Blog

  • Kapen mbi 350 kilogramë drogë në Athinë, arrestohen dy shqiptarë dhe një grek

    Kapen mbi 350 kilogramë drogë në Athinë, arrestohen dy shqiptarë dhe një grek

    Kapen mbi 350 kilogramë drogë në Athinë, arrestohen dy shqiptarë dhe një grek

    Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, të moshës 44 dhe 23 vjeç, si dhe një shtetas grek 29-vjeçar, gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës në Athinë, ku janë sekuestruar mbi 350 kilogramë lëndë narkotike.

    Të dyshuarit përballen me akuza për blerje, posedim dhe trafikim të drogës, si dhe për dhunë ndaj punonjësve të policisë. Sipas raportimeve, njëri prej shqiptarëve të arrestuar ka precedentë të shumtë penalë, përfshirë edhe një rast vrasjeje.

    Gjatë operacionit, në disa lokacione në Athinë dhe në një banesë në Artemida, autoritetet zbuluan sasi të mëdha kokaine, marijuane dhe hashashi në formë çokollate.

    Sipas të dhënave të publikuara nga policia greke, në total u sekuestruan 35 kilogramë e 400 gramë kokainë, 256 kilogramë e 503.3 gramë marijuanë dhe 55 kilogramë e 500.9 gramë hashash në formë çokollate.

    Përveç drogës, policia konfiskoi 170 euro, një veturë, shtatë telefona celularë, tri karta memorieje, doreza, materiale paketimi dhe katër çelësa.

    Një nga detajet që tërhoqi vëmendjen e hetuesve ishte paketimi i hashashit në formë çokollate, ku shfaqeshin fotografitë e presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, figurës së njohur të trafikut të drogës Pablo Escobar, si dhe logos së një kompanie të njohur të këpucëve.

    Hetimet për rastin po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht veprimtarinë e dyshuar dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kapen mbi 350 kilogramë drogë në Athinë, arrestohen dy shqiptarë dhe një grek appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tërmet i fuqishëm 7.6 godet Panama – lëshohen paralajmërime për cunami

    Tërmet i fuqishëm 7.6 godet Panama – lëshohen paralajmërime për cunami

    Tërmet i fuqishëm 7.6 godet Panama – lëshohen paralajmërime për cunami

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka goditur Panamanë, duke shkaktuar paralajmërime për cunami përgjatë bregdetit perëndimor të Amerikës Qendrore dhe Jugore, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

    Tërmeti goditi përgjatë bregdetit jugor të vendit, njoftoi USGS. Epiqendra e tij ishte pranë skajit jugor të Panamasë, rreth 14 kilometra në jugperëndim të komunitetit të largët Pitaloza Arriba, shkruan The Guardian, transmeton klankosova.tv.

    Instituti i Gjeoshkencave i Universitetit të Panamasë bëri të ditur se tërmeti ndodhi pak para orës 13:00 sipas kohës lokale, pranë qytetit jugor Tonosí. Sipas institutit panamez, pak më vonë, në orën 13:22, u regjistrua edhe një tërmet i dytë me magnitudë 6.0.

    Gazeta lokale La Prensa raportoi se, në të gjithë vendin e Amerikës Qendrore, ndërtesat, shkollat dhe shtëpitë u evakuuan si pasojë e “lëkundjes së fuqishme të tokës”.

  • Kapen 312 kg marijuanë dhe 35 kg kokainë në Athinë, në pranga dy shqiptarë

    Kapen 312 kg marijuanë dhe 35 kg kokainë në Athinë, në pranga dy shqiptarë

    Kapen 312 kg marijuanë dhe 35 kg kokainë në Athinë, në pranga dy shqiptarë

    Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë në Athinë, pasi janë kapur me sasi të konsiderueshme marijuane dhe kokaine.

    Njëri prej shqiptarëve të arrestuar rezulton me precedentë të shumtë penalë, përfshirë edhe vrasje.

    Bëhet fjalë për dy shqiptarë, të moshës 44 dhe 23 vjeç, si dhe një shtetas grek 29-vjeçar, kundër të cilëve është ngritur një çështje penale, për blerje, posedim dhe trafikim të drogës dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë.

    Për të ndërprerë veprimin e tyre, u krye përdorimi i duhur i inteligjencës, veprime policore dhe verifikime të kryqëzuara të të dhënave dhe profilizimit.

    Në një zonë të Athinës Verilindore, 44-vjeçarit shqiptar iu gjetën 3 kilogramë e 215 gramë kokainë me qëllim trafikimin dhe në një tjetër zonë të Athinës Perëndimore, me ndihmën e oficerëve të policisë nga skuadra “DIAS”, u lokalizua 29-vjeçari grek, në posedim të të cilit, në bagazhin e një makine, u gjetën 10 kilogramë e 800 gramë marijuanë si dhe 3 kilogramë e 900 gramë hashash në formë çokollate, shkruan TopChannel, transmeton klankosova.tv.

    Hetimet e mëtejshme zbuluan se sasitë e mësipërme u ishin furnizuar më parë dy personave të arrestuar nga 23-vjeçari shqiptar, i cili vepronte edhe në emër të një personi tjetër. Pas një kontroll në shtëpinë e tij në Artemida, u gjetën sasi të mëdha droge. Banesa ishte marre me qira nga një person i paidentifikuar për datat 6-13 tetor.

    Në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan 32 kilogramë e 65 gramë kokainë, 245 kilogramë e 700 gramë marijuanë dhe 51 kilogramë e 600 gramë hashash në formë çokollate.

    Përveç kësaj, u kryen kontrolle në banesat e dy personave të tjerë të arrestuar, me ndihmën e oficerëve të policisë nga Nëndrejtoria e Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale, ku u gjetën sasi të tjera të lëndëve narkotike.

    Në total, si pjesë e operacionit, u gjetën dhe u sekuestruan: 35 kilogramë e 400 gramë kokainë, 256 kilogramë dhe 503.3 gramë marijuanë, 55 kilogramë dhe 500.9 gramë hashash në formë çokollate, 170 euro, një makinë, 7 telefona celularë, 3 karta memorieje, doreza, shumë paketime prej najloni dhe 4 çelësa.

    Ajo që u bëri përshtypje oficerëve të Prokurorisë ishte fakti se sasitë e “çokollatës” kishin fotografi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Presidentit rus Vladimir Putin, Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, “mbretit të kokainës” Pablo Escobar, si dhe një kompanie të njohur këpucësh.

  • Presidentja reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan, fton organet ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë

    Presidentja reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan, fton organet ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë

    Presidentja reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan, fton organet ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka shprehur ngushëllime për familjet e dy personave që u vranë sot në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku nga të shtënat me armë zjarri u plagos edhe një person tjetër.

    Në reagimin e saj, presidentja ka shprehur dhimbjen për ngjarjen e rëndë, duke i dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurit dhe duke kërkuar që organet e drejtësisë ta hetojnë rastin në tërësi.

    “Asnjëa rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut”, ka deklaruar Shiroka-Pula.

    Ajo ka theksuar gjithashtu se askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.

    Presidentja u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me përkushtim, t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe përgjegjësit t’i nxjerrin para drejtësisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Presidentja reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan, fton organet ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në, Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

    Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në, Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

    Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në, Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se vendi ka marrë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20, i cili lidhet me politikën e ndërmarrjeve dhe industrisë. Ky është kapitulli i katërt që Shqipëria përmbyll në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    “Shqipëria mbyll kapitullin e IV, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik”, ka shkruar Rama.

    Sipas kryeministrit shqiptar, ky zhvillim pritet të ndikojë pozitivisht në perspektivën e vendit për investime, inovacion, rritje të konkurrueshmërisë dhe krijim të vendeve të punës.

    Kapitulli 20 bën pjesë në grupkapitullin e tretë të negociatave, i cili përfshin konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Ky kapitull përfshin politikat e BE-së për ndërmarrjet dhe industrinë, përmirësimin e klimës së biznesit, forcimin e konkurrueshmërisë ekonomike dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

    Sipas agjendës zyrtare të Këshillit të Bashkimit Evropian, mbyllja e këtij kapitulli pritet të formalizohet më 13 tetor, gjatë konferencës së dhjetë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila do të mbahet në Luksemburg.

    Para këtij zhvillimi, Shqipëria kishte mbyllur tri kapituj negociatash: Kapitullin 25 për shkencën dhe kërkimin shkencor, Kapitullin 26 për arsimin dhe kulturën, si dhe Kapitullin 30 për marrëdhëniet me jashtë.

    Shqipëria tashmë i ka hapur të 33 kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE. Me përmbylljen e Kapitullit 20, vendit do t’i mbeten edhe 29 kapituj për t’i mbyllur.

    Negociatat për anëtarësim zhvillohen në gjashtë grupkapituj, të cilët përfshijnë çështjet themelore, tregun e brendshëm, konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse, agjendën e gjelbër dhe lidhshmërinë e qëndrueshme, burimet, bujqësinë dhe kohezionin, si dhe marrëdhëniet me jashtë.

    Megjithatë, mbyllja e kapitujve nuk nënkupton përfundimin automatik të procesit të anëtarësimit. Shqipëria duhet t’i përmbyllë të gjithë kapitujt, ndërsa marrëveshja përfundimtare e anëtarësimit duhet të marrë miratimet e nevojshme nga institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare.

    Shqipëria ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2014, ndërsa negociatat zyrtare për anëtarësim i ka nisur në vitin 2022.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në, Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Deputetët nga Kosova nuk lejohen të hyjnë në Preshevë për ngushëllime, Sinani kritikon Serbinë

    Deputetët nga Kosova nuk lejohen të hyjnë në Preshevë për ngushëllime, Sinani kritikon Serbinë

    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Preshevë një delegacioni nga Kosova, i cili kishte planifikuar ta vizitonte për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të saj.

    Sinani ka bërë të ditur se delegacioni përbëhej nga deputetet e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, Fatmire Mullhaxha Kollçaku dhe Liza Gashi, ambasadori i Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, si dhe Ragmi Mustafi, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

    Sipas saj, vizita kishte karakter personal dhe human, ndërsa delegacioni synonte të ruante traditën e shprehjes së ngushëllimeve në raste vdekjesh.

    Megjithatë, Sinani ka thënë se, pas disa orësh pritjeje në vendkalimin kufitar në Depcë, autoritetet kufitare serbe e kanë njoftuar delegacionin se nuk i lejohej vizita në Preshevë.

    Për shkak të këtij vendimi, ajo, së bashku me vëllezërit dhe familjarët e saj, është takuar me delegacionin në vendkalimin e Depcës, në territorin e Kosovës.

    Në reagimin e saj, Sinani e ka cilësuar këtë veprim si diskriminues dhe ka kritikuar autoritetet serbe për përfshirjen e politikës edhe në raste që, sipas saj, kanë të bëjnë vetëm me ndarjen e dhimbjes njerëzore.

    “Pas disa orë mbajtje në vendkalimin kufitar me Kosovën në Depcë, autoritetet kufitare njoftuan delegacionin nga Republika e Kosovës që nuk iu lejohet vizita në Preshevë”, ka shkruar ajo.

    Sinani i ka falënderuar deputetet dhe ambasadorin Jashari për përpjekjen për të qenë pranë saj në këtë moment të vështirë, ndërsa ka shprehur keqardhje që nuk pati mundësi t’i priste në shtëpinë e saj, sipas traditës së mikpritjes në Preshevë.

    Në fund, Sinani ka theksuar se ky veprim nuk do të ndikojë në lidhjet politike dhe shpirtërore mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

    “Shpresoj më së shumti sot, Serbia të ketë marrë mesazhin e qartë që edhe në rrethana gati të pamundura nuk do t’ia dalin të ndajnë as koordinimin politik, e aq më pak lidhjen tonë shpirtërore”, ka shkruar Sinani.

    Burimi: Dukagjini

  • KFOR-i zhvillon stërvitje në terrenet malore të Kosovës

    KFOR-i zhvillon stërvitje në terrenet malore të Kosovës

    Ushtarët shumëkombësh të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, kanë zhvilluar një seri marshimesh këmbësore në terrene të vështira malore në Kosovë, përfshirë zonat përreth kampit “Villaggio Italia”.

    Stërvitja kishte për qëllim zhvillimin e qëndrueshmërisë fizike dhe aftësive të lëvizjes në terrene malore, si dhe forcimin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve shumëkombësh të RC-W-së.

    KFOR-i tha se stërvitjet e rregullta në terrene të vështira u mundësojnë pjesëtarëve të tij të ruajnë aftësitë, gatishmërinë dhe vetëdijen për situatën, të nevojshme për të vepruar në mënyrë efektive në të gjithë Kosovën.

    Këto aktivitete kontribuojnë në përmbushjen e angazhimit të vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës.

    “KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës. Misioni vepron në çdo kohë në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse në reagimin ndaj çështjeve të sigurisë”, njofton KFOR.

    Burimi: RTKLive

  • Serbia s’i lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për të pame

    Serbia s’i lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për të pame

    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, bëri të ditur se autoritetet e Serbisë nuk kanë lejuar që të hyjnë në Serbi tre deputetë të Kosovës: Arbërie Nagavcin, Fatmire Mullhaxhën dhe Liza Gashin, që po shkonin tek ajo për ngushëllime.

    Tre deputetët kanë qenë të shoqëruar nga ambasadori i Kosovës, Jetish Jashari dhe këshilltari i Kurtit, Ragmi Mustafi. Megjithatë, hyrja e tyre nuk është lejuar.

    “Autoritetet e Serbisë, qoftë edhe kur janë në pyetje raportet ndërnjerëzore, vetëm për faktin që janë të përfshirë zyrtarë shtetërorë të Republikës së Kosovës, iu jep kënaqësi refuzimi i lejes për të vizituar Luginën e Preshevës. Me rastin e vdekjes së babait tim, një delegacion nga Republika e Kosovës, i përbërë nga deputetet e Kuvendit, Arbërie Nagavci, Fatmire Mullhaxha Kollçaku e Liza Gashi, kishin planifikuar që të vijnë për vizitë në shtëpinë e prindërve të mi në Preshevë për të më shprehur ngushëllime. Sipas protokollit, deputetet i kishte shoqëruar edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Beograt, Sh,T. Jeshit Jashari, i cili poashtu kishte shprehur dëshirën që së bashku me deputetet të më vijë në vizitë për ngushëllime”, ka shkruar ajo në  facebook.

    Sipas saj, pjesë e delegacionit ishte edhe Ragmi Mustafi, këshilltari i kryeministrit Kurti për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, i cili kësaj here kishte porosinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti që të më përcjell nga afër mua e familjarëve të mi ngushëllimet e tij për humbjen e prindit.

    “Pavarësisht se të njejtit nuk kishin paraparë vizitë zyrtare në Preshevë, por vizita e tyre ishte për qëllime personale, aq më shumë ishte për qëllime humane e për të ruajtur një traditë tonën të përhershme për të ngushëlluar të afërmit në raste të vdekjes, Serbia vendosi paturpësisht ta përfshijë politikën edhe në këtë rast. Pas disa orë mbajtje në vendkalimin kufitar me Kosovën në Depcë, autoritetet kufitare njoftuan delegacionin nga Republika e Kosovës që nuk iu lejohet vizita në Preshevë. E detyruar nga këto rrethana, së bashku me vëllezërit dhe familjarët e mij, e nderuar nga qëllimi i deputeteve dhe Ambasadorit për të qenë pjesë e dhimbjes sime me rastin e vdekjes së babait, i takova në vendkalimin Depcë, në territorin e Republikës së Kosovës. Qoftë edhe në këto rrethana, aspak njerëzore dhe e frustruar nga ky rast, pata nderin që unë me familjar të marr ngushëllimet e sinqerta në emrin e tyre të deputeteve Nagavci, Mullhaxha Kollçaku e Gashi, të cilat më përcollën edhe ngushëllimet e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, mikes time, znj. Albulena Haxhiu”, tha ajo.

    Duke shtuar se kjo është një situatë për t’u mbajtur mend për të keq, e ku Serbia shpërfaq politikën e saj diskriminuese në çdo pore të jetës, qoftë edhe në raste të vdekjeve e ku vizitat kanë për qëllim vetëm ndarjen e dhimbjes.

    “Por, ashtu sikur edhe në çdo rast tjetër, shpresoj më së shumti sot, Serbia të ketë marrë mesazhinn e qartë që edhe në rrethana gati të pamundura nuk do t’ia dalin të ndajnë as koordinimin politik, e aq më pak lidhjen tonë shpirtërore. Edhe një herë, shpreh në emrin tim dhe familjes time falënderim nga zemra, që deputetet bashkë me Ambasadorin Jashari ndanë kohë nga angazhimet e tyre për të qenë pranë meje në këtë dhimbje, e në të njejtën kohë duke iu shprehur keqardhje të njejtëve që pa vullnetim tim e familjes time na u pamundësua mikpritja për ta ashtu siç e merituan e ashtu siç tradicionalisht priten musafirët në Preshevë. Poashtu, duke parë vendosmërinë e tyre për të qenë në çfarëdo forme pranë meje, iu garantoj gadishmërinë time që të jem afër Kosovës në çfarëdo forme”, tha Sinani.

    Burimi: RTKLive

  • Bursat për komunitete: 40 euro në muaj e 400 për vitin shkollor (VIDEO)

    Bursat për komunitete: 40 euro në muaj e 400 për vitin shkollor (VIDEO)

    Bursat për komunitete: 40 euro në muaj e 400 për vitin shkollor (VIDEO)

    40 euro për muaj, e 400 për krejt vitin shkollor.

    Kaq para do të përfitojnë nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të cilët vijojnë mësimet në klasat e dhjeta, njëmbëdhjeta, e dymbëdhjeta në gjimnaze e shkolla profesionale publike.

    Këto mjete që do të shpërndahen nga Ministria e Arsimit, parauniversitarët po thonë se u hyn fort në punë.

    Se dora e shtetit duhet të jetë më prezent tek komunitetet jo shumicë po e thotë edhe drejtori i gjimnazit “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë.

  • Fundjava nis me diell, ndërsa e diela sjell reshje shiu dhe rënie të temperaturave

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara të shtunën, ndërsa të dielën priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave.

    Sipas parashikimit, të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat në disa lokalitete mund të sjellin riga të dobëta shiu, transmeton Klankosova.tv.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 21°C deri në 25°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1–4 m/s”.

    Ndërkaq, të dielën pritet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, të cilat në disa zona mund të jenë më të theksuara.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të zbresin në 12 deri në 16 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.