B gjatë së njëjtës periudhë.

    Nga ana tjetër, Microsofti deklaroi se 80 për qind e aplikimeve të tij për viza H-1B gjatë vitit të fundit fiskal kishin të bënin me punonjës që tashmë punonin në kompani. Sipas saj, punëtorët e huaj paguhen njësoj si punonjësit amerikanë në pozita të ngjashme.

    Programi H-1B u mundëson kompanive amerikane të punësojnë punëtorë të huaj me aftësi të specializuara, ndërsa programi PERM shërben si një nga rrugët drejt fitimit të statusit të rezidentit të përhershëm në SHBA.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shtëpia e Bardhë bllokon Microsoft-in nga programi i punësimit të punëtorëve të huaj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Carvajal i vendos kusht të pazakontë Getafes për transferimin

    Carvajal i vendos kusht të pazakontë Getafes për transferimin

    Carvajal i vendos kusht të pazakontë Getafes për transferimin

    Një raportim në mediat spanjolle të enjten pretendoi se ish-mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka vendosur një kusht të pazakontë për t’u transferuar te Getafe.

    Carvajal është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Real Madridin në fund të sezonit të kaluar, çka i mundëson të nënshkruajë me cilindo klub pa u kufizuar nga afatet e zakonshme të merkatos.

    Sipas radios Marca, futbollisti është i gatshëm të pranojë ulje të pagës për të veshur fanellën e Getafes, por vetëm nëse kontrata përfshin një klauzolë të panegociueshme që lidhet me të ardhmen e tij.

    Kjo klauzolë do t’i mundësonte Carvajalit të largohej nga Getafe gjatë afatit kalimtar të dimrit, në rast se merr një ofertë nga ndonjë klub tjetër dhe dëshiron ta pranojë atë.

    Me fjalë të tjera, mbrojtësi do të nënshkruante një marrëveshje me pëlqimin e të dyja palëve, e cila do ta mbante te Getafe për vetëm tre muaj, deri në hapjen e afatit kalimtar të dimrit.

    Megjithatë, Getafe nuk duket e interesuar për një marrëveshje të tillë. I njëjti burim raporton se kjo kërkesë po e thellon edhe më shumë hendekun mes dy palëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Carvajal i vendos kusht të pazakontë Getafes për transferimin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sot mbahet Kongresi Ndërkombëtar për shëndetin mendor

    Sot mbahet Kongresi Ndërkombëtar për shëndetin mendor

    Sot mbahet Kongresi Ndërkombëtar për shëndetin mendor

    Sot është paraparë të mbahet Kongresit Ndërkombëtar me temë “Shëndeti mendor: sfidat dhe e ardhmja.

    Ky njëherësh është edicioni i tetë i këtij kongresi, ngjarje kjo që fillon nga ora 10:00.

    “Shoqata e Psikologëve të Kosovës & Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, më datë 10-11 Tetor 2026 – organizon edicionin e 8 të Kongresit ndërkombëtar, me temën ‘Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja’”, thuhet në njoftim.

    Aty do të flasin ligjërues e studiues të huaj dhe vendorë nga fusha e shëndetit mendor, Psikologjisë, mjekësisë, fushën sociale dhe fusha tjera relevante

  • Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

    Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

    Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara të shtunën, ndërsa të dielën priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave.

    Sipas parashikimit, të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat në disa lokalitete mund të sjellin riga të dobëta shiu, transmeton Klankosova.tv.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 21°C deri në 25°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1–4 m/s”.

  • Uragani Isaias, kërcënues për jetën, arrin në Florida

    Uragani Isaias, kërcënues për jetën, arrin në Florida

    Uragani Isaias, kërcënues për jetën, arrin në Florida

    Uragani Isaias ka goditur bregdetin e shtetit amerikan të Floridës dhe pritet të sjellë përmbytje kërcënuese për jetën dhe erëra të fuqishme, të cilat kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen.

    Stuhia u dobësua pak, duke zbritur në kategorinë e dytë të uraganeve, me erëra që arrinin shpejtësinë prej 110 miljesh në orë (175 km/h), përpara se të godiste pjesën perëndimore të Panhandle-it të Floridës të premten në mbrëmje.

    Florida, Alabama dhe Georgia kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa meteorologët kanë paralajmëruar për valë detare kërcënuese për jetën, të cilat në disa zona mund të shkaktojnë përmbytje deri në 9 këmbë (2.7 metra).

    Isaias është një nga tri sistemet e stuhive që po ndikojnë në Amerikën e Veriut gjatë këtij vikendi. Dy të tjerat kanë goditur Meksikën dhe Kaliforninë Jugore, në ujërat e ngrohta të Oqeanit Paqësor, të cilat janë ndikuar nga fenomeni El Niño, raporton BBC.

    Si Florida, ashtu edhe Alabama, kanë urdhëruar evakuime të detyrueshme për shkak të stuhisë.

    Në Florida, urdhrat për evakuim përfshijnë komunitetet bregdetare që ndodhen drejtpërdrejt në trajektoren e stuhisë së fuqishme. Senatori i Floridës, Rick Scott, u bëri thirrje banorëve në zonat e përcaktuara që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur, duke paralajmëruar në një postim në rrjetet sociale:

    “MOS PRISNI! LARGOHUNI TANI!”

    Guvernatorja e Alabamës, Kay Ivey, ka urdhëruar evakuimin e detyrueshëm të të gjithë personave që nuk janë banorë të përhershëm, përfshirë turistët dhe vizitorët, në disa qarqe që pritet të preken rëndë nga stuhia.

    Uragani Isaias është uragani i parë i sezonit të uraganeve në Atlantik, i cili në masë të madhe është vonuar për shkak të kushteve të krijuara nga fenomeni El Niño në Paqësor.

    Kjo shënon herën e parë në më shumë se 30 vjet që një uragan nuk është formuar deri në muajin tetor.

    Qendra Kombëtare e Uraganeve ka paralajmëruar se stuhia ka të ngjarë të sjellë “valë detare kërcënuese për jetën” në bregdetin amerikan të Gjirit të Meksikës.

    Pas goditjes së Floridës, qendra e uraganit Isaias parashikohet të kalojë përmes Alabamës dhe të vazhdojë drejt luginës së Tennessee-t të shtunën dhe të dielën, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit të premten vonë.

    Të premten në mbrëmje, erërat me forcë uragani shtriheshin deri në 35 milje (55 kilometra) nga qendra e Isaias, ndërsa erërat me forcë të stuhisë tropikale arrinin deri në 205 milje (335 kilometra).

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Uragani Isaias, kërcënues për jetën, arrin në Florida appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali