Blog

  • Tërmet me magnitudë 7.6 ballë në Panama, lëshohet paralajmërim për cunami

    Tërmet me magnitudë 7.6 ballë në Panama, lëshohet paralajmërim për cunami

    Tërmet me magnitudë 7.6 ballë në Panama, lëshohet paralajmërim për cunami

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka goditur Panamanë këtë të premte, duke shkaktuar dridhje të forta që u ndien deri në kryeqytet, ndërsa autoritetet lëshuan një paralajmërim për kërcënim nga cunami.

    Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), lëkundjet shkaktuan dridhjen e ndërtesave dhe nxitën evakuime në zonat e prekura.

    Epiqendra e tërmetit u lokalizua pranë skajit jugor të Panamasë, rreth 14 kilometra në jugperëndim të komunitetit të largët Pitaloza Arriba.

    Dridhjet u ndien edhe në Panama City, ku ndërtesat u lëkundën dhe banorët dolën me nxitim në rrugë, nga frika e pasojave të mundshme. Shumë prej tyre u mblodhën jashtë ndërtesave, në pritje të informacioneve të mëtejshme për ndikimin e tërmetit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tërmet me magnitudë 7.6 ballë në Panama, lëshohet paralajmërim për cunami appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti takon ambasadorin hungarez, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

    Kurti takon ambasadorin hungarez, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

    Gjatë takimit, Kurti shprehu mirënjohje për angazhimin e Hungarisë në Kosovë, duke theksuar rolin e saj në proceset integruese, si dhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale përmes kontributit me trupa në kuadër të KFOR-it.

    Sipas njoftimit të zyrës për informim të Kryeministrit, në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, përmes organizimeve të përbashkëta që mund të nxisin investimet dhe të forcojnë lidhjet ndërmjet bizneseve.

    Gjatë takimit u bë e ditur se numri i bursave të programit hungarez Stipendium Hungaricum për studentët nga Kosova është rritur në 75 në vit, për studimet bachelor, master dhe doktoraturë.

    Ndërkohë, kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ndodhet në vizitë zyrtare në Budapest, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë së Hungarisë.

    Burimi: RTKLive

  • LDK-ja në Obiliq cakton pasuesin e Xhafer Gashit, ja kush do ta udhëheqë degën

    LDK-ja në Obiliq cakton pasuesin e Xhafer Gashit, ja kush do ta udhëheqë degën

    LDK-ja në Obiliq cakton pasuesin e Xhafer Gashit, ja kush do ta udhëheqë degën

    Pas dorëheqjes së kryetarit të Degës së LDK-së në Obiliq, Kryesia e kësaj dege ka vendosur që funksionimi dhe aktivitetet e saj të vazhdojnë nën udhëheqjen e nënkryetarit të parë, Ibush Mjekiqi, deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së.

    Vendimi u mor në mbledhjen e radhës së Kryesisë së Degës së LDK-së në Obiliq, e cila u mbajt sot nën kryesimin e nënkryetarit të Degës.

    Sipas njoftimit të publikuar nga LDK-ja në Obiliq, diskutimet u përqendruan në zhvillimet e fundit brenda degës, me theks të veçantë te dorëheqja e kryetarit.

    Pas diskutimeve, Kryesia u dakordua që Ibush Mjekiqi të autorizohet për ta udhëhequr Degën e LDK-së në Obiliq deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.

    Në njoftim, LDK-ja në Obiliq thekson se mbetet e përkushtuar ndaj vazhdimit të aktiviteteve politike dhe organizative, duke ruajtur unitetin, përgjegjësinë dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.

    “LDK-ja do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve të Obiliqit, në mbrojtje të interesave të tyre dhe në shërbim të qytetit që duam!”, thuhet në njoftim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LDK-ja në Obiliq cakton pasuesin e Xhafer Gashit, ja kush do ta udhëheqë degën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trumpi njofton se Rusia do të furnizojë me naftë tregun amerikan dhe atë global

    Trumpi njofton se Rusia do të furnizojë me naftë tregun amerikan dhe atë global

    Trumpi njofton se Rusia do të furnizojë me naftë tregun amerikan dhe atë global

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se Rusia ka rënë dakord të furnizonte menjëherë tregun amerikan dhe atë global me më shumë se 300 mijë tonë naftë, në një përpjekje për të ulur çmimet e këtij karburanti përpara zgjedhjeve të ndërmjetme të nëntorit.

    Ky veprim vjen në një kohë kur çmimet e naftës – e cila përdoret në bujqësi, për ngrohjen e banesave dhe për transportin e mallrave me kamionë – janë pranë niveleve rekord përpara zgjedhjeve për Kongresin të datës 3 nëntor, të cilat do të përcaktojnë se kush do të ketë kontrollin e këtij institucioni, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se kishte zhvilluar një bisedë “shumë të suksesshme” me Presidentin Vladimir Putin, gjatë së cilës ata ranë dakord që Rusia të furnizonte menjëherë me naftë.

    Një i dërguar i Putinit, Kirill Dmitriev, vlerësoi bashkëpunimin midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e naftës dhe energjisë përmes një postimi në platformën X të premten, menjëherë pas bisedës telefonike.

    Trump tha se Rusia do të furnizonte edhe 500 mijë tonë të tjera në nëntor dhe 1 milion tonë të tjera “menjëherë pas kësaj”. Pas kësaj do të kishte edhe më shumë furnizime, tha Trump, “në varësi të gjendjes së rafinerive të tyre të naftës”, të cilat janë dëmtuar nga sulmet gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.

  • Nuk e lënë të qetë as jashtë fushës, tifozët e Newcastle-it provokojnë Xhakën: E thërrasin “COVID”

    Nuk e lënë të qetë as jashtë fushës, tifozët e Newcastle-it provokojnë Xhakën: E thërrasin “COVID”

    Nuk e lënë të qetë as jashtë fushës, tifozët e Newcastle-it provokojnë Xhakën: E thërrasin “COVID”

    Granit Xhaka nuk po gjen qetësi as jashtë fushës së futbollit. Kapiteni i Sunderlandit raportohet se është përballur me provokime verbale nga disa tifozë të Newcastle-it, të cilët i kanë kujtuar çështjen e certifikatës së rreme të vaksinimit kundër COVID-19, teksa futbollisti po kalonte kohë me familjen.

    Sipas raportimit të Gazeta Sportal, tifozët e kanë thirrur mesfushorin zviceran “COVID”, duke iu referuar skandalit që ka shkaktuar polemika javët e fundit. Ngjarja pretendohet se është filmuar, ndërsa një video e saj është publikuar në rrjetet sociale.

    Incidenti e rikthen Xhakën në qendër të vëmendjes për një çështje që nuk lidhet me paraqitjet e tij në fushë, por me një veprim të së kaluarës. Megjithatë, detajet e plota të përballjes, përfshirë fjalët që mund të ketë thënë futbollisti dhe reagimin e tij, nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.

    Në shtator, Xhaka pranoi se kishte siguruar një certifikatë të rreme vaksinimi kundër COVID-19 në vitin 2022, kur ishte pjesë e Arsenalit. Futbollisti e cilësoi këtë veprim si gabim dhe shpjegoi se në atë periudhë kishte pasur shqetësime të mëdha lidhur me vaksinën.

    Çështja u rikthye në vëmendjen publike pas zhvillimeve të fundit ligjore. Sipas raportimeve të mediave, rasti lidhet me një hetim për dokumentacionin e vaksinimit, ndërsa Gazeta Sportal raporton se Xhaka është përballur edhe me një gjobë prej 150 mijë frangash zvicerane.

    Xhaka është një nga figurat kryesore të Sunderlandit, klub që ka rivalitet të fortë me Newcastle-in në verilindje të Anglisë. Ky rivalitet u jep provokimeve një kontekst të veçantë, ndonëse nuk mund të thuhet me siguri se rivaliteti sportiv ishte motivi i vetëm i incidentit.

    Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar të konfirmuar nga klubi i Sunderlandit apo nga përfaqësuesit e futbollistit lidhur me ngjarjen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nuk e lënë të qetë as jashtë fushës, tifozët e Newcastle-it provokojnë Xhakën: E thërrasin “COVID” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti takohet me ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin e Hagës

    Kurti takohet me ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin e Hagës

    Aktgjykimi i 16 shtatorit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një nga temat e takimit të kryeministrit Albin Kurti me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim u diskutua edhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe mbështetjen e Italisë në avancimin e statusit të vendit drejt kandidaturës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Kurti dhe Antonini biseduan gjithashtu për përfundimin e procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve, si dhe për planet e Qeverisë për zhvillim.

    Gjatë takimit, ambasadori italian e uroi Kurtin për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës.

    Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe kontributin e Italisë në zhvillimin e Kosovës, si dhe në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

    Ai po ashtu shprehu synimin për zgjerimin e bashkëpunimit me Italinë në të gjithë sektorët me interes të përbashkët, përfshirë sportin.

    Burimi: Dukagjini

  • Ukraina godet një tjetër qendër të madhe teknologjike në Rusi

    Ukraina godet një tjetër qendër të madhe teknologjike në Rusi

    Ukraina ka goditur të premten një qendër të madhe të të dhënave, në pronësi të kompanisë ruse të teknologjisë Yandex, duke e nxjerrë pjesërisht jashtë funksionit. Ky është sulmi i dytë i këtij lloji brenda dy ditësh, në kuadër të zgjerimit të objektivave ukrainase brenda territorit rus, pasi Moska kishte goditur qendrat e të dhënave në Ukrainë.

    Yandex, kompani e përfshirë gjerësisht në zhvillimin e inteligjencës artificiale në Rusi dhe e cilësuar shpesh si “Google i Rusisë”, njoftoi se qendra e saj e të dhënave në rajonin e Kalugës, në jugperëndim të Moskës, ishte goditur nga dronët ukrainas dhe ishte vënë pjesërisht jashtë funksionit, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    Prodhuesi ukrainas i armëve, Firepoint, deklaroi se Kievi kishte përdorur dronët sulmues FP-1 për të goditur atë që e cilësoi si qendrën më të madhe të të dhënave të Yandex. Sipas kompanisë, disa nga modulet e saj janë dëmtuar aq rëndë sa janë nxjerrë plotësisht jashtë funksionit.

    Një ditë më parë, një tjetër sulm ukrainas kishte ndërprerë funksionimin e qendrës së të dhënave të Yandex në Sasovo, në juglindje të Moskës. Aty ndodhen dy nga tre superkompjuterët që përdoren për zhvillimin e modelit të inteligjencës artificiale të kompanisë.

    Yandex tha se po përballej me një sfidë të vështirë për të ruajtur vazhdimësinë e shërbimeve të saj, të cilat përdoren çdo ditë nga miliona rusë për navigim, muzikë, filma, porosi ushqimi dhe shërbime të tjera.

    Kompania ofron gjithashtu shërbime të kompjuterizimit në re (cloud computing), nga të cilat varen shumë biznese.

    Burimi: Dukagjini

  • Gol i pabesueshëm i Ronaldos nga goditja e lirë, portieri mbetet si statujë (VIDEO)

    Gol i pabesueshëm i Ronaldos nga goditja e lirë, portieri mbetet si statujë (VIDEO)

    Gol i pabesueshëm i Ronaldos nga goditja e lirë, portieri mbetet si statujë (VIDEO)

    Cristiano Ronaldo ka realizuar një gol të mrekullueshëm për Al Nassr.

    Klubi i tij po barazonte 1-1, por ai gjeti golin e epërsisë për vendësit në minutën e 56-të nga goditja e lirë.

    Shutin e tij duket se “nuk e pa” se lëre më ta mbrojë portieri kundërshtar.

    Gjykojeni vetë:

    Stop that Ronaldo. pic.twitter.com/9KdJ6IgdMs

    — Stop That Football (@stopthatfooty) October 9, 2026

  • Rita Ora në koncertin e Yll Limanit në Londër? Fansat nisin spekulimet

    Rita Ora në koncertin e Yll Limanit në Londër? Fansat nisin spekulimet

    Rita Ora në koncertin e Yll Limanit në Londër? Fansat nisin spekulimet

    Rita Ora mund të jetë një nga surprizat e koncertit të Yll Limanit në Londër më 23 tetor. Një pretendim që po qarkullon në TikTok ka nxitur spekulime për një paraqitje të mundshme të këngëtares shqiptare në skenë me Yllin.

    Gjithçka nisi pasi një fanpage në TikTok, që mban emrin e Yll Limanit, publikoi një video me fotografinë e Rita Orës dhe mbishkrimin: “Rita Ora pjesë e koncertit në Londër më datën 23 tetor!”.

    Megjithatë, videoja nuk është publikuar nga vetë Yll Limani dhe deri më tani ky pretendim nuk përbën konfirmim për pjesëmarrjen e këngëtares në koncert.

    Spekulimet kanë marrë vëmendje edhe për shkak të bashkëpunimit të mëparshëm mes dy artistëve. Në nëntor të vitit 2025, Rita Ora dhe Yll Limani publikuan këngën e përbashkët “All Natural”, e cila tërhoqi vëmendjen e publikut shqiptar.

    Ndërkohë, Ylli po përgatitet për koncertin e 23 tetorit në sallën Troxy në Londër, në kuadër të turneut të tij ndërkombëtar.

    Mbetet të shihet nëse Rita Ora do t’i bashkohet Yll Limanit në këtë mbrëmje, apo nëse pretendimi që po qarkullon në rrjetet sociale është thjesht një dëshirë e fansave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rita Ora në koncertin e Yll Limanit në Londër? Fansat nisin spekulimet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • AARC takohet me kongresistin Meeks, diskuton për Kosovën dhe Ballkanin

    AARC takohet me kongresistin Meeks, diskuton për Kosovën dhe Ballkanin

    Sipas deklaratës së AARC-së, Meeks rikonfirmoi mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për forcimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara.

    Sa i përket Kosovës, kongresisti theksoi rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të forta me SHBA-në dhe mbështetjen për integrimin e mëtejshëm të vendit në institucionet euroatlantike. Ai gjithashtu kërkoi ndryshim të qasjes së Serbisë ndaj shqiptarëve dhe mbështeti barazinë e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës me ato që u garantohen serbëve në Kosovë.

    Gjatë takimit u diskutua edhe për forcimin e Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan, si dhe mundësinë e organizimit të një delegacioni dypartiak të Kongresit në Ballkanin Perëndimor.

    Diskutimet përfshinë edhe Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas AARC-së, Meeks shprehu mendimin se procedurat duhej të rishqyrtoheshin dhe se duhej t’u jepej më shumë konsideratë mundësive që mund të çonin në lirimin e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

    AARC e vlerësoi takimin si pjesë të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit dypartiak në Uashington dhe të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

    Burimi: RTKLive